E kapi Fatmir Limajn dhe e tërhoqi, Haradinaj tregon për foton që ngjalli habi

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka sqaruar një skenë gjatë fushatës ku është parë duke e tërhequr për krahu Fatmir Limajn.

Kjo kishte ndodhur në përmbylljen e fushatës së tyre në Prishtinë.

Haradinaj tha se ka qenë keqkuptim, pasi siç tregon ai, ishte krijuar njëfarë skenari për të dalë me radhë në skenë.

‘Kur më thanë hajde, i thash Limajt hajde edhe ti në skenë se nuk shkoj pa ty. Pastaj ai më tha që ne duhet të dalim me rend’, ka sqaruar Haradinaj në Rubikon.

Ai po ashtu ka thënë se Limaj e ka pasur situatën më ndryshe prej tij dhe Kadri Veselit, duke arsyetuar faktin që nuk ka shkuar gati kurrë me ta gjatë fushatës.

Në media ishte përfolur shumë si lajm ky incident, i cili ishte paraqitur me atë se Limaj nuk ka dashur të dalë në skenë me Kadri Veselin.

Reklamë
Reklamë

Sherr mes djalit të ministrit dhe militantëve të PS-së

Periskopi.com Lajme

Një tjetër përplasje mësohet se ka ndodhur mes simpatizantëve të LSI-së dhe PS-së. Ngjarja këtë herë ka ndodhur në Durrës, dhe në këtë sherr është përfshirë edhe djali i një ministri.

Përplasja fillimisht ka nisur si debat dhe ka përfunduar në një sherr me grushte.

Pjesë e këtij sherri mësohet se është bërë djali i Lefter Kokës, deputetit dhe ministër i LSI, Arbër Koka me grupin e tij dhe ish drejtori i AKU, Afrim Baka, me grupin e PS.

Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, shumë pranë Pallatit të Kulturës.

Kjo nuk është përplasja e parë që ndodh mes grupeve të PS dhe LSI. Pak ditë më parë sherre me grushte kanë ndodhur edhe në Elbasan, Kuçovë. /Cytinews.al

Reklamë
Reklamë

Enver Hoxhajt ia larguan posterin pas paralajmërimit, mund të dënohet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civile ia arriti qëllimit, ia hoqi Enver Hoxhajt posterin.

Një poster i madh i vendosur në objektin e Kino Lumbardhit në Prizren ditë më parë është larguar pas presionit nga shoqëria civile.

Hajrulla Çeku i cili reagoi ditë më parë, e quajti idiot dhe i tha se posteri nuk vendoset në objektet e trashëgimisë kulturore dhe i tha se nëse nuk e largon ai vet do ia largojnë vet shoqëria civile.

Të martën posteri është larguar.

Ende nuk dihet nëse është bërë nga Drejtoria e Inspektorëve apo nga stafi i Kino Lumbardhit, sepse Këshilli i Trashëgimish Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit u ka shkruar Drejtorisë së Inspektorëve që ta largojnë atë poster. Apo edhe vet partia, kur dihet se mund të dënohen.

Në letrën e tyre, në fund, rekomandojnë që nëse inspektorët nuk e bëjnë këtë, atëherë le ta bëjnë stafi i Kino Lumbardhit.

“Sot, 6 Qershor 2017. Prizren.

Çlirimi i dytë i Kino Lumbardhit.

Përvjetori i parë i vdekjes së Xheneta Gashit.

Përpjekja qytetare për Prizrenin nuk do të ndalet”, ka shkruar Çeku.

Pak ditë më parë, një koleg i Hoxhajt, Bekim Haxhiu është dënuar 1 mijë e 200 euro pse vendosi një poster në objekt publik.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP e ka bërë shumë të qartë se nuk lejohet asnjë material reklamues në institucione publike, dhe jo sidomos në objekte të institucioneve arsimore.

Mbetët të shihet nëse Hoxhaj do dënohet për këtë./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

LDK: Thaçi përfshihet në fushatë, në Prizren koordinohet me Kryeziun e PDK-së

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është fotografuar në Prizren në shoqëri të Njazi Kryziut, zyrtarit të shkarkuar të komunës së Prizrenit, pas publikimit të “Dosjes Pronto” dhe një serie skandalesh të udhëheqjes së Komunës së Prizrenit prej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por të shpërblyer prej pasuesit të Hashim Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veselit, me një pozitë këshilltari në kabinetin e tij të stërmadh si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Njazi Kryziu, për më tepër, është një prej drejtuesve të PDK-së në Prizren.

Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilës të martën i ka mbërritur kjo fotografi nga një qytetar i Prizrenit, të kulturës dhe traditës, shpreh shqetësimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kundërshtim me mandatin e tij kushtetues, po vazhdon të përfshihet në fushatën parazgjedhore në Kosovë, në përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkëpartiakëve të tij të PDK-së.

LDK konsideron se nuk ka asnjë shpjegim objektiv që e arsyeton praninë e një Presidenti të shtetit nëpër aktivitete jozyrtare, në kohë fushate dhe me eksponentë të njohur të një subjekti politik. Sigurisht PDK-së.

Kabineti i Presidentit të Kosovës, për të martën, kur është zhvilluar “vizita” e Hashim Thaçit në Prizren, nuk ka njoftuar për asnjë aktivitet zyrtar të tij.

Siç duket, vërejtja publike që iu bë atij nga LDK dhe shoqëria civile e mediat, për denoncim në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që Thaçi të mos e vazhdojë fushatën e tij në mbështetje të PDK-së nëpër shkolla.

Por, ai tashmë, fshehtas, siç dinë të punojë ai dhe bashkëpartiakët e tij, po mundohet ta shpëtojë PDK-në dhe satelitët e saj nga humbja e zgjedhjeve.

LDK kërkon nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të penguar Thaçin që të keqpërdor institucionin e Presidentit për interesa të ngushta politike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Por, LDK dhe partnerët e saj të koalicionit, të mbështetur nga qytetarët e Kosovës, më 11 qershor do ta qesin në opozitë Koalicionin e Mesnatës.

Kurse Thaçit do t’i duhet të japë përgjegjësi për ndërhyrjet e tij të shumta në punë që nuk i takojnë një Presidenti të shtetit.

Reklamë
Reklamë

Çeku-Enver Hoxhajt: Idiot, largoje këtë poster ose e largojmë ne

Periskopi.com Lajme

Hajrullah Çeku nga shoqëria civile është nervozuar keq me fushatën e PDK-në në këtë rast.

Në Kino Lumbardhi është vendosur një poster i Enver Hoxhaj e çeku e quan idiot atë dhe kolegët e tij, që po i vendosin në objekte të trashëgimisë kulturore.

Jo vetëm kaq, ai e paralajmëron atë që nëse nuk e largon atë poster do e largojnë vet shoqëria civile.

Shkrimi i plotë:

Kino Lumbardhi është i qytetarëve, është i kulturës

Idiota. Nuk mbulohet institucioni i kulturës (që është edhe monument i trashëgimisë) me posterë partiak e zgjedhor. Gjithë ai mund i qytetarëve me vite të tëra me e shpëtu kinemanë, e ju prap vazhdoni të na fëlliqni hapësirën publike. Për më keq, pa e pyet askënd, pa apliku për leje, pa konsideratë, si gjithmonë, në menyrë klandestine.

Veç po e dëshmoni edhe një herë që arti e kultura për ju nuk janë tjetër pos hapësira marketingu politik.

Largojeni atë dreq poster ose e largojmë ne.

Reklamë
Reklamë

Veseli premton paga 100 euro më të larta për punëtorët e KEK-ut

Periskopi.com Lajme

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, kanë vizituar termocentralin Kosova A, në Obiliq, njofton Klan Kosova.

Ata vizituan dhomat e punës si dhe qendrat e komandës së tërë termocentralit. P

as vizitës, në një prononcim për media Ramush Haradinaj ka thënë se më nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe ka premtuar se sektori i energjisë do të jetë prioritet.

Ndërkohë, Kadri Veseli u ka premtuar rritje pagash prej mbi 100 euro të gjithë punëtorëve të KEK-ut, si dhe i ka siguruar se as një nga ta nuk do të largohet nga puna, përkundrazi do të shtohet numri i punëtorëve.

Reklamë
Reklamë

Një orë para fillimit të fushatës fillon vendosja e reklamave (Foto)

Periskopi.com Lajme

Partitë politike, kanë filluar vendosjen e reklamave në Prishtinë, një orë para fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit fillon në ora 24:00.

Në fotot që vendoheshin shihen dy kandidatë që i përkasin koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma.

Reklamë
Reklamë

Auditimi i fushatave zgjedhore s’u bë asnjëherë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Përfaqësues të BE-së thonë se transparenca financiare e partive e rritë besimin tek elektorati. Ata thonë se zgjedhjet mbahen në kohë kritike për Kosovën. BE-ja është e gatshme që të ofrojë vëzhgues në këtë proces.

Partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit, nënshkruan një deklaratë për rritjen e transparencës financiare, gjatë fushatës zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon me datë (31.05). Mirëpo megjithë nënshkrimin e kësaj deklarate ku premtohet transparencë maksimale, ekspertët e ekonomisë bazuar në praktikat e mëhershme, thonë se partitë politike bëjnë shpenzime shumë më të mëdha financiare, krahasuar me mjetet që atyre iu ndahen çdo vit nga buxheti i Kosovës.

Deklarata për transparencën financiare nga partitë politike u nënshkrua në prezencë të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të KQZ-së dhe përfaqësuesve të zyrës së BE-së në Kosovë. Këta të fundit thanë se, transparenca financiare e partive politike e rritë besimin e elektoratit.

“Beso dhe verifiko”

“Llogaridhënia publike mbështetet në transparencën “beso dhe verifiko”. Kjo është e rëndësishme për partitë politike, që të fitojnë besimin e elektoratit. Presim proces zgjedhor, të drejtë, të lirë dhe kredibil. Ju bëjmë thirrje partive, që fushata te kryhet në pajtim me standardet demokratike. Zgjedhjet mbahen në koh

ë kritike për Kosovën, pasi janë reformat e saj lidhur me BE-në dhe gatishmëria e BE-së për të ofruar vëzhgues tregon sa ky është proces i rëndësishëm për BE-në”, tha Luigi Brusa, nga zyra e BE-së në Kosovë. Sipas tij, duhet të forcohet mbikëqyrja dhe kontrolli financiar dhe auditimet e pavarura.

Mungesa e auditimeve të pavarura të partive politike është e dëmshme për proceset demokratike, thotë Shpend Emini, nga Instituti Demokracia në Zhvillim, që do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve të 11 qershorit. “Kryerja e auditimit, kontrollit dhe zbardhja e fondeve të financimit të partive politike, do të ishte hap i madh drejt transparencës dhe llogaridhënies të subjekteve politike. Auditimi i rregullt i partive politike në Kosovë, është në interes të procesit të demokratizimit, ngaqë çdo shpenzim dhe pranimi i parasë nga partitë politike duhet t’i nënshtrohet mekanizimit mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës”, tha Shpend Emini, nga Instituti Demokracia në Zhvillim.

Në Kosovë – pa auditime

Në Kosovë asnjëherë nuk është bërë auditimi i fushatave zgjedhore në Kosovë, ndonëse këtë kompetencë e ka pasur kuvendi i Kosovës. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, shpreson që kësaj radhe do të ketë edhe auditim të fushatës zgjedhore. “Transparenca është një prej themeleve të demokracisë dhe shpresoj që këtë herë subjektet politike edhe pse ndoshta ka ndonjë paqartësi në ligj, vet do t’i bëjnë publike raportet financiare, të cilat ne si KQZ vetëm i pranojmë dhe pastaj i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës. Pres nga subjektet politike dhe nga këtu i ftoj subjektet politike që ta zbatojnë ligjin”, tha Valdete Daka.

Ekspertët e konomisë nga ana e tyre thonë se ligji i obligon partitë politike që të publikojnë raportet e tyre financiare. Naim Gashi, ekspert i ekonomisë, i tha Deutsche Welles, se nëse shihen raportet financiare të partive politike ka shpërputhje shumë të theksuar.

Nuk është ndërtuar sistemi i besueshëm

“Në këto pak vite demokraci në Kosovë nuk është ndërtuar një sistem i besueshëm i burimeve financiare të partive politike. Partitë politike janë të obliguara me ligj që të bëjnë publike raportet e tyre financiare dhe ato e kryejnë këtë të ashtuquajtur obligim ligjor. Por nëse i shikojmë raportet e tyre financiare të cilat i kanë të publikuara në ëeb-faqet e tyre, aty vërehet një diskrepancë e madhe ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve që ne i shohim në fushata”, thotë Naim Gashi. Sipas tij, fushatat për zgjedhje në Kosovë shpenzojnë miliona euro, ndërsa deklarohen disa dhjetëra ose qindra mijëra.

“Bizneset në Kosovë e kanë pa që investimi në fushata zgjedhore përkthehet në projekte publike, pasi që partia e caktuar të vije në pushtet. Në fakt në Kosovë ekzistojnë kompani të lidhura me politikën, të cilave pushteti u krijon monopole dhe favore në treg, ndërsa ata i financojnë fushatat e tyre zgjedhore. Njëra nga arsyet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit është pikërisht ruajtja e monopoleve dhe oligopoleve nga pushteti”, thotë Naim Gashi.

Partitë politike në Kosovë, të cilat përfaqësohen me deputet në kuvend marrin më shumë se katër milion euro nga buxheti i shtetit. Këto të holla ndahen në bazë të përqindjes së fituar në zgjedhje, përkatësisht ulëseve për deputet. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputet, ku 20 nga këto vende janë të rezervuara për pakicat kombëtare.

Reklamë
Reklamë

Ndërhyn Hashim Thaçi, nis fushatën për ish-partinë e tij

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është ndikuar nga paralajmërimet e disa prej partive politike që të mos organizoi takime me mësimdhënës në këtë kohë zgjedhjesh.

Pavarësisht “kërcënimit” se do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për shkelje të mandatit presidencial, ai sonte i ka mbledhur rreth 600 punëtorë të arsimit të komunës së Klinës.

Meqë është muaj Ramazan, kreu i shtetit ka shtruar iftar për ta, raporton AktivPress.

Siç mësohet nga të pranishmit, ai nuk ka qëndruar më shumë se 15 minuta me ta, por për aq kohë i ka uruar ata për punën që e bëjnë, pa u lëshuar në fjalime politike.

Presidenti Thaçi takohet me mësimdhënës pothuajse për çdo vjet.

Ai ka deklaruar se takimi me mësues e me qytetarë është në traditën e punës së tij.

Reklamë
Reklamë

Thaci bën thirrje për pjesëmarrje massive në zgjedhje; LDK- Mos bëj fushatë

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Angela Merkel paralajmëron se fushata e vitit 2017 do të jetë si kurrë më parë

Tani është zyrtare që kancelarja gjermane, Angela Merkel do të kandidojë për herë të katërt për zgjedhjet e Bundestagut, 2017 për partinë e saj CDU. Menjëherë pas përfundimt të një takimi të presidiumit të CDU-në Berlin, Merkel tha se “kam menduar pafundësisht shumë për këtë”. Kancelarja theksoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë.

Periskopi.com Lajme

Megjithatë Merkel paralajmëroi nga një optimizëm i madh për zgjedhjet e vitit 2017. “Ne do të kemi të bëjmë kësaj here me kontestime nga të gjitha anët, si kurrë më parë.” Prandaj theksoi ajo “unë jam e gatshme për një fushatë zgjedhore që do të jetë shumë e ndryshme nga të gjitha fushatat e mëparshme.” Merkel theksoi se ajo synon një mandat deri në vitin 2021.

Vendimin për të kandiduar, Merkeli e lidhi me sfidat me të cilat ndeshet Gjermania. Në 11 vitet e fundit kemi arritur shumë si qeveri, por “tani unë e di shumë mirë se çfarë duhet të çojmë më tej”, tha ajo. Si shembuj Merkel përmendi garantimin e sistemit të pensioneve në të ardhmen dhe digjitalizimin. “Në punën time mund të hedh në peshore përvojën time, dijen, por natyrisht edhe ide të reja”, tha kancelarja Merkel.

Reklamë
Reklamë

Ramiz Lladrovci fillon fushatën para kohe

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do të jetë pesë ditë, por duket se këtë nuk po e zbatojnë kandidatët atje.

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet konsultative me qëllim të projektimit të programit të tij qeverisës për ta bërë Drenasin një komunë më të mirë për qytetarët e tij, raporton Periskopi

Shumë normale po i duket kjo PDKsë të cilët qdo ditë mbajnë takime dhe dërgojnë fotografi e njoftim për vizita nëpër shumë vende.

Të premten, Lladrovci në takim me qytetarët e Korroticës së Epërme dhe Gllobarit theksoi se uniteti i qytetarëve, shton mundësitë  vepruese, jo vetëm në nivelin lokal por edhe në nivel qendror. Lladrovci I siguroi ata se përkushtimi thelbësor ka për të qenë për projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe mirëqenia e qytetarëve.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Lladrovci pati edhe një takim me anëtarët e Hendikos-it, i cili sipas tij ishte tejet prekës. Ai tha se mirëqënia dhe punësimi I tyre janë çështje që duan zgjidhje. “Pjesëtarët e kësaj organizate, kanë shumë çështje të pazgjidhura por edhe shumë shpresa për jetën. Kujdesi ndaj personave me nevoja të veçanta, është një nga pasqyrat e shoqërisë tonë. Jo vetëm pajisjet, barnat dhe shkollimi por edhe punësimi e mirëqënia e tyre janë çështje që duan zgjidhje”, tha me këtë rast Lladrovci.

“Do të kontribuoj dhe do të angazhohem për sportin dhe kulturën fizike në Drenas, sepse të rinjtë tanë janë vërtetë të talentuar”, tha kandidati I PDK-së, Ramiz Lladrovci, në takim me ekipet e volejbollit “Drenasi” dhe “Gryka”, ku sipas tij janë shembuj të pashoq të përkushtimit të trajnerëve dhe sportistëve për arritjen e sukseseve në sporte ekipore, në nivel vendi, por edhe në përfaqësimin ndërkombëtar./ Periskopi.com

Ramiz Lladrovci rll rll2 rll3 rll6 rll4 rll5

Reklamë
Reklamë