Enver Hoxhaj i entuziazmuar në tubime kur nuk po i bëhen më shumë se 50 qytetarë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po shpreh entuziazëm të madh në Faqen e tij në Facebook për tubimet e fushatës ku nuk po i shkojnë as nga 100 qytetarë.

Hoxhaj i cili qe dy mandate mbanë pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme e që njihet për dhjetëra punësim të paligjshme në këtë ministri e në stafin diplomatik, është duke bërë fushatë ndaras nga, Kadri Veseli dhe kandidatët tjerë të koalicionit me PDK-në, AAK e Nisma, shkruan Infokusi.com

Por nga fushata e tij, kryesisht në rrethinën e Prizrenit e Suharekës po shihet se mbështetja elektorale është minimale.

Nga fotot e shpërndara në FB shihet se në asnjë tubim nuk ka arritur t’i këtë as 100 mbështetës.

Kryesisht takimet e Hoxhajt e që njihet ndryshe edhe me nofkën ‘Burdushi i PDK-së’, janë nëpër klasa, salla të vogla që të duken që janë të mbushura por në fakt nëse numërohen pjesëmarrësit që shihen në foto nuk e kalojnë numrin 100.

Ndryshe, Hoxhaj është duke shpenzuar edhe para të majme në FB ku secilin postim e ka të sponzorizuar.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotot e takimeve të Hoxhajt me elektoratin e tij.

 

Sociologu tregon kush është emri më i dhunuar në këtë fushatë

Periskopi.com Lajme

Profesori dhe sociologu Ibrahim Berisha thotë se emri më i dhunuar në këtë fushatë zgjedhore është ai i Ibrahim Rugovës.

Sipas tij, njëlloj i përdhunuar dhe i keqpërdorur në fushata zgjedhore dikur ishte ai i Adem Jasharit./ Periskopi

Mori pjesë në fushatë – shkarkohet drejtoresha

Periskopi.com Lajme

Një tjetër shkarkim ka prekur radhët e administratës publike nga ministrat teknikë të PD-së.

Marisa Kaçori, Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është shkarkuar për përfshirje në fushatë.

Shkarkimi është firmosur sot nga Ministrja e MIrëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha, në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivitete elektorale, brenda orarit të punës.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të znj. Marisa Kaçori me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Kurti: Filharmonia e Vjenës ka trefish më shumë buxhet se sa Komuna e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës Albin Kurti, bashkë me struktura udhëheqëse të kësaj partie vizituan QKMF-në në ‘lagjen e Muhaxherëve’.

I pyetur për mungesën e barnave në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Kurti tha se problemqëndron në buxhetin e vogël që Komuna e Prishtinës ka.

Ai madje tha se Filharmonia e Vjenës ka trefish më shumë buxhet se sa Komuna e Prishtinës.

Në fjalën e tij, Kurti përveç fjalëve të mira që pati për punën që është bërë në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, premtoi se do të përkushtohen që të rregullojnë sistemin shëndetësor.

Kurti tregon se ku do ta nisin fushatën dhe pse kanë zgjedhur atë qytet

Periskopi.com Lajme

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se fushatën elektorale do ta nisin në qytetin e Gjilanit të mërkurën në orën 14:00.

Ai ka thënë se arsye se pse kanë zgjedhur Gjilanin për këtë është pasi rajoni i Anamoravës është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik.

“Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00”,

“Tash është momenti të punojmë për ndryshimin. Katër vjet këta nuk e pyesin popullin, e pyesin vetëm në një ditë, në ditën e zgjedhjeve. Le ta japim përgjigjen tonë atë ditë, që në 12 qershor të festojmë së bashku 12 vjetorin e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.

PDK anulon debatet e thirret në ligj, por tashmë ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës që është në koalicion me AAK-në dhe NISMA’n ka dy ditë që nuk pranon të jetë pjesë e debateve në televizione nënë arsyetimin që Komisioni i Pavarur për Media ka ndaluar debatet e tilla.

Madje ata kanë anuluar edhe debatin më të madh të parashikuar ndonjëherë atë mes tre kandidatëve për kryeministër duke u thirrur në atë që KPM e ka dërguar vetëm si njoftim jo vendim.

Por, ata kanë filluar fushatën zyrtare.

PDK ka mbajtur një takim me ndërmarrësit para pak çastesh e ky takim është transmetuar direkt në Klan Kosova.

Ishte pikërisht drejtori i këtij televizioni Baton Haxhiu i cili një natë më parë tha se duhet të jenë në debate përfaqësuesit e këtij koalicioni, por që mbetet vendimi i tyre sipas tij, dhe u pa tepër i nervozuar për anulimin e debateve në televizion e edhe debatit mes kandidatëve për kryeministër.

Madje tha se ata tre, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti nuk do të mund të përballen më në Klan.

E Kadri Veseli me Besim Beqajn transmetuan direkt këtë takim në po këtë televizion./ Periskopi

Mësohet se çfarë u bisedua në takimin e opozitës me William Walker

Periskopi.com Lajme

Ish-shefi i Misionit  të OSBE-së, në Kosovë, William Walker është takuar  sot në Prishtinë me kryetarët e subjekteve politike në vend, VV, AAK, NISMA dhe AKR.

Përderisa partitë opozitare deklaruan se nuk ka asnjë marrëveshje për koalicione parazgjedhore, Periskopi merr vesh se çfarë u bisedua në takim.

Burime të portalit bëjnë të ditur se takimi ka qenë i një natyre jo të zakonshme.

Bëhet e ditur se është biseduar se si gjatë fushatës elektorale të mos merren me njëri-tjetrin.

Në takim është vlerësuar se fokusin duhet të kenë kundër pushtetit gjatë gjithë fushatës.

Kujtojmë që zgjedhjet në Kosovë është caktuar që të mbahen më 11 qershor të këtij viti./Periskopi.com

Kadri Veseli fillon fushatën, sulmon Isa Mustafën në mënyrën më të keqe (Video)

Periskopi.com Lajme

Kadri Veseli menjëherë ka postuar një video, ku me të fillon zyrtarisht fushatën.

Më e madhja në këtë mes është se ai thotë se kjo Qeveri, me në krye Isa Mustafën, dhe sikur harron se vet ishte në bashkëqeverisje me të, sipas tij, nuk e ka dërguar vendin përpara me ritmin e duhur.

Veseli thotë se Kosova po ecë me hapa të ngadalshëm në rrugën evropian, raporton periskopi

Ai thotë se i ka dhënë mbështetje Mustafës por nuk ka funksionuar.

Dëgjojeni videon e tij që është një fillim fushate e hapur./ Periskopi

Ismet Beqiri në fushatë për kryetar të Prishtinës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Meqë po flitet për zgjedhje të parakohshme, duket se Lidhja Demokratike e Isa Mustafës nuk po humb kohë për fushatë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri tashmë ka nisur vizitat nëpër Prishtinë, komunën të cilën e qeveriste dikur.

Ai sot ka qëndruar në lagjen “Kodra e Trimave” ku ka treguar se ka diskutuar me qytetarë për shumë çështje dhe kërkesa të tyre.

Beqiri është shprehur i bindur se LDK do ta fitojë kryeqytetin në zgjedhjet e ardhshme.

“Takim me qytetar të Kodres së Trimave,nga nëndega e II-të e Degës tonë. Bisedë e hapur për shumë qeshtje. Identifikuam kërkesat e qytetarëve për këtë pjesë të lagjes. Me LDK-në këtë vit në qeverisje, Lagjja dhe Prishtina i kthehet zhvillimit, i thotë jo status quos”, ka shkruar ai.

 

Sot, nis fushata në Drenas

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas do të nis sot dhe do të zgjasë deri me datën 16 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Dy kandidatët që garojnë në balotazh kishin këtë përqindje. Ramiz Lladrovci, PDK: 45.4 % dhe Isa Xhemajlaj, Nisma për Kosovën, 26.19 %.

OJQ-të kërkojnë që fëmijët të mos përdoren në fushatat zgjedhore

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF që përfaqëson 22 organizata joqeveritare në fushën e mbrojtjes së drejtave të fëmijëve dhe Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim që përfaqëson 38 organizata joqeveritare të fushës së monitorimit të zgjedhjeve, në emër të misionit për mbrojtjen, respektimin, mirëqenien dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, apelojnë tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për aktivitetet e tyre zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Këto organizata po ashtu apelojnë te prindërit, të cilët përcjellin aktivitete zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët që janë ende në zhvillim e sipër.

“Nga vëzhgimi i fushatës zgjedhore në terren është vërejtur prania e fëmijëve në aktivitetet e hapjes së fushatës së subjekteve politike. Duke qenë së tani fillojnë punën shkollat pas pushimit, partitë politike duke mbajtur aktivitetet e tyre zgjedhore në objektet shkollore, përveç që mund të pengojnë procesin e rregullt mësimor, rrezikojnë të përdorin fëmijët edhe për të promovuar subjektet e tyre politike, siç ka ndodhur edhe në fushatat e zgjedhjeve të kaluara”, thuhet në komunikatë.

KOMF dhe DnV i bëjnë thirrje:

Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtorive Komunale për Arsim dhe shkollave duke u bazuar në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, të mos lejojnë assesi që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në pajtim me Udhëzimin administrativ për aktivitetet politike në objektet shkollore;

Fëmijët të mos përdorën në takime si promovues të fushatave;

Të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë kohës së mësimit për qëllime të fushatës elektorale të subjekteve politike;

Mediat elektronike dhe ato të shkruara që mbulojnë fushatën zgjedhore, të marrin një rol aktiv për publikimin e rasteve ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale;

Prindërit të vetëdijesojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. /Telegrafi/

Fushata parazgjedhore për kryetar të Drenasit nuk pritet të përcillet me tensione

Njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se PDK-ja është favorite absolute përballë të tjerave për faktin se buron nga rajoni i Drenicës.

Periskopi.com Lajme

“Pres që fushata parazgjedhore do të kalojë pa tensione. Meqë PDK-ja e ka origjinën nga ky regjion, është favorite absolute përballë të tjerave, të cilat i kanë gjasat më të vogla. Po ashtu, të gjitha gjërat janë rregulluar në taborin e PDK-së që të mos ketë përçarje. Pra, PDK-ja është mobilizuar shumë edhe për shkak të dorëheqjes së ish-kryetarit të mëhershëm, dhe përkrahja po vjen edhe nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, me ç’rast dy fabrika të reja priten të funksionalizohen si rezultat i dërgimit të investitorëve atje”, ka deklaruar Burjani, duke shtuar se PDK-ja është duke bërë përpjekje maksimale për të mos i ikur nga duart Drenasi.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk pret të ketë balotazh.

Edhe Albert Krasniqi nga “Demokracia në Veprim” ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk pritet të ketë fushatë të “nxehtë” për mbledhjen e votave në Drenas.

Fushata nis para kohe

Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës kanë nisur para kohe fushatën zgjedhore, duke përuruar çdo ditë fabrika e shkolla të reja. Analistët politikë thonë se udhëheqësit e shtetit në vend që të fokusohen në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët, po merren me çështje sekondare, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Kadri Veseli po përuron fabrika e shkolla në Drenas, ndërsa zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, po zhvillon takime me biznesmenë në qytete të ndryshme të vendit.

Edhe paraardhësi i Kelmendit në Qeveri, ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është president i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), ditë më parë ka vendosur gurthemelin e dy fabrikave në Drenas.

Përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë thonë se dy partitë e koalicionit qeverisës, si dhe drejtues të disa partive jashtëparlamentare, tashmë kanë nisur fushatën, ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

PDK-ja vlerëson se veprimet e Veselit nuk kanë të bëjnë fare me një gjë të tillë. Megjithëkëtë, përfaqësues të këtij subjekti thonë se janë të gatshëm kurdoherë që të shkojnë në zgjedhje. Ndërkohë, deputetë nga LDK-ja, vlerësojnë se përurimi i fabrikave dhe përdorimi i këtyre vizitave për qëllime politike, nuk ndodh vetëm në Kosovë.

zgjedhjet 2017

Gara për kryetar të Drenasit përcillet me akuza dhe kundërakuza

Periskopi.com Lajme

Është ashpërsuar tej mase fjalori i kandidatëve për kryetar të Drenasit dhe i përkrahësve të tyre, të cilët kanë intensifikuar fushatën nëpër fshatrat e komunës së Drenasit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së, duke përfshirë edhe deputetin Shaip Muja, i cili është kthyer në PDK, gati për çdo natë shkojnë odë me odë në fshatra të Drenasit në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.

Ata kanë qenë edhe në Tërstenik, në fshatin e kandidatit tjetër të PDK-së, Naim Bazaj, por që ka kandiduar si i pavarur për të kërkuar vota për Lladrovcin, i cili dje është tërhequr nga gara për kryetar, shkruan “Zëri”.

Në një nga këto takime deputeti i PDK-së, Shaip Muja, e ka quajtur gjithashtu kandidatin e PDK-së, por që garon si i pavarur, Xhavit Drenorin kryetar të “sallatave”.

Por Drenori ia ka kthyer menjëherë Mujës, duke i dërguar “selamin” se po qe se bëhet kryetar i Drenasit një hotel që ka ndërtuar në tokën komunale në Drenas do ta dërgojë në gjykatë. Në “selamin” e tij, që Drenori ia ka dërguar Mujës, ka thënë se atij dhe të gjithë atyre që kanë për mision ruajtjen e bizneseve të pista “pushka top iu bëftë”.

“Doki, unë si kryetar i ‘sallatave’, siç po më quan ti nëpër oda të Drenasit, me kismet nga pozicioni i kryetarit këtë objektin që ke ndërtuar në tokë të Komunës, në janar të vitit 2017 do ta përcjelli në gjykatë, sado që më kishe bërë presion të madh që mos të merrem me të. Ty, doktor Shaip Muja edhe shokëve tu, që keni për mision ruajtjen e bizneseve të pista në prona komunale në Drenas, nën logo të PDK-së ‘pushka top ju baftë’ se nuk keni mundur dhe nuk do të mund të më ndalni kurrë në luftën time të pakompromis të lirimit të pronës komunale nga individë, përfitues të partisë”, është përgjigjur Drenori.  /Zëri/

PDK fillon fushatën e odave në Drenas, Ramiz Lladrovci e Shaip Muja ‘krye veni’

Odat e burrave prej shumë vitesh janë vend ku politikanët zhvillojnë fushatat politike në fshatra.

Periskopi.com Lajme

 

Kështu ka filluar edhe sivjet, në komunën e vetme që po mban zgjedhje në këtë kohë, Drenasi, transmeton Koha.net.

Kandidati i PDK-së në këtë komunë është Ramiz Lladrovci. Ai ka braktisur detyrën e tij si ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe është kthyer në Drenas, ku po synon të marrë drejtimin e komunës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, Lladrovci shihet me deputetin tjetër të PDK-së, që së fundi u rikthye në këtë parti pasi doli i pavarur, Shaip Muja, duke bërë fushatë zgjedhore në një odë të Gradicës së Drenasit.

20161111230320550646 20161111230314428