7_1484205565-9403741484494276

Fotografitë që tregojnë se fundi i botës është shumë pranë

Nuk janë vetëm toricenët konspirativë, por dhe shkencëtarët tashmë po pranojnë se fundi i botës është shumë pranë. Pikërisht për këtë lajm tronditës ata akuzojnë njerëzimin se ka shkatërruar natyrë ndër vite duke e cilësuar si vetëvrasje.

Periskopi.com Galeria

Nganjëherë nuk të duhen fjalë. Këto foto flasin më shumë se fjalët… A po vjen fundi i botës?

Përgjigjen e gjeni këtu…

15_1484205580-62845821484494289 16_1484205565-92371501484494288 1_1484205565-32078151484494287 14_1484205565-85572051484494286 2_1484205565-75531841484494284 3_1484205565-61245891484494282 4_1484205565-27504991484494281 5_1484205565-19037881484494279 6_1484205565-55506451484494278 7_1484205565-9403741484494276 9_1484205565-47588981484494275 12_1484205566-8875601_11484494270 13_1484205565-53236651484494267

boree

Dëbora e ditëve të fundit, vërtetoi edhe një fakt rreth fundit të botës

Më shumë se 500 vjet më parë, një filozof italian bëri një parashikim apokaliptik, që rënia për dy ditë me radhë e dëborës në qytetin me diell të Salentos, kjo do të ishte shenjë e “fundit të botës”.

Periskopi.com Lajme

Tashmë profecia e Matteo Tafurit rrezikon të bëhet realitet, të paktën sa i përket dëborës, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë pushtuar Europën, duke bërë që plazhet e Salentos të mbulohen nga dëbora.

“Nostradamusi italian” Tafuri, i cili jetoi nga 1492 – 1582, siç shkruan “DailyMail” ishte një prej personaliteteve më të shquara të rajonit të Apulias në Italinë e shekullit të 16.

Duke paralajmëruar se dy ditë dëborë në Salento do të çonte në fundin e botë, ai shkroi: “Salento e palmave dhe erërave të buta jugore, Salento me dëborë. Dy ditë dëborë, dy shkëndija në qiell, e di që bota do të marrë fund.”

Tafuri ishte një admirues i literaturës greke dhe latine, një fizikan dhe astrolog i talentuar.

Dëbora në Salento ra përgjatë fundjavës teksa shkollat u mbyllën pasi jugu i Italisë nuk është i mësuar me reshje të tilla të dendura dëbore.

Kjo ka bërë që përdorues të shumtë në rrjete sociale të frikësohen se një profeci e tillë mund të kthehet realitet.

Donald Trump

Profecia e Nostradamus për zgjedhjen e Trump: Pas kësaj, vjen fundi!

Mesa duket Nostradamus “qëllon” sërish. Ose të paktën ashtu besojnë një pjesë njerëzish.

Periskopi.com Lajme

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonte “profecia” e tij që parashikonte fitoren e Trump.

Ja çfarë thuhej në të:

Kush mbështeste teorinë se Nostradamus parashikoi revolucionin francez dhe gjëra të tjera, është i sigurtë që në dokumentat e tij parashikohet edhe fitorja e kandidatit republikan në Amerikë.

Në një pjesë të letrave të tij (strofa 40)m thuhet se “false trumpet”, pra Trumpi, si president i SHBA-ve do të bëjë që “bizanti të ndryshojë ligjet”.

Sipas ekspertëve të Nostradamus, me bizant nënkuptohet Greqia nga ku nisi ardhja e emigrantëve që pushtuan Europën. Dhe emigracioni siç dihet është pika e doktrinës së Trump.

Por jo vetëm kaq. Në strofën 57 shkruhet se “false trumpet” do të provokojë mosmarrëveshje të mëdha.

“Një marrëveshje do të thyhet dhe fytyra e mbuluar me mjaltë e qumësht do të shtrihet në tokë”. Për disa kjo ka të bëjë me Izraelin, që në Bibël cilësohej si “vendi i qumështit dhe mjaltit” (Bibla, Numerikët, 13, 27-29).

Kjo do të thotë se fitorja e Trump mund të sjellë edhe fundin e Izraelit si shtet.

Në fund, strofa 50: “Republika e qytetit të madh”, pra SHBA, “do të çohet nga false trumpet në operacione të kushtueshme ushtarake”.

“And the city will repent”. Dhe qyteti do të pendohet!/ Tema