Idlib, refugjatët sirianë në dimër pa ushqime dhe nxehje

Në 160 tenda jetojnë rreth 200 familje siriane. Baltë, dimër, mungese e ushqimit dhe nxehjes janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen çdo di

Periskopi.com Lajme

ë

Refugjatët në vendbanimin me tenda Hirbet el-Coz në perëndim të qytetit sirian Idlib, me ardhjen e dimrit po përballen me kushte të vështira jetese, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 160 tenda jetojnë rreth 200 familje siriane. Baltë, dimër, mungesë e ushqimit dhe nxehjes janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Halil Abu Bara (58) është një nga banorët e vendbanimit me tenda. Ai thotë se në Hirbet al-Coz ka ardhur nga Jebel Ekrada.

Ebu Bara tha se ditët e dimrit janë duke i kaluar me shumë vështirësi. Fëmijët, siç tregon, në shkollë shkojnë nëpër baltë ndërsa tenda ku është vendosur e tërë familja nuk kanë nxehje.

Ebu Bara tha se atyre u mungon edhe ushqimi.

“Rrugët janë krejtësisht në baltë, prandaj kemi problem për të sjell bukën në vendbanimin me tenda. Ne nuk kemi as nxehje”, tha siriani 58-vjeçar.

Për shkak të shiut dhe baltës nuk kanë kushte për të mbledhur dru. Abu Bara u bën thirrje të gjithë njerëzve që t’u ndihmojnë, pasi çdo ndihmë është e mirëseardhur.

E tmerrshme se si mbijetojnë refugjatët në Beograd (Foto)

Refugjatët në Beograd kanë mbetur në gjendje të tmerrshme.

Periskopi.com Lajme

Madje në këto ditë acari ata po mundohen në të gjitha mënyrat të mbijetojnë.

Në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihet një nga ta teksa pastrohet. Gjendja aty duket e tmerrshme, raport Periskopi

Fotografia është realizuar në një depo ku janë strehuar shumë refugjatë.

Vetëm pak ditë më parë, organizata Human Rights Watch ka kritikuar Serbinë për trajtimin që po ju bënë refugjatëve.

HRW thoshte se përderisa Serbia po përgatitet për të festuar Krishtlindjen Ortodokse, shumë refugjatë në këtë shtet dhe në Hungarinë fqinje janë duke jetuar në kushte të mjerueshme.

Kjo organizatë thotë se refugjatët në Serbi po qëndrojnë në të ftohtë, duke shpresuar që të mbijetojnë. / Periskopi

 

refugjatet ne Serbi

Mos pini kurrë duhan në të ftohtë, ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Të gjithë e dinë se sa është e dëmshme pirja e duhanit për shëndetin, por të pihet në këtë të ftohtë, ajo mund të ketë pasoja katastrofike.

Periskopi.com Shëndeti

Kjo pasi që i ftohti shton dëmin e cigares.

Shumë njerëz janë ankuar se në këto ditë të ftohta nuk po mund të pinë cigare, dhe këtë e kanë thënë edhe ata prej duhanpirësve më të rëndë. Kjo ka quar në pyetjen pse duhani në mot të ftohtë mund të ketë pasoja shumë më të rënda sesa në gjendjen e zakonshme.

Sipas njohësve të çështjes kjo është arsyeja pse ndodh një gjë e tillë.

Temperatura normale e lëkurës është 35 gradë celsius. Konsumimi i duhanit në një hapësirë ku është ftohtë ndikon tek enët e gjakut dhe kjo bënë që temperatura e trupit të ulet në 27 nëse qëndroni shumë. Mirëpo një gjë e tillë është e mundur nëse mbet jashtë për një kohë të gjatë duke pirë cigare.

Sasi të mëdha të gjakut, mbi 1 litër e mbajnë trupin tonë. Ngushtimi i enëve të gjakut të shkaktuara nga tymi i duhanit , bën që gjaku të ridrejtohet automatikisht në zemër dhe të rris presionin e gjakut.

Fshati më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -71.2 gradë celsius

Fshati më i ftohtë në botë është Oymyakon në Rusi.

Periskopi.com Galeria

Në këtë fshat temperaturat kanë arritur në -71.2 gradë celsius dhe me të drejtë cilësohet si vendi më i ftohtë në tokë.

Olympyakon ndodhet në Rusi, pranë lumit Indigirka, në lindje të Siberisë.

Përmes fotografive dokumentohen kushtet ekstreme klimaterike në vendin e vogël rus.

Temperatura minimale atje arrin deri në -50 gradë celsius, ndërsa në vitin 1924 atje është shënuar temperatura më e ulët ndonjëherë, -71.2 gradë celsius.

Aventurieri dhe fotografi Amos Chapple ka vizituar këtë fshat, e po ashtu edhe qytetin Yakutsk që është qendra urbane më e afërt e fshatit.

Ai ka qëndruar në këtë vend për 5 javë duke marrë imazhe nga jeta e përditshme e njerëzve që jetojnë atje dhe e quajnë këtë vend shtëpi.

Udhëtimin Amos Chapple e ka filluar në Yakutsk, në regjionin Sakha në veri të Rusisë, që cilësohet si qyteti më i ftohtë në botë.

Në qytet jetojnë rreth 300,000 njerëz, dhe gjatë dimrit temperaturat arrijnë deri në -30 gradë celsius.

Chapple ka thënë për Business Insider se banorët e këtij qyteti janë të mrekullueshëm, shumë të shoqërueshëm dhe se vishen shumë bukur.

Si ia bëjnë banorët me të ftohtin ekstrem? Ata pinë “çaj rus”, apo më mirë thënë vodka.

Njerëzit atje tregtojnë me diamante, mbi këta gurë të çmuar është e ndërtuar ekonomia e tyre.

article-2266374-1715ea33000005dc-18_964x547 article-2266374-1715e8ac000005dc-459_964x567 article-2266374-1715e714000005dc-526_964x574 article-2266374-1715e649000005dc-544_964x575 article-0-1715e721000005dc-759_470x423 article-0-1715e8fe000005dc-56_470x423 article-0-1715e3f0000005dc-885_470x523 article-0-1715e5fd000005dc-759_470x523 article-2266374-1715e4dc000005dc-464_470x349 article-2266374-1715e460000005dc-930_470x349 article-0-1715e96a000005dc-733_964x625 article-0-1715e996000005dc-265_964x668 article-0-1715e629000005dc-142_964x749 article-2266374-1715e703000005dc-360_964x646 article-0-1715e9a9000005dc-700_964x596 article-2266374-1715e8eb000005dc-315_964x651 article-2266374-1715e63d000005dc-194_964x612 article-2266374-1715e972000005dc-877_470x680 article-2266374-1715e6c7000005dc-177_470x680

Në Kosovë edhe dhelpra është ngrirë nga acari (Foto)

I ftohti polar që ka përfshirë vendin tonë nuk po kursen as kafshët.

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme është gjetur një dhelpër e ngrirë.

Kafsha është gjetur në ujërat e lumit Drin në Krushë të vogël.

Moti i ftohtë pritet të vijojë deri në fund të javës.

auto_15940557-10209147911069714-226039139579549120-n-500x3581484070431

Si të pastroni xhamin e makinës kur ka ngrirë

Në këto mëngjese të ftohta nuk ka gjë më të sikletshme se mëngjesi, teksa përpiqesh të shkrish akullin në xhamat e makinës kur je me nxitim për në punë.

Periskopi.com Lajme

Ka nga ata që përdorin kartat e bankave për të hequr akullin, apo i hedhin ujë të nxehtë makinës, por këto metoda dëmtojnë mjetin tuaj.

Është tamam koha për të mësuar se si të pastrojmë pa patur dëme në mjet.

Përzieni ujë me një lugë çaji kripë, para se ta hidhni mbi zonën e ngrirë. Gjithashtu përzieni tre pjesë uthull me një pjesë ujë për të shkrirë akullin. Kjo funksionon në pak sekonda.

Nuk është e këshillueshme të hidhni ujë të nxehtë në dritaret e mjetit kur temperaturat jashtë janë shumë të ftohta. Kjo mund të sillte një krisje të xhamit. Gjithashtu mos përdorni sende të ashpra për të mos gërvishtur xhamat.

 

Nga të ftohtit, vdes një person në Prizren

Një person që dyshohet se ka qenë i pastrehë dhe me aftësi të kufizuara mendore ka gjetur vdekjen si pasojë e acarit, përkatësisht hipertermisë në afërsi të fshatit Landovicë të Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Rasti sipas Policisë së Kosovës është evidentuar të hënën rreth orës 3 të mëngjesit. “Në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-shqiptar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas informatave, për të ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë person i pastrehë dhe me aftësi të kufizuara mendore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

 

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se një patrullë e policisë të hënën në mëngjes ka hasur trupin e pajetë të personit me inicialet A.O. afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. “Policia ka njoftuar ekipin e emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në spital pa shenje jete. Dyshohet se ai ka vdekur nga hipertermia”, ka thënë Berisha, duke shtuar se sipas informatave që kanë marrë zyrtarët policorë dyshohet se bëhet fjalë për një person me aftësi të kufizuara mendore që ka qenë pa strehë.

I ftohti zbret ujkun në mes të qytetit të Malishevës (Foto)

Sikur të mos mjaftonin këto ditë të ftohta që e kanë prekur vendin e rrjedhimisht, problematike del të jenë edhe qenët endacak rrugëve.

Periskopi.com Lajme

Por sot sipas një lexuesit të “Malishevapress”  në orët e para të mëngjesit në Malishevë afër stacionit të policisë është parë edhe një ujk.

Ne i ftojmë qytetarët për kujdes.

ujku_21484050726 ujku_11484050724

A po vjen Epoka e Akullnajave?

Dielli do të përjetojë një aktivitet diellor të ngjashëm me atë në shekullin 17 dhe 18, ku njerëzit e asaj kohe e përshkruan atë periudhë si “Epoka e Vogël e Akullnajave” që ngriu disa pjesë të Evropës dhe Amerikës, paralajmërojnë shkencëtarët solar.

Periskopi.com Lajme

Shkencëtarët tani janë në gjendje që të parashikojnë ciklet diellore me një saktësi më të madhe se më parë falë një modeli të ri i cili tregon parregullsitë në ‘zemrën’ e Diellit.

Modeli tregon se aktiviteti diellor do të bie për 60% në mes të viteve 2030 dhe 2040.

Këto kushte të parashikuara nga shkencëtarët mendohet se nuk kanë ndodhur që nga “Epoka e Vogël e Akullnajave” që zgjati nga 1645 deri më 1715.

Lypsari në Prizren, i shtrirë në borë në -13 gradë

Fotoja të cilën e ka siguruar Telegrafi, është bërë para pak çastesh në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Në të shihet një lypsar, një nevojtar, që është shtrirë në borë, tek Sheshi Shatërvan.

Ndërkaq, temperatura në kohën kur është bërë fotoja ishte minues 13 gradë Celsius.

Shqipëria, dhe shumë shtete tjera, si rezultat i temperaturave të ulëta, shtresat e rrezikuara sociale i ka vendosur në strehimore të veçanta.

Deri në këto çaste, temperatura më e ulët në Kosovë ka shënuar -17 gradë. Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit ajo pritet të zbresë në -24.

Ballkani përfshihet nga temperatura tejet të ftohta

Në malet e Bosnje e Hercegovinës u shënuan temperaturat më e ultë në Ballkan, në minus 27 gradë Celsius.

Periskopi.com Lajme

Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat Split, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Rekordi paraprak është prej 23 janarit të vitit 1963, kur në Split janë matur minus nëntë gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë.

Në rajonin e Makarska tashmë dita e tretë po fryn erë me shpejtësi prej 90 kilometra në orë, ndërsa temperatura ka zbritur deri në minus shtatë gradë.

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Athinë temperatura është rreth zeros, ndërsa në pjesët veriore të vendit janë matur minus 15 gradë.

Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin, rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor. Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor, shkruan kosovapress.

Gjatë natës, shtresa e borës në Stamboll arriti deri 40 centimetra dhe shkaktoi kaos nëpër rrugë.

Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy emigrantëve ilegal irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Vala e ftohtë i kaploi edhe Poloninë, Belgjikën dhe Italinë, ku ka edhe viktima në njerëz.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Poloni, të cilët vdiqën nga hipotermia prej 1 nëntorit u ngrit në 53, ndërsa në dy ditët e fundit vdiqën 10 persona. Në pjesë të caktuara të vendit temperatura e ajrit ka zbritur deri minus 20 gradë.

Së paku gjashtë persona të pastrehë vdiqën nga të ftohtit në Itali, ndërsa fluturimet janë rikahëzuar, rrugët janë mbyllur, ndërsa komunikacioni hekurudhor është ndërprerë.

Qytetarët e Moskës patën Krishtlindjet më të ftohta në 120 vitet e fundit, me ç’rast gjatë natës janë matur minus 30 gradë. Në Sankt Petersburg janë matur minus 24 gradë, ndërsa policia gjeti trupin e një burri, i cili ishte ngrirë gjatë natës.

Edhe Zvicra është kapluar nga i ftohti polar. Në Davos janë matur minus 19 gradë, ndërsa në Bernë minus 15,5 gradë.

Në Belgjikë humbi jetën një burrë pasi doli nga rruga për shkak të ngricave.

Në dy fshatra të Bavarisë mbrëmë temperatura zbriti deri minus 26 gradë, ndërsa në Berlin janë matur minus 15 gradë.

Kosovën e presin dimra të acartë, deri në -30 gradë

Deri në vitin 2018 dimrat në Ballkan do të jenë të butë, ndërsa i ftohti i madh do të nisë të mbizotërojë prej vitit 2019 dhe temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 30 gradë Celsius.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” fiziko-astronomi Rasim Bejtullahu, duke shtuar se i ftohti do të vijë nga Siberia, Rusia dhe Poli i Veriut.

Ai ka folur edhë për ndotjen e mjedisit, e cila në rend, sipas tij, në të parë është çështje e kulturës së banorëve, por edhe mosorganizimi në nivel qendror të shtetit.

“Në qoftë se udhëtoni nga Prizreni në Prishtinë ose nga Peja në Prishtinë, të dyja anët i keni të mbushura me shishe të plastikës, kjo është sa i përket ndotjes së tokës, a sa i përket ndotjes së ajrit këtu jemi duke i kontribuuar edhe me ngrohje me burime alternative dhe ato burime alternative që i shfrytëzon për ngrohje janë një kalori e dobët, ka pluhur, ka një djegie i cili gjysma është me dhe. Në atmosferë kemi mjaft sulfur dhe grimca të tjera të metalit kështu që apriori gjatë dimrit e pengon edhe procesin e frymëmarrjes, e pengon edhe aktivitetin e njeriut, por në anën tjetër krijon edhe sëmundje te ata, të cilët janë nga shëndetit të dobët, me vështirësi janë duke e kaluar”, tha Bejtullahu.

9 vendet më të ftohta në botë, aty ku njeriu mbijeton në -69.8 gradë celcius

Njeriu është i aftë të jetojë dhe të përshtatet në klima të ndryshme deri në ato më ekstremet dhe ky fakt dëshmohet me mbijetesën e tyre, që disa mijëra vjet, madje dhe në kushtet më ekstreme klimatike që kanë mbizotëruar dhe mbizotërojnë në Tokë.

Periskopi.com Lajme

Në vijim ju paraqesim nëntë vendet më të ftohta të populluara në planetin tonë.

  1. Roros, Norvegji

Qyteti i minatorëve Roros, në Norvegji, njihet për klimë polare dhe dimra të ftoftë, ku temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius. Gjatë sezonit dimëror, në fshatrat e kësaj zone, siç është Karasjok, temperatura konstante shkon rreth -40 °C.

  1. Dras, Indi

India njihet si vend shumë i nxehtë me klimë tropikale, mirëpo rajoni Kargil, me saktësisht qyteti Dras, është një vend tejet i ftohtë. Për shkak të lartësisë mbidetare dhe pozitës gjeografike, gjatë dimrit temperatura më e ‘butë’ në Dras është -22 gradë Celsius, ndërsa rekordi i shënuar -50 °C.

  1. Lapland, Finlandë

Lapland është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Në Kittila, Lapland, në vitin 1999 ishte regjistruar teperatura prej -51.5 gradë Celsius.Në këtë zonë rekreative jetojnë mbi 6.000 banorë.

  1. Vuoggatjalme, Suedi

Pjesa dërmuese e Suedisë ka një temperaturë mesatare, në pjesët veriore të saj variojnë temperaturat ekstremisht të ftofta. Temperatura më e ultë që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë Celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.

  1. Riverside, Wyoming, SHBA

Riverside është një prej vendeve më të ftohta të banuara në pjesën kontinentale të SHBA-ve, ku në vitin 1933 ishte regjistruar temperatura -54.4 gradë Celsius. Kjo zonë është pak e banuar, në fakt aty jetojnë 52 banorë të patrembur.

  1. Alaska, SHBA

Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA dhe në botë, ku në vitin 1971 temperatura kishte zbritur në -62 gradë Celsius. Në këtë vend jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.

  1. Snag, Yukon, Kanada

Kanadaja shtrihet deri në Arktik dhe nuk është për tu befasuar se ky vend ka ndër klimat më të ashpra në botë. Sipas të dhënave meteorologjike, vendi më i ftoftë i banuar në Kanada është Snag, në Yukon, ku në vitin 1947 temperatura kishte zbritur në -63 gradë Celsius.

  1. Grenlanda

Grenlanda ka klimë arktike, ndërsa temperaturat aty nuk kalojnë +10 gradë Celsius madje as në ditët më të ngrohta të verës. Në vitin 1954, në këtë vend-ishull, është regjistruar temperatura ekstreme -66.1 gradë Celsius.

  1. Verkhoyansk, Rusi

Verkhoyansk, në Rusi, që gjendet afër rrethit arktik, është një prej vendeve më të ftofta në botë bashkë me Oymyakon, po ashtu në Rusi. Në vitin 1892, këtu ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë Celsius. Në këtë rajon në shekullin 20-të dërgoheshin të jetonin të përndjekurit politik. (BalkanWeb)

Keni këmbë dhe duar të ftohta? Me këto veprime zgjidhet problemi

Arsyeja për këtë është bllokimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet akumulohen me trombocite.

Periskopi.com Shëndeti

Ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.

Disa prej problemeve më të zakonshme janë shtypja e lartë e gjakut, këmbë të ftohta, duar të ftohta, probleme me zemër etj.

Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem. Ka disa përbërës natyral të cilët janë veçanërisht të dobishëm për këtë problem, si hudhra, xhenxhefili, piper dhe brokol.

Në mënyrë që ta zgjidhni këtë problem, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

–         Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë

–         Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë

–         Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë

–         Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm

–         Lëreni duhanin

–         Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit

–         Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk

–         Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët

E thjeshtë, por nuk lejon ngrirjen e dyerve të makinës (Video)

Është shumë e thjeshtë, ju duhet vetëm të lyeni gomën mbrojtëse rreth dyerve me një yndyrë.

Periskopi.com Lajme

Ajo mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimor dhe kështu me radhë. Të nesërmen në mëngjes nuk do të keni asnjë problem për të hapur dyert e makinës.

Këshillohet që dyert e ngrira kurrë nuk duhet hapur me forcë sepse mund të dëmtohen. Nëse keni mundësi, lagini me ujë të vakët (jo të nxehtë për shkak se kjo çon në thyerje të xhamit).

Shiko videon se si goma rreth derës lyhet me vaj ushqimor.

E dinit që bebet nuk dridhen kur kanë ftohtë? Arsyeja do ju habisë!

Ky zbulim mund të jetë ‘kura’ që do luftojë përgjithmonë obesitetin.

Periskopi.com Shëndeti

Njëri prej tyre quhet “yndyra kafe”, element që djeg kalori dhe çliron nxehtësi. Ata e kanë këtë përbërje në qafë, kraharor, shpatull duke vepruar në këtë mënyrë si një shall mbrojtës.

Në rast se nuk e kishit kuptuar, bebet nuk dridhen kur kanë ftohtë dhe për këtë ka një arsye shkencore.

Nëse fëmijët dhe të rriturit, lëvizin në mënyrë të pakontrolluar si një metodë që trupi përdor për të çliruar nxehtësi, foshnjave nuk u duhet ta bëjnë këtë gjë.

Dridhja shkakton zgjerim të muskujve dhe kontraktim të shpejtë të tyre, gjë që rrit temperaturën trupore.

Por bebet kanë më shumë se një lloj përbërjeje dhjamore, që i ndihmon ata të mos kenë ftohtë.slide_7Njëri prej tyre quhet “yndyra kafe”, element që djeg kalori dhe çliron nxehtësi. Ata e kanë këtë përbërje në qafë, kraharor, shpatull duek vepruar në këtë mënyrë si një shall mbrojtës.

Ndonëse ata e humbasin këtë substancë me kalimin e viteve, gjithsesi mbetet në sasi shumë të vogla kur arrihet një moshë e madhe.

Në mënyrë të çuditshme, është zbuluar që njerëzit e dobët kanë më shumë “yndyrë kafe” se njerëzit me peshë më të madhe, shkruan Anabel. Kjo sepse “yndyra kafe” në vend që të grumbullojë masë dhjamore, e djeg atë.

Zbulimi i kësaj përbërjeje në trupin e foshnjave, ka nxitur kërkuesit që të nisin kërkimet për të zbuluar një mënyrë sesi mund ta përdorin atë për të minimizuar obesitetin. /Telegrafi/

baby-spits-milk

nentori i ftohte

E diela e ftohtë, javën e ardhshme fillojnë ngricat

Nga Italia një tjetër turbullirë që është afruar në vendin tonë ka sjellur sërish kushte për të reshura, ndërsa masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojnë nga dita e diel ku do të sjellin mot më të ftohtë.

Periskopi.com Lajme

Sonte gjatë natës, sipas Prishtina Weather, do të ketë rrebeshe të dobëta shiu, ndërsa në vise malore priten edhe reshje të borës, e vonë gjatë natës, shfaqen mundësi që rrebeshet e dobëta të shiut mund të përzien edhe me fjolla bore.

Me depërtimin e masave të ftohta ajrore dhe fushave me presion të lartë mbi rajon, të dielën do të mbajë mot i ftohtë, por do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Në fillim të javës do të mbajë mot më stabil, i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell, të martën vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu që mund të përzien edhe me fjolla bore. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat maksimale do të zbresin nga 12C, të shtunën, në 4C deri 6C, në fillim të javës, e ato minimale nga 5C, deri në -3C.

Të shtunën do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu 6-14m/s, e nga dita e diel verilindja-veriperëndimi 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet dukshëm mbi vlera normale./ Periskopi

 

Dy ditët e ardhshme me shi, nga e diela mot i ftohtë

Gjatë ditës së premte dhe shtunë nga Italia sërish një turbullirë pritet që të kalojë mbi rajon, ku do të sjellë sërish reshje të reja, ndërsa masa më të ftohta ajrore nga nata e së shtunës do të sjellin mot më të ftohtë.

Periskopi.com Lajme

Të premten, në Kosovë, sipas Prishtina Weather, pas mëngjesit me mundësi për mjegull në lugina, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Gjatë mbrëmjes priten reshje shiu të cilat do të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës. Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga dita e diel do të mbajë mot i ftohtë, por me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat maksimale ditën e premte do të rriten deri në 12C, e më pas nga dita e diel do të zbresin në 6C deri 8C, e ato minimale nga 2C deri në 5C, do të zbresin deri në -2C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme nga jug-jugperëndim dhe veri-verilindje 3-13m/s. Shtypja atmosferike pas rënies në vlera normale, nga dita e diel do të rritet dukshëm mbi vlera normale./ Periskopi