Një intervistë frikshëm e pazakontë e Ramës (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë 5 minutëshe për Vizion Plus sot duke i bërë thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha për të dialoguar.

Rama dha disa mesazhe ndaj Bashës, por mesazh më shumë se i fortë, plotësisht trullosës ishte ai që dha ndaj mediave, gazetarëve si edhe specialistëve të ndryshëm që lexojnë gjuhën e trupit.

Rama dha intervistë për një televizion të rendësishëm në vend, por kjo nuk e pengoi që ta transmetonte live edhe nëpërmjet televizionit të tij të quajtur ERTV duke i thënë mediave në përgjithësi: S’jua kam nevojën.

Por kjo është vetëm nisja e talljes publike që Rama bëri sot me median.

E qeshura në kufijtë e talljes në fillim të intervistës ishte episodi i dytë.

Por, më i rëndë ishte mesazhi që iu dha publikut me uljen e gazetarit përballë.

Ai është i zoti i shtëpisë dhe ka përgjegjësinë që të sigurojë barazinë e pozicionimit mes tij dhe intervistuesit si edhe komoditetin e këtij të fundit.

Por, Rama bëri të kundërtën.

Ai zgjodhi ta japë intervistën në tavolinën e tij pompoze të punës duke e ulur gazetarin përballë tij në një karrige dukshëm më të vogël dhe më të ulët se sa karrigia e tij.

Vetë pamjet tregojnë këtë disbalancë në vendosjne mes intervistuesit dhe të intervistuarit.

Nga pamjet duket qartë në sfond një kolltuk i përshtatshëm për zhvillimin e intervistës, por me sa duket, më shume se mesazhi ndaj Bashës, Rama u kujdes që të japë mesazhin e qartë se çfarë mendon dhe si e konsideron ai median në vend.

Më parë, kryeministri ka deklaruar se median e cilëson një “kazan” dhe mjaft gazetarë si “shqyes pulash”, por ajo që bëri sot i vuri vulën asaj që ai mendon për median në Shqipëri. /Albeu.com/

 

Arsyeja pse njerëzit krijuan fenë dhe mitet

A ka gjë që frika nuk e arrin dot? Që nga provokimi i luftërave dhe vrasjeve, deri tek qëndrimi ynë larg prej kafshëve të tmerrshme, akti i të qenurit të frikësuar i shtyn njerëzit të bëjnë disa gjëra shumë të frikshme. Prej saj humbasim sensin e qëllimit dhe drejtimin.

Periskopi.com Lajme

Edhe logjika dhe arsyeja shpeshherë “hidhen nga dritarja”. Atëherë, a mund të na ketë shtyrë frika drejt krijimit të miteve dhe feve, si një mënyrë për të zbuluar kuptimin e jetës dhe vdekjes?

Frika

Frika është reagim i zakonshëm ndaj gjërave që nuk i njohim. Por pas pak, kjo ndjenjë davaritet dhe zëvendësohet nga një dëshirë për të kuptuar më shumë. Kështu, në një botë brutale, ku duket se gjithçka ndodhet aty për të të vrarë, ka kuptim që njerëzit nisën të krijojnë perënditë, në një përpjekje për t’i dhënë gjithçkaje një kuptim. E njëjta gjë vlen për legjendat. Imagjinoni që të jeni të sulmuar çdo javë, nga një racë të huajsh të etur për gjak, gjuhën e të cilëve as nuk deshifron dot. Do të të duhej të gjeje një mënyrë për të përballuar këtë tmerr të përditshëm. Kështu që, ne shpikim histori për këta të këqij dhe figurat heroike që i mundën ata. Por, teksa fillojmë të kuptojmë se cilët janë këta të huaj, teksa nisëm të kuptojmë mekanikën e ekzistencës sonë, përse vazhduam që të propagandojmë këto rrëfime moraliste dhe idealiste?

Kontrolli

Frika përdoret kryesisht për të kontrolluar. Nëse popullsia ngrihet kur u rrit taksat, thjeshtë thuaju që është “vullneti i Zotit”. A po rebelohen të gjithë për shkak se ke dërguar gjysmën e qytetit, në luftëra të kota e të përgjakshme? Thjeshtë thuaju se po lufton perëndinë e vendit kundërshtar. Nëse një udhëheqës i druhet një populli që rebelohet, çfarë më mirë se një qiell gjigand apo një ikonë idealiste kulturore, do të shërbente për t’i mbajtur nën kontroll? Kjo metodë kontrolli i jep klasës sunduese siguri, si dhe i jep popullsisë një ndjesi sigurie. Mitet dhe feja e përbashkët na ndihmon që të krijojmë lidhje me të huaj, njerëz nga të cilët përndryshe do të kishim frikë.

Dija është pushtet

U tha tashmë se frika vjen prej mungesës së dijes. Kur n e njerëzit nuk e kuptojmë diçka, e mbushim boshllëkun me histori që shpjegojnë përse ndodhin vrasje, pse ndodhin përmbytje apo thatësira, apo kur ka gjasa që të korrat të lulëzojnë, a dështojnë. Por, mitet dhe feja mund të jenë edhe burime dije, duke shërbyer si mënyra për të përcjellë ide dhe tradita tek brezi i ardhshëm. Mitet dhe legjendat shërbejnë edhe si një mënyrë për të regjistruar historinë në kulturë. Ka shumë ngjare të verifikueshme nga tekstet fetare, që ne e dimë se kanë ndodhur. Dhe, ndonëse kjo nuk do të thotë që, mënyra se si janë rrëfyer është 100 për qind e saktë, ato gjithsesi janë një mënyrë për të na treguar se si mund të kenë shkuar ngjarje të çmendura të lashtësisë.

Psikologët: Ajo që keni frikë më shumë ajo do ju ndodhë

“Nga ajo që keni frikë më shumë, ajo do të ndodhë”. Kjo shprehet në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës dhe shihet si një vetë mallkim që na prek në një kohë të papërcaktuar.

Periskopi.com Lajme

Në një ëndërr të çuditshme, gjysha Chen humbi një dhëmb. Në ditët e mëvonshme, ajo pati shumë frikë nga kjo ëndërr e keqe. Megjithëse i kushtoi vëmendje të madhe çdo aktiviteti që përbënte rrezik, ajo pengu tek pragu i derës së shtëpisë.

Xiao Xin ka një takim tepër të rëndësishëm dhe është tepër i shqetësuar për ndonjë paparashikueshmëri në këtë takim. Mëngjesin tjetër ora e tij e alarmit nuk punoi. Ai nxitoi shumë për të arritur në kohë në vendin e takimit. Në këtë moment, ai zbuloi se kishte harruar dokumentin më të rëndësishëm në shtëpi…

Dhe këto raste dëshmojnë se jo pak herë, nga ato gjërat që kemi më shumë frikë, ato do të ndodhin dhe kjo shpjegohet nga dy ligje: ligji i Murphi-t dhe profecia e vetë-realizimit.

Ligji i Murphy-t: nëse ekziston mundësia e përkeqësimit, pavarësisht e madhe epo e vogël, ajo do të ndodhë. Në një eksperiment mbi uljen e shpejtësisë së raketave, ndodhi një aksident i papritur për shkak të mosfunksionimit të aparateve matëse. Murphy zbuloi se aparati matës ishte instaluar gabimisht. Ai aariti më vonë në një konkluzion se nëse ekzistojnë shumë metoda pune, një prej të cilave mund të shkaktojë aksident, dikush do ta bëjë punën përmes kësaj metode.

Ligji i Murphy-t përfshijnë 4 ide kryesore:

  1. Lërini gjërat në rrugën e tyre, sepse ato kanë tendencë të shkojnë nga keq në më keq akoma.
  2. Mundësia që diçka të ndodhë, është e barabartë me dëshirushmërinë për të. Sa me shumë të dëshirohet, aq me te shumta janë mundësitë që të mos realizohet kurrë!
  3. Çdo gjë herët a vonë bie dhe bëhet copë-copë.
  4. Nëse diçka mund të shkojë keq, atëherë ajo ashtu ka për të shkuar.

Nga çfarë keni frikë më shumë, ajo do të ndodhë. Ligji i Murphy-t ju parashikon rrezikun e vogël potencial.

Profecia e vetë-realizimit: Shumë njerëz veprojë sipas profecisë së parakohshme, duke shkaktuar realizimin e saj. Nëse keni ndonjë parandjenjë të keqe dhe më pas fusni logjikën në punë dhe veproni me qëllim “parandalimin e përkeqësimit”. Por si rezultat, keni shkaktuar në mënyrë të pavetëdijshme rezultatin më të keq. Sipas teorisë përkatëse, parashikimet psikologjike shkaktojnë vëmendje të lartë, të cilat shkaktojnë realizimin e fatkeqësisë. Pra sipas kësaj teorie nëse mendoni diçka negative edhe mund të ndodhë, pasi ju vetë e keni tërhequr këtë gjë në jetën tuaj.

Veprimet tuaja lidhen ngushtë me mendimet. Mendimi do të drejtojë veprimet tuaja dhe veprimet tuaja do të ndikojnë veprimet e personave të tjerë. Veprimet e personave të tjerë do të vërtetojnë mendimet dhe idetë tuaja. Ky është një qarkullim i brendshëm i fshehur. Por ideja juaj mund të ndikojë vetëm personat dhe çështjet e lidhura ngushtë me ju. Çështjet që nuk kanë lidhje të ngushtë me ju, nuk do të ndodhin, pavarësisht nëse keni frikë të madhe apo jo.

Për shembull, shqetësoheni shumë për luftën. Por lufta nuk do të ndodhë sipas profecisë suaj. Shqetësoheni shumë për pushtimin e tokës nga alienët, nuk do të ndodhë. Këto mendime janë veprime të jashtme dhe nuk mund të përcaktohen nga mendimet apo veprimet tuaja. Shqetësimet s’kanë ndikime për këto çështje të jashtme.

Vetëm kur ekziston marrëdhënie e ngushtë do të ndodhë ligji i tërheqjes, meqenëse veprimet tona ndikojnë personat e tjerë përmes marrëdhënieve të ndryshme. Prandaj, mendimet negative mund të shndërrohen në gjëra konkrete më shpesh brenda familjes, çiftit, të dashuruarve dhe miqve. Për shembull, nëse një nëna shqetësohet shumë për jetën e moshuar dhe frikësohet nga largimi i vajzës së saj, ajo do të shfaqet gjithmonë e pikëlluar dhe e dëshpëruar. Ajo do t’i kushtojë vëmendje të madhe fjalëve dhe veprimeve jo të mira të vajzës së saj, duke shpërfillur veprimet dhe fjalët e mira.

Këto qëndrime negative do të sjellin veprime të fshehura negative, që mund të përkeqësojnë ndjenjën e frikës dhe shqetësimin e nënës, duke shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të veprimeve negative. Si rezultat, vajza e saj do të shmanget nga kontaktet me nënën dhe në fund do të largohet.

Edhe brenda martesës ekziston kjo gjë. Për shembull, nëse gruas i mungon siguria në martesën e saj, ajo ka frikë të madhe nga tradhtia e burrit. Ajo do t’u kushtojë vëmendje të madhe problemeve në këtë fushë dhe do të shqetësohet shumë nga largimi i burrit. Nëse bashkëshorti i saj takohet me koleget e punës, gruaja menjëherë do të mendojë që ai po e tradhton. Nëse ajo nuk mund të frenojë dhe lehtësojë këtë humor negativ, do të nisë të hetojë bashkëshortin me shumë pyetje dhe do ta kontrollojë atë duke i shkaktuar presion emocional. Qëndrimet e saj armiqësore mund të përkeqësojnë besimin duke bërë që burri i saj të ndjejë mungesën e lirisë dhe humbjen e hapësirës private.

Për të shmangur konfliktin dhe luftën e brendshme, burri i saj mund të zgjedhë tërheqjen dhe fshehjen. Gruaja do të ketë më shumë ndjenja të pasigurta në martesë. Këto gjëra do ta përkeqësojnë më tej martesën.

Pra sipas këtyre filozofëve, gjërat në jetë ndodhin nga ndikimi i veprimeve tona tek personat e tjerë të lidhur me ne.

Por, përse do të zhvillojmë veprime negative? Sipas teorisë psikologjike, veprimet tona vijnë nga njohja personale për botën e jashtme. Njohja jonë e brendshme ndikohet nga karakteristika, eksperienca, humori personal etj. Profecia e vete realizimit luan rolin e saj negativ përmes njohjes dhe veprimeve tona ndaj marrëdhënieve të jashtme.

 

Si mund ta thyejmë këtë vete mallkim? Psikologët na ofrojnë teorinë e transferimit të njohjes për të përmirësuar fatin tonë. Sipas kësaj teorie, çdo person duhet të bëjë vetëvlerësim për ndonjë objektiv të jetës. Nëse do të keni besim të plotë për përmirësimin e jetës dhe të karrierës në të ardhmen, do të keni më shumë energji dhe dëshira për të përfunduar objektivin e jetës dhe do të keni më shumë dëshirë për aktivitete të ndryshme, si rezultat mund të jeni më i lumtur dhje të keni më shumë besime pas arritjeve të suksesit. Prandaj forca e vetëbesimit ka shumë rëndësi. Por, duhet të vendosni objektiva të vogla praktike dhe që mund të zbatohen, pra të vendosni plane realiste.

Nëse keni një ëndërr të parealizueshme ose të pamundur, do të humbni besimin pas dështimeve të njëpasnjëshme. Për shembull, nëse bëni planifikoni të bëheni president i vendit, ose të hyni në universitetin më të mirë në botë këto ëndrra janë shumë të vështira për t’u realizuar brenda një afati të shkurtër kohor. Planet duhet të jenë psh, leximi i një libri brenda një muaji, të zhvilloni stërvitje 30 minuta çdo ditë ose të jeni më pozitiv në marrëdhëniet me familjarët apo miqtë. Forconi besimin tuaj dhe përpiquni të zbatoni këto plane të vogla. Pasi realizimit të tyre, do të forconi vetëbesimin, duke çliruar energji pozitive në jetën tuaj./ Syri.net

Rastet kur kamera xhiron fantazma, nuk rekomandohen për ata që frikësohen (Video +18)

Ka njerëz që frikësohen e ka edhe të atillë që nuk brengosen fare.

Periskopi.com Fun

Por, një video që po qarkullon në internet ka ngjallur dilema tek të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti.

Aty janë mbledhur disa video të ndryshe, që besohen se kamera ka xhiruar fantazma në disa vende të ndryshe.

Nëse shikohet me vëmendje vërehen hije të ndryshme, por nuk dihet nëse këto janë të vërteta apo mund të ketë njerëz që kanë bërë montazh./ Periskopi

Frika nga hakmarrja lë katër fëmijë të Lushajve pa shkollë

Nga frika e hakmarrjes pas vrasjes së vëllezërve Rexhep e Bujar Ramaj, Hysen Lushaj nuk po i lë fëmijët e tij të shkojnë në shkollë. Vëllai dhe nipi i Hysenit po mbahen në paraburgim për vrasjen që ndodhi më 25 gusht të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Që nga vrasja e vëllezërve Ramaj, Rexhepit e Bujarit, në Shaptej të Deçanit, më 25 gusht të këtij viti, familja Lushaj është mbyllur në shtëpi.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, shkollimin nuk e kanë nisur në shtator as katër fëmijët e familjes. Hysen Lushaj thotë se nga frika prej hakmarrjes nuk po i lë fëmijët të shkojnë në shkollë.

“Prej rastit tragjik me 25 gusht që ka ndodhë, domethënë kur ka fillu viti shkollor me 1 shtator e mas, fëmijët e mi nuk kanë viju mësimin shkollor nga frika e hakmarrjes”, thotë Lushaj.

Vëllai i Hysenit, Salihu dhe djali i këtij të fundit, Durimi, dyshohet se janë autorët e vrasjes së dyfishtë. Ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Hysen Lushaj tregon po ashtu se katër fëmijët e tij janë të mitur dhe se për shkak të situatës, njërin nuk ka mundur ta regjistrojë në klasën e dhjetë.

Premtimi nga organet komunale se fëmijët do të pajisen me diploma në fund të vitit shkollor, nuk e kënaq atë.

“Fëmijët e mi janë mbetë në mëshirën e Allahut, pa shkollë. Me kanë thanë që ua japin vitin, po unë nuk jam i kënaqur me këtë vit shkollor, kur fëmijët e mi janë jashtë bankave shkollore”, thotë ai.

Lushaj u bën thirrje organeve të drejtësisë që fëmijëve t’u mundësohet të shkojnë në shkollë dhe që për këtë t’u sigurohet siguri.

“Fëmijëve të mi me ju gjetë një zgjidhje me vazhdu procesin mësimor. Me ju ofru siguri fëmijëve të mi, me pasë fëmija e mi siguri me shku në shkollë edhe me vazhdu shkollën sikur krejt fëmija e tjerë”, thotë ai.

KALLXO.com ka shkuar në shtëpinë e familjes Ramaj. Anëtarë të kësaj familjeje nuk deshën të flasin para kamerës, por mohuan të kenë kërkuar që fëmijët e mitur të Lushajve të ndalen nga shkolla.

Sipas tyre, fëmijët janë të pafajshëm, ndërsa të rriturve të Lushajve besë nuk u kanë dhënë.

Në anën tjetër, drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Qazim Maloku, tha për KALLXO.com se janë të njoftuar se katër fëmijë  të familjes Lushaj për shkak të frikës nuk po e vijojnë mësimin.

Ai thotë së këta nxënës në fund të vitit do i nënshtrohen provimeve klasore dhe do të vlerësohen.

“Këta fëmijë do të hyjnë në provime të klasës në fund të vitit, duke shpresuar që kjo gjendje nuk do vazhdojë tutje do të vijë deri te pajtimi ose deri te lirimi i këtyre fëmijëve që këta të shkojnë në shkollë. Kështu që këtë vit në një farë forme kam premtu, tuj u bazu edhe në Ligj, se këta fëmijë do t’u nënshtrohen provimeve në klasë edhe do të jenë bashkë me gjeneratën të cilën tash për tash janë duke shkuar në shkollë”, theksoi Maloku për KALLXO.com.

Ndërsa, prokurorja e rastit të vasjes së dyfishtë, Valbona Haxhosaj – Disha, përmes telefonit tha për KALLXO.com se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për sigurimin e fëmijëve të familjes Lushaj.

“Nuk kanë paraqitë kërkesë tek unë si prokurore që janë të rrezikuar, e as që të sigurohen të shkojnë  fëmijët në shkollë”, tha ajo.

Të njëjtën gjë e konfirmuan edhe zyrtarët për informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Zëdhënësi Xhevat Ibraj tha përmes telefonit për KALLXO.com se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për masa të sigurisë për familjen Lushaj.

Vrasja e cila shkaktoi hasmërinë mes familjeve Lushaj e Ramaj ka ndodhur më 25 gusht.

Fobitë më të çuditshme të botës, nga pambuku, nga adoloshentët e edhe nga puplat

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Periskopi.com Shëndeti

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm… kastravecët.

Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit…”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale… Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.

Si të mësojmë t’i menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

  1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie.

2. Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i “shëruar”

Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo “shërojme” këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja.

Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.

 

Forcat kanadeze po hetojnë një zë misterioz ‘fishkëllim’ që vjen nga deti (Video)

Gjahtarët në arktikun kanadez kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me një zë ushtues që po frikëson kafshët në një zonë të njohur gjuetie.

Periskopi.com Lajme

Forcat e armatosura kanadeze kanë dërguar ekipet për të hetuar këtë tingull fishkëllyes, ushtimë e cila duket se vjen nga sipërfaqja e detit, raporton periskopi

Gjahtarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë xhiruar video, ku edhe dëgjohet fishkëllima, që sipas tyre po dëgjohet në ngushticën Fury dhe Hecla Strait, një kanal i ujit që është 75 mijë milja në veri – perëndim të Inuit.

Raportohet se tingujt vijnë nga sipërfaqja e ujit, në një zonë të njohur gjuetie, pjesë e hapur e rrethuar nga akulli e që është i pasur me gjitarë të ndryshëm.

“Një politikan lokal, Paul Quassa ka deklaruar se verën që kemi lënë pas, ka pasur mungesë të gjitarëve, gjë që ka ndodhur për herë të parë dhe po ju duket shumë e dyshimtë./ Periskopi

Kurti – Reçicës: Hajde bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, ALbin Kurti i ka reaguar Elmi Reçicës pasi ky i fundit tha se Visar Ymeri u frikësua në lidhje me UÇK-në.

Periskopi.com Lajme

Kurti i tha atij se nuk u frikësohen asnjëherë, e as nuk u janë frikësuar kurrë, raporton Periskopi

AI i tha Reçicës se ka vetëm një hall dhe e ftoi që të bashkohen kundër aspiratave të Serbisë në Kosovë.

“Nuk të frikësohet Visar Ymeri. As sot, as mbrëmë, as kurrë. Ajo që tha Reçica i bie që po të ishte Visari në foltore kishte me marr goditje, por paska qenë Glauki e nuk mori. Për çfarë zjarri po flisni”, tha Kurti, raporton Periskopi

“Unë veç një hall kam, zjarrin e Demarkacionit dhe Zajednicës. Për çfarë zjarri po flisni, nuk po kuptoj. Por, siç tha Visar Ymeri nuk ua kemi as frikën as respektin. PO ju them, të bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë”, tha Kurti./ Periskopi