auto_unnamed_21480066661

Hoxhaj e Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për qasjen në programet e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, me të cilën ka nënshkruar marrëveshjen për qasjen e Kosovës në programet e BE-së, transmeton "Zeri.info".

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja e nënshkruar sot për qasje të Kosovës në programet e BE-së, ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe përfaqësueses Mogherini, është marrëveshja e dytë kontraktuale pas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Ministri Hoxhaj ka thënë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi që me nënshkrimin e saj Kosova do të përfitojë qasje në programe dhe projekte konkrete ku do të mund të aplikojnë sektori privat, sektori publik, shoqëria civile, institucionet akademike dhe qytetarët e Kosovës, thuhet me tej në njoftim.

“Arritja e kësaj marrëveshje është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak që i mundëson sektorit privat dhe publik, shoqërisë civile, institucioneve akademike, si dhe qytetareve të Kosovës të konkurrojnë për fonde dhe projekte në kuadër të programeve. Programet kanë fushëveprimtari të ndryshme si hulumtimi dhe inovacioni, energjia dhe transporti, shëndetësia, kultura, arsimi, sporti, rinia, zhvillimi i ndërmarrësisë dhe konkurrencës, mbrojtja e ambientit, punësimi, politikat sociale e shumë fusha të tjera”, ka thënë Hoxhaj.

Republika e Kosovës vazhdimisht ka shprehur interes të marrë pjesë në këto programe, dhe në vitin 2009 për herë të parë Komisioni Evropian rekomandoi që të shqyrtohet mundësia e Marrëveshjes Kornizë me Kosovën./Zeri/.

01-650x358

Mustafa e Mogehrini në Bruksel diskutojnë për zbatimin e MSA-së

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asoccimit mes BE-së dhe Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Kosovës në këtë takim do të udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa, pjesë e të cilit janë edhe ministrat  Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.

Takimi do të kryesohet nga përfaqësuesja e lartë  e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel, do të diskutohet për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane.

Federica Mogherini

Arrestohet për trafik kokaine mbesa e Mongherinit, pjesë e grupit shqiptar

Mbesa e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian dhe zëvendëspresidentja e KE-së, Federica Mongherini është mes 15 të arrestuarve të një grupi shqiptar të trafikut të kokainës në restorantet VIP të Romës.

Periskopi.com Lajme

Gaia Mogherini ka marrë masën “arrest me burg”.

26-vjeçarja është vajza e vëllait të madh të Frederica Mongherini, e cila gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme në Itali.

26-vjeçarja akuzohet se më 28 shkurt të vitit 2015 ka marrë një sasi të paspecifikuar kokainë me qëllim tregtimin e saj nga Manuel Zumpano, djali i një prej kriminelëve më të njohur të Romës në vitet 80-të.

Ky i fundit konsiderohet si kreu i një grupit që merrej me trafikun e kokainës bashkë me shqiptarin, Rigers Duriçi.

Zumpano dhe Duriçi, sipas hetuesve, kanë tregtuar sasi të mëdha dhe lloje të ndryshme droge si dhe kanë lidhje direkte me trafikantë nga Spanja dhe Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se të ardhurat e grupit në javë ishin 100 mijë euro nga shitja e kokainës në një nga zonat historike të kryeqytetit italian. Në dy vite, përllogaritet, se janë përfituar më shumë se 2 milionë euro./Panorama