ribery

Zyrtare: Ribery vazhdon kontratën edhe për një sezon

Klubi gjerman Bayern Munchen ka konfirmuar se kanë rinovuar me anësorin francez, Franck Ribery.

Periskopi.com Sporti

Kontrata e Ribery skadon në fund të këtij sezoni por klubi bavarez dhe trajneri italian Ancelotti kanë vendosur për t’ia vazhduar kontratën edhe për një sezon deri në vitin 2018.

33-vjeçari është pjesë e klubit gjerman që nga sezoni 2007/08 ku është paraqitur në 333 ndeshje duke shënuar 108 gola në fanelën e bavarezëve. /Periskopi/