lampard3

Lampard-Chelsea, lajm i madh

Tifozët e Chelseat kanë arsye të jenë të gëzuar.

Periskopi.com Sporti

Legjenda e këtij klubi, Frank Lampard mund të rikthehet në Stamford Bridge, shkruan Daily Mail.

Është Chelsea, klubi i cili është i gatshëm ta mirëpres anlgezin veteran, vijon raporti.

38-vjeçari njoftoi dje se do të largohet nga skuadra amerikane New York City, mirëpo nuk dihet nëse do ta vazhdojë karrierën si futbollist. /Periskopi.com

lampard1

Zyrtare: Lampard largohet nga skuadra e tij

Mesfushori i njohur anglez, Frank Lampard ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale, New York City.

Periskopi.com Sporti

Ai ka falënderuar shumë të gjithë ata që e kanë mbështetur te kjo skuadër.

“Pasi kohës time në New York City i ka ardhur fundi, do të doja të falënderoja shumë njerëz, për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë këto dy vite. Ka qenë nderë që kam luajtur përkrah bashkëlojtarëve të mijë. Tifozët e jashtëzakonshëm më kanë dhënë mbështetje të pabesueshme. E kam shijuar kohën time këtu dhe jam falënderues që kam pasur mundësinë për të luajtur një skuadër kaq të madhe dhe në një qytet të pabesueshme”, shkruan Lampard në lamtumirën e tij. /Periskopi.com

mikel

Edhe Mikel drejt Ligës Amerikane

Periskopi.com Sporti

Pas largimit nga Chelsea të Frank Lampard disa sezone më parë drejt Ligës Amerikane, së shpejti mund të ndodhë edhe një largim tjetër nga Stamford Bridge, në të njëjtin destinacion.

Është mesfushori John Obi Mikel, ai i cili ka thënë se mund të ndjekë rrugën e anglezit.

Nigeriani ka humbur vendin e titullarit te skuadra e trajnerit Antonio Conte dhe me gjasë largimi i tij do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

pogba

Pogba si Gerrard, Lampard dhe Toure

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të përmendet si një ndër mesfushorët më të mirë në Angli.

Anglezi thotë se 23-vjeçari do të ketë ndikimin te skuadra e tij sikurse dikur që kishte Steven Gerrard te Liverpool, Frank Lampard te Chelsea dhe Yaya Toure te Manchester City.

“Pogba do të krahasohet në të ardhmen me Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Yaya Toure. Të tre këto figura dominuese në Premier Ligë në repartin e mesfushës shënonin gola, bënin asistime, fitonin ndeshje vet dhe dërgonin përpara skuadrat e tyre drejt trofeve”, ka thënë Carragher.

Pogba është kritikuar kohëve të fundit për paraqitje jo të mira te United. /Periskopi.com