de boer3

E ulët se si e shkarkoi Interi trajnerin De Boer

Ka mjaftuar vetëm një telefonatë e drejtuesve të Interit, që Frank De Boer të mos jetë më trajner i zikaltërve.

Periskopi.com Sporti

Holandezi u shkarkua sot nga kjo pozitë.

Ndërsa, tabloidi Mirror shkruan se ky vendim iu kumtua atij nëpërmjet një telefonate. /Periskopi.com

de boer

De Boer flet pas shkarkimit

Trajneri i shkarkuar nga Interi, Frank de Boer ka folur pas shkarkimit nga pozita e deritanishme.

Periskopi.com Sporti

Holandezi ndihet keq për këtë shkarkim dhe falënderon tifozët që i dhanë mbështetje për aq kohë sa drejtoi klubin zikaltër.

“Shumë keq që përfundoi kësi soji. Për të kryer këtë projekt nevojitet më shumë kohë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë përgjatë këtyre muajve”, ka thënë De Boer. /Periskopi.com

de boer2

Zyrtare: Interi shkarkon De Boer

Ashtu siç është pritur, drejtuesit e Interit e kanë shkarkuar Frank de Boerin nga detyra.

Periskopi.com Sporti

Frank de Boer nuk është më trajner i Interit. Holandezi është shkarkuar nga detyra pas rezultateve të dobëta të Neroazzurrëve deri më tani.

Interi ka njoftuar, se skuadrën në ndeshjen ndaj Southampton do ta drejtoj strategu i ekipit të të rinjve, Stefano Vecchi.

de boer

Shkarkohet De Boer?

Interi pritet të shkarkojë sot trajnerin Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, ku thuhet se klubi zikaltër do të mbajë sot një konferencë, në të cilën do të njoftojë shkarkimin e holandezit.

Edhe pse shihej si trajner i cili do të rikthente në maja të futbollit Interin, De Boer nuk po arrinë assesi të bëjë një gjë të tillë dhe kjo pritet që sot të rezultojë me shkarkimin e tij. /Periskopi.com

de boer2

De Boer flet pas humbjes nga Sampdoria

Trajneri i Interit, Frank De Boer ka folur pas humbjes ndaj Sampdorias.

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit u mposhtën me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar si mysafir.

Por, trajneri holandez nuk mendon se mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

“E ardhmja? Besimi që ka klubi nuk ndryshon brenda javës. Kemi skuadër të mirë dhe mund të përmirësohemi”, deklaroi De Boer.

Është pritur shumë që Interi të këndellet me ardhjen e De Boer, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh, përkundër faktit se kjo skuadër ka një numër të konsiderushëm të yjeve. /Periskopi.com

de boer2

De Boer befason të gjithë me këtë deklaratë

Në prag të ndeshjes së mesjavës kundër Torinos,trajneri Frank De Boer u shfaq i qetë përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp.

Periskopi.com Sporti

Ndaj “Demave” ekipit zikaltër i nevojitet një fitore për të larguar përkohësisht presionin dhe trajneri holandez është i vetëdijshëm për këtë.

“Më kanë cilësuar të mbaruar edhe herë të tjera por unë nuk kërkoj hakmarrje. Jam i lodhur duke komentuar këto zëra. Nga kjo situatë mund të dalim nëse qëndrojmë të bashkuar, shoqëria, stafi dhe lojtarët. Klubi ka besim te unë dhe e di shumë mirë që kam ardhur në momentet e fundit dhe më duhet kohë. Nuk mund të mendosh se mund të ndryshosh gjithçka brenda pak javësh. Pjesa e parë në Bergamo ishte më e keqja që kur unë jam këtu. Jam i bindur se skuadra më ndjek ende. Torino po kalon një moment shumë të mirë por tani nuk mund të gabojmë më”, deklaroi De Boer.

de boer1

Fundi i De Boer te Interi?

E ardhmja e Frank De Boer vazhdon të jetë në fije të perit por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, De Boer do ta ketë edhe një shans të fundit.

Periskopi.com Sporti

Ish tekniku i Ajaxit do të jetë në stolin e Interit edhe në sfidën e kësaj mesjave ndaj skuadrës së Mihajlovic, Torino. Në varësi të rezultatit që do të regjistrojë Interi në atë ndeshje do të varet edhe e ardhmja e De Boer.

Në Milano këtë të hënë mbrriti Steven Zhang djali i pronarit të Interit Zhang Jindong, i cili menjëherë pati një takim nga afër me trajnerin De Boer.

de boer

Interi shkarkon De Boer?

Interi besohet se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga burime të besueshme të Calciomercato.

Klubi zikaltër ka humbur durimin në holandezin, pas rezultateve të dobëta që kishte me skuadrën.

Emri i trajnerit të ri pritet të mësohet së shpejti. /Periskopi.com

de boer

Interi nis bisedimet me trajnerin e ri

Interi duket se së shpejti do të bëhet me trajner të ri.

Periskopi.com Sporti

Frank De Boer nuk po arrinë rezultatet e pritshme me skuadrën zikaltër.

Football Italia shkruan se drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur kontaktet me ish-trajnerin e Paris Saint-Germain, Laurent Blanc.

Ndeshjet e ardhshme të Interit pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e De Boer. /Periskopi.com

de boer

De Boer mund të largohet nga Interi

Përvoja e Frank De Boer si trajner te Interi mund të përfundojë para kohe.

Periskopi.com Sporti

Holandezi mund të largohet nga zikaltërit, pasi nuk po arrinë me skuadrën në fjalë të tregojë rezultatet e pritshme, përkundër disa transferimeve mjaft të mëdha.

CalcioNeës24 shkruan se në vend të tij mund të vijë ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit zikaltër do të vendosin ta shkarkojnë së shpejti De Boer. /Periskopi.com

de boer

De Boer: Kjo skuadër është favorite për Scudetto

Trajneri i Interit, Frank de Boer ka pranuar se Juventus është ende favorit për të fituar Scudetton.

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit po kalojnë nëpër një formë të lartë, mirëpo holandezi beson se bardhezinjtë janë ende favorit për titullin e Serie A.

“Unë nuk dua të flas për Scudetto, sepse ne e dimë se kush është favorit për Scudetto”, tha ai.

“Objektivi ynë është që të fitojmë lojë pas loje. Nuk flasim për Scudetton sepse ky nuk është momenti i duhur”. /Periskopi.com

de boer

Milani mendonte të emëronte trajner Frank De Boer

Periskopi.com Sporti

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani ka pranuar se klubi i tij e kishte shqyrtuar mundësinë e emërimit të Frank De Boer në postin e trajnerit te ‘rosonerët’.

Ky i fundit mori detyrën e trajnerit te Interi në këtë verë.

“Montella, De Boer dhe trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo ishin të gjithë kandidatë për t’u bërë trajner të skuadrës sonë”, deklaroi Galliani.

“Ka pasur gjashtë opsione në total, duke përfshirë edhe Cristian Brocchi dhe dy trajner me përvojë të madhe”, përfundoi ai. /Periskopi.com

de boer

Interi do të rikthehet në formë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Frank de Boer është shprehur i bindur se skuadra e tij do t’i kthehet formës së duhur.

Zikaltërit po kalojnë një periudhë të vështirë në këtë sezon, ku pas tre ndeshjeve në Serie A kanë grumbulluar vetëm katër pikë, ndërsa edhe në Europa Ligë pësuan humbje 2:0 në shtëpi nga Hapoel Beer Sheva.

“Ka qenë e pritshme presioni te Interi”, tha De Boer.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar se do të përmirësohemi. Unë jam i bindur se ne do ta kthejmë Interin aty ku i takon”. /Periskopi.com

de boer

De Boer kritikon lojtarët pas humbjes

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Frank De Boer ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme të skuadrës së tij nga Hapoel Beer-Sheba, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Zikaltërit u mposhtën në shtëpi me rezultat 0:2 na skuadra izraelite, ndërsa holandezi nuk kursen kritikat për futbollistët e tij.

“Ne duhet të analizojmë këtë lojë. Para së gjithash, unë ndihem shumë keq për tifozët të cilët erdhën në stadium, sepse ne nuk fituam”, deklaroi De Boer.

“Ne e humbëm topin shumë herë. Jam i zemëruar, sepse jam i bindur se do të mund të shënonim golin e parë dhe kishim mundësi ta bënim një gjë të tillë. Jam i bindur që ne mund të përmirësohemi”, shtoi ai. /Periskopi.com

COMO, ITALY - AUGUST 09:  Head coach Frank de Boer reacts during the FC Internazionale training session at the club's training ground at Appiano Gentile on August 9, 2016 in Como, Italy.  (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Duam të dominojmë në Serie A

Periskopi.com Sporti

Frank De Boer dëshiron të dominojë me Interin.

Trajneri i ri i ‘zikaltërve’ thotë se është entuziast për sezonin e ri në Serie A, i cili nisë sonte.

“Unë jam shumë entuziast se do të fillojmë sezonin”, deklaroi De Boer.

“Ne duam të dominojmë në sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, ne duam të krijojmë shumë raste. Kjo është ajo çka unë zakonisht dua të shoh nga ekipi im”.

“Kam besim se ekipi është gati për ndeshjen e parë, kështu që unë jam duke kërkuar për të ecur tutje”. /Periskopi.com