Reagon ambasada franceze: Nuk ka program për vizitën e Hollande në Tiranë

Ambasada e Francës në Shqipëri reagoi sot për njoftimet në median shqiptare lidhur me vizitën në Tiranë të Presidentit francez, François Hollande, në fillim të marsit.

Periskopi.com Lajme

Në një njoftim për shtyp, ambasada shprehet se nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite.

“Ambasada e Francës në Shqipëri u uron autoriteteve dhe popullit shqiptar paqe, lumturi dhe begati për vitin 2017. Ky vit do të jetë i pasur me ngjarje shumë të rëndësishme. Pikërisht, Presidenca e Republikës franceze na ka vënë në dijeni në lidhje me dëshirën e Presidentit François Hollande të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit mars. Në këtë kontekst nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite, i cili do të përcaktohet, kur të vijë koha, mes autoriteteve franceze dhe shqiptare, sipas rregullave protokollare”, citohet njoftimi i ambasadës franceze.

Mediat shqiptare, që i referoheshin burimeve nga Presidenca shqiptare, raportuan për vizitën shtetërore në Tiranë të Presidentit Hollande.

Presidenti francez Hollande vizitë në Tiranë

 

 

Presidenti francez Hollande vizitë në Tiranë

Mësohet se Tirana do të vizitohet nga presidenti francez, François Hollande i cili pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit.

Periskopi.com Lajme

Hollande do të mbërrijë më datën 3 mars, datë kjo për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët. Sipas burimeve ekskluzive bëhet e ditur se data në fjalë është negociuar prej muajsh.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë.

Hollande ka deklaruar prej kohësh mbështetjen e tij të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe reformën në Drejtësi.

Presidenti aktual i Francës nuk do të rikandidojë më në këtë post

Presidenti i Francës Francois Hollande ka konfirmuar se nuk do të kandidojë për një tjetër mandat si kreu i shtetit francez.

Periskopi.com Lajme

Këtë vendim Hollande e bëri publik gjatë një deklarate për mediat drejtuar popullit francez.

Zgjedhjet në Francë zhvillon në pranverë të 2017.

“Jam i vetëdijshëm për rrezikun që duke ndjekur këtë rrugë nuk do të kem mbështetje të mjaftueshme, kështu që kam vendosur mos të kandidoj në zgjedhjet presidenciale. Në muajt e ardhshëm, detyra ime do të jetë të vazhdoj drejtimin në krye të shtetit”, u shpreh Hollande.

Francois Hollande është President i Francës që prej vitit 2012.