arsenal3

Lajme shumë të mira për Arsenalin

Arsenalit i janë rikthyer nga lëndimi dy futbollistë.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin Francis Coquelin dhe sulmuesin Lucas Perez.

Dyshja në fjalë ishte e dëmtuar, ndërsa tani ata janë rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Coquelin ishte dëmtuar në gju në sfidën e muajit të kaluar ndaj Chelseat, ndërsa edhe Perez ishte dëmtuar në gju. /Periskopi.com

xhaka

Lajm i mirë për Arsenalin, por i keq për Granit Xhakën

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të mirë. Mesfushori Francis Coquelin pritet të rikthehet më shpejt sesa që ishte paraparë.

Periskopi.com Sporti

Francezi u dëmtua në sfidën e fundjavës ndaj Chelseat, ku skuadra nga veriu i Londrës triumfoi me rezultat të thellë 3:0.

Mediat angleze kishin raportuar se Coquelin do të mungonte për së paku tetë javë, mirëpo trajneri i ‘topçinjve’, Arsene Ëenger pret që 25-vjeçari do të rikthehet brenda tre javësh.

“Ai është jashtë për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Ëenger.

“Por ai duket të jetë një dëmtim afatshkurtër, pasi skanimi ka dal mjaft pozitiv dhe mendoj se ai do të rikthehet pas tre javësh”, shtoi francezi.

Gjithsesi, ky është një lajm jo edhe aq i mirë për Granit Xhakën, pasi konkurrenca e madhe në pozitën e mesfushorit mbrojtës nuk do t’ia garantojë atij vendin në formacionin bazë. /Periskopi.com