maradona

Maradona ka një këshillë të jashtëzakonshme për Tottin

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona, i ka dërguar një porosi kapitenit dhe legjendës së Romës, FrancescoTotti se duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare.

Periskopi.com Sporti

Gjatë një ndeshjeje humanitare e cila u zhvillua të mërkurën në Romë, Maradona dhe Totti u paraqitën në ekipin e njëjtë. Madje argjentinasi asistoi në një gol të shënuar nga kapiteni verdhekuq.

“Totti është fenomen i vërtetë. Ai duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare. I thash: ‘Francesco të lutem mos e braktis futbollin, sepse do të më mbysë monotonia”, tha Maradona.

totti

Tottin e pengoi e ëma t’i bashkohej Milanit

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka zbuluar se si e ëma e tij e ka penguar atë të transferohej te Milani në të kaluarën.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se e ëma e tij kishte frikë që ai të luante te një skuadër larg shtëpisë.

“Ata dëshironin që unë të luaja për skuadrën e tyre. Njeriu nga Milani më pyeti mua nëse mund t’u bashkohesha atyre”, tha italiani.

“Por, nuk ishte vendimi im. Nëna ime ishte shefja, ajo ende është. Si çdo nënë italiane, ajo ishte pak e merakosur. Ajo nuk dëshironte të largohesha nga shtëpia nga frika se do të më ndodhte diçka”. /Periskopi.com