Haradinaj, për reciprocitet me Serbinë: Ata me fletarreste, ne me fletarreste (Video)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzat e Serbisë ndaj tij i ka quajtur lojë politike. Ai thotë se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë për fletarrestime.

Periskopi.com Lajme

“Duhet me përdor praktiken e reciprocitetit që e ka përdor Kroacia. Ata fletarreste, ne fletëarreste. Vuçiqi është i kualifikuar për fletarrest. Daçiqi kualifikohet për fletarrest nga Kosova. Pse? Është pjesë e përbashkët e organizatës kriminale, e ka vërtetuar edhe Haga që i ka dënuar njerëzit e tij atje. Për mua është poshtërim me u përmend emri jem me përfaqësuesit e Serbisë. Nuk lejoj. Nuk e ka askush këtë mandat”, ka thënë Haradinaj për RTV21.

Sherifi i NISMA-s thotë se Gjykata e Francës po bën ‘lojëra’ me rastin e Haradinajt

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, e ka quajtur të papranueshme vendimin e autoriteteve të drejtësisë në Francë lidhur me shtyrjen e verdiktit për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se jo vetëm shtyrja e vendimit për 2 mars, por e i tërë procesi lidhur me Ramush Haradinajn, që nga ndalimini i tij në Francë, ka qenë i padrejtë.

“As fshehja pas procedurave e gjykatës në Colmar nuk mund të justifikojë këtë vendim të padrejtë. Edhe vonesat janë padrejtësi ndaj Ramushit dhe vlerave në emër të të cilave luftoi Ramushi së bashku me botën e demokratike pjesë e së cilës ishte edhe Franca”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Colmar ka marrë vendim për shtyrjen e marrjes së vendimit përfundimtar për 2 mars.

“Prokurori shtetëror francez ka kërkuar informacione shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara, si dhe informacione shtesë për procedurën penale në Serbi”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa.

 

Serbia ende në shok pas lirimit të Haradinajt: Pacolli feston, shqiptarët “shkelin” me pare!

Mediat serbe dhe politika në Serbi janë bërë bashkë në “kukatjen” për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

Periskopi.com Lajme

Qe nga momenti i lirimit të Haradinajt (lirim me kusht), si pushteti ashtu edhe mediat kinse liberale serbe janë hedhur në sulm për të akuzuar së pari Francën, pastaj SHBA-të, Shqipërinë e tërë lobin shqiptar për lirimin e Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, është një politikan tjetër kosovar të cilin mediat serbe qe nga arrestimi Haradinajt e mbajnë nëpër ballina. Bëhet fjalë për ish presidentin, Behgjet Pacollin, për të cilin në disa raste kanë thënë se ai po paguan dhe ka paguar për lirimin e Haradinajt.

“Pacolli feston. Shqiptarët paguajnë që Interpoli t’ia heqë fletarrestin Haradinajt”, kështu është titulli në numrin e sotëm të ballinës së gazetës më të madhe serbe, “Blic”.

Në këtë artikull përplot mllef dhe konspiracione ndaj shqiptarëve, Haradinajt dhe Pacollit, shkruan nder tjerash se “lobi shqiptarë e ka fituar betejën e parë për lirinë e Haradinajt, lideri i UÇK-së është liruar nga burgu, por mbetet në Francë deri te vendimi për ekstradim. Caku i ardhshëm i atyre (shqiptarëve) është anulimi i fletarrestit nga Interpoli”.

Në këtë tekst po ashtu janë përfshirë edhe deklarata e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, pastaj ka folur Obrad Kesiq, politikan serb që jeton në Serbi, etj.

“Ekzistojnë dy nivele të lobimit: njëri nga bashkësia shqiptare dhe tjetri nga diplomatët amerikanë. Në të dytin janë figura të rëndësishme si ish kongresisti, Xhozef Diogardi dhe kolegu i tij, Elit Engel”, thotë Kesiq.

“Lobimi shqiptar nuk është risi, kështu që nuk ka shqiptar i cili të paktën nuk i ka dhënë pesë euro për Ramushin në Hagë”, thotë analisti i njohur serb, Dushan Janjiq.

mediat-serbe

Përfundoi protesta në Shkup për lirimin e Ramush Haradinaj

Sot para Ambasadës franceze në Shkup është zhvilluar protestë në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javë më parë u arrestua në Francë.

Periskopi.com Lajme

Në protestë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku mes tyre kishte edhe artist të estradës, politikan, profesorë dhe bashkëluftëtarë nga Maqedonia, transmeton Zhurnal.

Protesta sapo ka përfunduar , ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e komandantit dhe drejtësi për shqiptarët kudo që ata gjinden, dhe se do ta kenë mbështetjen e tyre në çdo rast.

Protesta u organizua nga Këshilli Organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt.

Rikujtojmë se Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

 

 

Dialogu pa kushte me Serbinë na kushtoi shtrenjtë

Arrestimet ndërkombëtare të ish luftëtarëve të çlirimit kombëtar, nuk janë më përjashtim por janë bërë rregull. Së pari, ato i ka mundësuar koncepti i gabuar dhe i dështuar i politikës së jashtme që udhëhiqet në negociatat me Serbinë e cila nuk na njeh dhe na lufton kudo, si dhe nga kompromiset ndaj Serbisë e cila nuk na ka kërkuar falje për krimet dhe rrjedhimisht nuk i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit. Së dyti, UÇK-ja është braktisur në dokumentet themeltare të pavarësisë të Republikës, përkatësisht në deklaratën e shpalljes dhe në Kushtetutë, dhe disi natyrshëm tash i nënshtrohet kriminalizimit.

Albin Kurti Opinione

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të jetë e harruar, nuk mund të thotë dikush që “harrova ta përmend në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë”, ose “harrova ta përmend në Kushtetutë”, pra nuk bëhet fjalë për harresë po mohim. Si e mohuar ajo kriminalizohet. Ne të gjithë e dijmë se ajo është thelbi i historisë sonë të re. Por, duke qenë e mohuar ajo kriminalizohet. Meqë u la jashtë shtetit, ajo mbyllet brenda burgjeve. A duhet të mësohemi ne me këtë rregull? Sigurisht që jo. Ky rregull i pranuar nga pushtetarët kosovar është rregull i padrejtësisë. Ne duhet që vazhdimisht padrejtësinë ta vendosim në pikëpyetje. Të jemi kritik dhe aktiv ndaj saj deri atëherë kur padrejtësia të rrëzohet dhe institucionet e Kosovës t’i qeverisë e drejta dhe e mira e përgjithshme.

Këto ditë është folur intensivisht për arrestimin e Ramush Haradinajt dhe sigurisht që shumicës së shqiptarëve përfshirë gjithë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, jo vetëm se na vjen keq për këtë arrestim, por edhe jemi të revoltuar ndaj kësaj padrejtësie. Do të ishte hipokrizi po të thuhej që të gjithë ata që kanë folur me keqardhje sidomos pushtetarët e duan ndaljen e arrestimeve të këtilla. Nëse do ta donin ndaljen e këtyre arrestimeve me gjithë mend atëherë pse këta qeveritarë nuk kanë vendosur si kusht në negociatat e tyre me Beogradin që të zhvlerësohen e të anulohen fletëarrestet e Serbisë ndaj qytetarëve tanë. Sepse ato negociata kanë qenë dhe janë të turpshme dhe pa parime. Gjithnjë është negociuar pa kushte për Serbinë e sipas kushteve të Serbisë, vetëm për çështje të brendshme të Kosovës. Në dialogun në Bruksel, Kosova nuk mund të jetë tamam palë gjersa është vazhdimisht temë. Pra, thuhet se Kosova është palë aty, në fakt është shumë më shumë temë sesa palë. Dialogu pa kushte me Serbinë, e me çështje të brendshme të Kosovës ishte një gjë e panevojshme për ne që na kushtoi shumë shtrenjtë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë normalizim drejt njohjes së Kosovës por normalizim përkundër mos njohjes së Kosovës. Me Serbinë e kemi problemin e dyfishtë, edhe krimet e saj edhe armiqësinë e saj. Sepse mund të ketë shtete që i kanë problem krimet nga e kaluara por nuk kane armiqësi aktuale. Mund të ketë shtete që nuk kanë krime nga e kaluara, por kanë armiqësi aktuale. Me Serbinë i kemi të dyja dhe të padënuara nga e kaluara.

Pra, dialogu me Serbinë është quajtur dialog për normalizim. Në këtë janë thirrur edhe kryetarët nga odat ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, Marko Çadezh dhe Safet Gërxhaliu kur kah mesi i marsit të vitit të kaluar u kanë dërguar letër zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit në Serbi e Kosovë. Ja çfarë thoshin ata aty: Oda Ekonomike e Serbisë, dhe Oda Ekonomike e Kosovës janë të përkushtuara në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pra nuk thonë Kosovë-Serbi por  Prishtinë-Beograd, si dhe rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së; dënojnë ashpër përmbysjen e kamionit me mallra serbe më 11 mars. Duke e konsideruar si një përpjekjë për të shkelur liritë të lëzivjes së njerëzve dhe mallrave, letër kjo drejtuar komisionarit të BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Frederica Mogherini si dhe ambasadorëve të shteteve të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-ve. Pra, përderisa kemi këso kryetar të Odës Ekonomike i cili bashkë me homologun e tij serb i shkruajnë letër Brukselit kundër VETËVENDOSJE!-s se u rrokullis një kamion me mallra serbe. Mund ta kuptoni se për çfarë shtetndërtimi bëhet fjalë në Kosovë dhe përse kjo marrëdhënia jonë asimetrike rezulton me kaq shumë dëme dhe vuajtje 17 vite pas çlirimit e gati 9 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Deputetë të Kuvendit të Republikës, janë dy leva që Kosova mund t’i përdor kundër Serbisë, ndëprerjen e dialogut dhe shkëputjen e tregut. Po e vërej që shumë prej jush po thoni që  duhet të kërcënojmë e duhet ta bëjmë ndërprerjen e dialogut. Në këtë mënyrë edhe ju po pranoni që ky dialog realisht shumë më tepër i konvenon Serbisë, në mos tërësisht asaj e jo Kosovës. Pra, ne mund ta kushtëzojmë Serbinë me ndërprerjen e dialogut, sepse asaj i nevojitet dialogu dhe jo neve. Ajo po ec drejt BE-së ndërkohë që nuk po shkëputet prej Rusisë kurse ne e shihni sesi kemi mbetur. Çështja tjetër është shkëputja e tregut. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë shpallje e pavarësisë administrative le të themi. Në kuptimin ekonomik e tregtar, Serbia shet mallra në Kosovë pakashumë si në kohë të okupimit. Nuk ka ndodhur pavarësisa dhe shkëputja ekonomike. Rreth gjysmë miliardë i merr Serbia çdo vit prej nesh me mallra të cilat edhe cilësinë ndoshta e kanë të dyshimtë. Në arenën ndërkombëtare e sidomos evropiane, Kosova dhe Shqipëria kanë shumë më shumë arsye për ta kushtëzuar Serbinë se Kroacia. Por, ja që nuk po e bëjnë këtë e sidomos Kosova. Ky është dëm edhe për brezat e kaluar edhe për brezat e ardhshëm. Sa i përket reciprocitetit po e marr një element të thjeshtë. Në 19 poste komanduese në Policinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vetëm 4 sosh janë shqiptar, dhe vetëm në Preshevë, Kryeshefi është shqiptar. Ndërkohë që në Kosovë ende ngulmohet për Zajednicën. Zajednica ka vdekur, por ka forcë edhe brenda Kosovës e jashtë Kosovës që e duan ringjalljen e saj.

Kuvendi i Kosovës me 8 dhjetor 2011, me propozim të Visar Ymerit si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! asokohe, e patë miratuar këtë mocion për reciprocitet me Serbinë. Po ua lexoj 3 pikat e atij mocioni:

Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia.

Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pra, para 5 viteve e një muaji e kemi miratuar këtë mocion më këto 3 pika, për kanë qenë 42 deputetë, kundër 33 dhe abstenuan 2. Kemi edhe nga të tillë të partisë në pushtet që kanë qenë kundër reciprocitetit dhe sot e morën fjalën. Po i përmendi emrat e disa prej tyre, Shaip Muja, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu dhe Safete Hadërgjonaj. Këta kanë votuar kundër reciprocitetit me 8 dhjetor të vitit 2011. Tash mund të flasim sa të duam. Por, gjërat e këqija e të mëdha nisin më hapa të vegjël e të gabueshëm dhe i tillë ka qenë edhe ky votimi atëherë. Qytetarët e Republikës nuk duhet t’i dëgjojnë vetëm fjalët e deputetëve por edhe votimet e tyre. Sepse shpeshherë këtu po flitet në mënyrë parimore, konstruktive e progresive dhe pastaj votat janë saktësisht e kundërta e kësaj. Ajo që në thelb është më e rëndësishmja.

Dialogu i kësaj Qeverie me Serbinë e ka bazën që besimi të konjuktura udhëheqëse në Serbi është cilësisht e ndryshme prej kohës së Millosheviqit. Ne e dëgjuam këtu Ministrin e Punëve të jashtme teksa thoshte se këta janë pasardhësit e Millosheviqit, pra dëshironte ta gjente një distancë minimale të brendshme midis Millosheviqit dhe pushtetit të sotëm atje. Ani pse thoshte se janë të ngjashëm, por nëse thua kështu do të thotë se nuk janë të njëjtë. I gjithë dialogu me Serbinë është i bazuar mbi këtë premisë. Mbi premisën që këta nuk janë tamam si Millosheviqi, pasi që Vuçiqi i mban raportet me perëndimin. Në fakt, Vuçiqi është ndryshe sepse kanë ndryshuar rrethanat por jo qëllimet. Ndarja e roleve mes Vuçiqit, Nikoliqit, Sheshelit e Daçiqit në Serbi është një farsë e vjetër e cila lehtësisht mund të shndërrohet në një tragjedi të re në Ballkan. Në këtë pikë unë dua të tërheq vërejtjen tek një dëm sistematik dhe i dyfishtë që po i ndodh shtetit të Kosovës. Pra, e para është dobësia e shtetit të Kosovës sepse dobësia jonë bëhet magnet për kundërshtarin dhe e dyta është fanatizmi serb. Nuk bën asnjëra të nënçmohen. Dobësia e shtetit të Kosovës në kuptimin që prej se është negociuar me Serbinë e deri tek ‘Pronto’ afera, Serbia e ka kuptuar që realisht Kosova nuk ka përmbajtje shtetërore. E ka parë që ka udhëheqje klanore. Ata e kanë parë që tek ne nuk ka shtet. Dhe kjo ua shton apetitet atyre. Pra, dobësia jonë është magnet për apetitet e tyre. E dyta është fanatizmi serb. Para disa viteve udhëheqësi çetnik i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik pat thënë aksiomën e politikës serbe, që nuk vlen vetëm për Bosnje, me një fjali të thjeshtë dëftore e cila është kjo: Ne do të lodhemi të fundit. Kështu ka thënë ai. Kjo do të thotë që edhe kroatët e boshnjakët do të lodhen para neve, kjo i përfshin edhe shqiptarët. Ne themi “Bac, u kry”, por ata po thonë “Ne do të lodhemi të fundit”. Kjo do të thotë që nuk do të përfundoj kurrë, apo së paku do të thotë se nuk përfundon pa u lodhur ata para neve. Ne nuk po e përsërisim të vërtetën për krimet e Serbisë, e ajo po i përsërit gënjeshtrat për krimet tona dhe po dihet rezultati.

Shtrohet pyetja se si ka mundësi që Franca e cila është një ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën ta aktivizojë pikërisht tani një fletarrest të vitit 2004 për një luftëtar çlirimtar e komandant lufte i cili edhe më parë ka vizituar Francën por nuk i ka ndodhur asgjë. Këtu pati një mini-seancë brenda seancës sonë që nuk bën t’i prishim marrëdhëniet me Francën, që Franca është shtet që na ka ndihmuar, që është shtet demokratik e perëndimor dhe besojmë në drejtësinë franceze. Madje kishte njerëz që betoheshin për Francën më shumë se vet francezët. Paska njerëz këtu që besojnë më shumë në Francën më shumë se Franca në vetvete e që besonin në Francën në mënyrë absolute që unë do të thosha naive. Shtrohet pyetja pra përse të na vijë kjo ngjarje e keqe prej Francës. Këto janë pyetje që kanë nevojë për përgjigje. Dhe unë përgjigjen e gjej tek një filozof i shquar bashkëkohor francez, i cili kur fliste për atdheun e tij thoshte se ka pasur gjithnjë dy Franca. Në njërën anë Franca e revolucionit borgjez, në anën tjetër Franca e restaurimit monarkist. Në njërën anë Franca e iluminizmit progresiv dhe në anën tjetër Franca e reaksionit konservativ. Në njërën anë Franca e rezistencës fashiste e në anën tjetër Franca e kolaboracionizmit Petain dhe Vichy-n. Në njërën anë Franca e Majit të vitit ’68 dhe në anën tjetër Franca ksenofobe dhe neoliberale. Ne duam të besojmë se Ramush Haradinajn e ka arrestuar Franca e dytë, Franca e kolaboracionizmit me fashizmin, e reaksionit dhe së djathtës ultra-konservatore. Po kështu kemi besim që Ramush Haradinajn do ta çliroj Franca e parë, ajo e revolucionit republikan, ajo e iluminizmit. Franca që solidarizohet me popujt që kërkojnë me sakrificë çlirimin e vetvetes.

E për tu kthyer tek Serbia, fundja, establishmenti politik në Serbi nuk ka gjë të përbashkët me parullën e revolucionit francez ‘Liri Barazi Vllazëri’ dhe gjithnjë e më shumë ka shumëçka të përbashkët me parullën e Nikolla Pashiqit ‘ Zoti Populli Rusia’. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha është arrestuar ish-kryeministri Haradinaj, është arrestuar kryetari i AAK-së, Haradinaj, njëri nga liderët në vend etj. Ai fliste për gjëra që e ndajnë Kryeministrin me Haradinajn. Nuk e përmendi si qytetar të Republikës. Po, ky mund të thotë ndonjë fjalë për Haradinajn si Kryeministër që është pozicion përjashtues në raport me të, edhe si AAK pasiqë ky nuk është AAK. Por, si qytetar të Republikës ku Mustafa dhe Haradinaj janë bashkë, për atë s’ka se çfarë bën. Pra, nuk e mbron dot si qytetar të Republikës. E kur nuk e mbron dot si qytetar të Republikës, kur nuk e mbron dot si luftëtar të UÇK-së, nuk e mbron dot si kryetar të AAK-së. Kot e përmend si kryetar të AAK-së kur nuk e mbron si qytetar. Mustafa tregonte se si Haradinaj është ndryshe nga qytetarët tjerë sepse nuk e kishte ndërmend ta mbroj si qytetar të Republikës. Por as si luftëtar i UÇK-së pasi që ajo është përjashtuar nga themelet e shtetit dhe shtetndërtimit në Kosovë.

Deputetë të Kuvendit, qytetarë të Republikës. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, si dhe për ndalimin e arrestimeve të çlirimtarëve. Por, jemi të sigurt se këto thirrje nuk do gjejnë dëgjues tek Qeveria aktuale. Këto thirrje do të mund të gjejnë fatkeqësisht përgjigje serioze vetëm nesër kur pushtetin do ta ketë një Qeveri e ndershme dhe kur diplomacia do të udhëhiqet nga njerëz të mençur e me një doktrinë patriotike.

 

Më 10 janar seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Periskopi.com Video

NZZ: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, praktikisht i pamundur

"Janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike"

Periskopi.com Lajme

Duke analizuar rrethanat e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe reagimet që ka ngjallur arrestimi i tij në opnion, analisti i “Neue Zürcher Zeitung” pasi bën një përshkrim të figurës së ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, ndalet edhe në zhvillimet në Kosovë në fillim të viteve 2000, kur u themelua kjo parti nga Ramush Haradinaj.

“Në vitin 2000 ai themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duke u bërë kështu një konkurrent i Hashim Thaçit. Diplomatët perëndimorë politikanin e sapo formësuar e morën në mbrojtje. Ata e lëvdonin atë si të aftë për të mësuar dhe bashkëpunues dhe vlerësonin respektin, që ai tregonte ndaj tyre. Por që ky raport paternalist nuk i përgjigjej aspak raporteve reale të pushtetit, ata e kuptuan në vitin 2004, përcjell deutschewelle.de Shumë kosovarë asokohe ishin të zhgënjyer që pavarësia nuk po avanconte dhe indinjoheshin që ‘ndërkombëtarët’ donin të diskutonin për statusin e vendit pasi të përmbusheshin ‘standardet’ e kërkuara prej tyre.

Kësisoj shpërtheu një pogromë gjysmë spontane dhe gjysmë e orkestruar. Kryesisht kjo revoltë drejtohej kundër minoriteteve por edhe kundër pranisë ndërkombëtare. Në këtë çast u bë e qartë, se pushteti në Kosovë nuk ishte në duart e ‘bashkësisë ndërkombëtare’, por në duart e ish-warlords, (zotërve të luftës) që në çdo kohë mund të nxisnin një gjendje të jashtëzakonshme. Ramush Haradinaj ishte përfaqësuesi më prominent i këtij grupi. Shefi i Misionit të OKB-së, UNMIK, Sören Jessen-Petersen, për këtë arsye u afrua me të. Kësisoj u zhvillua një aleancë nga halli në formën e një miqësie burrash. ‘Ndërkombëtarët’ gjithnjë e më shumë u angazhuan për agjendën e pavarësisë të elitës vendase, ndaj vullnetit të së cilës ato ishin të varura, për ta mbajtur në stabilitet protektoratin. Kur Haradinaj në mars 2005 u akuzua nga Tribunali për Krimet e Luftës, Jessen-Petersen e cilësoi atë si mik dhe e mbështeti. Kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte, më vonë akuzonte, se atë nuk e kishin mbështetur as UNMIK-u dhe as NATO-ja. …

Duke komentuar procesin ndaj Haradinatj në Hagë, më tej në artikullin e ‘Neue Zürcher Zeitung’ shkruhet: “Sado të dyshimta të jenë rrethanat që e shoqëruan këtë proces, po aq i qartë është juridikisht lirimi nga akuza i Haradinajt. Ndaj janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike. Gjatë arrestimit të tij të fundit në Slloveni më 2015 autoritetet e liruan atë pas pak ditësh për shkak të imunitetit që gëzonte. Një vendim ndryshe i francezëve do të ishte një sensacion”, shkruan ‘Neue Zürcher Zeitung’.

 

NZZ: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, praktikisht i pamundur

 

Fillon eskalimi i situatës, në Deçan e djegin flamurin e Francës (Video)

Qytetarë nga komuna e Deçanit kanë djegur flamurin e Francës. Sipas tyre, ky gjest është shenjë pakënaqësie për shkak të arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj ende po vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë. Ai është arrestuar për shkak të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbi, raporton lajmi.net

Lexues të lajmi.net kanë dërguar një video në të cilën shihet teksa një qytetar e djeg flamurin francez.

Deputetët s’i prishin pushimet për seancën e jashtëzakonshme për Haradinajn

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë prishur pushimet e tyre që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Ani pse 43 deputetë kanë nënshkruar kërkesën për këtë seancë të jashtëzakonshme, ata nuk ishin të gatshëm të ishin pjesë e seancës të menduar për të shtunën, raporton KTV.

Pas diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë, shefat e Grupeve Parlamentare të disa prej partive, u pajtuan që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të martën në ora 11.

Iniciuesi i kërkesës për këtë seancë, Pal Lekaj, ka kritikuar deputetët për mosgatishmërinë e tyre, pasi, siç ka thënë ai, ata duhet të jenë të gatshëm sa herë që kërkohet të jenë në seanca të jashtëzakonshme.

Ndërsa dhjetëra qytetarë kanë protestuar në Colmar kundër mbajtjes në arrest të liderit të AAK-së.

Haradinaj flet nga Franca, çon porosi për miqtë e Serbisë brenda e jashtë Kosovës

Periskopi.com Video

Megjithatë, Franca meriton dashurinë e shqiptarëve

Arrestimi i Haradinajt në Francë padyshim që ka ngjallur një diskutim për raportet edhe me këtë vend. Po ndodh ajo që nuk duhet. Ka mjaft shqiptarë të cilët tani po e shohin Francën me dyshim dhe armiqësi.

Pandeli MAJKO Opinione

Pa dalë ende vendimi fundor i gjykatës franceze dëshiroj të them se cfarë më ka tërhequr vëmendjen në këtë histori.

Padyshim që është i pashmangshëm reagimi i panatyrshëm i zonjës Lë Pen, lidere e ekstremit të djathtë francez dhe kandidatja për Presidente të Francës. Marine Le Pen përmes rrjetit “Tuitter” ka shpërndarë në mënyrë të cuditshme lajmin për arrestimin e Ramush Haradinajt, për të cilin ka shkruar se “drejtësia duhet të vihet në vend”.

Por… nuk mund të anashkalohet as deklarimi i ambasadorit francez në Prishtinë, Chabert i cili nënvizoi si përfaqësues i Parisit zyrtar se krejt kjo histori mund të mos ndodhte fare nëse kryetari i AAK-së do informonte Ambasadën Franceze se do udhëtojë në Republikën e tyre.

Kush e njeh politikën franceze di të thotë që ka shumë pak gjëra për të cilat në politikën e jashtme të saj të gjesh dallime të natyrave të tilla si rasti i Haradinajt.

Kosova është një projekt europian dhe si i tillë ai nuk është vetëm sukses i shqiptarëve dhe serbëve që e duan atë. Zonja Lë Pen është një antieuropiane e deklaruar. Ajo duhet mirëkuptuar në qëllimin e saj. Kthimi i shqiptarëve në konfliktualë është qëllim antieuropian. Për ironi ambasadori francez në Prishtinë përfaqëson Francën e zënë në befasi dhe jo vetëm kaq.

Duket ironike që shqiptarët e mërzitur sot me Europën janë në fakt mbrojtësit e saj.

Koha për këtë krizë “shqiptare” i ngjan “krimit perfekt”. Në Uashington po ndrohen administratat. NATO pas daljes së Britanisë ka një cekulibrim të natyrshëm të forcës europiane në të. Turqia është nën presionin më të madh që nga ekzistenca e saj si shtet. Rajoni është konfuz dhe në një garë armatimi që fillon me “dhurata”. Kjo po thellon ndarjet dhe nxit më shumë krizën e marrëdhënies së Brukselit me rajonin.

Pas “Krimesë”, është hapur një precedent për të cilin vlen të vlerësohet si “fakti i kryer” në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare. Ai në kushte të rajonit të Ballkanit mund të hapi një kapitull ngjarjesh ku Alepoja do të dukej ngjarje e “vjetër”. Po kërkohet dështimi i Europës në pikën e saj të njohur si delikate… Ballkanin.

Pak ditë më parë në Harkun e Triumfit në Paris u urua në shqip viti i ri. Kampionati Europian i futbollit cuditi francezët të cilët panë tifozët shqiptarë aq europianë dhe që natyrshëm një gazetë franceze e shprehu aq bukur “Shqiptarë ejani përsëri!…”

Parisi është Kryeqyteti i pashpallur i civilizimit europian. Franca meriton dashurinë e shqiptarëve.

Ka shumë që besojnë se Franca respektohet nga shqiptarët më shumë se sa ajo na e kthen këtë. Ata që nuk duan ta kuptojnë se Franca ka ndryshuar e kanë një provë. Kjo është zonja Le Pen. Ajo nuk është Franca. Sigurisht.

Pavarësisht se protestojnë, Gjini i sigurt se nuk do të ndodh ekstradimi i Haradinajt në Serbi

Është vështirë me ditë ditën e orën kur do të lirohet Ramush Haradinaj, por ai shpejtë do të lirohet, ka thënë Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së.

Periskopi.com Lajme

“Kosovës po i bëhen shumë dëme, por ekstradimi i mundshëm i Haradinajt është pothuajse i pamundshëm”, ka thënë Gjini, në emisionin Rrokum Rroll, në TV Rrokum.

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të lejojë të poshtërohet nga Serbia dhe se Haradinaj dhe familja e tij janë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovë.

Po diskutohet lirimi me kusht për Haradinajn

Ahmet Isufi nga AAK ka deklaruar se është duke u diskutuar lirimi me kusht për liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn, që po mbahet në Francë, me urdhërarrest të Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv të KTV-së, Isufi ka thënë se ndalimi i Haradinajt është i pakuptimtë dhe “i dëmshëm edhe për shtetin e Kosovës sepse ai është ndalur me pasaportë diplomatike”.

Edhe pse Prokuroria ka kërkuar nga Serbia kërkesën zyrtare për ekstradim, në mënyrë që të vendosë për Haradinajn, Isufi ka bërë të ditur se është duke u diskutuar edhe lirimi me kusht për liderin e AAK-së.

“Nuk besoj që do ta mbajnë më gjatë Haradinajn, sepse ekziston edhe mundësia për lirim me kusht. Këto janë procedura që drejtësia franceze është duke i përfillur”, ka thënë ai në Interaktiv. “Janë procedura që po përfillen, por që është dashur me kohë të eliminohen”.

Sipas Isufit, Kosova së pari është dashur që të parashtrojë kushte që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, me të pagjetur, me fondet pensionale e të kursimit, dëmshpërblimin për të gjitha ato që i ka bërë në Kosovë dhe krahas këtyre të pastrohet lista, e pastaj të shkohet në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Isufi, partia e së cilit në fillim kishte përkrahur dialogun me Serbinë, ka kërkuar ndaljen e tërësishme të dialogut.

“Kjo vetëm e ka vështirësuar normalizimin e marrëdhënieve. Fillimisht ka pasur një dialog që janë quajtur bisedime teknike, edhe pse ne e kemi thënë që në fillim se do të jenë bisedime politike. Por e kemi përkrahur sepse kanë qenë për normalizim të marrëdhënieve. Kur kemi parë se kemi hyrë në tema që e dëmtojnë Kosovën ne kemi kërkuar ridefinim të këtij dialogu. Tash kërkojmë ndaljen e tërësishëm të këtij dialogu”, ka deklaruar ai.

Ky është Prokurori i Përgjithshëm francez që e la në paraburgim Haradinajn (Foto)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim në Colmar të Francës deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, ka njoftuar Gjykata e Apelit në Francë, raportoi Reuters.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

Vendimi është i nënshkruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, Jena-François Thony, raporton lajmi.net.

Por kush është Prokurori Thony që e la në paraburgim ish kryeministrin kosovar.

 

Lajmi.net ju sjellë një biografi të shkurtër të Jean-François Thony.

Jean-François Thony është Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Colmar në Francë.

Ai e filloi karrierën e tij në gjyqësorin francez si gjyqtar ekzaminues, Zëvendësprokuror dhe Kryeprokuror.

Kurse iu bashkua  Programit të Kombeve të Bashkuara të kontrollit ndërkombëtar të drogës në fillim të vitit 1991 si këshilltar i lartë ligjor, ndërsa më vonë u bë Menaxher Programi i Programit Global të OKB-së kundër pastrimit të parave.

Në korrik të 2000-ës Thony u emërua Gjyqtar i Gjykatës e Apelit të Versailles në Francë.

Më pas u bashkua me Departamentin Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në korrik të 2002-ës duke shërbyer si Asistent i Përgjithshëm i Këshillit dhe Kryetarit i Integritetit Financiar Grupor me përgjegjësinë e mbikëqyrjes.

Në shtator 2007 u emërua si Drejtor i Shkollës Kombëtare për Gjyqësorin ku shërbeu për më shumë se katër vjet.

Kurse në shkurt të vitit 2012, ai u emërua si prokuror i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Alsaces, në Colmar (Francë) ku vepron ende në këtë pozitë.

 

Prokuroria serbe: Do ta ndjekim Ramush Haradinajn derisa të jetë gjallë!

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Kjo ministria tashmë është në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm që Haradinajt të sillet në Serbi.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një kërkesë me dokumentacione të nevojshme të përkthyer në frëngjisht për ekstradimin e Haradinajt.

Shefi i prokurorisë për krime lufte në Serbi, Millan Petroviq ka thënë se rasti ndaj ish të akuzuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, liderit të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradianjt, i cili u arrestua në Bazel në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia, nuk do të përfundoi asnjëherë, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria e krimeve të luftës, asnjëherë nuk do të përfundojë procedurat kundër Ramush Haradinajt pasi akuzat ndaj tij do të vazhdojë deri sa ai të jetë gjallë. Nuk do të ketë asnjë ndërprerje të procedurës”, ka thënë Petroviq për RTS.

Ai thotë se Zyra për krime të luftës do të përqendrohet në mbledhjen e fakteve të reja dhe do të plotësojë akuzat kundër Haradinajt.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të pastrohen nga kjo deri sa të dalë para gjykatës kompetente, për në këtë rast të veçantë, gjykata kompetente do të jetë gjykata në Serbi”, ka deklaruar Petroviq.

Veteranët e UÇK-së i bashkohen protestës për lirimin e Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se do t’i bashkohet marshit protestues për të kundërshtuar ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

AAK më herët kishte njoftuar se nesër do të organizojë marshin protestues për të kërkuar lirimin e Haradinajt nga autoritetet franceze, që e ndaluan atë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Sikurse njoftimi i AAK-së, edhe OVL-UÇK ka bërë të ditur se do të grumbullohet prej orës 13:00 të premten te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Fillojnë protestat për lirimin e Ramush Haradinajt

Çfarë shkruan në letrën e Prokurorisë së përgjithshme të Francës për Haradinajn

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të mbesë në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, ka njoftuar Gjykata e Apelit në Francë, raportoi Reuters.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

“Me vendim e marrë sot përmbarohet udhëzimi i Apelit për ta përcaktuar vlefshmërinë juridike e kërkesës për ekstradim në Serbi”, thuhet më tej në dokumentin, raporton Koha.net.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritet franceze gjatë ditës së djeshme, në pjesën franceze të Bazelit, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, kinse për krime lufte.

Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës ku po gjykohej si i dyshuar për krime lufte.

20170105204752899

Serbia bën gati dokumentacionin për ekstradimin e Haradinajt

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë që në afat sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

Periskopi.com Lajme

Kështu kanë thënë sonte në këtë ministri për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës, Ministria serbe e Drejtësisë do të përgatisë dhe do t’ia deponojë kësaj gjykatë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të përkthyer edhe në gjuhën serbe.

Sot pasdite, një gjykatë e apelit në qytetin Colmar të Francës refuzoi lirimin e Haradinajt të arrestuar dje. Kjo Gjykatë tha se Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim deri në marrjen e kërkesës nga Serbia për ekstradim.

aa-9-1

Ambasadori francez: Nëse Haradinaj do të na informonte për udhëtimin, s’do arrestohej (Video)

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka thënë qe janë duke bere maksimumin, që ndalimi i Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze më 5 Janar, të marrë një epilog.

Periskopi.com Lajme

Në intervistë për Klan Kosova, Chabert, ka thënë se ndalimi i Haradinajt është një procedurë e rregullt, pasi që ai është në listën e të kërkuarve të Interpolit, ku Franca është anëtare e saj.

Megjithatë, sipas Chabert krejt kjo histori mund të mos ndodhte fare nëse kryetari i AAK-së do informonte Ambasadën Franceze se do udhëtojë në Republikën e tyre.

Hoxhaj në telefon me ministrin e jashtëm të Francës: Haradinaj lirohet shpejt

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze.

Periskopi.com Lajme

Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet  e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.

“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn” ka thënë Hoxhaj.