Gjenden fosile ujore miliona vjeçare në Kırşehir të Turqisë

Arkeologët dhe studiuesit kanë arritur të zbulojnë disa fosile ujore në një fshat të Mucurit, në qytetin Kırşehir të Turqisë. Fosilet mendohen se i përkasin një periudhe 33 deri 55 milionë vite më parë.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i grupit të kërkimeve sipërfaqësore pranë Degës së Antropologjisë në Universitetin Ahi Evran (AEÜ), Doç. Dr. Ahmet Cem Erkman, bashkë me ekipin e tij kanë zhvilluar kërkime sipërfaqësore, ku janë gjetur fosile të ndryshme të trupave ujorë të cilët mendohet se i përkasin një periudhe më shumë se 40 milionë vite më parë.

Një kërkim apo detaj i tillë shkencorë nuk ka qenë më parë i regjistruar dhe për këtë arsye fosilet e gjetura janë regjistruar dhe certifikuar nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).