alonso

Alonso ankohet për Formula1

Periskopi.com Sporti

Piloti McLaren, Fernando Alonso shpreson se makina Formula1 do të jetë më tërheqëse në sezonin e ardhshëm.

Spanjolli 35-vjeçar thotë se makinat e sotme janë më pak tërheqëse dhe më të mërzitshme.

“Makinat e sotme janë më pak tërheqëse, më të mërzitshme sesa disa vjet më herët. Kjo nuk është Formula1 që ne e dinim”, tha Alonso.

“Vitin e ardhshëm, me ndryshimin e rregullave, makina do të jetë pesë sekonda më e shpejtë dhe unë shpresoj se Formula1 do të jetë më tërheqëse për shoferët”.

Alonso përfundoi i shtati në garën e madhe për çmimin e madh të Singaporit. /Periskopi.com