formula-1

Rikthehet pista e Francës në Formula 1

Pas 10 vitesh, Botërori i Formula 1 do të rikthehet në Francë, aty ku ky sport prej një dekade mungonte.

Periskopi.com Sporti

Lajmin e kanë konfirmuar sot drejtuesit e pistës së “Paul Riciard”, që do të mirëpresë sërish një garë të Botërorit të Formula 1 nga vitit 2018.

Hera e fundit që është zhvilluar një garë në Francë ka qenë viti 2008, në pistën e “Magnu-Cours”, por tashmë mes FIA dhe drejtuesve të pistës “Paul Riciard” është arritur marrëveshja.

Në këtë pistë janë zhvilluar 14 gara të Botërorit të Formula 1 nga viti 1971 deri më 1990, ndërkohë që organizatorët kanë garantuar pranë FIA-s një shumë prej 14 milionë eurosh për të organizuar këtë garë.

Organizatorët parashikojnë gjithashtu një pjesëmarrje prej 67 mijë shikuesish gjatë garës, do të hapen 500 vende punë, por pritet që kostoja e organizimit të garës të kalojë shifrën e 30 milionë eurove. /telesport/

rosberg1

Javën e kaluar u shpall kampion, sot pensionohet nga Formula 1

Fundjavën e kaluar, ai zyrtarizoi titullin e parë në Formula 1, ndërsa këtë të premte Nico Rosberg ka bërë të ditur se tërhiqet përfundimisht nga Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Gjermani arriti të fitojë të dielën titullin e parë botërorë, duke e zyrtarizuar atë pikërisht në garën e fundit, pas një dueli të fortë me pilotin britanik, njëkohësisht shokun e tij të skuadrës, Hamilton.

“Unë e ngjita malin, jam në kulm, kështu që tërheqa mund të cilësohet e drejtë”, shkroi Rosberg në një postim në Facebook ditën e sotme.

Sezonin e fundit, kampioni i Formula 1 arriti të fitojë 9 nga 21 gara dhe fitoi në fund me 5 pikë më shumë se Hamilton.

rosberg-hamilton-f1-w07_3419579

Rosberg: Mes meje dhe Hamilton nuk ka shoqëri

Pasi ka mbyllur festën e titullit kampion në Abu Dhabi, piloti i Mercedesit, Nico Rosberg, ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Gjermani, ku dhe ka vijuar festën, këtë herë me patriotët e tij.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ai ka pranuar se “bashkëjetesa” me Lewis Hamilton është e vështirë, transmeton telesport.al. Më tej, ka pranuar se piloti britanik është ndër pilotët më të mirë të Formula 1, por shton edhe se mes tyre nuk ka një miqësi të mirë.

“Do të jetë gjithnjë e vështirë bashkëjetesa mes nesh. Jemi në të njëjtën skuadër dhe në garë jemi kundër njëri-tjetrit për fitore”, ka theksuar Rosberg.

Piloti gjerman fitoi ditën e diel titullin e parë kampion në karrierën e tij, duke ndalur serinë pozitive të Hamilton.

“Lewis është një nga pilotët më të mirë të historisë, ka një standard të lartë gare. Por, mes nesh është e pamundur që të ekzistojë një marrëdhënie e mirë”.

“Kemi qenë miq të mirë kur ishim të rinj dhe pilotonim së bashku. Sot kemi vetëm respekt për njëri-tjetrin dhe kjo na ndihmon që të garojmë pa thyer rregullat. Unë nuk e di se si ndihet sot Hamilton, por di se si ndihesha unë në vitin 2014 e 2015, kur humbja Botërorin në fund. Është e vështirë të pranosh humbjen”, ka shtuar ai.

rosberg-hamilton-f1-w07_3419579

Fillon ‘lufta’ ndërmjet Hamilton dhe Rosberg

Pista e Jas Marinës do të vendosë për kampionin e ri në Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Në prag të kësaj gare piloti britanik ka vendosur të nisë një luftë fjalësh me kolegun e tij të skuadrës që ëshë edhe rviali i tij për titull, Nico Rosberg.

Hamilton është rikthyer në garë për titull në garat e fundit, ku ka futur në presion liderin e kampionatit të Formula 1 në presion, ai tashmë dëshiron një luftë tjetër që mund të ndikojë te kolegu i tij. Vetëm 12 pikë i ndajnë protagonistët nga vendi i parë në të dytin.

“Jam i lumtur që kam fituar në garat e fundit dhe Nico nuk ka asnjë avantazh mbi mua. Për momentin Rosberg po bën punën që duhet, ai ka përfunduar çdo garë dhe nuk ka patur probleme, siç kam vuajtur unë. Jam në një pozicion të çuditshëm para garës së fundit dhe nuk bën shumë diferencë sesi do drejtoj tani, pasi kam humbur shumë gjatë vitit. Nuk do të dorëzohem pasi asnjëherë nuk e di ç’mund të ndodhë”, tha Hamilton.

Lewis Hamilton mund të përfundojë sezonin me më shumë fitore dhe “pole positon” se Rosberg, por sërish të dështojë për titull. Gjermanit krejt çka i duhet është të përfundojë në pozitën e tretë pavarësisht garës së britanikut, për t’u kurorëzuar me titull kampioni në garën më fortë automobilistike. /Periskopi.com/

 

formula1

Ky është shefi i ri i Formula 1

Ross Brawn do të jetë pasuesi i Bernie Ecclestone në krye të Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja gjermane “Bild”, sipas të cilës, Broën e ka nënshkruar kontratën që i jep atij mundësinë për të marrë në duar frenat e këtij kampionati.

Vetëm përpara pak ditësh ish-shefi i Ferrarit dhe Mercedes kishte deklaruar se ishte i interesuar për t’u kthyer në Botërorin e Formula 1 dhe mesa duket ai do të vijë si drejtues i tij. “Ideja për të ndihmuar Formula 1 për t’u bërë një kampionat më i mirë është tunduese – kishte deklaruar 61 vjeçari për “Telegraph”.

Ross Brown që u largua nga Formula 1 në vitin 2013 pas mosmarrëveshjeve me Niki Laudan dhe Toto Wolff, shihet si kandidati i preferuar edhe nga drejtuesit e kompanisë “Liberty Media”, që ka blerë të drejtat komerciale të këtij sporti.

Gjithnjë sipas “Bild”, kontrata e firmosur mes Brown dhe Liberty Media pritet të marrë miratimin edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, që si president ka pikërisht Jean Todt. Ross Brown e njeh shumë mirë francezin pasi ka punuar me të te Ferrari gjatë viteve të lavdishme të kësaj skuadre. Te Bild theksohet gjithashtu se ajo që nuk dihet është roli që do të ketë Ecclestone, pasi kjo marrëveshje të jetë zyrtarizuar.

vettel1

F1, penalizohet Vettel, humbet podiumin e siguruar në Meksikë

Sebastian Vettel befasohet, teksa sheh që t’i anulohet vendi i tretë i arritur në Çmimin e Madh të Meksikës.

Periskopi.com Sporti

Komisarët e garës vendosën që ta penalizojnë pilotin gjerman të Ferrarit me 10 sekonda, për drejtim të rrezikshëm të makinës kundrejt Daniel Ricciardos gjatë një manovre në garë, një ndëshkim ky që e zbret atë në vendin e 5-të, ndërkohë që vendi i 3-të i shkon pikërisht australianit.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtori i Përgjithshëm i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, që e cilësoi penalizimin ndaj Vettelit si të padrejtë.

“Ajo në Meksikë mund të ishte një ditë e veçantë, me një podium mëse të merituar, që na u hoq për shkak të burokracisë”, tha Arrivabene në faqen zyrtare të Ferrarit.

“Skuadra tregoi karakter, duke ruajtur përqëndrimim në një moment të vështirë. Strategjia na lejoi që të fitonim pozicione dhe të dy pilotët bënë një punë të shkëlqyer. Për fat të keq u penalizuam nga një vendim i paapelueshëm i komisarëve të garës, të cilin e konsideroj shumë të rëndë dhe në njëfarë mënyre të padrejtë”, shtoi më tej ai.

Edhe Sebastian Vettel foli për manovrën ndaj Ricciardos, për të cilën u ndëshkua. “E respektoj shumë Ricciardon dhe nuk është aspak e këndshme të shohësh dy makina që preken. Ajo që mund të them për të mbrojtur veten është se po luftoja me të gjitha forcat. U përpoqa që t’i lija hapësira dhe mendoj se ia arrita”, ishte deklarata e Sebastian Vettel.

rosberg

Rosberg lë prapa Hamilton

Në Japoni janë sërish dy makinat e Mercedesit ato që dominuan. Në sesionin e dytë të provave të lira, Nico Rosberg e ka lënë pas Lewis Hamiltonin me 72 të mijtat e sekondës. I vetmi që iu afrua me kohë këtyre dy pilotëve, ishte Kimi Raikkonen me Ferrarin, transmeton koha.net.

Periskopi.com Sporti

Në vendin e katërt u rendit Max Verstappen me Red Bullin, teksa i pesti në renditje doli Serbastian Vettel me “Kokëkuqen”. 

Edhe në këtë garë, Ferrari është në disavantazh ndaj Red Bullit, pasi që pista ka ndryshime të mëdha dhe kthesa të shpejta. Gjithashtu, në dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, Ricciardo dhe Verstappen kanë treguar ritëm të lartë, që rivalizon edhe Mercedesin.

formula

Formula 1, Rosberg e nisë mbarë

Në Japoni janë sërish dy makinat Mercedes ato që bëjnë ligjin. Në sesionin e dytë të provave të lira, Nico Rosberg ka lënë pas Leëis Hamilton me 72 të mijëtat. I vetmi që u është afruar kohëve të këtyre dy pilotëve, është Kimi Raikkonen me Ferrari.

Periskopi.com Sporti

Në vend të katërt Max Verstappen me Red Bull dhe i pesti u rendit Sebastian Vettel me Ferrari.

Por, edhe në këtë garë Ferrari është në disavantazh ndaj Red Bullit, pasi bëhet fjalë për një pistë me shumë ndryshime drejtimi dhe kthesa të shpejta. Gjithashtu, në dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, Ricciardo dhe Verstappen kanë treguar një ritëm gare shumë të lartë, që rivalizon edhe me atë të Mercedesit.

Ndërsa në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, pas dyshes Rosberg-Hamilton ishte ferraristi tjetër Sebastian Vettel, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen. Pas tyre u renditën pilotët e Red Bullit, Ricciardo e Verstappen.

hamilton3

Hamilton në bisedime me Mercedes

Lewis Hamilton është i acaruar me kompaninë e tij Mercedes, pas një tjetër dështimi mekanik të formulës së tij gjatë garës në Malaysia ku makina e ti pati defekt motorin, një gjë e pazakontë për një ekip serioz siç është Mercedes.

Periskopi.com Sporti

Reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

“Dikush duhet të më jap përgjigje pasi kjo është e papranueshme. Ne jemi duke luftuar për titull dhë vetëm makina ime po dështon”, deklaroi anglezi.

Në mbështetje Hamiltonit i ka dalë edhe bossi i Mercedes, Totto Wolf.

“Është shumë keq për Leëis Hamilton por edhe për ekipin. Unë jam i zemëruar po aq sa Hamilton. Ai ka mbetur prapa kolegut të tij Nico Rosberg, i cili tashmë udhëheq garën me 288 pikë, përderisa Hamilton ka 265, kur tani kanë mbetur edhe pesë gara për t’u zhvilluar”, deklaroi ai. /Periskopi.com

hamilton2

F1, Hamiltoni i përgjigjet Rosbergut në sesionin e dytë

Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, Lewis Hamilton shënon kohën më të mirë, duke iu përgjigjur kështu shokut të tij të skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg, i cili e kishte lënë pas në sesionin e parë.

Periskopi.com Sporti

Britaniku e ndali kronometrin në 1’34″944, duke u treguar më i shpejtë se Nico Rosberg dhe ferraristët Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen.

Duket se në këtë fundjavë, Ferrari është më në avantazh sesa Red Bulli. Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo kanë qenë më të ngadaltë se “Kokëkuqet” në të dyja sesionet e para të provave të lira.

alonso1

A po tërhiqet Alonso nga Formula 1?

Periskopi.com Sporti

Fernando Alonso nuk po mendon më larg sesa edicioni i ardhshëm dhe çdo rinovim i mundshëm i kontratës me skuderinë e McLarenit që skadon në vitin 2017, do të varet nga motivimi i pilotit spanjoll për këtë sport, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka deklaruar ish-kampioni i Formula 1, i cili nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij. Ai ka shtuar se nëse nuk ka motivim mund të tërhiqet shumë lehtë nga ky sport në fund të këtij edicioni.

“Jam 35 vjeç dhe mund të vazhdoj edhe për disa vite të tjera të garoj, por gjithçka varet nga motivimi im. Unë vetëm po mendoj për edicionin e ardhshëm dhe jo më larg”, është shprehur Alonso. “Do të shoh se si do të ndihem kur të përfundojë edhe edicioni i ardhshëm. Nuk dihet nëse do të rinovoj kontratën, pasi shumë lehtë mund të tërhiqem qysh tash nga Formula 1”.