formacioni1

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Tabloidi i njohur ‘Goal’ ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kampionëve.

Në portë është vendosur portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ndërsa në mbrojtje nuk mungojnë emra të njohur si Gerard Pique i Barcelonës dhe Dani Alves i Juventusit. Në mbrojtje është përfshirë edhe mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Semedo dhe ai i Koebenhavn, Augustinsson.

Në mesfushë kanë gjetur vend Marco Verratti i PSG, William Carvalho i Sporting Lisbonës, Theo Walcott i Arsenalit dhe Mertens i Napolit, ndërsa në vijën e sulmit gjenden Moussa Dembele i Celtic dhe Dmitri Poloz i Rostov.

Kësaj radhe në formacion nuk janë përfshirë disa nga futbollistët më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo, Luis Suarez apo edhe Neymar. /Periskopi.com

formacioni i liges se kampioneve