20161017114341128646

VV: Mjetet e Fondit Pensional nuk janë të Qeverisë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po mban dëgjim publik për të diskutuar për ndryshimin e Projektligjit për Fondet Pensionale.

Periskopi.com Lajme

Deputeti Besnik Bislimi tha se Qeveria nuk ka mbajtur dëgjim publik me qytetarë për këtë projektligj ku sipas tij Qeveria dëshiron që me anë të ligjit t’i përdorë mjetet e Fondit Pensional, transmeton KP.

Në këtë dëgjim publik ka folur edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, sipas të cilit në asnjë formë dhe mënyrë mjetet e Fondit Pensional nuk janë të Qeverisë.