Qytetari më i guximshëm në Kosovë, inspektori hetues tatimor i ATK-së

Lëvizja FOL ka organizuar për herë të shtatë ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2016, i cili në këtë vit iu nda Murat Mehmeti, inspektor hetues tatimor në Administratën Tatimore të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Petrit Zogaj, nga Lëvizjes FOL tha se këtë Çmim, FOL e ndanë për herë të shtatë, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik në vendin tonë.

“z. Mehmeti përfaqëson shembullin më të mirë të njeriut guximtar. Ai me denoncimin e tij, nuk i mbylli sytë karshi krimit që po ndodhte në Administratën Tatimore të Kosovës. Përkundër shantazheve e kërcënimeve ai nuk u ndal deri në respektimin e ligjit. Andaj, Murat Mehmeti u bë edhe model guximi për të gjithë qytetarët, të cilët nga frika e kërcënimeve vendosin t’i mbyllin sytë po edhe mos të flasin ndaj keqpërdorimeve në institucionet e Kosovës”, tha Zogaj.

Valdete Idrizi, anëtare i Bordit këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se Murat Mehmeti, tha se Bordi Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL në mënyrë unanime ka vendos që ky çmim këtë vit të shkoj për Mehmeti.

Murat Mehmeti, fitues i çmimit për guxim qytetar tha se ndihem i lumtur për këtë çmim.

“Nuk jam i vetmi që përjeton këso lloj presionesh për të heshtur, por i inkurajoj të gjithë punonjësit që të flasin dhe të mos dorëzohen para presioneve në mënyrë që të luftojmë keqpërdorimet dhe parregullsitë”, tha Mehmeti.

FOL: Si e shkeli ligjin e prokurimit engjëlli Avdullah Hoti (Vidoe)

Lëvizja FOL, për një video ilustruese shpjegon shkeljet ligjore nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti në tre procedura tenderimi, si dhe ndikimin e këtij të fundit në pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të pavarura.

Periskopi.com Lajme

 

Raporti “(Pa)cenueshmëria e sistemit të prokurimit në Kosovë”,nga i cili FOL ka realizuar këtë video ilustruese, është publikuar gjatë muajit nëntor.

Në raport  janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore.

Sipas këtij raporti Avdullah Hoti, ka bërë shkelje ligjore gjatë kohës sa ka refuzuar nënshkrimin e tri kontratave me vlerë prej 12 milion euro, mbi gjashtë muaj.

FOL: Avdullah Hoti shkeli ligjin e prokurimit

Lëvizja FOL, ka mbajtur konferencë për media, ku është publikuar raporti “(Pa)cenueshmëria e sistemit të prokurimit në Kosovë”.

Periskopi.com Lajme

 

Në këtë raport janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore.

Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në FOL theksoi se ka disa muaj që ka analizuar të gjitha të dhënat rreth procedurave të prokurimit për tre tenderë të shpallur nga AQP-ja në vitin 2015.

“Tenderët për furnizim të institucioneve publike me material zyrtar, për shërbime të transportit ajror dhe për furnizim me goma për veturat zyrtare me vlerë rreth 12 milion EURO”, tha Zulfaj.

Sipas tij, ministri i financave, Avdullah Hoti, ka bërë shkelje ligjore gjatë kohës sa ka refuzuar nënshkrimin e tri kontratave me vlerë prej 12 milion euro, mbi gjashtë muaj.

“Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk ka marrë për bazë qëllimshëm opinionin nga KRPP lidhur me interpretimin e ligjit të ri për prokurim publik dhe obligimin për nënshkrim të kontratave me vlerë të mëdha nga ana e Ministrit”, deklaroi ai.

Zulfaj tha se sipas hulumtimit nga FOL del se Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka ushtruar ndikim të paligjshëm mbi Drejtorin e AQP-së Mursel Rracaj kur i ka kërkuar procedimin e kontratave me mungesë të nënshkrimit të tij, transmeton Klan Kosova.