FMN ne Kosove

Mision tjetër i FMN-së në Kosovë, për bashkimin e Doganës me ATK-në

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, ka pritur sot në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Asistencën Teknike për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, të kryesuar nga këshilltari për Asistencë Teknike në Fondin Monetar Ndërkombëtar Enriko Aav.

Periskopi.com Lajme

Ky Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 09 dhjetor 2016, ku do të zhvilloj takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, ATK-së dhe DK-së, si dhe me anëtarët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, koordinimin e ekspertizave ndërkombëtare, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.

Me këtë rast, Zëvendësministri Agim Krasniqi falënderoj përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për mbështetjen e deritanishme të FMN-së në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe institucionet tjera ndërkombëtare, është arritur një progres i madh në këtë proces, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.

Ndërsa, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të  vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Mjekesia

FMN skeptike nëse Kosova mund të nisë zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur skepticizëm nëse Kosova është e gatshme të fillojë zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin që të nisë mbledhjen e premiumeve nga një janari i vitit të ardhshëm, por nuk ka dhënë ende shumë detaje se si do të zhvillohet ky proces.

Ndërkohë, FMN-ja ka tërhequr vërejtjen se fondi i ndarë prej 17 milionësh nuk duhet përdorur për asgjë tjetër, pavarësisht se si ecën procesi, raporton KTV.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Republikës kanë ripërsëritur të jenë të gatshëm për mbledhjen e premiumeve sipas vendimit.

Megjithatë Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të finalizojë as sistemin e informimit shëndetësor, pa të cilin ishin deklaruar se do ta kenë të vështirë ta zbatojnë Ligjin për sigurime.

FMN njoftohet për punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve.

Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.​/ Periskopi

FMN

FMN-ja kushtëzon Kosovën për çështjen e veteranëve të UÇK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, të kryesuar nga shefi i këtij misioni, Jacques Miniane.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi, si dhe  ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, u bisedua për të arriturat në fushën e zhvillimit ekonomik, rezultatet e reformave fiskale, ambientin e të bërit biznes si dhe për stabilitetin buxhetor në vend, raporton Periskopi

Mustafa e njoftoi delegacionin e FMN-së për arritjet e Qeverisë së Kosovës, për projeksionet buxhetore dhe realizimin e tij të suksesshëm.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi për mbështetjen e deritashme duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me FMN-në, si dhe vazhdimin e programit me këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Misioni vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017, sipas qëndrimeve të harmonizuara, por si kusht që Kosova të mbetet brenda programit me FMN-në, kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që do të siguronin që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës, dhe rregullimi i tyre me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin.

Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të gjejë zgjidhje për të tejkaluar situatën e krijuar me fryrje të listave./ Periskopi

 

FMN ne Kosove

Misioni i FMN-së po qëndron në Kosovë, preokupohen për çështjen e veteranëve

Në vazhdën e vizitave të rregullta të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016, në veçanti ato tatimore që janë duke performuar shumë mirë, si dhe për shpenzimet buxhetore  të cilat janë në linjë me planifikimet, raporton Periskopi

Ai gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të FMN-së për Buxhetin e vitit 2017 që është paraparë të jetë në vlerën 2 miliardë euro,  i cili tashmë është miratuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend për aprovim.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.

Të dy palët u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe  implementimin me sukses të Programit Stand-By. Ndër temat e tjera, gjatë kësaj vizite një vëmendje e veçantë do ti kushtohet çështjes së skemës së veteranëve të luftës dhe nevojës për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 18 nëntor, ku përveç takimeve me Ministrinë e Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë./ Periskopi