hadergjonaj

Talenti shqiptar: Preferoj të luaj për Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës

Florent Hadërgjonaj është në dyshim se për kë kombëtare do të luajë në të ardhme, por është shprehur se për momentin po mendon për Zvicrën.

Periskopi.com Sporti

“Teorikisht ende mund të zgjedh se për cilën Kombëtare mund të luajë: Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë. Të luajë për Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën time. Momentalisht preferoj Zvicrën”, tha ai.

Ai ka fituar vendin e titullarit tek ekipi gjerman. Ku në ndeshjen e fundit, asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Ingolstadt në barazimin 1-1 përballë Wolfsburg. Menaxheri i Hadërgjonaj është Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit.

hadergjonaj

Talenti kosovar debuton ndaj Dortmundit

Florent Hadergjonaj më në fund do ta luaj ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re Ingolstadt.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i krahut të djathtë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Hadergjonaj pas transferimit nëIngolstadt kishte disa probleme me lëndime dhe si duket tani i ka lënë anash ato, përcjell Telegrafi.

Djaloshi nga Deçani iu bashkua skuadrës gjermane në afatinkalimtar të verës nga gjiganti zviceran Young Boys Bern.

Hadergjonaj deri më tani ka qenë pjesë e Zvicrës U21, ndërsa mund ta veshë fanellën e Kosovës.

hadergjonaj

Ndoshta do të luaj për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i talentuar që aktivizohet te skuadra gjermane Ingolstadt, Florent Hadërgjonaj nuk e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur për Kosovën.

Madje, djaloshi nga Deçani pranon se ka komunikuar me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, por shton se njëher është i fokusuar vetëm te klubi i tij.

“Sigurisht që kam pasur kontakte me Kosovën për të luajtur për ta dhe kjo gjë më nderon mua”, deklaroi 21-vjeçari.

“Kam komunikuar në mënyrë të qartë me ta dhe iu kam treguar se momentalisht jam i fokusuar vetëm tek klubi im”, shtoi ai.

“Në një të ardhme të afërt do ta mësoni të gjithë se në cilën Përfaqësuese do të luaj”, përfundoi Hadërgjonaj.

Talenti në fjalë luan për grupmoshat U-21 të Zvicrës.  /Perikopi.com

hadergjonaj

Hadërgjonaj dëshiron të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i talentuar i skuadrës gjermane Ingolstadt 04, Florent Hadërgjonaj ka shprehur interesimin për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.

“Kemi biseduar me Florentin dhe ai ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën”, tha Bunjaku.

“Gjasat janë që ai të vijë të luajë ndaj Turqisë dhe ndoshta edhe ndaj Islandës. Është një lojtar që na nevojitet. Ai është e ardhmja e futbollit dhe një lojtar shumë interesant”, ka shtuar ai.

Hadërgjonaj luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. /Periskopi.com