Tifozët e Galatasaray ‘çmendin’ Cervena Zvezdën

Galatasaray dhe Cervena Zvezda janë takuar në kuadër të Euro Ligës në një ndeshje basketbolli.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e këtyre dy klubeve janë të armiqësuar pas vdekjes së një tifoz serb në Stamboll në vitin 2014.

Pas këtij rasti tifozët e të dyja palëve e kanë të ndaluar të udhëtojnë kur këto dy skuadra takohen mes vet. Lajmi vijon më poshtë ↓

Por turqit vazhdojnë t’i ngacmojnë serbët.

Ata kanë postuar një foto me flamuj të Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar, ndërsa afër tyre ishte llogo e klubit dhe një mesazh për tifozin e vrarë vite më parë.

‘Pusho në ferr’, është mesazhi i tyre për tifozin e vrarë serb.

Flamuri Kombëtar ndalohet në ndeshjen Kosovë-Kroaci?

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka thënë se një flamur i një shteti të tretë mund të mos lejohet në ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se me gjasë flamuri kuq e zi nuk do të lejohet të qëndrojë në stadiumin Loro Boriçi në sfidën ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë më 6 tetor.

“Flamujt e vendeve të treta mund të ndalohen edhe në këtë ndeshje. Flamuri i Shqipërisë mund të mos lejohet as në Shkodër”, u shpreh Bunjaki, shkruan Portaliks.com Lajmi vijon më poshtë ↓

Ndërkohë e njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e parë kualifikuese të kësaj Përfaqësueseje ndaj Finlandës. /Periskopi.com