kelmendi

Kelmendi mposht xhudisten ruse, fiton medaljen e bronztë

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare, Fjolla Kelmendi ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Grand Prix Zagreb.

Në garë për këtë medalje Kelmendi mposhti rusen Anastasia Pavlenko në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ajo fitoi me Ippon pak sekonda para përfundimit të meçit. Përveç saj, në Zagreb është duke garuar edhe Distria Kransiqi, e cila ka arritur në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Periskopi.com