Berat Buzhala thotë se u kërcënua me jetë, Fisnik Ismaili e quan “kurvë që kërkon vëmendje”

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka marrë kërcënime me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Kështu raportoi kjo gazetë, e dikur filluan reagimet.

Ndër to edhe i deputetit Fisnik Ismaili. Ky i fundit e quan Buzhalën kurvë dhe i thotë se po kërkon vëmendje.

Buzhala përmes shkrimin në portalin e tij thotë se ka marr mesazhe kërcënuese, që të mos e përmend më Shpend Ahmetin, në të kundërtën do ta vrasin.

Buzhala ka bërë me dije se ka njoftuar policinë për këto kërcënime.

E deputeti Fisnik Ismaili thotë se ky është manipulim i kësaj gazete.

Shkrimi i Ismailit:

Hajde e ekspozojmë Express-in se qysh i manipulon lexuesit, por staffin i ka qaq debilla, as nuk dijnë me e mshefë:

Sot paskan qitë artikull qysh gjoja një adhurues i Shpendit e paska kërrcënue Boratin. Qesi kërrcënimesh prej njerëzve pa foto profili, që e “adhurojnë” Kadrinë, Hashën e Isën, marr çdo javë. I kam pas lajmërue disa në polici në fillim, por askush s’është lodhë me u marrë me ta ndojherë, edhepse kërcënimet ndaj personave zyrtarë duhen me u marrë shumë seriozisht.

Por, ma e randësishmja e këtij kërrcënimi që ia paskan ba këtij zdrali, që as gazetar nuk është, po është qekjo data se kur i paska shkrue ky i rrezikshmi. Me 30 mars. Para gati një mueji!!! Edhe Borati tek sot, sot, heeeeeeeeej, u kujtu me e publikue. Kjo tregon sa seriozisht e ka marrë kërrcënimin.

Ky, përveç se po do me i manipulue lexuesit, edhe po na dëshmon prapë se kurrkush hiç s’po ia futë. Qe 3 javë, kur ky vazhdimisht po e sulmon Shpendin, një fjalë të vetme s’ia paska thanë kush.

Qetu në Amerikë, Borat, njerëzve si ti iu thojnë attention ëhores – kurva që lypin vëmendje. Qe, kurvë, ta jepa do vëmendje. More debill, mos u tut, se nji mut si ti njeri as me shtagë 2 metra të gjatë nuk e prekë.

Ti dhihesh me ba me ardhë VV në pushtet, sepse krejt paditë ndaj teje, që Kadria qetash nuk po i len me u procesue, nuk kanë çare një ditë pa shkue në gjyq, e ti me i hangër krejt dënimet për krejt shpifjet që i ke ba për krejt njerëzit deri sot. Ku është lezeti me t’vra ty, hej? Dita që ke me shkue n’burg ka me u shpallë festë kombëtare. Atë me qef po e pres. As zhag nuk ka me guxu kush me të ngrehë. Fjalën po ta jap. Me shofer ke me shkue në burg – n’kerr të policisë.

Hajde krejt, po e nisim një lëvizje: me e raportue faqen e Gazetës Express, në mënyrë masive, për shpifje e lajme të rreme.

Ndërkohë në orët e vona ka reaguar edhe AGK.

Thonë se janë njoftuar nga anëtari Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook. Z.Buzhala ka njoftuar AGK-në se tashme e ka raportuar rastin në polici.

Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre.

Poashtu ne inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në polici. Kohë më parë AGK-ja ka marr zotimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovë se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet./ Periskopi

Ndërron jetë babai i Fisnik Ismailit, xhaxhai i këngëtares Adelina

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisniki Ismaili njofton se i ka vdekur babai.

Periskopi.com Lajme

Muharrem Ismaili ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Varrimi bëhet në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 14:00, të shtunën, 19 nëntor 2016.

Kortezhi funeral niset në orën 12:30 nga Prishtina, te restorant Druri, afër Fakultetit Teknik.

E pamja (e përbashkët) bëhet te banesa e Fisnikut, mbi restorant Trattoria, afër Fakultetit Teknik, të dielën, hanën edhe marten.

“Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece”, ka shkruar Fisniku.

Ndryshe, ai ëhstë edhe xhaxhai i këngëtares së njohur Adelina Ismaili./ Periksopi