brozo

Stefano Pioli siguron fitoren e parë si trajner i Interit në Giuseppe Meazza (Video)

Interi është rikthyer në rrugë të duhur duke triumfuar ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Stefano Pioli regjistroi fitoren e parë si trajner i neroazurëve me rezultat 4:2 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Golat për Interin i shënuan Brozovic (‘3), Candreva (‘9) dhe Icardi (’19,’90), teksa për mysafirët shënuan Kalinic (’37) dhe Ilicic (’62) për rezultatin final 4:2.

Vlen të theksohet se Viola mbeti pa kapitenin e saj në minutën e 45’, pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq nga referi kryesor pas një ndërhyrje ndaj Icardit.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Interi tashmë kalon në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa një vend më poshtë gjendet Fiorentina me 20 pikë. /Periskopi/

 

 

 

 

icardi

Interi i jep goditjen e fundit Fiorentinës (Video)

Inter ka shënuar edhe golin e katërt për rezultatin 4-2 kundër Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri kapiteni i skuadrës Icardi i cili përfitojë nga një top i rikthyer në zonë për të shënuar golin e tij të dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Inter. /Periskopi/

212300717-b0e5c512-59ff-4863-83cb-b6f8c06d5c7f

Fiorentina shënon golin e dytë me 10 futbollistë në fushë (Video)

Fiorentina ka realizuar edhe golin e dytë.

Periskopi.com Sporti

Ishte slloveni Josip Ilicic i cili e realizoi golin e dytë pas një kundërsulmi të skuadrës viole. Rezultatin momental 3-2. Fiorentina është me një lojtarë më pak në fushë qysh nga pjesa e parë. /Periskopi/

fiorentina_striker_nikola_kalinic__275164

Fiorentina ngjallë shpresat, ngushton epërsinë e Interit (Video)

Fiorentina ka ngushtuar epërsinë e Interit në 3-1.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kroat Kalinic ishte ai që e shënoi golin e parë të Fiorentinës. /Periskopi/

mario-icardi

Icardi shënon edhe golin e tretë për Interin në një super solo aksion (Video)

Interi ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte kapiteni i skuadrës Mauro Icardi ku pas një super solo aksioni shënoi golin e tretë. /Periskopi/

MILAN, ITALY - MARCH 02:  Marcelo Brozovic of FC Internazionale Milano shouts during the TIM Cup match between FC Internazionale Milano and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on March 2, 2016 in Milan, Italy.  (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Inter fillon furishëm takimin ndaj Fiorentinës, në epërsi prej 2 golash (Video)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Golin e parë e shënoi kroati Marcelo Brozovic në minutën e tretë ndërsa Candreva vetëm pas 6 minutash. /Periskopi/

inter

Formacionet zyrtare: Inter-Fiorentina

Interi do të kërkojë që të vazhdojë me fitore në kampionat për tu afruar me skuadrat e kreut.

Periskopi.com Sporti

Në anën tjetër edhe Fiorentina kërkon pikë dhe ka ditur gjithmonë t’i bëjë problem skuadrës nga qyteti i Milanos.

Stefano Pioli ka futur në lojë skaudrën më të mirë dhe sulmit do t’i prijë kapiteni Mauro Icardi.

Është në anën tjetër Fiorentina luanë me skuadrën më të mirë dhe në sulm do të jetë Kalinic.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Miranda, Ansaldi; Kondogbia, Brozovic; Candreva, Banega, Perisic; Icardi

Fiorentina: Tatarusanu, Rodriguez, Salcedo, Astori, Milic, Badelj, Valero, Tello, Kalinic, Bernardeschi, Ilicic.

chelsea

Chelsea peshkon në skuadrën e Fiorentinës

Chelsea është duke menduar të bëjë pazar me skuadrën italiane Fiorentina.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është duke i monituruar treshen e Fiorentinës Nenad Tomovic, Federico Bernardeschi dhe Milan Badelj, dhe në shkëmbim të ofrojë Cesc Fabregasin.

Lojtarët si Fabregas, Oscar dhe Willian besohet se nuk bëjnë pjesë në planet e italianit dhe mund të largohen qysh në janar.

Chelsea është lider i Premier Ligës me 31 pikë. /Periskopi/

costa-gabriel

Fundjavë derbish

Periskopi.com Sporti

Në këtë fundjavë kemi mundësinë të shohim disa ndeshje interesante në ligat evropiane të futbollit.

Në Premier Ligën angleze të shtunën zhvillohen dy derbi, ai ndërmjet Manchester United dhe Leicester City me fillim nga ora 13:00, si dhe sfida tjetër ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, e cila fillon nga ora 18:30.

Përballje interesante do të ketë edhe në Serie A, ku të dielën me fillim ng aora 20:45 takohen Fiorentina dhe Milani. /Periskopi.com

alonso

Alonso afër Chelseat

Periskopi.com Sporti

Chelsea është i vendosur të transferojë mbrojtësin e majtë të Fiorentinës, Marcos Alonso, shkruajnë mediat britanike.

Klubi nga Stamford Bridge është gati të paguajë 21 milionë funte për spanjollin.

Raportohet se marrëveshja mes klubeve është afër arritjes. /Periskopi.com