Shqipëria merr mbështetjen e Finlandës në integrimin evropian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar të mërkurën në Helsinki me kryetaren e Parlamentit të Finlandës Maria Lohela me të cilën vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, si dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në arsim, turizëm dhe ekonomi.

Periskopi.com Lajme

 

Me këtë rast, Meta dhe Lohela shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e shkëmbimeve ndërparlamentare përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve reciproke parlamentare dhe theksuan se dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë për ta ngritur më lart nivelin e bashkëpunimit.

Në këtë drejtim u theksua rëndësia e angazhimit të parlamentareve të rinj në të dy vendet duke marrë në konsideratë perspektivën e forcimit të lidhjeve njerëzore mes dy vendeve tona dhe potencialet e bashkëpunimit dypalësh.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda dhe Parlamenti i saj i kanë dhënë Shqipërisë në integrimin e saj evropian, dhe vuri në dukje rëndësinë e avancimit me zbatimin e reformës kyçe të sistemit të drejtësisë dhe prioriteteve të tjera të nevojshme për qytetarët shqiptarë.

Meta dhe Lohela diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe nënvizuan rëndësinë e avancimit të të gjitha vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian duke forcuar parametrat e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë qëndrimit në Parlamentin e Finlandës, Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade, u pritën edhe nga një përfaqësi deputetësh nga fraksionet e ndryshme parlamentare politike dhe nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Finlandë-Shqipëri me të cilët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes deputetëve dhe komisioneve parlamentare në nivel dypalësh dhe për mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare.

Reklamë
Reklamë

Hetemaj tregon arsyen pse zgjodhi Finlandën e jo Kosovën

Futbollisti i Finlandës, Përparim Hetemaj thotë se i është dukur më mirë të vazhdonte me Finlandën. Ai ka qenë shumë i përfolur kohë më parë se mund të zgjedhte Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti drenicas thotë se kjo ishte zgjedhja më e vështirë e jetës, por thotë se vendimi i tij për të luajtur me Finlandës edhe më tutje ishte më i mirë.

“Nuk ishte një gjë e thjeshtë. Janë dy vende që i dua dhe që do të doja t’i përfaqësoja të dyja, por kjo nuk është e mundshme”, ka thënë Hetemaj në konferencë për shtyp të hënën.

Ai e ka diskutuar këtë çështje për një kohë të gjatë me familjen dhe në fund e ka falënderuar Kosovën, por që vendosi të vazhdonte aty ku e kishte nisur. Ndikim në këtë zgjedhje pati edhe vëllai i tij i vogël, përcjellë Zëri.

“Mehmeti e kishte një rol të madh dhe tha se nuk do të bëja asnjë gabim sikur ta zgjidhja cilindo opsion, pasi të dyja opsionet ishin korrekte. Familja në Kosovë shpresonte ta përfaqësoja Kosovën, do të ishte nder për ta. Në fund, ndjeva që ishte më e mirë të vazhdoja me Finlandën”, ka përfunduar Hetemaj, i cili insiston se zgjedhja më e lehtë do të ishte pensionimi nga Kombëtarja. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Ja pse Kosova gjendet e katërta në grup

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbrëmë zhvilloi ndeshjen historike ndaj Finlandës, e para kjo kualifikuese për një kampionat Botëror, për shtetin më të ri në Evropë.

Por, diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në grupin ku gjendet Kosova.

Të gjitha ndeshjet e mbrëmshme të këtij grupi kanë përfunduar me rezultat të njëjtë, 1:1.

Dhe, Kosova aktualisht gjendet në pozitën e katërt në grup, për shkak të renditjes në bazë të alfabetit.

grupi i kosoves/Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Celina parasheh fitore të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina parasheh se Kosova do të fitojë sot si mysafir i Finlandës me rezultat 0:2.

Ai poashtu u shpreh i lumtur për konfirmimin që FIFA ua dha disa lojtarëve kosovar për të luajtur për shtetin e tyre.

“Jam shumë i lumtur për konfirmimin e futbollistëve tjerë, në skuadër është një atmosferë e mirë. Rezultati? Kosova do të fitojë 2:0”, tha Celina. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Kryetari i Federatës finlandeze shtroi darkë për krerët e FFK-së

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë kryetari i Federatës së Futbollit të Finlandës z. Pertti Alaja shtroi një darkë speciale për delegacionin e FFK-së, kryetarin Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu dhe sekretarin e përgjithshëm  Eroll Salihu.

Në këtë darkë ishin edhe kryetari i komunës së Turkut Seppo Lehtinen dhe zyrtari i FIFA-s z.Barrz W Bright që do ta monitorojë ndeshjen Finlanda – Kosova.

Kryetari  i federatës finlandeze z. Alaja duke u dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Finlandë tha se e gëzon fakti që një shtet i ri dhe FFK-ja e posapranuar në UEFA dhe FIFA  është mysafirë i FF të Finlandës dhe se do të takohen në hapjen e eliminatoreve  për Kampionatin Botëror.

Ndërkaq, kryetari Vokrri duke falënderuar mikpritësin ka folur edhe për rrugëtimin e futbollit të Kosovës me plotë sakrifica dhe mundime, por që në fund u arrit qëllimi dhe tashmë Kosova është pjesë e kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’. z. Bright theksoi se për mua është shumë nder dhe emocionuese monitorimi i kësaj ndeshje historike për futbollin e Kosovës.

Të gjithë u pajtuan se nesër do të jetë një ndeshje e mirë dhe me atmosferë sportive dhe korrekte. Në fund të darkës kryetari Fadil Vokrri u dorëzoi dhurata kryetarit të FF të Finlandës dhe të tjerëve.

Reklamë
Reklamë

Në ndeshjen Finlandë – Kosovë ndalohen simbolet Kuq e Zi

Periskopi.com Sporti
Federata e Futbollit të Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadiumin në Turku të gjitha simbolet Kuq e Zi.
 Federata e Futbollit të Kosovës, ka lëshuar një lajmërim të rëndësishëm një ditë para ndeshjes Finlandë – Kosovë.

Aty thuhet se Federata e Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadium të të gjitha simboleve Kuq e Zi, transmeton Lajmi.net.

Lajmërimi i plotë i FFK-së;

FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.

Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim.

Reklamë
Reklamë

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë

Periskopi.com Sporti

Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku është e vendosur  Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm. Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste. Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe sipas fjalëve të mjekut dr. Murat Berishës, nuk ka asnjë problem, ndërkaq gjithçka po bëhet sipas planit për trajtim fizioterapeutik.

Për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin.

Përfaqësuesja do të ketë stërvitjen e dytë sot pas dite. /FFK

kosova4 kosova5

Reklamë
Reklamë

Hetemaj nuk luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka konfirmuar se Përparim Hetemaj nuk ka pranuar të luajë për Kosovën.

Mesfushori i Chievos luan prej vitit 2009 me Finlandën, pikërisht kundërshtarin e Kosovës në sfidën e parë për Kualifikimet ‘Russia 2018’.

“Hetemajt i kemi premtuar se nëse luan për Kosovën, nuk do ta grumbullojmë me Finlandën. Por, ai vendosi për Finlandën dhe duhet ta kuptojmë”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë