fifa-16-ultimate-team-of-the-year

FIFApro publikon listën e lojtarëve për skuadrën e vitit

FIFApro ka zgjedhur 55 kandidatët për skuadrën e vitit.

Periskopi.com Sporti

Sipas logaritjeve të tyre për çdo pozitë luftojnë pesë lojtarë.

Dy pozita në sulm janë të rezervuara si gjithmonë, për Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Konkurrencë e madhe është për pozitën e portierit dhe në mbrojtje. /Periskopi/

Kandidatët:

Portierët (5): Claudio Bravo (Chile/FC Barcelona/Manchester City), Gianluigi Buffon (Italy/Juventus), David de Gea (Spain/Manchester United), Keylor Navas (Costa Rica/Real Madrid) dhe Manuel Neuer (Germany/FC Bayern Munich).

Mbrojtësit (20): David Alaba (Austria/FC Bayern Munich), Jordi Alba (Spain/FC Barcelona), Serge Aurier (Cote d’Ivoire/Paris Saint-Germain), Héctor Bellerìn (Spain/Arsenal), Jerome Boateng (Germany/FC Bayern Munich), Leonardo Bonucci (Italy/Juventus), Daniel Carvajal (Spain/Real Madrid), Giorgio Chiellini (Italy/Juventus), Dani Alves (Brazil/FC Barcelona/Juventus), David Luiz (Brazil/Paris Saint-Germain/Chelsea), Diego Godin (Uruguay/Atletico Madrid), Mats Hummels (Germany/Borussia Dortmund/FC Bayern Munich), Philipp Lahm (Germany/FC Bayern Munich), Marcelo (Brazil/Real Madrid), Javier Mascherano (Argentina/FC Barcelona), Pepe (Portugal/Real Madrid), Gerard Pique (Spain/FC Barcelona), Sergio Ramos (Spain/Real Madrid), Thiago Silva (Brazil/Paris Saint-Germain) and Raphael Varane (France/Real Madrid).

Mesfushorët (15): Xabi Alonso (Spain/FC Bayern Munich), Sergio Busquets (Spain/FC Barcelona), Kevin De Bruyne (Belgium/Manchester City), Eden Hazard (Belgium/Chelsea), Andres Iniesta (Spain/FC Barcelona), N’Golo Kante (France/Leicester City/Chelsea) Toni Kroos (Germany/Real Madrid), Luka Modric (Croatia/Real Madrid), Mesut Ozil (Germany/Arsenal), Dimitri Payet (France/Ëest Ham United), Paul Pogba (France/Juventus/Manchester United), Ivan Rakitic (Croatia/FC Barcelona), David Silva (Spain/Manchester City), Marco Verratti (Italy/Paris Saint-Germain) dhe Arturo Vidal (Chile/FC Bayern Munich).

Sulmuesit (15): Sergio Aguero (Argentina/Manchester City), Gareth Bale (Wales/Real Madrid), Karim Benzema (France/Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugal/Real Madrid), Paulo Dybala (Argentina/Juventus), Antoine Griezmann (France/Atletico Madrid), Gonzalo Higuain (Argentina/Napoli/Juventus), Zlatan Ibrahimovic (Sëeden/Paris Saint-Germain/Manchester United), Robert Lewandowski (Poland/FC Bayern Munich), Lionel Messi (Argentina/FC Barcelona), Thomas Muller (Germany/FC Bayern Munich), Neymar (Brazil/FC Barcelona), Alexis Sanchez (Chile/Arsenal), Luis Suarez (Uruguay/FC Barcelona) dhe Jamie Vardy (England/Leicester City).

 

nuza

Ky është referi nga Kosova që do të referojë në ndeshjet ndërkombëtare të FIFA-s

Gjyqtari që ndanë drejtësinë në Vala Superligën e Kosovës, Genc Nuza thotë se ka pranuar "lajmin më të mirë në jetë", pasi u përzgjodh nga FIFA për të ndarë drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare

Periskopi.com Sporti

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur tejet i lumtur me lajmin, duke falenderuar familjen dhe kolegët e tij.

foto-117
Genc Nuza

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

genzii

gjyqtaret

Katër gjyqtar nga Kosova në listat e FIFA-s

Përveç pranimit të Përfaqësueses së Kosovës të luajë në eliminatore nga sezoni i ardhshëm këtë kënaqësi do ta kenë edhe klubet dhe gjyqtarët.

Periskopi.com Sporti

Nga edicioni 2017/18, gjyqtarët e Kosovës pritet të përfshihen në listat e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet e futbollit në garat evropiane.

FIFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se katër gjyqatrë nga Kosova janë përfshirë në listat për t’iu nënshtruar testimeve dhe për të ndjekur seminaret, në mënyrë që të jenë të gatshëm për edicionin e ardhshëm.

Gjyqtarët Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha e Lumturie Muhadri priten të jenë gjyqtarët e parë ndërkombëtarë nga Kosova, pas luftës, shkruan Koha Ditore.

Ata do të marrin gradën fillestare, nëse kalojnë testet.

Në fakt, FFK-ja kohë më parë ka dërguar në FIFA një listë me emrat e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për të ndarë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, por vetëm katër prej tyre janë përzgjedhur.

07 September 2014 - UEFA European Championship Qualifying - Group D - Germany v Scotland - Thomas Muller of Germany celebrates scoring the winning goal - Photo: Marc Atkins / Offside.

Shpërthen Muller, kritikon ashpër FIFA-n

Ylli i Gjermanisë, Thomas Muller ka shpërthyer me një deklaratë kundër FIFA-s.

Periskopi.com Sporti

Gjermani e bëri këtë pas fitores ndaj San Marinos me rezultat 8:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Anëtari i Bayern Munich thotë se nuk dëshiron të luajë me kombëtare amatore si ajo e San Marinos.

“Të luash kundër San Marinos nuk ka të bëjë asgjë me futbollin profesional. Nuk e kuptoj arsyen e ndeshjeve të tilla”, tha Muller për Daily Mail.

“Unë e kuptoj që për ta, të luash kundër kampionëve të botës është një plus, por lojtarët duhet të mbrojnë punën e tyre, sepse ndeshje të tilla të rrezikshme janë të panevojshme”. /Periskopi.com

infantino

FIFA kërkon siguri për Izraelin nga Shqipëria

FIFA ka kërkuar siguri nga shteti shqiptar për kombëtaren e Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Rreziqet nga sulmet e mundshme terroriste e kanë shtyrë FIFA-n që ta obligojë Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshjen e 12 nëntorit kundër Izraelit, Kombëtarja Shqiptare ta zhvillojë në Elbasan, e jo në Shkodër siç ishte planifikuar fillimisht. Lajmin e ka konfirmuar FSHF-ja, raporton “Zëri.info”.

Kjo ka ardhur me qëllim që t’i krijohet siguri maksimale ekspeditës izraelite, që është konsideruar e rrezikuar për motive të njohura politike në Lindjen e Mesme. Para pak ditësh në Shkodër janë arrestuar katër persona të dyshuar për planifikime të sulmeve terroriste, e të cilët thuhet se janë zbuluar pikërisht nga Shërbimet Sekrete Izraelite.

Mediat në Tiranë kanë raportuar edhe për një takim në mes zyrtarëve të FIFA-s, FSHF-së dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, me ç’rast palët janë pajtuar që ndeshja të zhvillohet në Elbasan. Mediat shqiptare kujtojnë se Elbasani është dëshmuar si vend i sigurt për ndeshje të konsideruara si të “rrezikshme”, siç ishte rasti me ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila ishte kryer pa asnjë problem, ndonëse pritej me tensione të mëdha.

 

messi-ronaldo-bale

Zyrtare: Këta janë 23 kandidatët për çmimin ‘lojtari i vitit’

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka zbuluar 23 futbollistët që janë në garë për çmimin lojtari i vitit.

Periskopi.com Sporti

Lista e futbollistëve është duke u ngushtuar gjithnjë e më shumë, ndërsa tani kanë mbetur 23 futbollistë.

Favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim mbetet sulmuesi argjentinas i Barcelonës Lionel Messi.

23 te nominuarit /Periskopi.com

Zyrtare: Shqipëria dënohet nga FIFA

Tifozët shqiptarë mund të shohin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ndeshjen kundër Izraelit, pasi FIFA ka vendosur që të mos ndëshkojë FSHF-në me mbylljen e dyerve të impiantit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve të saj.

Periskopi.com Sporti

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor.

Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Motivacioni i dënimit ishte “sjellje e papërshtatshme mes spektatorëve (ndezje e mjeteve djegëse)”, që tregon qartësisht se sjellje të tilla do të vazhdojnë të dënohen nga ndërkombëtarët edhe pse grupimet e ultrasve nuk ngurrojnë t’i cilësojnë si “spektakël”.

LONDON, ENGLAND - JANUARY 10: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur and Claudio Ranieri, Manager of Leicester City before the Emirates FA Cup Third Round match between Tottenham Hotspur and Leicester City at White Hart Lane on January 10, 2016 in London, England.  (Photo by Harry Hubbard/Getty Images)

10 trajnerët më të mirë sipas FIFA-s

FIFA ka publikuar listën e 10 trajnerëve të nominuar për t’u zgjedhur si trajneri më i mirë për sezonin 2015/16.

Periskopi.com Sporti

Në mesin e tyre është edhe trajneri i kombëtares uellsiane, Chris Coleman i cili e kualifikojë kombëtaren e tij për herë të parë në një kampionat europian.

Po ashtu  janë përfshirë edhe Claudio Ranieri dhe Zinedine Zidane të cilët më klubet e tyre fituan trofe mjaft të rëndësishëm. Ranieri bëri befasi më skuadrën e tij modeste, Leicester, ku nga një ekip që luftonte për mbijetesë, arriti të shpallet kampion i Premier Ligës.

Zidane e fitojë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Trajnerët e nominuar:

Chris Coleman [Uells]

Didier Deschamps [Francë]

Luis Enrique [Barcelona]

Pep Guardiola [Bayern Munich/Manchester City]

Jurgen Klopp [Liverpool]

Mauricio Pochettino [Tottenham Hotspur]

Claudio Ranieri [Leicester City]

Fernando Santos [Portugal]

Diego Simeone [Atletico Madrid]

Zinedine Zidane [Real Madrid] /Periskopi.com

 

cas

CAS sot merr vendim për Kosovën

Gjykata e Arbritrazhit sportiv (CAS), do të nisë ta shqyrtojë ankesën e Federatës serbe të futbollit.

Periskopi.com Sporti

FSS ka bërë ankesë ndaj vendimit të UEFA-s për pranimin me të drejta të plota të Federatës së Futbollit të Kosovës në shtëpinë më të madhe evropiane.

FFK u pranua me të drejta të plota në UEFA më 3 maj të këtij viti ku kishte 28 vota pro dhe 24 tjera kundër.

Federata serbe ka vlerësuar se pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një shkelje e statusit.

Në deklarata të mëhershme zyrtarët e FFK-së kanë thënë se nuk duhet të shqetësohemi pasi Kosova është pranuar në UEFA sipas rregullores së kësaj të fundit.

XHERDAN SHAQIRI

FIFA-Shaqiri, lajm i madh (Foto)

Xherdan Shaqiri shkëlqeu me paraqitjen e tij në ndeshjen që Stoke City e zhvilloi ndaj Hull City.

Periskopi.com Sporti

Anësori nga Kosova shënoi dy supergola në këtë sfidë, gjë që rezultoi me përfshirjen e tij në formacionin më të mirë të javës të zgjedhur nga FIFA.

shaqiri-formacioni /Periskopi.com

infatino2

Presidenti i FIFA-s ngushëllon Federatën Shqiptare të Futbollit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shkruar një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Safet Berishës.

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pasi ka mësuar për ndarjen nga jeta të Safet Berishës, ish-futbollist i shquar i Lokomotivës, Partizanit dhe ekipit kombëtar shqiptar, i ka dërguar Presidentit të FSHF Armand Duka këtë mesazh ngushëllimi:

Në kujtim të Safet Berishës

I dashur President,

Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, pasi mësova për humbjen e lojtarit të ekipit kombëtar shqiptar.

Safet Berisha ish-futbollist i Lokomotivës së Durrësit, i Partizanit të Tiranës dhe i ekipit kombëtar i cili ka veshur 21 herë, bluzën kësaj skuadre.

Në emër të anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, do t’ju isha mirënjohës,në rast se ju, do ti shprehnit familjes dhe njerëzve e tij të dashur, ngushëllimet tona.

Gjithashtu shpresoj që në një farë mënyre fjalët tona të mbështetjes, të sjellin pak paqe dhe qetësi, në këtë çast të dhimbshëm.

Sinqerisht i juaji

fifa

FIFA gjobit Federatën e Spanjës

FIFA ka gjobitur Federatën spanjolle të futbollit (RFEF) për shkelje të rregullave në transferimet e lojtarët ndërkombëtarë dhe regjistrimin e të miturve duke lejuar Atleticon dhe Real Madridin të nënshkruajë me lojtarë të mitur nga vendet e tjera.

Periskopi.com Sporti

Reuters raporton se FIFA në janar kishte dënuar klubet nga Madridi me mos drejt transferimi të lojtarëve për dy afate kalimtare për shkak të transferimit të lojtarëve të mitur jo spanjoll, dhe të njëjtin dënim kishte marr Barcelona më 2015, transmeton Koha.net.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s të martën vendosi që RFEF duhet të paguajë një gjobë prej 220 mijë franga zvicerane (203 mijë euro) për shkelje të nenit të 19 të rregullores së saj mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve, që është i projektuar të mbrojë të miturit.

Federatës së Spanjës gjithashtu i është dhënë gjashtë muaj kohë që të rregullojë sistemin e saj ekzistues mbi këtë çështje, dhe gjithashtu është paralajmëruar dhe ka marr vërejtje nga FIFA. /Periskopi.com

ks-kr

Për thirrjet ‘Vrisni serbët’, FIFA hap rast disiplinor ndaj Kosovës dhe Kroacisë

FIFA ka hapur rast disiplinor kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë, për shkak të thirrjeve anti serbe të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror, shkruan AP.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e të dyja ekipeve janë dëgjuar duke brohoritur “Vrisni serbët”, në ndeshjen që u zhvillua në Shkodër të Shqipërisë, këtë muaj.

Ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve, që kur u anëtarësua në FIFA në muajin maj, Kosova e luajti në Shkodër të Shqipërisë, për shkak të mungesës së infrastrukturës sportive.

FIFA nuk ka treguar hollësi se kur do të jap vendimin për këtë rast.

Tifozët kroatë tashmë janë janë ndaluar të marrin pjesë në dy ndeshjet koalifikuese që do t’i zhvillojnë në shtëpi, pas FIFA i ka ndëshkuar për shkak të incidenteve dhe sjelljes së tyre në ndeshjet e mëparshme.

KOSOVA / DARDANET/ Foto: NYT

Kosova mund të dënohet nga FIFA deri në 40 mijë franga (Dokument)

Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar këtë të hënë një letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë.

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Krejt kjo thuhet në letrën e dërguar për incidentet që janë bërë në organizmin e kësaj ndeshjeje.

E dënimi sillet të jetë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicerane.

Sekretari i Federatës së Futbollit shtoi se fillimisht duhet pritur vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-së, njofton Klan Kosova

Ndërsa më pas kosovarët e kanë edhe të drejtën e ankesës.

Më poshtë e gjeni një nga faqet e dokumentit të dërguar nga FIFA.

kosova

UEFA dhe FIFA të përjashtojnë Kosovën

Ish-futbollisti kosovar, Ridvan Hashani ka thënë diçka shumë interesante, por natyrisht në formë ironie.

Periskopi.com Sporti

Ai i është shtuar atyre që po debatojnë rreth asaj se a duhet të kemi vetëm një Kombëtare, pra ajo Kuqezi, apo edhe Kosova duhet të ketë skuadrën e saj.

“Duke shikuar emisionin Opinion ne TV Klan, fillova te mendoj që pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, qenka më e madhe se Pavarësia e Kosovës. Mendoj që dikujt i paska djeg aq shumë pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, andaj e lus Fadil Vokrrin që të kërkoj nga FIFA dhe UEFA përjashtimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Nuk duhet te prishemi me vëllezërit tonë për një top futbolli”, shkruan me ironi Hashani në Facebookun e tij.

Ilustrim

Stadiumet, sipas kritereve të FIFA-s, të gatshme vitin e ardhshëm

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës, më 6 tetor, do ta zhvillojë ndeshjen e parë si nikoqire me Kroacinë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të futbollit Rusia 2018.

Periskopi.com Sporti

Por, në mungesë të një stadiumi në Kosovë, që i plotëson kriteret e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për takim ndërkombëtar, takimi do të zhvillohet në Shkodër të Shqipërisë.

Gjendja e rëndë ekonomike, e cila e ka përcjellë Kosovën që nga paslufta, e ka lënë sportin në fundin e listës së prioriteteve të qeverive të deritashme dhe investimet në infrastrukturë, e sidomos në atë të futbollit, kanë qenë simbolike, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ekspertët e këtij sporti.

Megjithatë, qeveritë në dy mandatet e fundit në vend, kanë shprehur vullnetin për të investuar në infrastrukturë, pas sinjaleve për mundësinë e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), gjë që edhe ka ndodhur në maj të këtij viti.

Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë janë në proces të renovimit dy stadiume; ai i qytetit të Prishtinës dhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë. Por, ky proces, sipas tij, është përcjellë me mjaft vonesa, si dhe me rekomandimet e FIFA-s.

“Duke iu përmbajtur 39 pikave (rekomandime nga FIFA), është dashur të hapim edhe tender tjetër, që të arrijmë në nivelin e ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin e Mitrovicës, ku tashmë është filluar dhe është shpallur tenderi. Ndërsa, në stadiumin e qytetit në Prishtinë, është bërë një tender, prej fillimit, por këtu ngecjet kanë ndodhur për shkak të projektit”.

“Projektin nuk e kanë zgjedhur ashtu siç duhet. Kur e kemi dërguar projektin në UEFA, ata kanë sugjeruar dhe kanë treguar se çka duhet dhe cilat pjesë duhet t’i shtojmë apo t’i heqim. Tashmë po shkohet me hapa shuam të shpejtë”, thotë Ademi.

Por, trajneri i futbollit, Bilbil Sokoli, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se autoritetet në Kosovë është dashur të mendojnë gjatë këtyre 17 vjetëve pas luftës, që të investojnë për ndërtimin e një stadiumi ose aftësimin e atyre ekzistues për ndeshje ndërkombëtare.

Sipas tij, në vitet 70-të, në stadiumin e Prishtinës janë zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, por në tri dekadat e fundit, ky stadium është degraduar dhe nuk plotëson standardet ndërkombëtare.

“Këto standarde të nevojshme për të zhvilluar ndeshje nuk plotësohen në këtë moment. Pse nuk është bërë kjo është për mungesë të një strategjie afatgjate që të përgatisim infrastrukturë për prezantimet ndërkombëtare, sepse në futboll ne kemi pasur dhe kemi mundësi që të krijojmë rivalitet me përfaqësuese sa më të fuqishme”.

“Prandaj, infrastruktura është dashur të jetë e gatshme apo së paku, të përgatitet që me intervenime të lehta, siç është ndriçimi apo vëzhgimi i stadiumit përmes kamerave, sepse këto janë standarde të reja, të cilat i kërkon UEFA gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare”, thotë Sokoli.

Por, Ademi, thotë se Federata e Futbollit të Kosovës tashmë parashikon që të paktën dy stadiume në Kosovë, të jenë i gatshme në qershor të vitit të ardhshëm, në mënyrë që përfaqësuesja e Kosovës t’i zhvillojë takimet e mbetura në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusi 2018, si nikoqire në Kosovë.

“Dy stadiumet do të bëhen, sigurisht, stadiumi i Prishtinës dhe stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, të cilët do të jenë të gatshëm të presim ndeshje ndërkombëtare vitin e ardhshëm. Shpresoj që pas qershorit (2017) ndeshjet e shtatorit të vitit të ardhshëm do t’i luajmë këtu”, thotë Ademi.​

Deri në renovimin dhe aftësimin apo edhe ndërtimin e një stadiumi në Kosovë, sipas kritereve që kërkohen nga UEFA dhe FIFA, përfaqësuesja e futbollit të Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare si nikoqire, në stadiumet e vendeve tjera, në pajtim me federatat evropiane dhe ndërkombëtare të futbollit. (REL)

shqiperia3

FIFA dënon Shqipërinë

FIFA ka publikuar një listë të vendimeve që ka marrë për të dënuar me para disa kombëtare në garën për kualifikime në Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Në mesin e tyre është edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila është dënuar me mbi 45 mijë euro (50 mijë franga zvicerane), raporton Koha.net.

FIFA këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në sjelljen diskriminuese dhe josportive të fansave gjatë ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”.  

mijatovic

Serbia duhet ta pranojë faktin së Kosova është në FIFA

Ish-sulmuesi i Serbisë, Predrag Mijatovic ka thënë se Serbia duhet të pranojë faktin se Kosova tashmë është anëtare e Federatës së Futbollit Botëror.

Periskopi.com Sporti

Ish-anëtari i Real Madridit ka këshilluar Serbinë që të merret me problemet e saj dhe jo me çështjet e Kosovës.

“Duhet ta kuptojmë se është fakt. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe kanë zhvilluar ndeshje zyrtare. Tani të shtrojmë një pyetje, se a është kjo e drejtë ose jo për ne, kjo është humbje kohe”, deklaroi Mijatovic.

“Duhet të pranojmë në një mënyrë me fatin. Duhet të mendojmë për veten, për kualifikimet tona, për plasmanin tonë”. /Periskopi.com

Stoke City's Bojan Krkic

FIFA nuk i jep leje Krkicit të luajë për Serbinë

Periskopi.com Sporti

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë e njohur si FIFA, nuk ka refuzuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, që kishte të bënte me ‘transferimin’ e Bojan Krkic.

Ky i fundit është përfolur kohëve të fundit se mund të luante për Serbinë, mirëpo FIFA ka refuzuar një gjë të tillë, për shkak se ish-anëtari i Barcelonës ka luajtur më herët për Spanjën.

Njëjtë, FIFA veproi javë më parë edhe me yjet kosovarë që luajnë për Zvicrën. /Periskopi.com

Real Madrid's Toni Kroos, center, is greeted by team mates after scoring a goal during a Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and Athletic Bilbao at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Saturday, Feb. 13, 2016. (AP Photo/Daniel Ochoa de Olza)

CAS gëzon Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e njohur shkurt si CAS ka marrë një vendim të mirë për Real Madridin.

Lojtarët e rinj të madrilenëve ishin dënuar ditë më parë nga FIFA, mirëpo tani pas këtij vendimi të CAS, ata do të kenë të drejtë të luajnë për skuadrat e tyre përkatëse.

“Fëmijët e prekuar nga dënimi mund të luajnë përsëri me ekipet e tyre përkatëse”, thuhet njoftimin e Real Madridit.

Los Blancos janë ankuar në këtë gjykatë duke kërkuar anulimin e vendimit të FIFA-s, ndërsa tani pritet përgjigjja e CAS. /Periskopi.com