prishtina-2

Rusët kthehen nga Prishtina kokëulur

Sigal Prishtina ka mposhtur me rezultat 87-80 skuadrën ruse Enisey Krasnoyarsk në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina e nisi takimin me Hajrizin, Lawrence, Rhett, Trajkovskin dhe Hinds, kurse startin e kishte pozitiv.

Megjithatë deri në fund të çerekut të parë mysafirët u rikthyen për të krijuar avantazh prej tetë pikësh.

Lojë më të mirë Prishtina zhvilloi në çerekun e dytë, ku për katër pikë e zvogëloi këtë epërsi falë edhe fajëve të ashpra të trajnerit, i cili motivoi lojtarët duke u thënë se ata ishin afër të mposhtin rusët në Rusi dhe këtë patjetër duhet ta bënin para tifozve, shkruan Telegrafi.

Herë Rhett e herë Hajrizi, publiku prej rreth dy mijë personazh kryesisht tifozë të flakt të grupit “Plisat” bënë që atmosfera të nxehej në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë pikërisht Prishtina zhvilloi lojë edhe më të mirë, kurse epërsia vendimtare erdhi në çerekun e fundit, i cili u fitua bindshëm dhe që bëri që Prishtina të jetë në avantazh në fund të takimit për shtatë pikë dhe ta fitojë ndeshjen me rezultat 87-80.

Më i miri ishte reprezentuesi britanik Andrew Lawrence me 24 pikë dhe katër asistime, pasuar nga Rhett me 15 pikë dhe tetë kërcime, Hajrizi me 13 pikë dhe Hinds me 14 pikë. 10 pikë shtoi Fisnik Rugova.

Prishtina duhet t’i fitojë ndeshjet e mbetura për të shpresuar në një kualifikim mrekullues tutje në FIBA Europe Cup.

sigali1

LIVE VIDEO: Sigal Prishtina- BC Enisey

Sigal Prishtina do të presë klubin rus Enisey Kranosyarsk ku do të kërkojë fitoren e radhës në Europe Cup për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

Periskopi.com Sporti

Prishtina llogaritet edhe favorite për këtë duel ndaj rusëve, të cilët mposhtën ekipin nga kryeqyteti i Kosovës në Rusi vetëm pas vazhdimeve.

Sigal Prishtina do të kërkojë që të hakmerret për atë humbje dhe të fitojë.

Transemetimin e kemi përcjellur nga FIBA.

kb-peja

Mposhtet KB Peja në FIBA Europe Cup

Peja nuk ka arritur ta mposhtë liderin e Grupit G, Gaziantep, në palestrën “Karagaçi”, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Skuadra vendase e nisi mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi (21:15), përcjell Telegrafi.com

Në pjesëlojën e dytë, mysafirët shënuan katër pikë më shumë se nikoqirët (20:24) dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41-39.

Përsëri edhe në dhjetëminutëshin e tretë, vizitorët realizuan dy pikë më shumë (14:18) duke e mbyllur këtë fraksion me dy pikë epërsi.

Dhe gjithçka u vendos në çerekun e fundit kur skuadra mysafire i doli të ishte fituese (66-76).

sigal-prishtina-nuk-ia-del-t-euml-fitoj-euml-ndaj-kozuvit_hd-780x439

KB Prishtina e pa fat në FIBA Europe Cup

KB Prishtina nuk ka arritur të fitojë ndaj skuadres së Rilskit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

KB Prishtina është mposhtur me rezultat të ngushtë 100:98.

Prishtina ka treguar paraqitje shumë të mirë nga fillimi, duke siguruar vazhdimet, pasi koha e rregullt përfundoi 84:84.

Në vazhdime skuadra vendëse ishte më e koncentruar, pasi shënoi 16 pikë, për dallim nga KB Prishtina vetëm 14. /Periskopi.com/

kb-peja

KB Peja mposhtet në Qipro

KB Peja është mposhtur nga AEK-u në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

KB Peja ka pësuar edhe humbjen e katërt në këtë garë, kësaj radhe nga skuadra greke AEK me rezultat 81-64.

Skuadra pejane është në grupin G, ku ka regjistruar vetëm një fitore. /Periskopi.com/

kb-peja

Peja ndjek hapat e Sigal Prishtinës, mposhtet në shtëpi nga U-BT Cluj

Klubi basketbollistik i Pejës ka regjistruar humbje para tifozëve në “Karagaçi” nga U-BT Cluj Napoca (76-99).

Periskopi.com Sporti

Skuadra vendase nuk e nisi mirë sfidën, ashtu që çereku i parë përfundoi me rezultat 13:21.

As në pjesëlojën e dytë nikoqirët nuk treguan lojë të mirë (17:30) dhe shkuan në pushim me disavantazh të lartë 30-51.

Pejanët ia dolën të shënojnë 20 pikë në çerekun e tretë, por pranuan 24, ashtu që kundërshtari e thelloi akoma më shumë avantazhin dhe ky fraksion përfundoi me rezultat 50-75.

Përpjekjet e vendasve për të humbur me disavantazh më të ulët në çerekun e fundit, ishin të kota, pasi rumunët ishin të pandalshëm.

Kjo është humbja e tretë e Pejës në Grupin G, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore.

Derisa Cluj i ka të gjitha katër ndeshjet e deritanishme  fitore.

 

7a9443b805ad69140dc6cd9d7a24ceae_w900px_h500px_cp_sc

FIBA Europe Cup të mërkuren në Kosovë

Të mërkurën ekipet kosovare do t’i luajnë ndeshjet e radhës të edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup dhe që të dy takimet do të zhvillohen në Kosovë, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Pejë, shkruan në gaqen zyrtare të FBK-së.

Periskopi.com Uncategorized

Sigal Prishtina është nikoqire e skuadrës turke, Demir Insaat, në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ky duel i takon xhiros së katërt të Grupit H në FIBA Europe Cup, transmeton Sportali.net

Në ballafaqimin e parë të luajtur javë më parë në Stamboll, Demir Insaat e pati mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat të thellë 100:58. Bardhekaltrit në tri xhirot e para nuk kanë arritur të shënojnë asnjë fitore në kuadër të Grupit H, andaj edhe kalimi në fazën e dytë të FIBA Europe Cup mbetet mision shumë i vështirë për klubin nga kryeqyteti.

Ndërkaq Peja e pret në palestrën e sportit “Karagaçi” duke filluar nga ora 19:30 ekipin e Cluj-it nga Rumania. Në duelin e parë të laujtur javë më parë në qytetin e Cluj-it, fitore kanë realizuar rumunët me shifrat 85:76.

Verdhezinjtë në tri xhirot e para në Grupin G kanë bilanc prej 2 humbje e 1 fitore dhe ende janë në lojë për të siguruar një vend në fazën e dytë të FIBA Europe Cup. /Periskopi.com

sigal

Sigal Prishtina me mungesë të madhe në Russi

Sigal Prishtina do udhëtojë për në Rusi, pa yllin e ri të skuadrës, Drilon Hajrizi.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina do të zhvillojë ndeshjen e tretë të mërkurën në kuadër të FIBA Europe Cup, ndaj skuadrës ruse, Enisey.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se arsyeja e mungesës së Drilonit në udhëtimin për në Rusi, është mos paisja me vizë për të udhëtuar në shtetin rus.

Drilon Hajrizi është transferuar këtë sezon dhe pas zgjidhjës së problemit me tifozërin e klubit ‘plisat’ ai mund të veshë fanelën kaltër e bardhë. Hajrizi ka debutuar kundër Vëllaznimit me 26 pikë. /Periskopi.com