armend_dallku_prishtinafc_oct2016_in_action_1342

Kupa e Kosovës: Përcaktohet data kur do të zhvillohen takimet e rrethit të tretë

Takimet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen të mërkurën më 23 nëntor

Periskopi.com Sporti

Paraprakisht ishte paraparë që këto ndeshje të zhvillohen më 9 Nëntor por ato u shtyen për shkak të kushteve jo të volitshme atmosferike, përcjell Sportali.Net.

Në këtë rreth janë të përfshira skuadrat e Ligës së Parë dhe skuadrat e Ligës së Dytë, të cilët kanë kaluar

E mërkurë, 23.11.2016 në orën 13.00

Flamurtari – Australia

L.Mustafa, J.Musolli, A.Latifi

Arbëria – Lugu i Baranit

A.Halilaj, F.Kiqina, A.Bucolli

Vushtrria – Vllaznia (P)

I.Ceroviku, R.Hyseni, B.Ismajli

KEK-u – Ulpiana

L.Fejza, O.Krasniqi, B.Jashari

Lepenci – Vellaznimi

A.Shala, L.Selmani, G.Hyseni

2 Korriku – Istogu

N.Rraci, V.Hyseni, B.Berisha

Fushë Kosova – Dukagjini

B.Batalli, D.Muriqi, A.Peshteri

Bashkimi (K) – Besa Irzniq

F.Dogani, P.Burrniku, Q.Vata.

 

me sukses dy rrethet e para, shkruan FFK.

20161116212531187646

Ja çfarë dënimesh ka shqiptuar FFK-ja për ndeshjen Flamurtari-Ballkani

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar me gjobë prej 500 eurosh klubin Ballkani për “lëshime në organizim të ndeshjes së javës së 14-të në Ligën e Parë të Kosovës ndaj Flamurtarit”, të zhvilluar më 13 nëntor.

Periskopi.com Sporti

Dy ekipet ishin përleshur dhe ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 34-të.

Pasi i dha fitoren në tavolinë Flamurtarit, FFK ka shqiptuar masa ndaj pesë futbollistëve, ndërsa një nga të akuzuarit është liruar:

Ilir Morina i Ballkanit është dënuar me ndalesë loje në kohëzgjatje për një vit, për shkak të sjellje josportive dhe përleshjen me futbollistët kundërshtarë.

Albion Muhadri i Ballkanit është liruar nga akuza për shkak se nuk është gjetur provë se kishte marrë pjesë në përleshje dhe ka të drejtë loje.

Leotrim Brahimajt të Ballkanit i është dhënë Vërejta e Fundit.

Flakron Hasani i Flamurtarit dënohet me ndalesë loje në kohëzgjatje për gjashtë muaj.

Fidan Hasani i Flamurtarit me Vërejtja e Fundit.

Korab Hasani i Flamurtarit dënohet me gjashtë muaj ndalesë loje.

Të gjithë këta kanë të drejtë ankese në afatin kohor prej tetë ditësh.

 

elshani

Zyrtari i FFK-së jep dorëheqje

Dhuna e shfaqur në ndeshjet e fundit në futbollin kosovar e sidomos ajo e shfaqur në Prizren në ndeshjen Ballkani – Flamurtari ka irrituar tej mase futbolldashësit kosovar.

Periskopi.com Sporti

Dhe pikërisht kjo dhunë ka shtyre edhe punëtorin shume vjeçar ne futbollin kosovar, Hamdi Elshani të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet që kishte në Federatën e futbollit të Kosovës.

Elshani ka dërguar një komunikatë për therandapost, ku i bënë te ditur arsyet që shtynë deri tek dorëheqja.

Letra e Hamdi Elshanit:

Të nderuar,

Me keqardhje ,por me bindje se është veprim i qëlluar ,ju ofroj dorëheqjen time nga të gjitha organet e FFK.

Nuk më lejon ndërgjegja dhe dinjiteti të jem bashkëpuntor me disa persona që për interesa shumë të ngushta veprojnë kunder FFK.

Në këtë veprim më shtynë ngjarjet gjatë ndeshjes KF”Ballkani”- KF” Flamurtari” zhvilluar më 13.11.2016 në Prizren.

Ndjehem i lumtur që gjatë periudhës së vështirë të futbollit të Kosovës 91-98 kam ndihmuar sadopak për mbijetesën e FFK. Gjithashtu edhe pas luftës punova për këndelljen dhe zhvillimin e FFK deri në arritjen e qëllimit madhor- pranimin në UEFA dhe FIFA.

Me respekt për FFK (pa personat e cekur).

Përshëndetje sportive!

 

KOsova

Probleme te Kosova para ndeshjes me Turqinë, reagon FFK-ja

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme eliminatore Turqi – Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka thënë për Kohën Ditore se nuk ka udhëtuar për në Turqi për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën te Kosova dhe për shkak të një lëndimi të vogël.

Lidhur me këtë rast, ka regauar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës bën të ditur se mosardhja e sulmuesit Albert Bunjaku për ndeshjen kundër Turqisë ishte e njohur para grumbullimit, për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti. Kjo është arsyeja e vetme e mungesës së tij dhe shtabi  i uron shërim sa më të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet lojës së futbollit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FFK. 

vokrri

Vokrri flet pas seancës së CAS për Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar seancën e sotme të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila u mblodh pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Serbisë.

Periskopi.com Sporti

Pala serbe ka paditur UEFA-n, e cila më 3 maj, në Kongresin e Budapestit pranoi Kosovën si anëtare të saj, me 28 vota pro, por kjo sipas palës serbe është në kundërshtim me statutin e UEFA-s, pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-s.

Për këtë arsye, CAS ka thirurr sot drejtuesit e Federatës Serbe dhe avokatët e tyre, derisa në seancë ishin edhe zyrtarët ligjorë të UEFA-s, por jo edhe Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nuk është ftuar fare.

“Është mbajtur një seancë gjyqësore në të cilën ne nuk kemi qenë të ftuar, pasi Federata Serbe ka paditur UEFA-n. Ndoshta do të ishte mirë të ishim të paktën si vëzhgues, por nuk jemi ftuar. Nuk besoj se kjo çështje mund të përbëjë ndonjë shqetësim sa i përket pranimit tonë”, ka deklaruar Vokrri për “GazetaOlle.com”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë verzionin e saj, duke konfirmuar dëgjimin e palës serbe, dhe se shumë shpejtë do të dalë me një vendim.

Bekim Haxhiu

‘Kamishi’ jep dorëheqje, bashkë me të edhe Hoxha

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Periskopi.com Sporti

Koha Ditore në burime brenda FFK-së merr vesh se kjo do të zyrtarizohet në konferencën që do të mbahet prej orës 17:00.

Haxhiu, që është edhe deputet i Kosovës, ka ushtruar postin e nënkryetarit.

 

 

 

dreke

Drekë e përbashkët e Federatës ukrainase dhe FFK-së

Sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës, sipas protokollit dhe traditës, shtruan një drekë të përbashkët për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Pas përshëndetjeve dhe falënderimeve të dyja delegacionet shkëmbyen mendimet për zhvillimin e futbollit të dyja shteteve dhe futbollit në përgjithësi.

Duke i përshëndetur mikpritësit, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se sporti e në veçanti futbolli bashkon njerëzit dhe shtetet atje ku politika ende nuk ka tejkaluar.

Mbase edhe për juve duke ju drejtuar drejtuesve të FF të Ukrainës ka qenë më e lehtë që këtë ndeshje ta organizonit në vendin tuaj, me çka ishin të pajtimit edhe mikpritësit.

Ne do t’iu presim në Kosovë në ndeshjen e ardhme dhe besoj se do të kaloni mirë, u ka thënë Haxhiu mikpritësve.

Në fund të drekës u shkëmbyen dhurata dhe të dyja palët uruan për një ndeshje korrekte dhe në frymë sportive.

kujtim shala

Shala e quan FFK-në të pafytyrë

Ish-futbollisti kosovar i cili luante dikur për Kroacinë, Kujtim Shala ka adresuar sërish kritika të ashpëra ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këto kritika ai i bëri pas debaklit të mbrëmshëm që Kosova e pësoi nga Kroacia në Loro Boriçi të Shkodrës me rezultat 0:6.

Ai thotë se është turp se kush e udhëheq FFK-në.

“Kjo është turp. Edhe pse kur e shohim se kush e udhëheq Kosovën, nuk është çudi që Kroacia ka qenë kaq bindëse. Por, mund të them se kanë kaluar mirë marrë parasysh kush i udhëheq”, deklaroi Shala për mediat kroate.

“Tmerr i vërtetë. Nëse kanë pak fytyrë, krerët e Federatës duhet të përgjigjen për këtë, por nuk kanë. Kroacia është më e mirë, këtë e kuptoj, por të humbim 6:0?”, u shpreh ai. /Periskopi.com

kujtim shala

Shala shpërthen ndaj FFK-së dhe Federatës Kroate të Futbollit

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Kujtim Shala ka adresuar disa kritika në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ai shpreh zhgënjimin e tij që asnjëra Federatë nuk e ftoi atë për të parë nga afër ndeshjen e cila zhvillohet nesër mbrëma ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

“Nuk e di nëse do ta përcjell këtë ndeshje. Ndoshta do ta shikoj vetëm rezultatin në livescore nëpërmjet telefonit. Çka t’u them njerëzve kur të më pyesin pse nuk jam në stadium? Si të përgjigjem! Fajin e kanë njerëzit e Fadil Vokrrit. Me njerëzit në FFK nuk kam raporte të mira, ajo dihet. Vokrri ishte futbollist, por është shoqëruar me njerëz që nuk kanë lidhje me futboll”, deklaroi Shala.

“Ata nuk punojnë mirë. Kanë bërë një skuadër që e zgjedhin vet dhe janë të kënaqur me vetveten. Kam frikë se kjo do t’i dërgojë në një drejtim të gabuar. Unë nuk kam dëshirë t’i përkasë asaj shoqërie. Ata nuk guxon as t’i kritikosh. Nëse thua diçka kundër tyre, menjëherë je i padëshiruar. Kosova do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ajo është pjesë e imja, por ata njerëz në Federatë nuk janë në rregull”, shtoi ai.

Në fund, ai nuk kurseu as kritikat dhe zhgënjimin edhe ndaj Federatës kroate të Futbollit, duke shtuar se nuk priste ftesë nga FFK për të parë nga afër ndeshjen, mirëpo ka shpresuar të kundërtën për Federatën kroate të Futbollit.

“Shikoni, unë nuk kam pritur nga askush në Kosovë që të më bëjë ftesë për të parë ndeshjen, por kam shpresuar se për këtë do të kujtohet dikush nga Kroacia. Më dhemb që nuk është kujtuar askush për të më bërë ftesë. Ju e dini, unë kam vetëm pasaportën kroate, të Kosovës nuk e kam marrë kurrë. Jam i nderuar dhe i gëzuar që kam luajtur për Kroacinë dhe për skuadrën e Dinamo Zagrebit. Sinqerisht, kam pritur që dikush të më ftojë që të jem mysafir në Shkodër. Nuk do të mund t’i përgjigjesha ftesës, pasi nuk do të mund të shkoj. Kam punën që nuk mund ta lë, por do të më vinte mirë nëse do të më kishin ftuar”, përfundoi Shala.

Shala ka luajtur në të kaluarën për Kroacinë dhe Dinamon e Zagrebit. /Periskopi.com

vokrri-gjermania

FFK marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Gjermane të Futbollit

Federata e Futbollit të Kosovës ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Federatën Gjermane të Futbollit.

Periskopi.com Sporti

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e ka quajtur si privilegj të madh arritjen e një marrëveshje të tillë me një superfuqi në futboll si Gjermania.

“Për neve është një privilegj i madhe që të jem partner të një superfuqie në futboll siç është DFB. Këtë privilegj do ta ruajmë edhe kultivojmë edhe më shumë duke mos harruar mbështetjen që na ka dhënë DFB-ja në procesin e pranimit në UEFA dhe FIFA. Këta do të jenë mysafirë tonë në ndeshjen e parë si mikpritës kundër Kroacisë. Sot përmes këtij nënshkrimi të memorandumit po formalizojmë këtë bashkëpunim disavjeçar. Një falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi dhe Fehmi Konxhelin, pa ndihmën e të cilëve nuk do të realizohej ky bashkëpunim. Milkoreit është një pjesë e Kosovës tashmë, ndërsa edhe pjesa tjetër delegacionit dëshiroi që të kalojnë si në shtëpinë e tyre”, tha Vokrri. /Periskopi.com

Kosova

Zyrtarët e UEFA-s kërkojnë largimin e politikës nga futbolli

Periskopi.com Sporti

Jasques Bondallaz, njeriu më meritor që Kosova u pranua në FIFA, në Kongresin e Meksikës më 13 maj, ka bërë thirrje krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës që të largojnë njerëzit e politikës nga futbolli.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e parë të punës me delegatët e saj, tani si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Dhe për herë të parë në këtë Kuvend, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë të UEFA-së, në krye me francezin Jasques Bondallaz, njeriu më meritor që Kosova u pranua në FIFA, në Kongresin e Meksikës më 13 maj.

Bondallaz nga kuvendarët e futbollit ka kërkuar ndryshimin e Statutit, duke e harmonizuar me atë të UEFA-s, por ai u ka bërë thirrje atyre edhe të largojnë njerëzit e politikës nga futbolli, raporton KTV.

“Kam nderin për të qenë këtu, në këtë mbledhje historike të Kuvendit të FFK-s. U sjell të fala nga presidenti i ri i UEFA-s, Çeferin, stafi i tij i ngushtë dhe zyrtari ligjor, Alasdair Bell. Për mua ka qenë nder, që isha pjesë e stafit administrativ që kanë vendosur për pranimin e Kosovës në UEFA. Nuk ka qenë aspak e lehtë rruga e pranimit, por ishte vendim demokratik i delegatëve. Ajo çfarë ka ndodhur më pas në Meksikë, ka qenë e pabesueshme, pasi ka qenë kohë e shkurtër për të kryer tërë punën”, ka deklaruar ai

“Ajo çfarë më ka shtyrë ta bëjë këtë dhe që më ka impresionuar shumë, kanë qenë fotografitë e futbollit tuaj, gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, tani në këtë Kuvend që është historik, dua të sugjerojë disa ndryshime në Statutin e Federatës. Ato kryesoret janë ndarja e përgjegjësive, pushteti brenda federatës, shmangja e diskriminimit dhe eliminimi i politikës në futboll”, ka thënë Bondallaz në Kuvendin e Punës së FFK-s.

shala vokrri

Ministri Shala pret Vokrrin dhe kreun e ‘Dardanëve’

Periskopi.com Sporti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, të kryesuar nga Fadil Vokrri si dhe drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.

Në takim u diskutua rreth përgatitjeve për organizimin e ndeshjes në futboll, që do të zhvillojë Kosova kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018.

Ministri Shala inkurajoi FFK-në dhe grupin e tifozëve “Dardanët” për një organizim sa më të mirë të kësaj ngjarjeje në futboll, pasi që është ndeshja e parë historike që Kosova e luan si nikoqir në një garë zyrtare siç janë kualifikimet për botëror.

Shala u shpreh se ministria do të përkrah në format që është e nevojshme këtë ngjarje të shumëpritur. Siç është mbështetur në të kaluarën në vazhdimësi, FFK-ja dhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kjo gjë nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri.

Ndërsa,kryetari Vokrri shprehu falënderimin ndaj Ministrit Shala, për përkushtimin dhe punën që po bën në përkrahje të futbollit në Kosovë. Ai tha se presim që organizimi i ndeshjes kundër Kroacisë do të jetë në nivelin më të larët të mundshëm dhe do të jetë një ngjarje e paharruar për futbolldashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës. Do të dëshmojmë se dimë të organizojmë dhe se e kemi merituar pjesëmarrjen dhe garimin në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” e informuan ministrin Shala me përgatitjet që janë duke bërë për ndeshjen kundër Kroacisë, dhe premtuan se do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe do të shfaqin përkrahjen e pakursyer për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

tifozi

vokrri

Vokrri reagon pas zgjedhjes së Presidentit të ri të UEFA

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri thotë se zgjedhja e Aleksander Ceferinit në postin e Presidentit të UEFA-s është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.

Ai shton se FFK-ja i ka dhënë mbështetje publike kandidaturës së Ceferin.

“Ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës pasi që kemi raporte të shkëlqyera me  Ceferinin. Ne publikisht i kemi ofruar mbështetjen Ceferinit për president të UEFA-s, që pas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thënë Vokrri. /Periskopi.com

vokrri-salihu

Kryetari i Federatës finlandeze shtroi darkë për krerët e FFK-së

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë kryetari i Federatës së Futbollit të Finlandës z. Pertti Alaja shtroi një darkë speciale për delegacionin e FFK-së, kryetarin Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu dhe sekretarin e përgjithshëm  Eroll Salihu.

Në këtë darkë ishin edhe kryetari i komunës së Turkut Seppo Lehtinen dhe zyrtari i FIFA-s z.Barrz W Bright që do ta monitorojë ndeshjen Finlanda – Kosova.

Kryetari  i federatës finlandeze z. Alaja duke u dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Finlandë tha se e gëzon fakti që një shtet i ri dhe FFK-ja e posapranuar në UEFA dhe FIFA  është mysafirë i FF të Finlandës dhe se do të takohen në hapjen e eliminatoreve  për Kampionatin Botëror.

Ndërkaq, kryetari Vokrri duke falënderuar mikpritësin ka folur edhe për rrugëtimin e futbollit të Kosovës me plotë sakrifica dhe mundime, por që në fund u arrit qëllimi dhe tashmë Kosova është pjesë e kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’. z. Bright theksoi se për mua është shumë nder dhe emocionuese monitorimi i kësaj ndeshje historike për futbollin e Kosovës.

Të gjithë u pajtuan se nesër do të jetë një ndeshje e mirë dhe me atmosferë sportive dhe korrekte. Në fund të darkës kryetari Fadil Vokrri u dorëzoi dhurata kryetarit të FF të Finlandës dhe të tjerëve.