feynord

United befasohet nga Feyenoord, barazon Roma

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar 12 nga 24 ndeshjet në Europa Ligë që janë paraparë të zhvillohen sonte.

Natyrisht se ndeshja kryesore ishte ajo ndërmjet Feyenoord dhe Manchester United, ku skuadra e trajnerit Jose Mourinho u mposht me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Tonny Wilhena.

Në anën tjetër, Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Victoria Plzen.

Të parët në epërsi kaluan romakët nëpërmjet Diego Perrotti në minutën e katërt, ndërsa goli i barazimit nga vendasit erdhi vetëm shtatë minuta më vonë nëpërmjet Marek Bakos.

Rezultatet tjera:

Zorya 1:0 Fenerbahce

Apoel Nicosia 2:1 Fc Astana

Young Boys 0:1 Olympiakos

Anderlecht 3:1 Qabala

Mainz 05 1:1 Saint-Etienne

Az Alkmaar 1:1 Dundalk

Maccabi Tel Aviv 3:4 Zenit St. Petersburg

Astra Giurgiu 2:3 Austria Wien

Rapid Wien 3:2 Genk

Sassuolo 3:0 Athletic Bilbao                                                                                                                    /Periskopi.com

 

 

rooney2

United me mungesa të shumta ndaj Feyenoord

Periskopi.com Sporti

Manchester United do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Feyenoord në kuadër të Europa Ligës.

Por, skuadrës nga Old Trafford po i mungojnë një numër jo i vogël i lojtarëve të rëndësishëm.

Pas Henrikh Mkhitaryan dhe Phil Jones, kësaj skuadre do t’i mungojnë edhe kapiteni Ëayne Rooney.

Edhe Antonio Valencia nuk do të luajë në këtë ndeshje, ndërsa vlen të ceket se talenti Marcus Rashford pritet të startojë, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri Jose Mourinho. /Periskopi.com

united

Mkhitaryan dhe Jones mungojnë ndaj Feyenoord

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Manchester United kanë marrë një lajm të keq.

Dy futbollistët e kësaj skuadre, mbrojtësi Phil Jones dhe mesfushori Henrikh Mkhitaryan nuk kanë stërvitur sot me skuadrën përpara ndeshjes ndaj Feyenoord në kuadër të Europa Ligës.

Armeni ka problem në kofshë, ndërsa nuk është mësuar ende arsyeja pse Jones nuk ka stërvitur sot. /Periskopi.com