trepca-89

Lideri dhe kampioni barazojnë, befasi e madhe në Gjilan

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e mbetura të kësaj jave në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja kryesore pritej të ishte ajo në Mitrovicë, ndërmjet liderit Trepça ’89 dhe kampionit në fuqi, Feronikeli, e cila përfundoi baraz pa gola.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Dritës dhe Llapit ndodhi befasia e madhe.

Mysafirët shënuan fitore minimale me rezultat 0:1, me golin të cilin e shënoi Florim Berbatovci.

Fitore shënoi edhe Besa, e cila mposhti Drenicën me rezultat 2:1.

Liria mposhti Trepçën me rezultat 1:0, ndërsa Ferizaj fitoi si mysafir i Gjilanit me rezultat 0:1.

Edhe pas kësaj jave, Trepça ’89 mbetet lidere me 33 pikë, dy më pak sesa përcjellësi Prishtina. /Periskopi.com

trepca-89

Sot ndeshjet në Super Ligë, lideri pret kampionin

Sot zhvillohen pesë ndeshje në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Natyrisht se vëmendja kryesore do të jetë në Mitrovicë, ku lideri aktual Trepça ’89 pret në “Riza Lushta” kampionin në fuqi, Feronikelin.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Besës së Pejës dhe Drenicës.

Vlen të ceket se dje u zhvillua ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë, e cila përfundoi me rezultat pa gola.

Çiftet që zhvillohen sot  

Trepça’89 – Feronikeli

Besa – Drenica

Liria – Trepça

Llapi – Drita

Gjilani – Ferizaj /Periskopi.com

zhdrella

Zhdrella dyshon se Feronikeli do ta mbrojë titullin

Futbollisti i njohur i Feronikelit, Mentor Zhdrella është shprehur skeptik nëse skuadra e tij mund ta mbrojë titullin kampion të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për Periskopin, ish-futbollisti i Prishtinës thotë se deri në fund të sezonit ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe se gjërat mund të ndryshojnë.

”Ka shumë ndeshje deri në fund të sezonit dhe do të takohemi me të gjitha skuadrat. Jemi në një seri të fitoreve, por ka shumë deri në fund”, deklaroi Zhdrella.

Ai foli edhe për skuadrat të cilat i sheh si rivale në garën për titull, ku veçoi katër prej tyre.

“Padyshim se konkurrentë për titull janë Trepça ’89, Prishtina, Llapi dhe Besa. Të gjitha këto kanë ekip të mirë”, përfundoi Zhdrella. /Periskopi.com

feronikeli

Fitojnë Feronikeli e Drenica

Feronikeli dhe Drenica kanë shënuar fitore të rëndësishme në sfidat e zhvilluara në kuadër të kësaj xhiroje në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1:0, ndërsa golin e shënoi Përparim Livoreka.

Në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Hajavalisë poashtu u shënua vetëm një gol, ku për drenicasit shënoi vushtrriasi Ismet Caka.

Fitorja Feronikelin e ngritë në pozitën e dytë me 28 pikë të grumbulluara, tri më pak se Trepça ’89 që ka edhe një takim më pak të zhvilluar.

Pas kësaj fitore Drenica ngritët në pozitën e shtatë me 17 pikë të tubuara.  /Periskopi.com

feronikeli2

Feronikeli mposht Hajvalinë

Feronikeli ka arritur një fitore të madhe. Skuadra kampione e Kosovës në futboll ka mposhtur si mysafire Hajvalinë me rezultat 3:2.

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë solli plot katër gola. Mentor Zhdrella kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e 11-të.

Por, vetëm një minutë më vonë Hajvalia barazoi me autogolin e Behar Maliqit.

Por, “Nikli” riktheu avantazhin kur Blerand Kurtishaj shënoi nga afërsia në minutën e 35-të.

Pothuajse njësoj si tek rasti i golit të parë, Hajvalia barazoi menjëherë nëpërmjet Halimit.

Pas intervalit u shënua vetëm edhe një gol por ai ishte i fitores.

Mendurim Hoti realizoi në minutën e 49-të për fitoren e madhe të skuadrës së Afrim Tovërlanit.

prishtina uefa

UEFA shpërblen Feronikelin dhe Prishtinën

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli dhe kampioni i Kupës së Kosovës, Prishtina kanë marrë sot shpërblimet e parapara për kampionët nga ana e UEFA-s.

Periskopi.com Sporti

FFK përmes një komunikate për media bën të ditur se sot iu është dorëzuar dy klubeve kampione çeçet nga UEFA, transmeton Koha.net.

FFK thotë se në vitin që vjen klubet klubet kosovare do të licencohen dhe do të kenë edhe shpërblimet e tyre dhe jo vetëm kaq. Për këtë FFK-ja do ta hartojë edhe një rregullore të re për licencimin e klubeve.

Feronikeli me këtë rast ka përfituar shumën prej 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina me 215 mijë euro.

prishtina

Fitojnë Prishtina dhe Feronikeli

Kampioni i Kosovës Feronikeli ka fituar ndeshjen kundër Lirisë me rezultat 1 me 0, për të mbetur dy pikë prapa Prishtinës që sot fitoi ndaj Trepçës me rezultat 2 me 1.

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Drenasi siguroi fitoren në minutën e 75-të kur realizoi Bujar Shabani. Me këtë fitore Nikeli tani ka 21 pikë.

Golat për Prishtinën i realizuan Armend Dallku dhe Liridon Kukaj, ndërsa për Trepçën realizoi Ardian Muja.

Nesër lideri Trepça 89’ pret Besën në Mitrovicë. Gjilani e pret Hajvalinë ndërsa Llapi udhëton te Ferizaj.

ferro

UEFA donacion për Feronikelin dhe Prishtinën

UEFA ndanë nga 420 mijë euro për dy klubet e futbollit kosovar, Fernoikelit dhe Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Feronikeli dhe Prishtina kanë marrë një shtytje të madhe nga UEFA për të vazhduar sezonin dhe punën drejt futbollit europian.

Dy skuadrat nuk arritën të marrin licencën nga shtëpia më e madhe e futbollit europian për pjesëmarrje në garat europiane, pasi që nuk kishin plotësuar standardet.

Skuadrat nuk plotësuan kriteret bazë për ta fituar të drejtën e daljes në Evropë, pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA gjatë muajit maj.

Megjithatë, të dy klubet përfituan nga UEFA, madje shumë për rrethanat në të cilat ndodhet futbolli në vend. /Periskopi.com

baliqi

Sulmohet gjyqtari në ndeshjen Llapi-Feronikeli

Është dashur të ndërpritet takimi ndërmjet Llapit dhe kampionit në fuqi, Feronikeli.

Periskopi.com Sporti

Ai është goditur nga një tifoz kur po zhvillohej minuta e 63 e takimit, përderisa Feronikeli është duke fituar 0-3.

Gjyqtari anësor Erduan Baliqi ka marr trajtimin mjekësor. /Periskopi.com

trepca

Përfundojnë tre ndeshje të Super Ligës

Kanë përfunduar tre ndeshjet e zhvilluara sot nga ora 15:00 në kuadër të Vala Super Ligës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Trepça vazhdon me rezultate të dobëta.

Skuadra e sapoinkuadruar në Super Ligë është mposhtur si vendëse nga kampioni në fuqi, Feronikeli me rezultat 0:1.

Në anën tjetër, skuadra tjetër nga Mitrovica, Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim përballë Drenicës me rezultat 3:2.

Fitore ka shënuar edhe Liria, e cila në Prizren e mposhti Hajvalinë me rezultat të thellë 3:0. /Periskopi.com

feronikeli

Sot zhvillohen tri ndeshje në Super Ligë

Sot zhvillohen tri ndeshje në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Javën e shtatë të elitës së futbollit kosovar do ta hapin tre ndeshjet e sotme.

Trepça pret në shtëpi kampionin në fuqi, Feronikelin, Liria përballet me Hajvalinë, ndërsa Drenica luan përballë Trepçës ’89 në stadiumin Bajram Aliu në Skënderaj.

Të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 15:00. /Periskopi.com

kukaj

Kukaj: Prishtina favorit për titull

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Kukaj beson se skuadra e tij është favorite për t’u shpallur kampion i Vala Superligës së Kosovës në futboll, ndonëse pranon se edhe skuadra tjera garojnë për këtë trofe.

Periskopi.com Sporti

Kryeqytetasit janë lider në tabelë pas gjashtë javësh të zhvilluara, ku kanë grumbulluar 16 pikë, një më shumë sesa përcjellësi i parë, Trepça ’89.

“Ne sigurisht se jemi pretendent për titull, mirëpo ka mjaft skuadra tjera të mira dhe të forta në këtë garë. Se a jemi ne më të mirë se të tjerët, kjo do të shihet në fund të kampionatit”, deklaroi Kukaj për Periskopin.

Futbollisti me përvojë, thotë se prurjet e reja në skuadër kanë përforcuar kaltërebardhët, duke falënderuar edhe të gjithë ata të cilët i qëndrojnë afër këtij klubi.

“Futbolli është lojë kolektive, por sigurisht se ardhja e çdo futbollisti ka meritat e veta. Nuk diskutohet ardhja e Armend Dallkut, Debatik Currit, Ahmed Januzajt, Liridon Lecit e të tjerëve. Por, në këtë sukses të deritanishëm të gjithë futbollistët dhe të gjithë ata që janë afër klubit kanë merita”, shtoi ai.

Në fund, Kukaj foli edhe për krahasimin mes Prishtinës dhe Feronikelit, kjo e fundit skuadër kampione në fuqi.

“Kemi dëshmuar se kemi skuadër më të mirë sesa Feronikeli dhe kemi dëshmuar se kemi edhe shumë lojtarë tjerë të mirë në pankinën tonë”, përfundoi mbrojtësi prishtinas.

Në javën e shtatë lideri Prishtina zhvillon sfidën ndaj Ferizajt në stadiumin Agron Rama në Obiliq. /Periskopi.com

feronikeli1

Prishtina mposht Feronikelin

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Feronikelit me rezultat 1:0, në kryendeshjen e javës së gjashtë në Vala Superligën e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Në ndeshjen e zhvilluar në Drenas triumfuan mysafirët me golin e Debatik Currit, i cili shënoi në minutën e gjashtë të takimit.

Raportohet se në stadium kanë qenë të pranishëm rreth 5 mijë shikues.

Prishtina rimerr kreun, ku aktualisht ka 16 pikë, një më shumë sesa Trepça ’89. /Periskopi.com

feronikeli

Sot derbi Feronikeli – Prishtina

Periskopi.com Sporti

Prishtina sot udhëton drejt Drenasit për të zhvilluar kryendeshjen e javës së gjashtë në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndeshje e cila fillon nga ora 15:00.

Kryeqytetasit do të jenë mysafir të kampionit në fuqi, Feronikeli, skuadër e cila ka grumbulluar nëntë pikë në pesë javët e para dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë, pas Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Në anën tjetër, kaltërebardhët kanë humbur të paktën përkohësisht pozitën e parë pas fitores së djeshme të Trepçës ’89 ndaj Lirisë së Prizrenit.

Por, në rast triumfi sot në Drenas, Prishtina do të rimerrte kreun me 16 pikë, një më shumë sesa skuadra mitrovicase. /Periskopi.com

drenica-feronikeli

Feronikeli mposht Drenicën 2:1

Periskopi.com Sporti

Feronikeli ka shënuar fitore si mysafir i Drenicës me rezultat 1:2, në ndeshjen e javës së pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ u ndanë tre kartonë kuq, të gjithë pas dy të verdhëve, prej të cilëve dy të kuq ishin ndaj lojtarëve të Feronikelit, Blerand Kurtishaj dhe Mendurim Hoti dhe tjetri ndaj futbollistit të Drenicës, Azem Bejta.

Me këtë fitore, Feronikeli vendoset në vendin e dytë në tabelë me nëntë pikë, katër më pak se Prishtina që gjendet në pozitën e parë. /Periskopi.com