030816-nascar-alonso-hamilton-pi-ssm-vadapt-664-high-94

Bashkohen Hamilton-Alonso?

Te Mercedesi janë duke planifikuar të nënshkruajnë me Fernando Alonson për ta zëvendësuar Nico Rosbergun.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli ka pasur një partneritet të mirë me Lewis Hamiltonin te McLareni në vitin 2007 dhe tash ata mund të bëhen sërish pjesë e të njëjtës skuadër, edhe pse aktualisht nuk i kanë raportet si dikur, përcjell Telegrafi.com

“Gjithmonë duhet ta keni në plan Fernandon. Ai është një pilot që e respektoj shumë. Ai e kombinon talentin me shpejtësinë dhe përvojën. I ka të gjitha”, është shprehur trajneri ekipor i McLarenit, Toto Wolff.

Sidoqoftë, çmimi i prishjes së kontratës së Alonsos dhe raportet e tij jo aq të mira me Hamilton, mund të jenë pengesë për jetësimin e këtij transferimi.

Ndryshe, 31-vjeçari Rosberg u pensionua nga Formula 1 vetëm pesë ditë pasi u shpall kampion bote.

alonso2

Alonso optimist: McLaren do fitojë sërish

Periskopi.com Sporti

Vendi i 7-të në Cmimin e Madh të Singaporit ka rritur moralin e Fernando Alonsos që tashmë është gjithnjë e më shumë optimist përsa i përket potencialit që zotëron Mclareni. ” Rreth një muaj më parë ishte e paimagjinueshme të mendonim se mund të arrinim këto rezultate që kemi marrë në Singapor dhe  Belgjikë deklaroi piloti spanjoll i skuadrës angleze në një intervistë. Nuk e kishim menduar se mund ta përfundonim një garë përpara makinave Williams apo të linim pas një makine Ferrari, sic ndodhi në pistën e Spa Francorchamps në Belgjikë, shtoi në vijim 2-herë kampioni i Botës në Formula 1.

Kur mbeten edhe 6 gara deri në fund të sezonit, Fernado Alonso pozicionohet në vendin e 11-të të klasfikimit të përgjithshëm ndërsa Mclaren-Honda renditet e 6-shta në klasfikimin për konstruktorë. Por pavarsisht se rezultatet e këtij viti nuk janë aspak premtuese, spanjolli beson se Mclaren do të rikthehet sërish në majat e Formula 1. ” Progresi që ka bërë makina gjatë kësaj periudhe ka qenë me të vërtetë i madh. Jemi më të motivuar se kurrë për ta përfunduar në mënyrën më të mirë këtë sezon. Kam shumë besim se vitin e ardhshëm do të luftojmë për vendet e para. Herët apo vonë McLaren do të jetë sërish një skuadër fituese, deklaroi në fund Fernado Alonso.

alonso1

A po tërhiqet Alonso nga Formula 1?

Periskopi.com Sporti

Fernando Alonso nuk po mendon më larg sesa edicioni i ardhshëm dhe çdo rinovim i mundshëm i kontratës me skuderinë e McLarenit që skadon në vitin 2017, do të varet nga motivimi i pilotit spanjoll për këtë sport, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka deklaruar ish-kampioni i Formula 1, i cili nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij. Ai ka shtuar se nëse nuk ka motivim mund të tërhiqet shumë lehtë nga ky sport në fund të këtij edicioni.

“Jam 35 vjeç dhe mund të vazhdoj edhe për disa vite të tjera të garoj, por gjithçka varet nga motivimi im. Unë vetëm po mendoj për edicionin e ardhshëm dhe jo më larg”, është shprehur Alonso. “Do të shoh se si do të ndihem kur të përfundojë edhe edicioni i ardhshëm. Nuk dihet nëse do të rinovoj kontratën, pasi shumë lehtë mund të tërhiqem qysh tash nga Formula 1”.

alonso

Alonso ankohet për Formula1

Periskopi.com Sporti

Piloti McLaren, Fernando Alonso shpreson se makina Formula1 do të jetë më tërheqëse në sezonin e ardhshëm.

Spanjolli 35-vjeçar thotë se makinat e sotme janë më pak tërheqëse dhe më të mërzitshme.

“Makinat e sotme janë më pak tërheqëse, më të mërzitshme sesa disa vjet më herët. Kjo nuk është Formula1 që ne e dinim”, tha Alonso.

“Vitin e ardhshëm, me ndryshimin e rregullave, makina do të jetë pesë sekonda më e shpejtë dhe unë shpresoj se Formula1 do të jetë më tërheqëse për shoferët”.

Alonso përfundoi i shtati në garën e madhe për çmimin e madh të Singaporit. /Periskopi.com