Lajm i mirë, brenda ditës iu sigurua shërimi dhe shtëpia fëmijës jetim nga Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Pas lajmit të publikuar për kushtet dhe sëmundjen e rëndë të shtatëvjeçarit Senad Bislimi nga Ferizaj, shumë qytetarë dhe institucione dhanë kontributin e tyre.

Tashmë Senadi do të kurohet dhe do t’i sigurohet ndihma ekonomike e nevojshme.

Spitali Bahceci ka marrë përsipër të merret me kurimin e tij, ndërsa kuvendi komunal i Ferizajt ka konfirmuar se familja e Senadit është në listën për ndarjen e banesave.

Për këtë arsye, është anuluar aktiviteti i ditës së nesërme që të ndihmohej kjo familje.

Tribuna Channel ishte televizioni që transmetoi storien për të madje edhe organizoi aktivitetin për ta ndihmuar të gjithë vullnetmirë , por me ta parë gjendjen e tij u lajmëruan të lartë përmendurit për ndihmë.

Aktiviteti tashmë është anuluar.

Vogëlushi nga kjo familje mbeti jetim që kur ishte gjashtë muajsh, ndërsa vuan nga një sëmundje e cila është duke arritur në fazën ku vogëlushit rrezikon t’i paralizohet i gjithë boshti kurrizor dhe truri.

Lajm i tmerrshëm nga Ferizaj, mësuesi ngacmon seksualisht 14-vjeçaren

Periskopi.com Lajme

Akuza të rënda po i bëhen një mësimdhënësi në Ferizaj.

Një mësues në shkollën ‘Ahmet Hoxha’ është sulmuar nga një prind. Për këtë rast, familjarët e sulmuesit thonë se kishin arsye.

Sipas Safet Krasniqit, mbesa e tij, A.A. 14 vjeçe ishte ngacmuar nga mësuesi i saj M.S.

“E ka shti vajzën jo në sallë, por në tjetrën ku s’ka pasë askënd”, thotë gjyshi i saj.

Ai e pranon se dhëndri i tij e sulmoi mësuesin e më pas bashkë me vajzën ka dëshmuar në polici për rastin.

Thotë se rastit do t’i shkojnë deri në fund.

Vendimin po e pret Drejtoria Komunale e Arsimit.“Presim vendimin e prokurorisë, kemi marrë të gjitha masat dhe kemi kërku edhe nga inspektoriati i Arsimit që të hetojë rastin”, thotë Muhamet Halili, Drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Por Halili thotë se për të njëjtën vepër i njëjti mësues ishte etiketuar edhe më parë.

“Tek mësimdhënësi ka pasë para një viti apo dy vjetëve, kemi pasë një problem në një shkollë tjetër ku thjesht është dyshu dhe tani po presim hetimet të cilat zhvillohen nga prokuroria dhe Policia. I njëjti rast ka qenë te ky mësimdhënës”, tha ai për Klan Kosova.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar.

I njëjti ka mohuar në tërësi veprën.

Kështu, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve të tilla në shkollat e Kosovës.

Nxënësi amerikan investon 5 mijë dollarë në një shkollë të Ferizajt

Periskopi.com Lajme

Shkolla Fillore “Mejdi Xhaferri” në fshatin Mirosalë të Ferizajt, ka përfituar një donacion në vlerë prej 5 mijë dollarëve nga një nxënës me nënshtetësi të Amerikës, babai i të cilit gjatë vitit 2014 kishte qenë ushtar në Kosovë.

Allen Ray Jones III, tha se Kosovën e ka njohur përmes babait të tij, andaj ka vendosur që të mbaj një koncert në Amerikë dhe të grumbulloj mjete financiare për të ndihmuar këtë shkollë.

“Babi im ka qenë në Kosovë në vitin 2014 dhe nga ai e kam njohur Kosovën dhe këtë shkollë. Tani jam i lumtur që jam këtu dhe jam shumë i impresionuar me këtë vend këtu dhe me këtë shkollë e cila dallon nga shkollat tona në Amerikë. Unë atje kam organizuar një koncert, u kam treguar fëmijëve për këtë shkollë dhe ata kanë kontribuar me para që të investojmë këtu”,tha Allen Ray Jones.

Që ky nxënës amerikan të investoj në këtë shkollë, u ftua nga dy nxënëse të komunës së Ferizajt, raporton TV Tema.

‘’Me Allenin kemi qenë në kontakt para dy viteve sepse prindi i tij na ka mësuar neve anglisht sa ka qenë në Kosovë dhe ka qenë i interesuar që të bëj një projekt për ne dhe sot po realizohet kjo”,tha Alberta Maloku.

Ndërsa, drejtori i shkollës “Mejdi Xhaferri” në Mirosalë, Naim Bytyqi tha se ky donacion ka qenë shumë i nevojshëm për këtë institucion arsimor.

“Na ka ardhur një donacion në shkollën tonë në vlerë prej 5-6 mijë dollarëve, në atë donacion janë përfshirë katër kompjuterë, tre llaptop, një projektor, një printer, 20 banka, 50 karrige, topa për nxënës dhe është bërë edhe lyerja e shkollës, dje kanë punuar punëtorët e Ambasadës Amerikane dhe KFOR-it amerikan, ndërsa ne kemi patur mungesë të këtyre mjeteve dhe janë të mirëseardhura për ne”, tha Naim Bytyqi.

 

Kontributi i Allenit u çmua lartë edhe nga përfaqësues të kampit Bondsteel, të cilët ndanë mirënjohje për të.

“Është një lidhje shumë e veçantë mes njerëzve këtu dhe në Amerikë. Unë e kam një dhuratë për Allenin, sepse është duke krijuar një lidhje edhe më të madhe në mes të këtyre dy vendeve. Duke falenderuar Allenin dhe falë punës së tij të mrekullueshme që ka bërë komuniteti amerikan dhe ai shqiptar po janë gjithmonë më afër njëri tjetrit”, tha Cousins.

Në këtë organizim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, i cili u shpreh mirënjohës për kontributin e këtij nxënësi. Allen gjatë këtij organizimi mbajti edhe një kuiz me nxënësit e shkollës fillore ‘’Mejdi Xhaferi’’, ndërsa këta të fundit për nder të tij kishin organizuar një program kulturo-artistik.

Labinot Tahiri tregon kë e sheh konkurrentë të fortë në garën për Ferizaj

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri sot ka marr një çmim të veçantë. Përveç tij, flet për zgjedhjet e ardhme, për kundër-kandidatin e tij dhe se si nuk do të ketë haraç në Ferizaj.

Periskopi.com Lajme

Labinot Tahiri, është nderuar me titullin “Akademik nderi i shkencave Sociale” nga Akademia Ndërkombëtare e Shkencave Sociale (SNK) Palm Beach, në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , pas kontributit të tij në vazhdimësi dhënë popullatës së vet.

Për periskopi.com ai thotë se as që ka dëgjuar ndonjëherë për këtë universitet, por ata kanë parë punën e tij e kanë vlerësuar dhe vetëm ia kanë dedikuar çmimin.

“Prapë këtë dhe shumë të tjera mirënjohje ua dedikoj popullit tim të fortë si guri, i cili u beri ballë shumë herë vështirësive dhe rreziqeve që iu kanosën me qindra vite kësaj Kosovë e trojeve tona”, thotë Tahiri.

jo vetëm kaq.

Tahiri flet për ato që do ndryshojnë në Ferizaj, duke filluar me vitin e ardhshëm, meqë ai do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Tahiri që është rreshtuar së voni në AKR, thotë se nuk do të ketë përqindje për askënd që dëshiron të investojë në Ferizaj.

“Nuk e njoh fjalën haraç, por nga ajo që kam dëgjuar dhe ato që janë diskutuar por ende pa fakte, është thënë se investitorëve u është kërkuar përqindje. Unë garantoj që kushdo që vjen për investime në Ferizaj do të jetë i sigurt si në shtëpinë e tij”, thotë ai për Periskopin

Me idenë që do të punoj sa më shumë në punësim dhe zhvillim ekonomik, Tahiri thotë se nuk do të përsëritet më, eksodi i para një kohe që ndodhi në Kosovë, ku nga Ferizaj, thotë se më së shumit iku rinia.

“Nuk kam kundër-kandidat, nuk kas as konkurrencë. Vetëm vota e popullit do të jetë vendimtare. Ata do e ndëshkojnë atë që nuk ka punuar. Unë do punoj për qytetarët, për komunë dhe për vendin”, tha Tahiri për Periskopi.com

AI vlerëson se banorët e Ferizajt janë të dëshpëruar nga premtimet që u janë dhënë. Thotë se nuk jep shumë premtime, dhe se qkado që premton siguron në realizimin e tyre deri 70%.

Tahiri thotë se në politik është kyçur për të kthyer shpresën e qytetarëve./ Periskopi

Vdekje e dyshimtë në Emergjencën e Ferizajt

Policia njofton se dje në mëngjes në emergjencën e qytetit nga prindi i tij është sjellë pa shenja jete trupi i viktimës, i gjinisë mashkullore.

Periskopi.com Lajme

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Sipas familjarëve viktima kishte probleme të mëhershme shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Investohet në rrjetin elektrik të Lloshkobares dhe Bibajt të Ferizajt

Në dy fshatra të Komunës së Ferizaj Lloshkobare dhe Bibaj janë vendosur shtylla e trafo që kanë përmirësuar rrjetin elektrik në këto vendbanime. Projekte këto investuese që janë kryer nga KEDS.

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Lloshkobare është energjizuar trafostacioni me fuqi 160 kilovatësh. Gjithashtu është ndërruar largpërçuesi 10 kilovatësh me gjatësi prej 270 metrash. Ky fshat ka përfituar gjithashtu edhe 6 shtylla betoni dhe 12 shtylla të tensionit të mesëm.  Në Lloshkobare është bërë edhe ndërrimi i shtyllave të drurit me 20 shtylla të reja të betonit, dhe shtrirja e kabllos bystek me gjatësi prej 1000 metrash.

Sipas inxhinierëve të KEDS-it nga ky investim në fshatin Lloshkobare kanë përfituar 50 familje.

Projekt i ngjashëm është implementuar edhe në fshatin Bibaj. Aty është energjizuar trafostacioni me fuqi 160 kilovatësh dhe është ndërtuar largpërçuesi 10 kilovatësh me gjatësi 970 metra.

Ekipet e distriktit të Ferizajt në KEDS në kuadër të këtij projekti gjithashtu kanë vendosur edhe 19 shtylla të betonit dhe 12 shtylla të tensionit të mesëm.

Ky projekt ka paraparë edhe largimin e shtyllave të vjetra, ku janë larguar shtyllat e drurit dhe janë zëvendësuar me 22 shtylla të betonit.

Inxhinierët që kanë punuar në këtë projekt kanë thënë gjithashtu se janë shtrirë edhe kabllo bystek me gjatësi prej 2000 metrash dhe kanë përfituar 35 familje. Ata kanë shtuar gjithashtu se pritet të përfitojnë edhe 30 shtëpi të tjera nga ky projekt.

Labinot Tahiri i bindur se do bëhet kryetar i Ferizajt, tregon cilat vota i ka synim

Labinot Tahiri, kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt, thotë se nuk do të shfrytëzojë famën si këngëtar që të marrë votat e qytetarëve të Ferizajt.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv të KTV-së, Tahiri është shprehur se nuk beson që votat do t’i marrë për shkak të famës si këngëtar, por votat do t’i marrë për planin e tij dhe afërsinë me qytetarët.

“Nuk do ta shfrytëzoj famën e këngëtarit për vota. Nëse unë në të kaluarën kam bërë të këqija, njerëzit nuk do të votojnë. Ata do të më votojnë nëse kam bërë vepra të mira”, ka thënë ai.

Tahiri ka folur edhe për ndihmat humanitare me të cilat bëri bujë viteve të fundit dhe thotë se raportimet për mashtrime nga ana e tij janë false.

“Kemi organizuar koncerte edhe para se me pas Facebook. Unë e kam ndje si obligim kombëtar që të ndihmoj shqiptarët kudo që janë. Kurrë nuk kam marrë para në duar. Gjithçka i kam të shënuara”, ka thënë ai.

Ferizaj feston fitoren e Donald Trump me picën më të madhe ndonjëherë në Kosovë (Foto)

Një biznes në Ferizaj, ka vendosur që të festojë në mënyrë të veçantë fitoren e Donalt Trump.

Periskopi.com Lajme

Duke ditur se Presidenti i 45t i SHBA-ve është njihet si një adhurues i vërtetë i picave të cilat gjithmonë i hanë me thikë dhe pirun, rrjeti i restauranteve në Kosovë POMO, ka bërë diçka të veçantë.

Ky rrjet nesër ( e shtunë) duke filluar nga ora 14:00, do të dhurojë 44 pizza falas ndërsa e 45’ta do të jetë Pizza më e madhe e madhe ndonjëherë në Kosovë, transmeton ‘Magazina.al”

Sipas njoftimit, të ftuar në këtë ngjarje do të jenë; Ambasada Amerikane, KFORI Amerikan, Institucionet e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për të nderuar dhe festuar për miqtë tanë amerikan.

 

 

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj sonte rreth orës 19.

Periskopi.com Lajme

Dy vetura janë aksidentuar rëndë, por lëndime kanë marrë edhe ngasësit dhe pasagjerët.

Nuk raportohet që ndonjë është në gjendje të rëndë./ Periskopi

16216107_1200225663366515_1303929637_n 16216216_1200225530033195_331465781_n 16176902_1200225283366553_658574391_n

Sfarqa: Shtabi emergjent në Ferizaj është fokusuar tek shkollat

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, në një konferencë me gazetarë, bëri të ditur se fokusi i veprimit të shtabit emergjent aktualisht është drejtuar tek hapja e rrugëve dhe hyrje-daljeve të objekteve shkollore, në mënyrë që të gjithë nxënësit dhe punëtorët arsimorë të kenë qasje të lirshme me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Ferizajt konstatoi se të gjitha rrugët aktualisht janë të kalueshme dhe qytetarët kanë qasje në të gjitha institucionet, ndërkohë që po punohet edhe më tej për pastrimin e tyre nga bora.

Ai bëri të ditur se gjatë kësaj jave janë ndihmuar me artikuj ushqimorë 70 familje, kryesisht të fshatrave të thella malore si Jezerci e Burrniku, por edhe të fshatrave të tjerë.

“Nga familjet e ndihmuara, rreth gjysma janë të komuniteteve pakicë, gjë që tregon qasjen parimore të Komunës ndaj të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Duke falënderuar kompanitë private që ndihmuan në tejkalimin e gjendjes emergjente, kryetari Svarqa u përqendruar tek një ndryshim që ka ndodhur viteve të fundit sa i takon shpenzimit të parasë publike për shërbimet mirëmbajtëse të kompanive.

Ai tha se në vend të kontratave fiktive, janë lidhur kontrata kornizë, të cilat mundësojë kompensime financiare në përputhje me vëllimin e punëve dhe shërbimeve të ofruara dhe jo pagesa paushallë, siç ka ndodhur vite më parë.

“Kjo ka ndikuar që kostoja e shërbimeve të jetë dukshëm më e ulët për buxhetin e Komunës”, thuhet në njoftim.

Kryetari Svarqa tha se sa u takon shpifjeve për gjoja nepotizëm në tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve, është në gjendje të garantojë se gjithçka është proceduar sipas ligjit, ndërkohë që puna e nënkontraktimit të firmave fituese, nuk e intereson, sepse janë vetë firmat ato që i zgjedhin pastaj partnerët e tyre. /Telegrafi/

Stabilizohet situata në Ferizaj, nuk ka fshatra të bllokuara

Reshjet e fundit të borës dhe ngricat e mëdha kishin lënë për disa orë shumë fshatra të Kosovës të bllokuara e shumë të tjera edhe pa energji elektrike.

Periskopi.com Uncategorized

Njëri ndër rajonet që është për bashkë më së shumti me bllok të fshatrave ka qenë Ferizaj, mirëpo tani gjendja është stabilizuar dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka thënë për Indeksonline se të gjitha rrugët janë të zhbllokuara dhe ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë arritur deri në majën më të lartë malore. “Rrugët janë zhbllokuar që të gjitha dhe sot Shtabi Emergjent është në teren duke bërë furnizim me lëndë djegëse dhe ushqime aty ku është e nevojshme”, ka deklaruar Sfarqa.

PDK-ja kërkon hetim të tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve

Dega e PDK-së në Ferizaj në një letër të hapur drejtuar kryeprokurorit Shukri Jashari, nga i cili ka kërkuar hetimin e lidhjeve farefisnore ndërmjet kreut të Komunës, Muharrem Sfarqa, dhe konsorciumit “Isa Ingenering” dhe “Hajrushi”, të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Periskopi.com Lajme

 

“Z. Jashari, tenderin për pastrimin e rrugëve të fshatrave (2 llote), i ka fituar kompania “Konsorciumi N.N.SH. “Hajrushi dhe Isa Ingeniering” nga Vitia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënkontraktor është angazhuar kompania “GANI COMPANY” , pronë e Gani LESKOVCIT, e i cili është daja i kryetarit Sfarqa.

Pra, fjala është për të njëjtin Gani Leskovci, i cili që nga ardhja e Sfarqes në krye të Komunës, është përfolur për involvimin e tij në shumë tenderë, por që, me gjithë faktin se këto janë bërë publike, Prokuroria nuk i ka filluar asnjëherë hetimet”, thuhet në letrën publike të këtij subjekti.

Labi s’ka të ndalur, pastron rrugët me traktor (Foto&Video)

Labinot Tahiri gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë kur qytetarët kanë nevojë për këtë gjë.

Periskopi.com Lajme

Dhe pas borës që i bllokoi shumë rrugë nëpër Kosovë, këngëtari ka dalë për të ndihmuar në zhbllokimin e tyre.

Ai ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke treguar për punën e bërë.“Foto gjatë angazhimit të kësaj dite! Në disa fshatra kemi pastruar rrugët”, ka shkruar Labi pranë një fotografie ku ka pozuar para traktorit, ndërsa e ka quajtur edhe si ‘foto e ditës’.

“Krenarë me traktorin. Na i ka hapur rrugët si loçkë. Vazhdojmë nesër veç me punë e përkushtim”, ka shkruar këngëtari në një postim tjetër.

 

 

 

Labinot Tahiri

Aktivistët e Vetëvendosjes pastrojnë trotuaret nga bora në Ferizaj (Foto)

Aktivistë të Lëvizzjes Vetëvendosje - Qendra Ferizaj të prirë nga kryetari Bashkim Misini si dhe kryesia kësja dege gjatë ditës së sotme kanë pastruar trotuaret në rr."Ahmet Kaçiku" prej stacionit të autobusëve e deri te nënkalimi afër Xhamisë së Madhe.

Periskopi.com Lajme

“Edhe pse në një mot të acartë nuk ka munguar vullneti i aktivistëve që sadopak t’ju dalin në ndihmë qytetarëve në Ferizaj. Shpresojmë që pushteti në Ferizaj nuk do të përfshijë ndonjë shumë të caktuar ne raportin e tij financiar punën e sotme vullnetare të LVV. Të gjithë aktivistët pajtohen që këtë shumë ta ndajnë për dajen e Sfarqes!”, kanë shkruar ata.

Gjithashtu, ata kanë ftuar qytetarët që nesër prej orës 11:30 të ju bahskangjiten në pastrimin e trotuareve në rrugën e spitalit.

15873240_1084320411679416_8361133102471387776_n 15941384_1084320395012751_729939335633821592_n 15873388_1084320375012753_1615127987935775973_n 15965184_1084320361679421_4351970174021705477_n 15871925_1084320295012761_43374614421394854_n 15894378_1084320285012762_1520224855886850321_n

Aksident i rëndë në Ferizaj (Foto)

Një person ka marr lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para disa çastesh në Ferizaj.

Periskopi.com Lajme

Periskopi.com raporton se aksidenti ka ndodhur në rrugën e “Varoshit” në Ferizaj.

Mësohet se Xhipi ka rrëshqitur dhe ka goditur veturën tjetër./ Periskopi

15750300_1181431078579307_1942710585_n 15781910_1181431025245979_564319581_n 15749799_1181430955245986_322210718_n 15731485_1181429951912753_761765068_n

Tentohet rrëmbimi i 7 vjeçarit në një shkollë në Ferizaj, policia s’hap rast

Tentojnë ta rrëmbejnë fëmijën 7-vjeçar brenda objektit të shkollës “Gjon Serreqi” në Ferizaj. Prindërit janë të shqetësuar për nivelin e ulët të sigurisë, derisa hedhin dyshime se i dyshuari për rrëmbim “është pedofil”.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse thonë se kanë dhënë deklarata në polici ata bashkë me dëshmitarët e tjerë prezentë në shkollë, policia thonë se nuk ka rast të regjistruar. As drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, e as zëvendësi i tij Nazmi Heda, nuk ka pranuar të flasin për rastin, raporton KTV.

I pari, prapa kamerës, vetëm e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur dhe se rasti është lajmëruar në polici. Por, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi, ka mohuar të jetë hapur ndonjë rast lidhur me këtë ngjarje, ani pse mësuesja dhe dy prindër i kanë thënë televizionit se kanë dhënë deklarata në polici.

Se Policia është e njoftuar për rastin e thonë edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit në këtë komunë Muhamet Halili.

Ai ka pranuar se objektet e shkollave në këtë komunë nuk mbikëqyren nga pjesëtarë të sigurisë, por ka njoftuar se synojnë që kjo të bëhet nga viti i ardhshëm.

Hapet qendra më e madhe tregtare pa produkte serbe

Aleanca Kosovare e Bizneseve, përmbylli aktivitetin një mujor të “Javëve të Biznesit Kosovar”-“Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? me hapjen e qendrës më të madhe në vend e cila strehon mbi 20 mijë artikuj vendor në Plus Center në Ferizaj, pa produkte serbe.

Periskopi.com Lajme

Kjo është qendra më e madhe tregtare me prodhime vendëse dhe e njohur për bojkotimin e produkteve serbe.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se hapja e qendrës tregtare është një ditë e veçantë, pasi që thuajse është e vetmja tregtore e cila bojkoton prodhimet serbe dhe ka për konsumatorët vetëm prodhime vendëse dhe atyre vendeve që e njohin shtetin e Kosovës.

Qendra me prodhime vendëse është hapur në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar”-“Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?

“Që nga hapja, kjo qendër i ka bojkotuar produktet serbe dhe në anën tjetër fuqimisht prioritet kishte dhe ka prodhuesit e Kosovës, ku vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet shteti, rritet mirëqenia, rritet prodhimi dhe ulet papunësia dhe importi enorm”, tha Agim Shahini

Kryetari i AKB-së, shtoi se qytetarët janë konsumatorë besnik të prodhimeve vendëse, të cilat janë të cilësisë së lartë, në krahasim me ato të importuarat.

“Kjo është forma më e mirë që biznesi bashkarisht me konsumatorët të jenë fanatik në prodhim e konsum dhe të jepet gjithçka për t’i kontribuar rritjes së bruto produktet vendor të shtetit, duke ditur se dy faktorët determinant të cilët ndikojnë në ngritjen e BPV-së, janë prodhimi dhe konsumi”, tha Shahini.

Kreu i AKB-së kërkoi nga institucionet lehtësira më të mëdha për prodhuesit vendës.

Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se është një ditë e veçantë që Plus Center i ka prioritet shitjen vetëm të prodhimeve vendore dhe kjo rëndësi të madhe si për rritjen e prodhimtarisë vendore, por edhe aspekteve tjera socio-ekonomike.

“Ne si Qeveri e Kosovës për dy vjet kemi bërë përpjekje adekuate për krijimin e një mjedisi më të favorshëm dhe do të përpiqemi që të heqim të gjitha barrierat për prodhuesit e vendit”, tha ministrja.

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se gjithçka çka flitet është e tepërt, karshi veprimeve që ka bërë kompania për prodhimtarinë vendore.

“Duke konsumuar prodhimet vendore, kemi edhe rritje të zhvillimit ekonomik nga të cilët përfitues jemi të gjithë”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Faik Grainca, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, çmoi lartë kompaninë dhe misionin e saj, ku sipas tij bizneset i kanë dhënë dhe po i japin shpirt komunës së Ferizajt.

Kemajl Zariqi, drejtor i kompanisë Plus, tha se kanë nisë punën në maj të vitit 2000 në një hapësirë prej 300 metrash deri në vitin 2007, kur kanë kaluar në fabrikën e veglave të cilën e privatizuan më 2006. Kompania me rreth 200 punonjës ka vazhduar me projekte zhvillimore duke u shndërruar në qendër tregtare prej 5000 metrash dhe të cilën Agjencia e Privatizimit, e ka vlerësuar si storie të suksesit.

“Prioritet i kompanisë ka qenë dhe do të jetë përkrahja e prodhuesve vendës dhe konsumimi i prodhimeve të tyre”, tha Zariqi. Sipas tij për prezencën 16 vjeçare në tregun e Kosovës, kompania Plus është e njohur për bojkotimin e produkteve serbe”, tha Kemajl Zariqi.

Sipas tij kontributin më të madh për zhvillimin e zgjerimin e kompanisë e kanë konsumatorët besnik, të cilët kanë mbështetur dhe përkrahur vazhdimisht rrugëtimin.

Ai kërkoi nga institucionet që të krijojnë një mjedis sa më të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë, duke përkrahur dhe mbrojtur interesat e prodhuesve vendës dhe bizneseve vendëse. Si qytetarë të Kosovës kemi detyrë e përgjegjësi që të ndërtojmë e zhvillojmë ekonominë e vendit. Të gjithë prodhuesit e vendit në një formë janë heronj të gjallë, ndërsa qytetarët duhet të ndjehen të përgjegjshëm për t’i konsumuar këto produkte.

“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme me një standard dhe mirëqenie më të lartë për të jetuar si qytetar të dinjitetshëm”, tha Zariqi.

Në hapje ishin edhe zyrtar të lartë institucionesh dhe qytetarë të shumtë.

Fillojnë punimet e unazës së jashtme në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, inauguruan fillimin e punimeve në ndërtimin e unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive –Kosinë- Llojza –Dremjak- Nerodime –Manastirc-Zaskok- Greme -Topojan).

Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka ky projekt për qytetin e Ferizajt dhe rëndësinë e shtendosjes së madhe të qyteteve të mëdha nga komunikacioni i ngarkuar.

“Qyteti i Ferizajt është zhvilluar shumë dhe është një ndërmarrje shumë e madhe që të krijohet kjo unazë në mënyrë që të parandalohet kjo bllokadë në qytet dhe që të mundësohet një qarkullim më i lirshëm”, tha kryeministri Mustafa.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa falënderoi Qeverinë për këtë investim shumë të domosdoshëm për komunën e Ferizajt.

Ndër të tjera, kryetari Sfarqa tha se kjo arterie shumë e rëndësishme do të lidh këto lokacione dhe do të mundësojë qarkullimin më të mirë të njerëzve dhe mallrave, duke shmangur qarkullimin brenda qytetit të Ferizajt.

Ky projekt, i cili do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës ka vlerë prej 2 milionë e 865 mijë e 167 eurosh, në gjatësi prej 30 kilometrash, gjerësi prej 6 metrash dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash.

Ferizaji mposhtë Feronikelin

Kampioni aktual Feronikeli u mposhtë nga Ferizaji në kuadër të javës së pesëmbëdhjetë të Vala Supërligës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Ferizaji e mposhti Feronikelin me rezultat 2:0 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Në minutën e 27′ Elbasan Thaqi kali në epërsi Ferizajin dhe vetëm pas 10 minutave, Ferizaji dyfishoi epërsinë, përcjell Sportali.Net

Për këtë u përkujdes Muhabi Bushi, i cili në minutën e 37′ shënoi golin e tij të parë në këtë ndeshje dhe të dytin për Ferizajin.

Me këtë fitore Ferizaji mbetet në vendin e nëntë me 13 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli zbret nga pozita e tretë, për t’u pozicionuar në pozitën e katërt me 29 pikë.

 

Sërish aksident me trenit dhe një veture në Ferizaj

Treni sërish ka goditur në Ferizaj. Kësaj radhe në vendkalimin përballë stacionit të policisë në Ferizaj.

Periskopi.com Lajme

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, shkruan ferizajpress.com

Ka ditë që në dy vendkalimet e hekurudhës në Ferizaj janë thyer barrierat dhe askush nuk ka marrë masa për rregullimin e tyre.

15151095_10154739538824595_1514085984_n 15135497_10154739538844595_1916503812_n