ibrahimovic

Ibrahimovic është një rrahgjokës

Mbrojtësi i Fenerbahce, Simon Kjaer ka folur pas përplasjes me Zlatan Ibrahimovic në sfidën e mbrëmshme.

Periskopi.com Sporti

Fenerbahce mposhti Manchester Unitedin në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Europa Ligës, ndërsa në fushë ndodhi edhe një incident i pahijshëm, kur sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic e kapi për fyti mbrojtësin e skuadrës turke, Simon Kjaer.

Dhe, ky i fundit e quan suedezin një rrahgjokës.

“Unë në fakt nuk e dëgjova atë që ai e tha, por unë e di se ai nuk ishte i lumtur”, deklaroi Kjaer.

“Ai është një tip i lojtarit rrahgjokës, i cili është arrogant. Kjo është mënyrë se si ai luan”, shtoi ai. /Periskopi.com

jose moruinho

Mourinho: Feneri zhvillojë takimin si në finale kurse ne si një miqësore

Jose Mourinho ka reaguar pas humbjes ndaj Fenerbahces në kuadër të Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Fenerbahce ka mposhtur skuadrën angleze me rezultat 2-1, skuadra turke bëri një përformancë të shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes.

Manchester United asesi të gjejë formën e duhur nën urdhërat e portugezit. Mourinho pas ndeshjes është shprehur se skuadra e tij ka zhvilluar këtë ndeshje si një miqësore.

”Dukej sikur Fenerbahce po luante në finalen e Ligës së Kampionëve dhe sikur ne po luanim në një miqësore verore”.

”Një skuadër e cila pëson gol vetëm pas dy minutash lojë do të thotë se nuk është e përgaditur mentalisht për lojë”, u shpreh Mourinho. /Periskopi.com

martin-skrtel-wayne-rooney-manchester-united-fenerbahce-europa-league_tn2r1pa04bko1k59gp44vmnt1

Fenerbahce tronditë Manchester United (Video)

Fenerbahce e ka mposhtur Manchester United në kuadër të fazës grupore të Europa Leagues.

Periskopi.com Sporti

Skuadra turke ka triumfuar me rezultat të ngushtë prej 2:1 ndaj ”Djajve të Kuq” në ndeshjen e zhvilluar në Sukru Saracoglu.

Golat për vendasit i shënuan Sow (‘2) dhe Lens (’59), teksa për mysafirët shënoi Rooney (’89).

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, lider është Feyenoord me 7 pikë, ndërsa vendi i dytë i takon Fenerbahces me po aq pikë dhe në vendin e tretë renditet Man United me 6 pikë. /Periskopi.com

Manchester-United-FC-v-Fenerbahce-SK-UEFA-Europa-League

Formacionet zyrtare: Fenerbahce-Manchester United

Fenerbahce sonte e pret gjigandin anglez Manchester United në kuadër të Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Takimin e parë ndërmjet këtyre e fitoj Manchester United me rezultat bindës 4-1.

Këto janë formacionet zyrtare:

Fenerbahce: Volkan, Sener, Kjaer, Skrtel, Hasan Ali, Mehmet Topal, Josef, Alper, Lens, Volkan Sen, Sow.

Manchester United:

MAn utd

/Periskopi.com

Manchester-United-FC-v-Fenerbahce-SK-UEFA-Europa-League

United i fortë për Fenerbahcen

Manchester United arrin të mposht shumë lehtë skuadrën turke Fenerbahcen me rezultat, 4-1.

Periskopi.com Sporti

“Djajtë e kuqë” filluan lojen në mënyër fantastike duke kontrolluar çdo pjesë të fushës. Manchester United në minutën e 31’ arriti të fitoj penaltin që në gol e shëndrroi francezi, Paul Pogba.

Vetëm pas tre minutav skuadra e Jose Mourinhos fitoi penaltin e dytë që kësaj rradhe e shëndrroi në gol Anthony Martial.

Pas këtij goli Manchester United e morri lojen në kontroll ku në fund të pjesës së parë arriti të shënoj golin e tretë përsëri nga francezi Pogba që u asistua nga Jesse Lingard.

Pjesen  e dytë United e filloi ashtu siç e la duke shënuar golin e katërt qysh në minutën e 48’ me anë të anglezit, Jesse Lingard.

Golin e vetëm për Fenerbahcen e realizoj ish sulmuesi i skuadrës angleze në minutën e 81’ nga RobinVan Persie.

United kryeson grupin me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve, teksa pasohet nga Feyenoord që mposhti Zoryan në Roterdam. /Periskopi.com

pogba

Manchester United 3-0 Fenerbahce, vetëm pjesa e parë (VIDEO)

Manchester United është në epërsi prej tre gola qysh në pjesën e parë ndaj Fenerbahces.

Periskopi.com Sporti

Manchester United dy golat e parë ka shënuar nga pika e bardhë, njërën e shënoi Paul Pogba ndërsa golin tjetër e shënoi francezi Anthony Martial.

Goli i tretë ishte një super gol nga Paul Pogba që u asistua nga Jesse Lingard. /Periskopi.com

manutd

Formacionet zyrtare: Manchester United-Fenerbahce

Manchester United do të përballet me gjigantin turk Fenerbahce në ndeshjen më interesante të kësaj xhiro në Ligën e Evropës.

Periskopi.com Sporti

‘Djajtë e Kuq’, kanë tri pikë pas dy përballjeve, ndërsa skuadra nga Stambolli katër sosh. Trajneri Jose Mourinho do të kërkojë fitore për të dalë në pozitën e parë në Grupin A.

Manchester United: De Gea, Darmian, Smalling, Bailly, Shaw, Carrick, Pogba, Mata, Rooney, Lingard, Martial.

Fenerbahce: Volkan, Sener, Kjaer, Skrtel, Hasan Ali, Neustadter, Josef, Mehmet Topal, Alper, Volkan Sen, Van Persie. /Periskopi.comahfhaf

nani-van persi

Van Persie: Mund të isha ende lojtar i kësaj skuadre

Sulmuesi i Fenerbahce, Robin Van Persie ka folur për të kaluarën e tij në futbollin anglez.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të mund të luante ende te Manchester United, në rast se Sir Alex Ferguson do të ishte ende trajneri i gjigandit nga Old Trafford.

Këtë holandezi e thotë para sfidës së sotme që skuadra e tij turke e zhvillon ndaj ish-skuadrës së tij në Europa Ligë.

“Kurrë nuk i dihet. Sot ndoshta ende do të isha lojtar i Manchester Unitedit. Kur nënshkrova kjo ishte ideja, se Sir Alex do të qëndronte për disa vjet, por në futboll gjërat ndryshojnë, ju nuk mund ta planifikoni rrugëtimin tuaj ose të trajnerit. Në këtë botë ju duhet të përballeni me ato që vijnë”, ka thënë Van Persie në konferencën për medie. /Periskopi.com

kjaer

Arsenali në bisedime për Kjaer

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka nisur bisedimet me Fernerbahce për mbrojtësin Simon Kjaer, shkruan ESPN.

Sipas të njëjtit raport, londinezët janë të interesuar për të transferuar danezin, ndërsa besohet se po përgatitet një ofertë për lojtarin në fjalë.

Transferimi i Kjaer në Emirates Stadium shihet si alternativë e yllit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, i cili poashtu ka qenë i lidhur javëve të fundit me një kalim te 13 herë kampioni i Premier Ligës. /Periskopi.com