Edhe një ministri më shumë në Kosovë, ajo për Fetë dhe Familjen

Periskopi.com Lajme

Me fitoren e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 11 qershorit Kosovës do ti shtohet edhe një ministri, ajo për Fetë dhe Familjen. Këtë e ka thënë kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një ministri të tillë për shkak se feja është një temë e ndjeshme dhe që duhet investuar në të.

“Dje në Gjilan kërkova që neve të kemi edhe një Ministri për çështjet fetare, sepse është temë e ndjeshme, është temë që do investuar në të, do trajtuar, jo vetëm të fesë, por të fesë dhe familjes. Për faktin se kemi nevojë edhe për familjen ku në programin tonë të koalicionit kemi të bëjmë edhe për shtimin e natalitetit, sepse ka filluar të bie. Por, përveç shtimit të natalitetit detyrimisht duhet të merremi edhe me llojin e natalitetit, çfarë cilësie kemi brenda natalitetit…Me emër të Zotit po, sepse është domosdoshmëri e kohës, përndryshe do të na e mbjellin të tjerët pastaj dhe do na e mbjellin sepse kushtetuta ekziston, komunitetet fetare janë edhe një ministri e tillë do të ishte perlë”, tha ai.

Ndërsa, tek çështja e lëndës së edukatës fetare ai tha se e kanë kërkuar me arsyetimin që të mos futet në Kosovë eksperimente të huaja në interpretimin fetar.

“Tek çështja e lëndës së edukatës fetare që e kemi kërkuar në atë kohë është pikërisht që të mos lejojmë që të na futen eksperimente të huaja në interpretimin fetar të cilin nuk shkon për shtati me të vërteten. Dhe çfarë ndodh islami politik i cili është sajuar nga politikanët kanë arritur që sot Kosova është bërë nga politika që është lejuar të bëhet, në radhë të parë është lejuar, në radhë të dytë është sajuar se është krejtësisht sajesë, sepse kjo shoqëri s’ka qenë kurrë ekstreme, as nuk mund të jetë as nuk do të jetë”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka hyrë në listë për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi që ka parë që Kosova ka nevojë për ndryshime dhe për reforma.

“Arsyeja se pse jam në listë është sepse kam parë që Kosova ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për reforma. Përpos reformës brenda Partisë së Drejtësisë ishte një reformë tjetër pastaj e cila i nevojitesh Kosovës dhe duke u bazuar në këtë pikë menduam që mënyra më e mirë dhe koha më e mirë është që të bëhet një koalicion. Koalicion i cili tash është në skenën politike, jemi në fushatë dhe është duke u prezantuar mes LDK-AKR dhe Alternatives dhe ne si Lëvizje për Drejtësi”, tha ai.

Ndërsa, koalicionin me LDK-AKR dhe Alternativen ai e quan të natyrshëm për shkak të elektoratit që sipas tij e kanë të përbashkët. Po ashtu, ai tha se edhe programi është i përbashkët, edhe çështjen e besimit në Zot edhe familjen.

Ndërkohë që tha se është një koalicion që është në objektivat e veta.

“Koalicionin e kam quajtur, koalicioni është  i natyrshëm, i natyrshëm për faktin se elektoratin e kemi të përbashkët, pritjet janë të përbashkëta, programi është i përbashkët, arsyeja bazë është një diçka neve e kemi moton ‘Në emër të Zotit për Drejtësi’ dhe arsyeja tjetër  është sepse pikërisht me këtë moto kemi gjete që edhe tek programi i Lidhjes Demokratike kemi çështjen e besimit në Zot një dhe familja dy Pra, dy shtyllat e shenjta për Lëvizjen tonë, dy shtylla të cilat mund të mbështetemi edhe si subjekte politike edhe si koalicion, pse jo pastaj një përfaqësim të natyrshëm, unë këtë koalicion po e quaj koalicion krejtësisht të natyrshëm, sepse është në shtratin vet dhe është në objektivat e veta”, tha Çerkezi.

Çerkezi, tha se koalicioni me LDK-AKR dhe Alternativa nuk është bërë për ndarje postesh, por për çështje më të rëndësishme për Kosovën, ku ai tha se ndryshimi në Kosovë është më i rëndësishëm sesa cilido post politik.

Këtë koalicion, sipas tij votuesit e kësaj partie e kanë pritur mirë, ku ai tha se ky koalicion i ka dhënë frymë një elektorati të fjetur.

“Po e them është në natyrshmëri, është absolutisht në natyrshmëri dhe ajo çfarë po shihet, po vihet re që ky koalicion i ka dhënë frymë dhe dalëngadalë një elektorat i fjetur ka filluar të zgjohet, ka filluar të sheh sepse i ka munguar Kosovës, i ka munguar deri në këto zgjedhje, i kanë munguar koalicionet parazgjedhore të kësaj natyre. Ka pasur koalicione parazgjedhore jo parimore, ka pasur koalicione jo të natyrshme, ka pasur pazare partiake, po e quaj pazare me plot kuptimin e fjalës pazare për ndarjen e pozitave dhe posteve. Ky ka qenë qëllimi dhe kjo ka qenë finalja, në kohë kur dihet shumë qartë që puna shpërblehet në bazë të qëllimeve, qëllimi nëse është ndarja e posteve atëherë përfundon me poste”, tha ai.

Ndërsa, për kandidatin për kryeministër të këtij koalicioni Avdullah Hoti, Çerkezi tha se është njëri më tepër i punës sesa i premtimeve.

“Edhe në LDK, në koalicionit tonë, por edhe te Kryeministri Avdullah Hoti, më ka befasuar për të mirë sepse është pikërisht në natyrën time, se kam gjetur veten time tek ky burrë, tek ky kryeministër, kam gjetur atë që nuk është njëri i premtimeve, absolutisht me një fjalë nuk është nuk ka të bëjë me premtime. Ka të bëjë me punën konkrete dhe qytetari ka nevojë për punë sepse premtime kemi pasur mjaft, fjalë kemi pasur mjaft të cilat gjithmonë kanë qenë fluska”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Gjergji: Përdorimi i fesë gjatë fushatës, i papranueshëm

Periskopi.com Lajme

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë të hënën se përdorimi i fesë në disa raste gjatë fushatës zgjedhore për të rritur mbështetjen është e papranueshme dhe njëherësh e dëmshme për të ardhmen tonë.

Ai në një deklaratë me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë u ka bërë thirrje priftërinjve dhe shërbyesve të tjerë të të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë, që ta shfrytëzojnë të drejtën qytetare për të votuar dhe të mos përfshihen në aktivitetet e partive politike, dhe të mos lejojnë që besimtarët të bëjnë fushatë brenda objekteve të kultit.

“Kemi vënë re se, në disa raste, është përdorë feja si mjet për të rritur mbështetës. Kjo për ne është e papranueshme e për të ardhmen tonë shumë e dëmshme. Duam t’ju kujtojmë që besimtarët tanë, qytetarët e Kosovës në përgjithësi, presin qeverisje më të ndershme, të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre, po edhe përfaqësues më të denjë, pa u ndikuar fetarisht në këtë proces politike. Shprehim shqetësimet tona për dukuritë që nuk janë në frymën e duhur të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit ndër-njerëzor. U drejtohemi besimtarëve tanë, të gjithë qytetarëve të Kosovës, institucioneve të vendit, partive politike dhe të gjithë faktorëve të tjerë të përfshirë në këtë proces, që të garojnë në këto zgjedhje duke e ruajtur kthjelltësinë e mendjes dhe qetësinë e zemrës, për të vepruar me maturi. Inkurajojmë të gjithë që të shmangin fjalorin provokues, fyes dhe denigrues ndaj kundër-kandidatëve, pa harruar se, pas 11 qershorit, duhet të vazhdohet bashkëjetesa vëllazërore në shtëpinë tonë të përbashkët dhe ushtrimi i përgjegjësive për të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë Dodë Gjergji.

Ai u ka bërë thirrje besimtarëve  dhe qytetarëve që ditën e zgjedhjeve t’i votojnë ata persona që janë zemërpastër dhe me vizion të qartë në të mirë të qytetarëve, ndërsa ka shfaqur shpresën se institucionet e dala pas zgjedhjeve të jenë të rregullta dhe të zgjedhurit t’i përvishen punës për ta drejtuar shtetin.

Reklamë
Reklamë

Mazreku: S’duhet votuar parti me orientim fetar e as kandidatë të tillë

Periskopi.com Lajme

Publicisti Armend Mazreku nuk është i mendimit se duhet ndaluar ligjërisht partitë me orientim fetar, por, thotë se ato nuk duhet votuar.

Ai vlerëson se ato janë të panevojshme dhe të dëmshme për ndërtimin e një shoqërie demkioratike.

Mazreku shpjegon nëse është kundër grave me shami në institucione të vendit apo edhe burrave me mjekër, transmeton Periskopi

Shkrimi i plotë:

Pse nuk duhet votuar partitë me orientim fetar?

Megjithëqë nuk jam i mendimit qe partitë me orientim fetar duhet ndaluar ligjerisht – sepse parti te tilla ka edhe ne vendet liberal-demokratike, prapeseprape mendoj se ato jane te panevojshme dhe te demshme per ndertimin e nje shoqerie demokratike.

E para, jane te panevojshme dhe te demshme sepse, per dallim nga shtetet fqinje, shqiptaret nuk kane vetem nje religjion te caktuar, por tre sosh – cka do te thote se, ne rast te fuqizimit te tyre, ato mund te armiqesojne shoqerine tone ne linja religjioze dhe, ne kete menyre, te shkaterrojne kohezionin religjioz, shoqeror, politik e kombetar.

Se dyti, jane te panevojshme dhe te demshme sepse “problemet shqiptare” – qe te huazoj titullin e nje vepre te Mehdi Frasherit – nuk ka kane kurrfare natyre religjioze apo kulturore, por kryekeput politike e socio-ekonomike. Madje, edhe ato probleme qe, ne shikim te pare mund te duken te natyres religjioze (sic eshte puna e mbajtjes se shamise, kryqit, mjekrres, etj.), kane te bejne fund e krye me lirine e besimit dhe praktimit qe garantohet ne cilindo shoqeri demokratike. Dhe, si te tilla, mendoj, ato duhet argumentuar nga perspektiva e te drejtave te njeriut dhe demokracise, e jo nga perspektiva religjioze.

Dhe, se treti, por jo me pak e rendesishme, parti te tilla jane te panevojshme dhe te demshme sepse, ne rast te rritjes apo fuqizimit te tyre, ato mund te paraqesin rrezik per karakterin sekular te shtetit te Kosoves (dhe jo vetem), duke imponuar keshtu vizone te caktuara ne jeten shoqerore, politike, kulturore, religjioze, shkencore, e keshtu me radhe.

Per keto arsye, qytetaret nuk duhet votuar parti te tilla, ani pse parti te tilla mund te thirren here pas here ne ndonje fe te caktuar; dhe, po ashtu, as ata/ato kandidate vetem pse mund te mbajne mjekerr a shami. (Sqarim: Per dallim nga disa ekstremiste sekular, qe lidhje nuk kane cfare eshte shteti sekular, une nuk kam asgje kunder qe nje vajze e rritur apo grua me shami te behet deputete, profesoreshe, ministre, etj., dhe, po ashtu, nuk kam asgje kunder qe ndonje burre te mbaje mjekerr, te lutet a te falet sic ia do qejfi, sepse kjo eshte nje e drejte e pamohueshme e gjithkujt, ne cilindo shoqeri liberal-demokratike).

Por, pse po them qe s’duhet votuar parti dhe kandidate te tille?

Po e them sepse te njejtit kandidate e parti, sic dhe e kemi pare ne te kaluaren, jane bere pjese e partive te korruptuara e te kriminalizuara ne pushtet. E drejtesia, liria dhe mireqenia, po besoj, jane miliona here me te rendesishme sesa thjesht mbajtja nje shamie a nje mjekrre. / Periskopi

Reklamë
Reklamë

Terrori dhe feja islame

Rainer Hermann Opinione

Politikisht në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por të paktën në radhët e teologëve po nis një proces reflektimi.

Një  javë tjetër terrori: në Mançester, një atentator britanik me origjinë nga Libia, vret në emër të “Shtetit Islamik” fëmijë dhe të rinj – në afërsi të Kajros ekstremistë islamikë vranë të premten më shumë se 24 të krishterë koptikë.

Kurse në Ditën e  Kishave mori pjesë dhe një nga autoritetet më të larta të islamizmit sunit, imami i madh i Universitetit Al-Azhar në Kajro, al Taxhib.

Ai paralajmëroi në Berlin se feja islame rrezikon që për shkak të terrorizmit fundamentalist të rikthehet në Mesjetë. Al Taxhibi tha se atenatorët nuk janë myslimanë; ai kërkoi t’u jepet fund krimeve në emër të feve. Po si mund të shpjegohet prania e njëkohëshme e sulmeve terroriste dhe deklaratat e imamit të madh?

Ajo që shumë presin prej myslimanëve dhe islamit në Perëndim, ka nisur. Sepse deklarata e dijetarit egjiptian në Berlin nuk është një rast i izoluar: Kori i dijetarëve të rëndësishëm të fesë islame, të cilët pranojnë se Islami gjendet në qorrsokak dhe ka një “problem” me dhunën.

Në këtë mes fjala është më pak për pyetjen nëse edhe Islami ka nevojë për një reformim si dikur në kohën e Martin Lutherit. Më urgjente është që myslimanët të gjejnë një mënyrë qëndrimi ndaj fesë së tyre, siç ishte kjo e zakonshme për një kohë të gjatë: pra të lejojë disa mënyra leximi dhe interpretimi të Kuranit dhe të pranojë se çdo sistem normash ndryshon sipas kohës dhe vendit.

Kështu Kurani përmban edhe vargje që legjitimojnë dhunën.

Ato janë shkruar në një kohë kur lufta ishte normalitet, jo në kohë paqeje. Prandaj klerikët ia besuan shumë herët monopolin e pushtetit shtetit dhe siguruan edhe paqen. Risimtarët teologjikë duan t’i lexojnë pasazhe të tilla ndryshe nga në shekullin e 7-të, sikurse bën IS-i.

Një rinovim teologjik i fesë islame, i cili iniciohet nga bota arabe, është megjithatë i vështirë të imagjinohet në kushtet aktuale atje.

Edhe dijetarë si Al Taxhibi gëzojnë ndër shumë myslimanë pak autoritet moral. Për shkak se ata janë zyrtarë të shteteve të tyre, dhe si të tillë ata nuk mund t’i kritikojnë në vendet e tyre klasat politike dhe elitat e korruptuara që janë të interesuara vetëm për pushtet dhe pasuri.

Në disa vende mbretërojnë luftëra dhe shkatërrime, në të tjera padrejtësi dhe shtypje.

Për sa kohë këto nuk ndryshojnë do të vazhdojë të ketë terror islamik, madje edhe në Gjermani.

Politikisht në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por të paktën në radhët e teologëve po nis një rishqyrtim i qëndrimeve.

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Muzikën e konsideron haram, tash vokalisti i TNT-së kërkon votën për deputet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Dikush ishte një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Solisti i grupit TNT, Ferki Shala, braktisi muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.Ai sot mjekrën prej rockeri e ka plotësuar me atë të një besimtari të devotshëm, sipas këshillave të Profetit Muhammed.

Por Ferki Shala, do të provojë vetën edhe në politikë, pasi në zgjehjet e 11 qershorit është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Magazina.al

Shala, do të garojë me partinë “Fjala” dhe në këto zgjedhje do të mbaj numrin 32./Magazina.al

 

  

Reklamë
Reklamë

Trump nënshkruan urdhrin e ri për fenë, ja për çfarë bëhet fjalë

Periskopi.com Lajme

Presidenti Donald Trump ka lehtësuar rregulloret qeveritare që nuk lejonin institucionet fetare të përjashtuara nga taksat të merrnin pjesë në aktivitet politik.

Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që i jep agjencisë së vjeljes së taksave “autoritetet maksimal” për të vendosur vetë në lidhje me aktivitetin politik të grupeve fetare, megjithëse rregullorja rrallë herë zbatohej në realitet.

Po në këtë urdhër ekzekutiv, presidenti lehtëson rregulloret mbi grupet fetare në lidhje me disa klauzola të ligjit për kujdes shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama.

Në bazë të ligjit Obamacare, këto shoqata ishin të detyruara të paguanin për sigurime shëndetësore për punonjësit e tyre, në të cilat përfshiheshin forma të planifikimit familjar dhe masa të tjera që disa grupe fetare i kundështojnë.

Urdhri i ri ekzekutiv u ofron grupeve fetare liri më të madhe veprimi për të vendosur mbi këto plane sigurimesh.

Presidenti Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv gjatë një takimi me përfaqësues të grupeve konservatore të krishtera në Shtëpinë e Bardhë gjatë një aktiviteti të cilësuar si Dita Kombëtare e Lutjeve. /VOA.

Reklamë
Reklamë

Televizioni me përmbajtje fetare islame shokon shikuesit, transmeton gjatë ditës për gjysmë ore film pornografik

Një televizion me përmbajtje fetare islame, ka shokuar shikuesit e vet duke transmetuar për afro gjysmë ore materiale pornografike, por ajo çfarë habiti më shumë opinionin se ishte transmetuar gjatë ditës.

Periskopi.com Lajme

Por menaxhmenti i televizionit senegalez me përmbajtje fetare islame, e kanë cilësuar si “vepër penale” dhe “mashtrim satanik i projektuar për të minuar këtë televizion”, transmeton Telegrafi.

Televizioni Touba TV në përgjithësi transmeton programe fetare, përfshirë seanca të lutjes, predikime nga imamë të shquar dhe diskutime teologjike.

Por shikuesit mbetën të shokuar kur gjatë të hënës pasdite kur do të duhej të transmetohej programi Taxiru Juma, u shfaq një film pornografik.

Reklamë
Reklamë

Arsyeja pse njerëzit krijuan fenë dhe mitet

A ka gjë që frika nuk e arrin dot? Që nga provokimi i luftërave dhe vrasjeve, deri tek qëndrimi ynë larg prej kafshëve të tmerrshme, akti i të qenurit të frikësuar i shtyn njerëzit të bëjnë disa gjëra shumë të frikshme. Prej saj humbasim sensin e qëllimit dhe drejtimin.

Periskopi.com Lajme

Edhe logjika dhe arsyeja shpeshherë “hidhen nga dritarja”. Atëherë, a mund të na ketë shtyrë frika drejt krijimit të miteve dhe feve, si një mënyrë për të zbuluar kuptimin e jetës dhe vdekjes?

Frika

Frika është reagim i zakonshëm ndaj gjërave që nuk i njohim. Por pas pak, kjo ndjenjë davaritet dhe zëvendësohet nga një dëshirë për të kuptuar më shumë. Kështu, në një botë brutale, ku duket se gjithçka ndodhet aty për të të vrarë, ka kuptim që njerëzit nisën të krijojnë perënditë, në një përpjekje për t’i dhënë gjithçkaje një kuptim. E njëjta gjë vlen për legjendat. Imagjinoni që të jeni të sulmuar çdo javë, nga një racë të huajsh të etur për gjak, gjuhën e të cilëve as nuk deshifron dot. Do të të duhej të gjeje një mënyrë për të përballuar këtë tmerr të përditshëm. Kështu që, ne shpikim histori për këta të këqij dhe figurat heroike që i mundën ata. Por, teksa fillojmë të kuptojmë se cilët janë këta të huaj, teksa nisëm të kuptojmë mekanikën e ekzistencës sonë, përse vazhduam që të propagandojmë këto rrëfime moraliste dhe idealiste?

Kontrolli

Frika përdoret kryesisht për të kontrolluar. Nëse popullsia ngrihet kur u rrit taksat, thjeshtë thuaju që është “vullneti i Zotit”. A po rebelohen të gjithë për shkak se ke dërguar gjysmën e qytetit, në luftëra të kota e të përgjakshme? Thjeshtë thuaju se po lufton perëndinë e vendit kundërshtar. Nëse një udhëheqës i druhet një populli që rebelohet, çfarë më mirë se një qiell gjigand apo një ikonë idealiste kulturore, do të shërbente për t’i mbajtur nën kontroll? Kjo metodë kontrolli i jep klasës sunduese siguri, si dhe i jep popullsisë një ndjesi sigurie. Mitet dhe feja e përbashkët na ndihmon që të krijojmë lidhje me të huaj, njerëz nga të cilët përndryshe do të kishim frikë.

Dija është pushtet

U tha tashmë se frika vjen prej mungesës së dijes. Kur n e njerëzit nuk e kuptojmë diçka, e mbushim boshllëkun me histori që shpjegojnë përse ndodhin vrasje, pse ndodhin përmbytje apo thatësira, apo kur ka gjasa që të korrat të lulëzojnë, a dështojnë. Por, mitet dhe feja mund të jenë edhe burime dije, duke shërbyer si mënyra për të përcjellë ide dhe tradita tek brezi i ardhshëm. Mitet dhe legjendat shërbejnë edhe si një mënyrë për të regjistruar historinë në kulturë. Ka shumë ngjare të verifikueshme nga tekstet fetare, që ne e dimë se kanë ndodhur. Dhe, ndonëse kjo nuk do të thotë që, mënyra se si janë rrëfyer është 100 për qind e saktë, ato gjithsesi janë një mënyrë për të na treguar se si mund të kenë shkuar ngjarje të çmendura të lashtësisë.

Reklamë
Reklamë

Shkrimtari Azem Deliu tregon si u sulmua në Skënderaj

Shkrimtari i ri nga rajoni i Drenicës, Azem Deliu, ka folur për KALLXO.com për sulmin që kishte pësuar dje në Skënderaj për shkak të një postimi që e kishte bërë në Facebook dy javë më parë.

Periskopi.com Lajme

Komenti i shkrimtarit për veprat e të cilit janë interesuar edhe botues të huaj, është interpretuar nga disa të rinj si fyerje ndaj profetit Muhamed.

Deliu thotë se të mërkurën në mesditë, përderisa po shkonte te një kiosk në Skënderaj, ishte sulmuar nga tre persona të cilët kishin ikur menjëherë pasi e kishin kryer sulmin.

“Është bërë në pikë të ditës, në mënyrë plotësisht publike, unë jam sulmuar nga 3 persona të cilët kanë ikë menjëherë, e kam denoncu rastin në polici, Policia i ka zënë, ata e kanë pranuar fajin dhe habia më e madhe është që të njëjtit persona që më kanë sulmuar mua fizikisht në orën 12, janë parë nga qytetarët në xhami në faljen e mbrëmjes, rreth orës 18:00”, thotë Azemi.

Ai është i irrituar se si prokurori nuk ka shqiptuar masë ndalimi për këta 3 persona.

Lirimin e këtyre tre personave e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Deri më tani janë 3 persona kanë qenë të arrestuar dy në cilësinë e të dyshuarve dhe një si dëshmitar. Pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” ka thënë Zahiti përmes telefonit për KALLXO.com

Ndërsa Deliu thotë se përveç që është sulm ndaj tij, rasti i djeshëm është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj gjithë atyre, që siç thotë ai guxojnë të mendojnë ndryshe.

“Dyfish më keq se sa sulmi fizik që e kam përjetuar, është kjo po përjetoj tash kur unë e di se një prokuror që do duhej të ishte garancë e jetës sime, është rreziku kryesor për të. Sepse liron nga burgu kriminelë”, thotë ai duke e bërë të ditur se nuk e ka takuar fare prokurorinë dhe se nuk e di kush ka qenë prokuror i rastit.

Ai për KALLXO.com ka treguar edhe komunikimin që e ka pasur me sulmuesit në momentin kur ata e kanë ndalur në rrugë.

“Saktësisht më është thënë, “A je ti ai që ke shkruar për profetin Muhamed?” Unë iu kam thënë “Po, kush jeni ju?” dhe menjëherë kanë filluar sulmet ndërkohë që ata përsërisnin qe kush jemi. Do me thënë po të tregojmë fizikisht…”, tregon Azemi gjersa flet për sulmin.

Ai e ka bërë të ditur se rasti i djeshëm dhe mbështetja e madhe që e ka marrë nga të tjerët.

I riu që ka marrë mbështetje të gjerë nga opinioni në mediat sociale thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet së shkruari.

“Unë tashmë nuk guxoj të ndalem sepse nuk është më fjala për Azem Deliun, individ, por është fjala për luftën e intelektualëve të ri, që të kenë liri të shprehjes në këtë vend. Ky vend është europian, është perëndimor, nuk është pjesë e kulturës sonë mbrojtja e argumentit me dhunë, me grushta. Nuk ka shancë që unë të ndalem. Ata që kanë tentuar të më frikësojnë, janë në derën e gabuar”, thotë ai.

Deliu thotë se edhe më herët ka pasur kërcënime verbale, por jo edhe dhunë fizike.

Studenti i Letërsisë, Azem Deliu ka botuar kohë më parë romanin e parë “Puthësi i paligjshëm”, i cili ka arritur një sukses të madh.

Ai ka nënshkruar marrëveshje me një kompani anglezë për botimin e këtij romani në anglisht.

Ai thotë se është duke punuar në romanin e dytë, i cili megjithatë nuk pritet të botohet këtë vit.

 

Reklamë
Reklamë

Maroku heq dënimin me vdekje për ata që braktisin islamin

Një lajm shumë i mirë arrin nga Maroku, ku u shfuqizua dënimi me vdekje për krimin e ndërrimit të fesë islame me një fe tjetër.

Periskopi.com Lajme

Vendimin e mori Këshilli i Lartë i Ulemave, autoriteti më i lartë i vendit, që hodhi poshtë vendimin e kundërt, dekretuar më 2012-tën.

Folëm për këtë me Paolo Branca-n, pedagog i Islamistikës dhe i Historisë së vendeve arabe, në Universitetin e Milanos:

Profesor Branca, në faqet e shtypit dikush e quajti “kthesë historike” këtë, që bëri Maroku. Është kështu?

Po, kështu është, sepse për herë të parë ky njihet si parim. Edhe pse, në praktikë, dënimi me vdekje për apostazi, apo për ndërrimin e fesë, në shumicën e rasteve nuk zbatohej prej kohe, duke u zëvendësuar me  rrugëzgjidhje të tjera, që po i quajmë më pak të rrepta.

Ky vendim i Këshillit të Lartë të Ulemave do të zbatohet menjëherë?

Besoj se po, sepse Maroku po bën hapa të shpejta përpara, duke pasur parasysh edhe se Kodi Civil përfshiu prej vitesh disa të drejta të rëndësishme për gratë. Ndërmjet tyre, edhe e drejta për t’u ndarë nga burri, gjë që ligji islamik e parashikon vetëm për mashkullin, i cili mund ta ndajë lirisht gruan. Ndërsa para këtij ligji të ri, burri e gruaja janë të barabartë. E pastaj duhet kujtuar edhe dokumenti i rëndësishëm i Marrakeshit, një vit më parë, që dekretoi se pakicat fetare duhen respektuar mbi bazën e parimit të qytetarisë, duke pranuar, kështu, një parim universal.

Profesor Branca, ky vendim merret pak ditë para hyrjes së Marokut në Bashkimin afrikan… Thua të ketë lidhje me këtë?

Besoj se po. Mendoj se jo vetëm Maroku, por edhe ne – vendet e Evropës – posaçërisht të Evropës mesdhetare – duhet të interesohemi për ardhmërinë e Afrikës, e cila vitet e ardhshme do ta dyfishojë  popullsinë, ndërsa ajo e Evropës do të mbetet në vendnumro, falë edhe emigracionit. Prandaj mund të themi se zhvillimi në drejtimin e duhur posaçërisht i viseve bregdetare, pa përjashtuar as pjesën tjetër të Afrikës, është largpamës dhe me interes për të gjithë.

Reklamë
Reklamë

Kelmendi: Brezat e rinj duhet të mësojnë fetë në shkolla e jo në YouTube

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndjekë modelet evropiane për mësimin e feve në shkolla.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv duke diskutuar për numrin e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria që kanë shkuar për të luftuar në Siri, Kelmendi ka thënë se kjo ka ardhur pasi në shkolla nuk po mësohet feja dhe të rinjtë po e bëjnë këtë përmes internetit.

“Duhet që brezat e rinj të mos mësojnë fenë nga interneti, YouTube, sepse e mësojnë gabim. Si kemi parë në media, qytetarët që kanë shkuar dhe janë kthyer kanë mësuar në internet. Sot feja duhet të mësohet në institucione edukative shkollore. Pse nuk i marrim modelet evropiane”, ka deklaruar ai.

Reklamë
Reklamë

Myslimani bën pyetjen 1 milionë dollarëshe: Ku do të falet transgjinori në xhami?

Një mysliman i devotshëm ka bërë një pyetje mjaft interesante për të gjithë personat që duan të ndryshojnë gjininë, më konkretisht për transgjinorë.

Periskopi.com Lajme

Myslimani shkruan në rrjet sociale dhe pyet: Nëse një transgjinor do të futej brenda në xhami, ku do të ishte vendi i tij i faljes pranë burrave apo pranë femrave.

Një pyetje vërtetë interesante duke pasur parasysh se të gjitha fetë në botë besojnë në një zot dhe ai është krijuesi i mashkullit dhe femrës së parë dhe më pas i gjithë njerëzimit.

 

auto_16426505_1416789388339794_1693570529_n1485974996

Reklamë
Reklamë

Tre tempuj fetar në një kala, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Sonte është nata e Krishtlindjeve, festohet dhe urohet edhe në Kosovë

Në pritjen solemne që u mbajt sonte në Ipeshkvinë e Kosovës, kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji tha se duhet të gjejmë dashurinë dhe guximin për të ecur drejt të ardhmes.

Periskopi.com Lajme

Në ceremoninë, ku ishin të pranishëm shumë mysafirë si nga jeta politike dhe ajo civile, Imzot Dodë Gjergji theksoi se për të ecur drejtë së ardhmes duhet të rrisim dashurinë për Krishtin dhe për Kishën në mënyrë që të ecim drejt paqes, raporton kp.

“Sot na rrethojnë shumë gjëra, të cilat na trishtojnë, por siguria e brendshme e dashurisë dhe guximi për të ecur drejt të ardhmes dhe drejt paqes na mbajnë, andaj gëzuar për shumë vite viti i ri”, tha Dodë Gjergji.

Urime për këtë festë kanë dërguar edhe krerët shtetërorë. Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka uruar qytetarët e Kosovës, trupin diplomatik në vend, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë.

“Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Koha.net.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në urimin e tij me rastin e festës së Krishtlindjeve, ka thënë se ky vit na solli gëzime të gjithëve.

“U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike. Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij në Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim. Nata e sotme është kohë kur u gëzohemi të mirave e begative që na sjell jeta dhe festojmë me njëri-tjetrin. Por, përveç festës, është kohë kur reflektojmë edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve, shtetit dhe gjithë shoqërisë”, ka shkruar Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka uruar besimtarët katolikë e protestantë të Kosovës.

“Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë bashkëqytetarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës. Uroj që ta kaloni këtë festë të shënuar sa më bukur, në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve më të dashur. Bekime dhe gjithë të mirat, për ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urimin e Veselit.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka uruar qytetarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

“Të dashur besimtarë të krishterë, Lëvizja Vetëvendosje ju uron kremtën e Krishtlindjeve. Të jeni sa më të lumtur e të gëzuar në familjet tuaja e ne shoqërinë tuaj. Të mos harrojmë në këto ditë festash se Krishti lindi në një stallë, e dëshmitarë në lindjen e tij ishin tre shtegtarë nga Lindja e Mesme, të cilët i përkisnin feve të tjera. Në këto kohë të vështira për qytetërimin, ta mbajmë zemrën dhe mendjen të hapur për të varfrit e të pastrehët, për shtegtarët e refugjatët e për personat e besimeve e kulturave të tjera. Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një projekt të përbashkët. Ndaj i urojmë së bashku edhe festat e veçanta”, thuhet në urimin e Vetëvendosjes.

Edhe Ramush Haradinaj, president i AAK-së, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjeve.

“Besimtarëve katolikë, Klerit dhe Kishës, urimet më të përzemërta për Krishtlindje! Në këtë natë të madhe, u bashkohem lutjeve tuaja për dashuri, për paqe, për harmoni…!”, ka shkruar Haradinaj.

Urim me këtë rast ka dërguar edhe kreu u Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, ju uroj festen e Krishtlindjeve, me shpresë që viti 2017 të jetë një vit me të gjitha të mirat. Të jemi të bashkuar e solidar në qëllimet tona, sepse gjithnjë kemi qenë të tillë”, ka uruar Limaj.

Reklamë
Reklamë

Për t’u dukur perëndimor Kadri Veseli rrasë duart edhe në përurime të kishave

Fshati Llapushnik i Drenasit nesër bëhet me Kishë.

Periskopi.com Lajme

Në vendin, ku shumë kohë më parë filloi ndërtimi i varrezave të besimtarëve katolik të këtij fshati, e më pas edhe ndërtimi i Kishës, tashmë do bëhet shugurimi i kësaj të fundit.

“Shën Abrahami” si e mban emrin kjo Kishë, pati ngjallur shumë reagime dhe debate një kohë të gjatë në Kosovë.

Por, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka lëshuar këtë rast. Ai nesër do të jetë pjesëmarrës në shugurimin e saj, raporton Periskopi

Këtu, besohet për të deklaruar se Kosova ka tolerancë fetare, aq më shumë kur vetëm një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se në Kosovë liderët politikë më shumë janë të fokusuar te kundërshtarët e tyre, se sa te ajo çka ata mbështesin.

Sipas Delawie, në Kosovë, edhe në media e edhe në rrugë, shohim një rritje të tensionit religjioz dhe etnik.

Por, punimet për këtë kishë dhe varrezat katolike shqiptare në fshatin Llapushnik kanë filluar që rreth dy vite.

Me disa ndërprerje nga banorët myslimanë të këtij vendi, një kohë punimet janë zhvilluar në praninë e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, raporton Periskopi

Fshatarët e Llapushnikut të komunitetit mysliman, patën protestuar për ditë të tëra, duke thënë se vendi ku po ndërtohet kisha dhe varrezat katolike është vend i ndarë për varrezat e dëshmorëve.

Ata nuk patën kundërshtuar Kishën, por vendin ku ajo është ndërtuar./ Periskopi

Reklamë
Reklamë