inter

Interi nuk është klub i madh

Mesfushori me tipare ofanzive italian i Fiorentinës, Federico Bernardeschi ka injoruar skuadren e Interit.

Periskopi.com Sporti

Bernardeschi ka folur për gjashtë skuadrat më të mira në Serie A dhe në atë grup nuk marrin pjesë neroazzurët.

“Juventusi është nga një ligë tjetër. Për çdo ekip është e vështirë të fitojnë ligën vit pas viti por për ata duket e thjeshtë. Ata po bëjnë perfomanca të mira edhe në Champions League.”

bernardeschi
Federico Bernardeschi, Fiorentina

 

“Ekipet më të mira në Serie A sipas meje, pas Juventusit janë: Roma, Napoli, Milani që po përmirësohen çdo ditë, dhe Lazio. Edhe ekip ynë shumë i mirë dhe me plot talent.”

“Interi po interesohet për mua? Unë jam i fokusuar vetëm për atë që bëj në fushë. Nuk më intereson për afatin kalimtar të transferimeve” – tha Bernardeschi. /Periskopi/

 

1796618-37929660-640-360

PSG ‘çmendet’ pas Draxlerit, në garë edhe për shërbimet e yllit italian

Paris Saint-Germain janë duke menduar të transferojnë yllin italian në rritje të Fiorentinas, Federico Bernardeschi.

Periskopi.com Sporti

Bernardeschi në këtë dy sezonet e fundit është duke shkëlqyer me fanelën viole dhe nuk ka mbetur pa ra në sy të gjigandëve europian.

bernar
Federico Bernardeschi, Fiorentina

 

Sipas gazetave franceze klubi parisen iu është bashkuar skuadrave që janë në garë për shërbimet e mesfushorit ofanziv, si Inter, Juventus dhe Chelsea.

Bernardeschi
Bernardeschi llogaritet si ylli i radhës i kombëtares italiane

Por, duket si mision i vështirë për t’u kompletuar pasi që klubi italian nuk do të lejojë yllin e tyre që të largohet në janar. /Periskopi/

chelsea

Chelsea peshkon në skuadrën e Fiorentinës

Chelsea është duke menduar të bëjë pazar me skuadrën italiane Fiorentina.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është duke i monituruar treshen e Fiorentinës Nenad Tomovic, Federico Bernardeschi dhe Milan Badelj, dhe në shkëmbim të ofrojë Cesc Fabregasin.

Lojtarët si Fabregas, Oscar dhe Willian besohet se nuk bëjnë pjesë në planet e italianit dhe mund të largohen qysh në janar.

Chelsea është lider i Premier Ligës me 31 pikë. /Periskopi/

deschi

Interi fiton garën për këtë lojtar ndaj Milanit

Federico Bernardeschi është gjithnjë e më afër skuadrës së Interit sesa asaj të Milanit.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadra nga Milano, përveç që zhvillojnë derbin më të madh në itali Della Madoninna në fushë të gjelbërt, ato garojnë edhe për lojtarët më të mirë italian.

Por, sipas Calciomercato, lojtari është më afër skuadrës së Piolit sesa asaj të Montellas.

bernardeschi
Federico Bernardechi, Fiorentina

Të dy këto skuadra nuk do të kenë punë të lehtë në transferimin e lojtarit, pasi përveç Juventusit, për Bernardeschin interesohen edhe Barcelona dhe Chelsea.

Bernardeschi ka çmimin e vendosur nga Fiorentina prej 35 milionë euro, çmim ky që duhet të pagujë çdo skuadër nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e italianit. /Periskopi.com/