duka-1-780x439

Duka: Izraeli meritoi fitoren, luajtëm keq

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka, ka folur pas ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Periskopi.com Sporti

Ai është shprehur i zhgënjëyer me disfatën dhe paraqitjen e skuadrës, duke thënë se rezultati ishte i drejt.

Ndeshje për tu harruar, realisht ishte e luajtur keq, rezultati ishte përgjigja e saktë çfarë dhamë në fushë”, ka thënë Duka pas ndeshjes.

““Pashë që folën shumë për gjyqtarin, por ne duhet t’i bëjmë edhe analizat tona dhe te shohim ku ishim keq”

“Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jo skuadrën. Duhet ta kalojmë këtë moment të keq dhe të kërkojmë objektivin që është vendi i tretë”, përfundoi presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit. /Periskopi.com

 

De-Biasi-1024x682

Publikohet agjenda e kombëtares shqiptare para ndeshjes me Izraelin

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar programin kombëtares në prag të ndeshjes me Izraelin për eliminatoret e Botërorit 2018.

Periskopi.com Sporti

Programi i kombëtares:

7 nëntor ora 10.30 konferencë për shtyp (trajneri) ora 19:00 stërvitje

8 nëntor ora 10:00 stërvitje ora 12:00 konferencë për shtyp (dy lojtarë) ora 18:15 stërvitje

9 nëntor ora 10:15 stërvitje ora 12:00 konferencë për shtyp (dy lojtarë) ora 18:15 stërvitje

10 nëntor ora 12:00 konferencë për shtyp (dy lojtarë) ora 18:15 stërvitje

11 nëntor ora 12.30 konferencë për shtyp (trajneri dhe kapiteni) ora 18.00 stërvitja e fundit ora 20.45 nisja për në Shkodër.

infatino2

Presidenti i FIFA-s ngushëllon Federatën Shqiptare të Futbollit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shkruar një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Safet Berishës.

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pasi ka mësuar për ndarjen nga jeta të Safet Berishës, ish-futbollist i shquar i Lokomotivës, Partizanit dhe ekipit kombëtar shqiptar, i ka dërguar Presidentit të FSHF Armand Duka këtë mesazh ngushëllimi:

Në kujtim të Safet Berishës

I dashur President,

Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, pasi mësova për humbjen e lojtarit të ekipit kombëtar shqiptar.

Safet Berisha ish-futbollist i Lokomotivës së Durrësit, i Partizanit të Tiranës dhe i ekipit kombëtar i cili ka veshur 21 herë, bluzën kësaj skuadre.

Në emër të anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, do t’ju isha mirënjohës,në rast se ju, do ti shprehnit familjes dhe njerëzve e tij të dashur, ngushëllimet tona.

Gjithashtu shpresoj që në një farë mënyre fjalët tona të mbështetjes, të sjellin pak paqe dhe qetësi, në këtë çast të dhimbshëm.

Sinqerisht i juaji