volejboll

Serbia nuk votoi kundër pranimit të Federatës së volejbollit të Kosovës

Federata e Volejbollit të Kosovës është bërë anëtarja e 221 e Federatës Botërore të Volejbollit (FIVB).

Periskopi.com Sporti

Në kongresin e mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës, përfaqësuesit e federatave të shteteve të ndryshme të botës, kanë votuar pro pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Në këtë kongres u votua edhe për pranimin e Sudanit Jugor në FIVB.

Ajo që është për t’u çuditur nga ky kongres, është mos dhënia e votës kundër nga Serbia për Kosovën.

Federata e Volejbollit të Serbisë, ka abstenuar në momentin e votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, shkruan Telegraf.rs, përcjell Lajmi.net.

FIVB ishte ndër të paktat federata që ende nuk kishte pranuar Kosovën, kujtojmë se Kosova veç ka zhvilluar kualifikime në basketboll dhe futboll.