mourinho3

Federata angleze akuzon sërish Mourinhon

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është akuzuar për herë të dytë nga Federata e Anglisë pas përjashtimit në barazimin prej 0-0 ndaj Burnleyt në fundjavë.

Periskopi.com Sporti

Mourinho gjithashtu akuzohet për komentet e tij të bëra ndaj gjyqtarit Anthony Taylor para takimit me Liverpoolin javë më parë, raporton BBC. Ai në ndeshjen e fundit u detyrua të ulet në tribuna pasi gjyqtari Mark Clattenburg e ndëshkoi me të kuq.

Ai akuzohet se ka përdorur fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të takimit pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore, transmeton Koha.net.

Dënimet e mundshme përfshijnë një paralajmërim, gjobë, dhe ndalimin e stadiumit.

Ai ka afat deri të premten që t’iu përgjigjet këtyre akuzave.