prishtina

Përleshje fizike në stërvitje te Prishtina

Të hënën në stërvitjen e skuadrës kryeqytetase ka ndodhur një gjë e pazakontë.

Periskopi.com Sporti

Liridon Leci dhe Shend Kelmendi pas ofendimeve ndaj njëri-tjetrit tentuan të t’i qërojnë hesapet edhe fizikisht, por këtë nuk u e lejuan bashkëlojtarët e tyre të ndodhte.
Pastaj, trajneri gjerman, Lutz Lindemann ua ka mbajtur një fjalim të shkurtë futbollistëve.
Prishtina sot stërviti në Obiliq, kurse duelin e radhës e luan ndaj Gjilanit në udhëtim dhe do të tentojnë të ruajn vendin e parë.

linderman

Ja çfarë premton trajneri gjerman i Prishtinës, nëse shpallen kampion

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann ka dhënë një premtim interesant.

Periskopi.com Sporti

Trajneri gjerman ka premtuar se nëse ekipi i tij do të shpallet kampion në Vala Super Ligë, se ai do të pastrojë statujën e Bill Clinton në Prishtinë.

Aktualisht skuadra nga kryeqyteti kosovar është në vendin e dytë, dy pikë prapa Trepça’89, ndërsa premtimi i Lindemann është tejet interesant.

“Kur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, unë personalisht do ta pastroj statujën e Bill Clintonit në Prishtinë”, tha Lindemann për Berlliner Kurier. /Periskopi.com/

prishtina

Sot do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të Vala Superliga

Sipas plan programit të Vala Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillon edhe 4 ndeshje të tjera në kuadër të javës së 13-të të kampionatit elitar të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Sipas plan programit të Vala Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillon edhe 4 ndeshje të tjera në kuadër të javës së 13-të të kampionatit elitar të Kosovës

Në përballjet e ditës së djeshme, Feronikeli mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1:0, derisa me shifra identike përfundoi edhe takimi mes Drenicës dhe Hajvalisë.

Sot do të zhvillohetn edhe 4 ndeshje tjera. Prishtina pret Lirinë, me kryeqytetasit që do të kërkojnë të qëndrojnë në hap me liderin Feronikelin, e cila i shkon Dritës së Ismet Munishit si mysafir.

Trepça-Llapi është gjithashtu një tjetër duel interesant për tu përcjellur, pasi mitrovicasit do të kërkojnë të shkëputen nga vendi i fundit në tabelë, pozitë të cilën e ndajnë me Hajvalinë dhe Dritën që kanë pikë të barabarta.

Dhe në fund, Ferizaji do të jetë nikoqir i Besës në përballjen tjetër interesante të kësaj jave.

Kujtojmë se të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00. /Periskopi.com

prishtina

Drita-Prishtina, kryendeshja e javës së 11-të

Vala Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet tjera të javës së 11-të.

Periskopi.com Sporti

Prishtina do ketë një udhëtim të vështirë në Gjilan, ku do përballet me Dritën e Ismet Munishit.

Kurse ndeshje tjetër interesante do jetë edhe ajo ndërmjet Besës dhe Gjilanit.

Ja të gjitha ndeshjet:

Drita – Prishtina
Besa – Gjilani
Llapi – Drenica
Liria – Ferizaji

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00. /Periskopi.com

labinot osmani

Labinot Osmani i bashkohet Ismet Munishit tek Drita?

Labinot Osamni është i gatshëm të largohet nga skuadra e Prishtinës për shkak të minutazhes së vogël që po gjen.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur vushtrrias Labinot Osmani ka kontratë me Prishtinën deri në fund të dhjetorit.

Minutat e pakët në këtë sezon kanë bërë që lojtari të mendojë largimin pas skadimit të kontratës.

Për të vetëm sa kanë filluar të interesohen disa skuadra, ku njëra nga ato është edhe skuadra e re Ismet Munishit, Drita. Ismet Munishi dhe Labinoti kishin bashkëpunuar në të kaluarën në Llamkos Kosova ku ishin shpallur kampion të Kosovës në fubtoll.

Besa dhe Drita duan që ta sjellin në radhët e vet sulmuesin e njohur. /Periskopi.com

ferro

UEFA donacion për Feronikelin dhe Prishtinën

UEFA ndanë nga 420 mijë euro për dy klubet e futbollit kosovar, Fernoikelit dhe Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Feronikeli dhe Prishtina kanë marrë një shtytje të madhe nga UEFA për të vazhduar sezonin dhe punën drejt futbollit europian.

Dy skuadrat nuk arritën të marrin licencën nga shtëpia më e madhe e futbollit europian për pjesëmarrje në garat europiane, pasi që nuk kishin plotësuar standardet.

Skuadrat nuk plotësuan kriteret bazë për ta fituar të drejtën e daljes në Evropë, pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA gjatë muajit maj.

Megjithatë, të dy klubet përfituan nga UEFA, madje shumë për rrethanat në të cilat ndodhet futbolli në vend. /Periskopi.com

prishtina

Trepça ’89 triumfon në derbin e javës

Trepça ’89 ka shënuar fitore në derbin ndaj Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Trepça ’89 si duket nuk ka rival deri më tani për titull pasi që ka arritur të mposhtë edhe rivalin kryesor për titull në xhiron e nëntë të Super ligës së Kosovë në futboll, Prishtina.

Humbjen e parë e ‘bardhë e kaltërve’ ja u shkaktoi sulmuesi John me dopiet e tij për fitoren e ‘minatorëve’, ai realizoi në minutat 11’ dhe 72’ për rezulatin e pastër 0-2.

Tashmë skuadra nga mitrovica udhëheqë e vetmë në tabelë me 24 pikë duke u larguar katër pika nga Prishtina që gjindet e dyta në tabelë. /Periskopi.com

armend_dallku_prishtinafc_oct2016_in_action_1342

Kapiteni i Prishtinës mungon në derbi

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të jetë pa kapitenin në derbi ndaj Trepça ’89, Armend Dallku.

Periskopi.com Sporti

Prishtina është e hendikepuar pa kapitenin Armend Dallku të suspenduar në ndeshjen e kaluar.

Prishtina-Trepça ’89 do zhvillohet sot në stadiumin “ Agron Rama” nga ora 14:00. /Periskopi.com

prishtina vs trepca

Sot derbi kosovar, Prishtina-Trepça ’89

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të jetë nikoqire e derbit të kësaj gjiro ndaj liderëve, Trepça ’89.

Periskopi.com Sporti

Pasi dje janë zhvilluar dy takimet e para në elitën e futbollit kosovar, gjatë ditës së sotme do të luhen edhe katër të tjera.

Sot do zhvillohet derbi për pozitën e parë të super ligës së Kosovës në Obiliq, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.

Skuadra nga qyteti i Mitrovicës ka filluar sezonin në një super formë që askush nuk do të kishte paramenduar, pasi që kryeson tabelën dhe është e ndjekur nga kundërshtari i sotëm, Prishtina.

Bardh e kaltërtit synojnë me fitore ta rikthejnë pozitën e parë edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë marrë parasysh formën e minatorëve. /Periskopi.com

 

Prishtina-Trepça ’89

Trepça-Drenica

Drita-Ferizaj

Llapi-Feronikeli

 

munishi

Prishtina thotë se Munishi nuk angazhohej

Periskopi.com Sporti

Kushtrim Munishi nuk është më trajner i klubit të futbollit Prishtina.

Në vendin e tij tashmë është ulur ish-drejtori sportiv, gjermani Lutz Lindemann.

Por, nënkryetari i këtij klubi, Ahmed Kurtolli ka zbuluar arsyen e ndarjes me trajnerin Munishi, i cili në pesë ndeshje të këtij sezoni me Prishtinën arriti të fitojë katër ndeshje dhe të barazoj në një tjetër.

“Ne, FC Prishtina dhe Kushtrim Munishi nuk kemi mundur të merremi vesh për kushtet dhe kriteret të cilat i ka çdo klub. Kërkesa e Prishtinës ka qenë decidive që trajneri të jetë në çdo kohë në dispozicion për lojtarin. Që trajneri i Prishtinës të ketë një adresë. Që trajnerët mos të kenë ndonjë konflikt interesi”, ka deklaruar Kurtolli.

“Ne nuk jemi pajtuar në këtë drejtim dhe vendosëm që tash e tutje ekipin të udhëheq, drejtori sportiv, Lutz Lindemann. Pra, mos plotësimi i kushteve që kemi kërkuar ne dhe mospajtimi për këto kushte. Sidoqoftë ne e falënderojmë Munishin për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtutjeshme”, shtoi ai. /Periskopi.com

prishtina

Prishtina e vërtetë është rikthyer

Periskopi.com Sporti

Klubi i futbollit Prishtina po arrinë rezultate mjaft të mira në këtë sezon.

Bardhekaltërit kanë rikthyer formën e duhur, pasi në sezonin e kaluar mezi siguruan mbijetesën në Superligë.

Në katër ndeshjet e para të këtij sezoni ata kanë shënuar tre fitore dhe kanë barazuar në një ndeshje, duke grumbulluar kështu 10 pikë, njëherësh duke qenë lider në tabelë.

Barazimin e vetëm në këtë sezon e arriti të dielën në ndeshjen ndaj Besës si mysafir. /Periskopi.com