inter

Montella: Do të luajmë sikur ndaj Juventusit, Inter ka një super ekip

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se lojtarët e Interit janë në të njëjtin nivel me Juventus.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se indiviudalisht lojtarët e Interit mund të jenë më të mirë se ata të Juventusit.

“Pioli ka punuar në fokusimin e lojtarëve dhe koncentrimin. Në terme individuale, Interi janë më të mirë se Juventusi dhe ne nuk duhet të shpërfillim këtë ndeshje. Duhet të paraqesim vetën si më të mirë, me zemërim dhe pakëz frikë, njëjtë sikur kundër Juventusit”.

“S’mendoj se jemi favorit, por nuk më intereson edhe npse e kemi këtë epitet. Nuk është një ndeshje deçizive, por është e rëndësishme për tifozët tonë dhe për ne. Ne jemi gati dhe besoj se do përballemi me besim. Ndeshemi me një skuadër me lojtarë të fortë që duan të bëjnë çdo gjë për të fituar”, u shpreh Montella.

axel-witsel

Witsel: Juventus ka dy futbollistë të klasit botëror

Mesfushori belg, Axel Witsel, është deklaruar Paulo Dybala dhe Claudio Marchiso janë futbollistët më të mirë në Juventus.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Benficas që një kohë është lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër, por ende nuk e di se kur do të realizohet ky transfer. Ai mendon se Marchiso dhe Dybala janë më të mirët në skuadrën e drejtuar nga Allegri.

Witsel ka folur edhe për trajnerin italian të cilin e cilëson si një nga trajnerët më të mirë në botë.

“Unë nuk e di ende se kur tifozët italianë do të jenë në gjendje për të më parë mua në Juventus”, ka thënë Witsel për Mediaset Premium, nuk e di nesë do të jetë në janar apo verën e ardhshme”.

“Allegri është një trajner super, dhe dy lojtarët më të mirë në Juventus janë Dybala dhe Marchisio”, përfundoi mesfushori belg. /Periskopi.com/