diego-simone

Simoene: Në të ardhmen jam trajner i këtij klubi

Trajneri argjentinas i Atletiko Madrid, Diego Simoene ka pranuar se një ditë do të udhëheqë klubin e Inter si trajner.

Periskopi.com Sporti

Simoene që një kohë të gjatë është i lidhur me një kalim te neroazzurët.

“Në këtë moment të ardhmen e kam të qartë”.

“Nuk kam çfarë të komentojë më shumë. Unë flas me familjen time dhe të gjithë e dinë që një ditë do ta drejtojë Interin”

“Nuk ka asgjë të re këtu”, ka thënë Simeone. /Periskopi/

brozo

Stefano Pioli siguron fitoren e parë si trajner i Interit në Giuseppe Meazza (Video)

Interi është rikthyer në rrugë të duhur duke triumfuar ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Stefano Pioli regjistroi fitoren e parë si trajner i neroazurëve me rezultat 4:2 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Golat për Interin i shënuan Brozovic (‘3), Candreva (‘9) dhe Icardi (’19,’90), teksa për mysafirët shënuan Kalinic (’37) dhe Ilicic (’62) për rezultatin final 4:2.

Vlen të theksohet se Viola mbeti pa kapitenin e saj në minutën e 45’, pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq nga referi kryesor pas një ndërhyrje ndaj Icardit.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Interi tashmë kalon në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa një vend më poshtë gjendet Fiorentina me 20 pikë. /Periskopi/

 

 

 

 

icardi

Interi i jep goditjen e fundit Fiorentinës (Video)

Inter ka shënuar edhe golin e katërt për rezultatin 4-2 kundër Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri kapiteni i skuadrës Icardi i cili përfitojë nga një top i rikthyer në zonë për të shënuar golin e tij të dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Inter. /Periskopi/

212300717-b0e5c512-59ff-4863-83cb-b6f8c06d5c7f

Fiorentina shënon golin e dytë me 10 futbollistë në fushë (Video)

Fiorentina ka realizuar edhe golin e dytë.

Periskopi.com Sporti

Ishte slloveni Josip Ilicic i cili e realizoi golin e dytë pas një kundërsulmi të skuadrës viole. Rezultatin momental 3-2. Fiorentina është me një lojtarë më pak në fushë qysh nga pjesa e parë. /Periskopi/

fiorentina_striker_nikola_kalinic__275164

Fiorentina ngjallë shpresat, ngushton epërsinë e Interit (Video)

Fiorentina ka ngushtuar epërsinë e Interit në 3-1.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kroat Kalinic ishte ai që e shënoi golin e parë të Fiorentinës. /Periskopi/

mario-icardi

Icardi shënon edhe golin e tretë për Interin në një super solo aksion (Video)

Interi ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte kapiteni i skuadrës Mauro Icardi ku pas një super solo aksioni shënoi golin e tretë. /Periskopi/

MILAN, ITALY - MARCH 02:  Marcelo Brozovic of FC Internazionale Milano shouts during the TIM Cup match between FC Internazionale Milano and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on March 2, 2016 in Milan, Italy.  (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Inter fillon furishëm takimin ndaj Fiorentinës, në epërsi prej 2 golash (Video)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Golin e parë e shënoi kroati Marcelo Brozovic në minutën e tretë ndërsa Candreva vetëm pas 6 minutash. /Periskopi/

inter

Formacionet zyrtare: Inter-Fiorentina

Interi do të kërkojë që të vazhdojë me fitore në kampionat për tu afruar me skuadrat e kreut.

Periskopi.com Sporti

Në anën tjetër edhe Fiorentina kërkon pikë dhe ka ditur gjithmonë t’i bëjë problem skuadrës nga qyteti i Milanos.

Stefano Pioli ka futur në lojë skaudrën më të mirë dhe sulmit do t’i prijë kapiteni Mauro Icardi.

Është në anën tjetër Fiorentina luanë me skuadrën më të mirë dhe në sulm do të jetë Kalinic.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Miranda, Ansaldi; Kondogbia, Brozovic; Candreva, Banega, Perisic; Icardi

Fiorentina: Tatarusanu, Rodriguez, Salcedo, Astori, Milic, Badelj, Valero, Tello, Kalinic, Bernardeschi, Ilicic.

roberto-mancini-inter-calcio-foto-pagina-fb-ufficiale-roberto-mancini-800x538-800x538

Inter ka një lojtar si Ronaldo

Trajneri italian, Roberto Mancini është shprehur i habitur se si një lojtar si Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ qëndron më shumë në bankë e rezervistëve se sa në fushë.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Interit ishte ai që e transferoi brazilianin në këtsezon por nuk arritën të kalojnë kohë shumë bashkë pasi që neroazzurët shkarkuan Mancinin për shkak të formës së dobët.

Ai ka shprehur simpatin e tij dhe se e mendon se mund të përcjellë hapat e Ronaldos.

“Po të isha ende në Inter ai do të luante në çdo ndeshje. Ai është shumë i talentuar nuk e di pse De Boer nuk e fuste në lojë, ai mund të jetë Ronaldo i ri dhe jam shumë i habitur kur “Ronaldo i jonë ” qëndron në stol dhe nuk i ipet hapsirë”.

gabriel-barbosa-
Gabriel Barbosa, Inter

Gabigol ka vetëm një paraqitje për Interin në Seria A./Periskopi/

deschi

Interi fiton garën për këtë lojtar ndaj Milanit

Federico Bernardeschi është gjithnjë e më afër skuadrës së Interit sesa asaj të Milanit.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadra nga Milano, përveç që zhvillojnë derbin më të madh në itali Della Madoninna në fushë të gjelbërt, ato garojnë edhe për lojtarët më të mirë italian.

Por, sipas Calciomercato, lojtari është më afër skuadrës së Piolit sesa asaj të Montellas.

bernardeschi
Federico Bernardechi, Fiorentina

Të dy këto skuadra nuk do të kenë punë të lehtë në transferimin e lojtarit, pasi përveç Juventusit, për Bernardeschin interesohen edhe Barcelona dhe Chelsea.

Bernardeschi ka çmimin e vendosur nga Fiorentina prej 35 milionë euro, çmim ky që duhet të pagujë çdo skuadër nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e italianit. /Periskopi.com/

76159315-1

Berlusconi: Montella nuk e ka vizionin e Milanit

Presidenti i Ac Milan, Silvio Berlusconi, është deklaruar pas derbit Della Madonnina, ku skuadra e tij ndau pikët me Interin.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Milanit kishin përgaditur një koregrafi të jashtëzakonshme për presdentin e tyre që është në ikje, pasi ai ka shitur klubin te grupi kinez ‘Suning’.
Berulsconi e dëshiron një tjetër Milan sa i përket vendosjes taktike në fushë dhe se barazimi ishte i rezultat i drejtë.
“Derbi përfundoi me një rezultat të drejtë. Ishte shumë e keqe kjo pasi u arrit në minutën e fundit, sepse ne shpresuam që të jemi vetë në vendin e dytë në renditje. Ne qëndrojmë së bashku me Romën. Ne nuk luajtëm një lojë të keqe”, ka thënë Berlusconi për Sportmediaset.
“Përshëndeti [Montellan] për vendin e dytë, por ne kemi disa dallime në mendime mbi taktikat”.
“Jam i bindur se modeli i Milanit që na ka çuar neve të jemi ekipi më i suksesshëm në botë për 30 vjet është një me një mesfushor sulmues dhe dy sulmues”.
“Unë insistoj për Montellan se kjo është rruga për të ecur përpara, në vend të vendosjes në rolin me dy futbollistë krahu”, përfundoi presidenti i Milanit. /Periskopi.com/

inter

Montella: Do të luajmë sikur ndaj Juventusit, Inter ka një super ekip

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se lojtarët e Interit janë në të njëjtin nivel me Juventus.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se indiviudalisht lojtarët e Interit mund të jenë më të mirë se ata të Juventusit.

“Pioli ka punuar në fokusimin e lojtarëve dhe koncentrimin. Në terme individuale, Interi janë më të mirë se Juventusi dhe ne nuk duhet të shpërfillim këtë ndeshje. Duhet të paraqesim vetën si më të mirë, me zemërim dhe pakëz frikë, njëjtë sikur kundër Juventusit”.

“S’mendoj se jemi favorit, por nuk më intereson edhe npse e kemi këtë epitet. Nuk është një ndeshje deçizive, por është e rëndësishme për tifozët tonë dhe për ne. Ne jemi gati dhe besoj se do përballemi me besim. Ndeshemi me një skuadër me lojtarë të fortë që duan të bëjnë çdo gjë për të fituar”, u shpreh Montella.

intermilanvbarcelonauefachampionsleaguem9l8mxpbg4pl

Legjenda e Interit tradhëton ish skuadrën e tij, thotë se sonte është me Milan

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, është shprehur edhe ai për derbin e sotëm të Milanit kundër Interit.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Interit, ka befasuar tifozët e kësaj skuadre duke thënë se sonte mbështet ekipin e rosonerëve, pasi që si vogël ishte tifozë i Milanos.

Sneijder është një legjendë e Interit, ai me Interi në vitin 2010 fitoi tripletën e famshme, duke fituar Ligën e Kampionëve, Seria A dhe Kupën e Seria A.

” Jam i lumtur për të kaluarën time me Interin, por duhet të pranojë që si i vogël isha fans i Milanit”

” Shpresojë që një ditë të luaj për Milanin para mbylljes së karrierës sime. Në Inter isha i lumtur por nuk do të luaja për ta sërish pasi mënyra se si u sollën kur unë u largova nuk ishte e mirë. ” -tha Sneijder. /Periskopi.com/

152624148
Wesley Sneijder
abate

Disa statistika të derbit të Milanos

Ky do jetë derbi numër 165 në Serie A, Interi ka 61 fitore, ndërsa Milani 51. 52 herë skuadrat janë ndarë baras.

Periskopi.com Sporti

Në 6 ndeshjet e fundit në Serie A, të dyja skuadrat kanë nga 2 fitore dhe 2 barazime.

Para ndeshjes që Milani fitoi 3:0, skuadrat kishin dështuar të shënonin më shumë se 1 gol në 7 ndeshje, përcjell Sportali.Net

Milani ka fituar 7 ndeshje në 9 ndeshjet e fundit në Serie A.

Mosha mesatare e Milanit është më e reja në Serie A (25 vjet e 227 ditë).

Milani ka shënuar më së shumti gola jashtë zone këtë sezon (7).

Interi kanë fituar më së shumti pikë kur kanë qenë duke humbur këtë sezon (8), ndërsa Milani ka fituar çdo ndeshje kur ka qenë në avantazh në këtë sezon.

Interi ka përqindjen më të vogël të goditjeve në portë këtë sezon (35.5%).

Bonaventura ka shënuar 4 gola ndaj Interit dhe është viktima e preferuar e tij, por asnjë gol nuk e ka shënuar me fanelën e Milanit.

Bacca ka përqindjen më të lartë të realizimit të golave në Serie A këtë sezon (37.5%).

Icardi është pjesëmarrës në 81% të golave të Interit me 10 gola dhe 3 asiste. Interi ka shënuar 16 gola.

Icardi ka luajtur 7 ndeshje ndaj Milanit, por nuk ka arritur të shënojë asnjëherë.

pioli-3-780x439

Pioli kërkon fitore në derbi

Trajneri i ri i Interi, Stefano Pioli, ka deklaruar se dëshiron vetëm fitore ndaj Milan.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri  i Lazios në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Inter, është shprehur se ka motivuar lojtarët para derbit dhe se është fatlum që stërvit një grup lojtarësh si të Interit.

“Janë emocione të forta, të cilat duhet të na lejojnë të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, me shumë përqendrim dhe vendosmëri. Sepse duam që derbi të jetë i yni”.

Interi do të mundohet të fitojë dhe të ristartojë sezonin përsëri.

Milan-Inter është kryendeshja e javës në Seria A. /Periskopi.com/

oscar

Inter kërkon yllin e Chelseat

Inter është interesuar në yllin brazilian të Chelseat , Oscar.

Periskopi.com Sporti

Inter janë të vendosur të nënshkruajnë me mesfushorin e Chelseat, Oscar edhe pse londinezët nuk do të hjekin dorë nga çmimin i tyre të vendosur për brazilianin që kishin paguar për të marrë nga skuadra braziliane Internacional.

Oscar në këë sezon nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë, ku ka humbur besimin e italianit Conte.

25-vjeçari në 201 paraqitje për Chelsea ka shënuar 38 gola. /Periskopi.com/

Oscar, Chelsea
medel-niang

‘Milani do ta fitojë derbin ndaj Interit’

Ish-futbollisti i Milanit, Olivier Bierhoff beson se ‘rosonerët’ do të fitojnë derbin e fundjavës ndaj Interit.

Periskopi.com Sporti

Ai shprehet i lumtur me formën nëpër të cilën po kalon ish-klubi i tij.

“Është gjithmonë ndjenjë e mirë të kthehem në ‘San Siro’, kam shumë kujtime nga ky stadium. Pa dyshim do të fitojë Milani”.

“Jam i lumtur për periudhën e mirë me të cilën është duke kaluar ekipi, dhe i uroj suksese kuqezinjve”, u shpreh Bierhoff. /Periskopi.com

modric

Chelsea shumë afër yllit kroat

Chelsea është në kërkim të mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic.

Periskopi.com Sporti

Inter është shumë afër marrëveshjes me mesfushorin argjentinas së Lazios, Biglia që besohet se do të transferohet në janar me ardhjen e ish trajnerit të Lazios, në krye të Neroazzurëve, Stefano Pioli.

Kroati ka pasur probleme këtë vit me trajnerin De Boer, por pas që ai shkoi tashmë ka filluar të luajë më shpesh.

Chelsea besohet se do të paguajë 20 deri në 25 milionë euro për Brozovicin. /Periskopi.com/

Marcelo Brozovic, Inter
eusebio

Inter gjithënjë më afër yllit të Benficas

Mbrojtësi suedez, Victor Lindelof është njëri nga lojtarët më të kërkuar aktualisht në merkato.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Benficas është shprehur se dëshiron qëndrimin në Benfica por mediat shkruajn se Interi është afër nënshkrimit të tij.

Sipas mediave, Interi është ekipi i parë që është në gadishmëri të paguaj klauzolën e mbrojtësit të kombëtares së Suedisë.

Një shifër prej 25-30 mil euro pritet të jap Interi për të mposhtur konkurrencën e Borussia Dortmundit, Arsenalit, Unitedit dhe Manchester Cityt.

victor-lindelof-519565
Victor Lindelof, Benfica
gabi-gol

‘Nuk gabojmë me Gabigol siç gabuam me Coutinhon’

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausillo ka folur për situatën e talentit brazilian, Gabigol.

Periskopi.com Sporti

Gabigol u transferua nga Santos me bujë tek neroazzurët, por që ende nuk ka arritur të tregoj më të miren nga vetja. Braziliani që nga transferimi i tij në Seria A ka zhvilluar vetëm 13 minuta në fanelën e Interit.

“Gabigol? Ai është shumë i qetë, është pjesë grupit të lojtarëve të rëndësishëm. Është i ri, ka nevoje vetëm për eksperiencë. Në të kaluarën na ka ndodhur e njëjta gjë me Coutinhon, por të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat, tani ai është një fenomen. Huazimi nuk vlen tani për atë, por do të presim vendimin e trajnerit”.

“Icardi? Është njeriu më i qetë që e kam njohur në botën e futbollit. Si të gjithë te rinjtë ai mund të bën gabime, por gjërat janë pozitive”, ka thënë Ausilio. /Periskopi.com