prishtina

Drita-Prishtina, kryendeshja e javës së 11-të

Vala Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet tjera të javës së 11-të.

Periskopi.com Sporti

Prishtina do ketë një udhëtim të vështirë në Gjilan, ku do përballet me Dritën e Ismet Munishit.

Kurse ndeshje tjetër interesante do jetë edhe ajo ndërmjet Besës dhe Gjilanit.

Ja të gjitha ndeshjet:

Drita – Prishtina
Besa – Gjilani
Llapi – Drenica
Liria – Ferizaji

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00. /Periskopi.com

intelektualwt

Munishi kërkesë të veçantë për ‘Intelektualët’ në derbin ndaj Prishtinës

Trajneri i ri klubit gjilanas, Ismet Munishi, dëshiron që të ketë përkrahjen maksimale nga tifozët e klubit, Drita.

Periskopi.com Sporti

Drita sot është nikoqire e Prishtinës në derbin e javës të Vala Super Ligës së Kosovës.  Ismet Munishi njihet për raportetet e ngrohta që arrin të bëjë me çdo tifozëri të klubeve që udhëheqë ai.

“Sot kam vetëm një kërkesë, të ndihemi krenar që jemi pjesë e klubit të madh Drita. Kemi ndeshje të vështir sot, pres përkrahjen e ‘Intelektualëve’ përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa unë dhe lojtarët do t’i mbajmë premtimet”, ka shkruar Munishi në rrjetin e tij social në Facebook.

Drita-Prishtina do të zhvillohet nga ora 14:00. /Periskopi.com

 

drita3

Kjo skuadër kosovare nuk shënon gol prej 40 ditësh

Skuadra gjilanase, Drita është në një krizë të madhe pasi që këtë fundjavë do të bëhen plotë 40 ditë pa shënuar gol në Super Ligën e Futbollit.

Periskopi.com Sporti

Drita tashmë ka marrë masa duke e shkarkuar shtabin teknik në krye me Amir Alagic duke e zëvendësuar me trajnerin e njohur, Ismet Munishi.

Drita është në pozitën e fundit në rënditjen tabelare.

Në këtë javë kjo skuadër është mysafire në Skenderaj ku do të përballet me Drenicën.