messi-suarez-neymar

Ky lojtari i Barcelonës rrezikon El Clasicon

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Neymar, duhet të tregohet i kujdesshëm ndaj Real Sociedadit.

Periskopi.com Sporti

Braziliani është në rrezik pasi ka katër kartonë të verdhë deri tani.

Neymar duhet të tregohet i kujdesshëm në ndeshjen e sotme që Barcelona e luan kundër Real Sociedadit, pasi në rast të ndëshkimit  me karton të verdhë atëherë ai nuk mund të paraqitet në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit javën tjetër kundër Real Madridit.

rakitic-neymar

24 vjeçari në rast të ndonjë ndëshkimi eventual arrinë në kuotën e 5 kartonëve, që i bie se nëse zverdhet sot, atëherë ai El Clasion do ta përcjellë nga VIP tribuna e Nou Camp. /Periskopi/

messi

‘Enrique i bindur se Messi do të mbyllë karrierën në Barcelonë’

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur për të ardhmen e yllit të skuadrës së tij, Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi është i lidhur me largimin nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, por tekniku spanjoll shpreson se ‘pleshti” do ta mbyll karrierën tek ‘Blaugranat’.

“E ardhmja e tij? Ne të gjithë e dimë se çfarë mendon ai për klubin dhe klubi për të. Është e qartë se ne duam që ai ta mbyll karrierën këtu”, ka thënë Enrique.

Messi është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City, klub ky që është gati t’i mbush arkën Barcelonës për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

eto

Samuel Eto’o mund të dënohet 10 vjetë burg

Pas Neymarit dhe ish presidentit Sandro Rossel, është radha e Samuel Eto’o për t’u akuzuar nga prokurorët spanjoll.

Periskopi.com Sporti

Ndërsa sot mediat spanjolle raportojnë se me dhjetë burg mund të dënohet edhe Samuel Eto’o.

E gjithë kjo po ndodhë për shkak të mashtrimit fiskal apo shmangies së tatimeve shtetërore ‘evazion fiskal’ që kishte bërë gjatë periudhës 2006-2009 sa ishte futbollist i Barcelonës.

samuel-etoo-antalyaspor
Samuel Eto’o, trajner dhe lojtar i Antalyaspor

Futbollisti dhe menaxheri i tij, Jose Maria Mesalles akuzohen se kanë mashtruar shtetin spanjoll duke paguar më pak tatim se sa që duhej për imazhin e kamerunasit.

Eto’o aktualisht është pjesë e skuadrës turke të Antalyasporit. /Periskopi.com/

 

messi

Messi vazhdon me rekorde të reja, 100 gola në garat ndërkombëtare me Barcelonën (Foto)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur shifrën jubilare prej 100 golash me Barcelonën në garat ndërkombëtare.

Periskopi.com Sporti

Messi këtë shifër e arriti ndaj Celtic ku realizoi dy gola për fitoren e blaugranëve. Argjentinasi këtë rekord e ka realizuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

leo
Lionel Messi

Vetëm në këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve, katër më shumë se Edinson Cavani, i cili është i dyti.

Vlen të theksohet se goli i parë i Messit ndaj Celticut, ishte goli i 400-të i Barcelonës në të gjitha garat nën drejtimin e Luis Enriques. /Periskopi.com/

celtic

Formacionet zytare: Celtic-Barcelona

Celtic sonte do e pret Barcelonën në kuadër të grupit C.

Periskopi.com Sporti

Celtic u shkatërrua në xhiron e kaluar nga katalunasit me rezultat 7-0 dhe sonte do të mundohet të mos përsëritet e njëjtë histori.

Celtic renditet i fundit në tabelë me 2 pikë ndërsa Barcelona me 9 pikë ku I nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kalimin në fazën e tjetër.

Këto janë formacionet zyrtare:

Celtic: Gordon; Lustig, Simunovic, Sviatchenko, Izaguirre; Brown, Arsmtrong; McGregor, Rogic, Sinclair; Dembélé.

Barcelona:  Ter Stegen; Roberto, Mascherano, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Gomes; Messi, Suarez, Neymar. /Periskopi.com/

bale

Tronditet Real Madridi në prag të El Clasicos

Real Madrid nuk ka mundur të shijojë fitoren ndaj Sportingut, pasi që uellsiani Gareth Bale është lënduar.

Periskopi.com Sporti

Bale është duke kaluar në një super formë këtë sezon, ku edhe ka rinovuar me madrilenet deri më 2022.

Reali ishte duke udhëhequr 1-0 kur Bale u lëndua dhe u zëvendësua nga Marco Asensio.

Ky lajm do t’i shokojë fansat e ‘los blancos’ si dhe do të jetë një problem i madh për trajnerin Zinedine Zidane, pak para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Vlen të theksohet se Real Madrid dhe Barcelona do të takohen më 3 dhjetor për të zhvilluar një nga derbit më të fort në botë./Periskopi.com/

 

messi

Messi i gatshëm për ndeshjen ndaj Celtic

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, është rikthyer në stërvitje të Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Messi mungoi në ndeshjen e fundit të katalunasve ndaj Malages për shkak të një virusi.

Kjo ndeshje e dëshmoi edhe njëherë ndikimin që katër herë futbollisti më i mirë në botë ka tek bashkëlojtarët e tij, pasi që Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim pa gola me Malagan.

Barcelona nesër do të takohet me Celtic në kuadër të Ligës së Kampionëve ku pritet që Messi të startojë. /Periskopi.com/

 

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique: Malaga meritoi barazimin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Malagas.

Periskopi.com Sporti

Tekniku i Barcelonës u shpreh i pakënaqur me rezultatin, ndonëse pranon se rezultat më të mirë ekipi i tij nuk meritoi.

“Në aspektin e rasteve dhe mënyrës se si luajtëm, ne ishim superiorë ndaj rivalëve. Por, nëse nuk shënoni, atherë nuk meritoni që të fitoni”.

“Nëse gjeneroni 28 raste dhe nuk shënoni, atëherë do të duhet që të gjeneroni 38 raste”, u shpreh Enrique.

bartemou

‘Messi ka vendosur për të ardhmen e tij’

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, nuk ka dyshime se futbollisiti më i mirë në botë, Lionel Messi, do të përfundojë karrierën në Nou Camp.

Periskopi.com Sporti

Messi dhe Barcelona janë në bisedime për rinovimin e kontratës, por po spekulohet se argjentinasi nuk po e dëshiron një gjë të tillë.

Argjentinasi tani është në dy vitet e fundit në kontratën e tij, por Bartomeu beson se një marrëveshje e re do ta “blindojë” atë në këtë klub deri në fund të karrierës.

“Besoj se kemi një ekip me lojtarë të mrekullueshëm. Të gjithë. Jemi të bindur, jemi optimistë se Leo Messi do të mbyllë karrierën sportive te Barça. Të gjithë anëtarët e klubit besojnë se kështu duhet të jetë, sepse ai është lojtar që në vitet e fundit na ka sjellë shumë sukses”, ka thënë Bartomeu, gjatë një konference për media.

Messi ka shënuar 433 gola në 456 ndeshje për Barçën. /Periskopi.com/

messisisis
Lionel Messi, Fc Barcelona

 

coutinho-una-las-figuras-seleccion-brasilena-1479240823351

Xavi: Coutinho është më i miri në Evropë

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se mesfushori brazilian Philipe Coutinho do të adaptohej shumë lehtë në Nou Camp.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Liverpool në këtë sezon ëshë në kulmin e karrierës së tij duke u bërë lojtari kyç i Jurggen Kloppit në Anfield.

Së fundmi janë shtuar zërat për një transferimi të tij në skuadrën katalunase.

”Coutinho është një futbollist, i cili është i veqantë dhe me ardhjen e Klopp, ai ka kaluar në tjetër nivel. Nuk ka mesfushor në formë më të mirë se ai në Evropë”.

”Ai gjithnjë i ka treguar cilësitë e tij, por tani forma e tij është konstante. Mendoj që Coutinho do ta përmirësonte Barçën dhe t’i përshtatej filozofisë së klubit”, theksoi Xavi. /Periskopi.com/

andre-silva

Gjigandët europian pas yllit të Portos

Manchester United janë të gatshëm të sfidojnë gjigandët europian për nënshkrimin e sulmuesit të Portos, Andre Silva.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari është prodhim i akademisë së Portos ku në këto dy sezonet e fundit është bërë pjesë e ekipit të parë.

Gjatë këtyre dy sezonave ai ka shënuar 12 gola në 28 paraqitje për gjigandin portugez.

Besohet se Manchester United do të futet në garë me klubet si Barcelona dhe Real Madrid për të siguruar shërbimet e tij. /Periskopi.com/

messi9

Lajm i mirë për Barcelonën

Goal.com ka demantuar raportimet e gazetës spanjolle “Marca” se Lionel Messi nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.

Periskopi.com Sporti

Gjatë tërë ditës qarkulloi lajmi se lojtari më i mirë i Barcelonës ka refuzuar të rinovojë kontraten e re, por Goal.com nga burimet e saja të afërta me lojtarin ka treguar se refuzimi i kontratës nuk është i vërtetë.

Sipas mediumit të njohur sportiv Goal, Barcelona e ka në synim të mbajë Messin deri në përfundim të karrierës së tij. /Periskopi.com

vidal

Alex Vidal në drejtim të Seria A?

Mbrojtësi i Barcelonës, Alex Vidal, mund të largohet në drejtim të Milanit.

Periskopi.com Sporti

Është agjenti i tij që ka dhënë sinjale se lojtari i tij mund t’i bashkohet Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Spanjolli iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2015 nga Sevilla dhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar pati 14 paraqitje.

“Ai është futbollist që kërkohet nga shumë klube. Milani? Do të shohim çdo të ndodhë”, ka htënë Graziano Battistini për “Estadio Deportivo”. /Periskopi.com

messisisis

Messi shokon Barcelonën, nuk rinovon kontratën

Lionel Messi pritet të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën por negociatat kanë stagnuar.

Periskopi.com Sporti

Katër herë lojtari më mirë në botë ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me klubin katalunas.

Messi ka vendosur të mos rinovojë deri në vitin 2018 atëherë kur i mbaron kontrata aktuale, sipas Marca.

Por sipas disa gazetave katalunase, Messi do të nënshkruajë në dhjetor një kontratë me vlerë prej 45 milionë funtave në vit. Kjo do të bënte që kontrata e tij e re të mbulojë kontratën e Ronaldos si ‘eklips’. /Periksopi.com

barcelona

Lajm i keq për Barcelonën

Barcelona do të luajë për tre javë pa mbrojtësin Samuel Umtiti për shkak të lëndimit në muskuj.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi u lëndua këtë javë sa ishte në detyrë me Francën. Ai është kthyer në Spanjë për testime dhe tani klubi ka njoftuar se do të mungojë tre javë, përcjell Koha.Net

“Lojtari i ekipit të parë Samuel Umtiti ka pësuar lëndim në këmbën e majtë. Lojtari ka kryer testimet mjekësore që kanë konfirmuar lëndimin dhe pritet të mungojë për tre javë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Umtiti do të mungojë në ndeshjet ndaj Malagas, Celticut, Real Sociedadit, Herculesit dhe është në dyshim për “El Clasico” ndaj Realit më 3 dhjetor.

umtiti

gueri

Ky ylli i Dortmund ka refuzuar Barcelonën

Raphael Guerreiro ka zbuluar se ai ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Barcelonën në favor të një kalim te Borussia Dortmund.

Periskopi.com Sporti

Guerriero ka zbuluar se ka refuzuar skuadrën e Barcelonës për ‘verdhëzinjtë’, pasi nuk ka besuar se do të kishte minutazhë në ekipin e Luis Enrique.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për të thënë jo për Barcelonën. Por erdhi një moment ku unë kam për të marrë një vendim dhe oferta nga Borussia Dortmundi më bindi mua”, ka thënë Guerreiro për Canal +.

“Unë kam nevojë për të luajtur rregullisht këtë sezon dhe të përfitoj minuta në mënyrë që të zhvillohem më shumë. Kam qenë me fat që gjërat janë duke shkuar shumë mirë për mua në Gjermani”, përfundoi portugezi. /Periskopi.com

 

 

samir nasri

Formacionet zyrtare: Sevilla-Barcelona

Sevilla dhe Barcelona është kryendeshja e La Ligas këtë javë.

Periskopi.com Sporti

Sevilla është duke kaluar në një sezon fantastik e udhëhequr nga lojtari i huazuar nga Manchester City, Samir Nasri, i cili ka rigjetur formën e dikurshme.

Sevilla është në pozitën e pestë me 21 pikë dhe në rast fitores do të kalojë në pozitën e dytë me dy pikë më pak se lideri Real Madrid.

Barcelona është e dyta me 22 pikë dhe nëse arrinë të kalojë mission ‘Sevilla’ atëherë do të ngushtojë diferencen në një pikë ndaj Real Madridit. Ky takim mbyll javën e La Ligas dhe fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sevilla: Sergio Rico; Mariano, Rami, Carrico, Escudero; N’Zonzi, Nasri; Vitolo, Vázquez, Sarabia; Vietto.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Mascherano, Umtiti, Digne; Busquets, Rakitic, D. Suarez; Messi, Neymar, L. Suarez. /Periskopi.com

 

luisenrique-cropped_pp4n7kvfn1z019zhiiud7rlzd

Enrique: Gabimet na kushtuan me humbje

Luis Enrique është shprehur pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Barcelona është mposhtur me rezultat 3-1 nga skuadra angleze.Trajneri i Barcelonës nuk është ndarë i kënaqur me skuadrën e tij dhe mendon se gabimet e skuadrës së tij u’a dhuruan fitoren ekipit anglez.

”Ne luajtëm 40 minuta fantastike, por bëmë një gabim më pas. Kjo na lëndoi, por ne nuk jemi makineri”, tha Enrique. /Periskopi.com

barca

Guardiola: Kemi mposhtur ekipin më të mirë në botë

Manchester City ka arritur të mposhtë skuadrën katalunase nw kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

City ka mposhtur me rezultat 3-1 ku iu është dashur të përmbys rezultatin, pasi që ishin mysafirët të cilët tundën portën për herë të parë në ndeshje. Guardiola pas ndeshjes ka lavdëruar lojtarët e tij dhe ish skuadrën e tij.

“Jam shumë i lumtur për djelmoshat, për tifozët. Kjo është hera e parë që kemi mposhtur ekipin më të mirë në botë” tha Guardiola pas ndeshjes.

Ishte kjo fitorja e parë e Manchester City ndaj Barcelonës. /Periskopi.com

navas

Guardiola i’a kthen ‘borxhin’ Barcelonës (Video)

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Barcelonës në ndeshjen e grupit C.

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka kaluar në epërsi me anë të Linoel Messi i cili shënoi në minutën e 21′. Katalunasit dominuan deri në minutën e 39′ kur ‘qytetarët’ barazuan me anë të turkut, Ilkay Gundogan.

Që nga ai moment skuadra e Pep Guardiolës morri lojën nën kontroll duke kaluar në epërsi me golin e belgut De Bruyne, i cili realizon nga gjuajta e lirë në minutën e 51′.

Barcelona tentoi të barazojë rezultatin ku e goditi shtyllen me anë të Andre Gomes pas një solo aksioni të Luis Suarez.

City goditjen e fundit ja dhuroi në minutën e 74′ kur shënoi golin e tretë përsëri nga Gundogan, i cili realizojë pas asistimit të Jesus Navas. Takimi ka përfunduar me rezultat 3-1.

Tashmë Manchester City ka shtatë pikë pas 4 ndeshjeve dhe qëndron në pozitën e dytë ndërsa Barcelona është e para me nëntë pikë në grupin C. /Periskopi.com