Clinton merr përgjegjësi për humbjen, por fajëson Rusinë dhe FBI-në

Periskopi.com Lajme

Në intervistën e saj të parë të gjatë, që nga humbja e zgjedhjeve presidenciale nëntorin e vitit të kaluar, Hillary Clinton pranoi përgjegjësinë e saj për rezultatin. Por ajo fajësoi gjithashtu Rusinë si dhe drejtorin e FBI-së James Comey për ndihmën që siç tha, i dhanë rivalit republikan Donald Trump të shënojë atë që është cilësuar, si një fitore e papritur.

Ish sekretarja amerikane e shtetit bisedoi me gazetaren e njohur Christine Amanpour gjatë një forumi të grave në Nju Jork.

Sipas zonjës Hillary Clinton, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar më 27 tetor, ajo sot do të ishte presidente.

“Isha drejt fitores deri në momentin kur kombinimi i letrës së Jim Comey më 28 tetor me WikiLeaksin rus, ngritën dyshime në mendjet e njerëzve që ishin të prirur të votonin për mua, por që u frikësuan”, tha Clinton.

Ish kandidatja presidenciale e Partisë Demokrate kryesonte në sondazhet parazgjedhore deri në momentin kur drejtori i FBI njoftoi se do të rihapte një hetim lidhur me përdorimin nga zonja Clinton të emaileve personale ndërsa ishte Sekretare e Shtetit.

Edhe pse zonja Clinton nuk u akuzua për ndonjë krim, fushata e saj pësoi një goditje fatale vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve. Në janar 2017, komuniteti amerikan i zbulimit tha se kishte arritur në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar një fushatë për të minuar zgjedhjen e zonjës Clinton dhe për të ndihmuar zotin Trump të fitonte.

Hillary Clinton, ish zonjë e parë, ish senatore si dhe ish sekretare e shtetit, thotë se është kthyer në një qytetare politikisht aktive. Në intervistën e dhënë dje ajo foli dhe mbi zhvillimet politike botërore aktuale, përfshirë kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Sipas saj fuqia ushtarake është vetëm një nga mjetet për mbrojtjen e interesave amerikane dhe se diplomacia e zhvillimi janë po aq të rëndësishëm.

“Koreano veriorët kanë qenë gjithnjë të interesuar për të tërhequr amerikanë në negociatat, jo vetëm Kim Jong Un, por dhe babai i tij më parë. Kjo për të ngritur statusin dhe pozicionin e tyre. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim. S’mund të ofrosh negociata në mungesë të një kuadri strategjik më të gjerë, në mënyrë që Kina, Japonia, Rusia dhe Korea e Jugut të ushtrojnë presion mbi regjimin, për t’i sjellë ata më në fund në një tryezë negociatash me qasje realiste për ndryshim”, tha ajo.

Clinton njoftoi se po shkruante një libër për përvojën e saj si gruaja e parë e kandiduar për presidente nga një parti e madhe politike. /VoA

Reklamë
Reklamë

Snowden porosit FBI dhe NSA: Ndaloni të shkelni ligjin

Edward Snowden ka porositur agjencitë informative amerikane që të ndalojnë së shkeluri ligjin.

Periskopi.com Lajme

Derisa drejtorët e FBI-së dhe NSA publikisht kanë dëshmuar para Senatit amerikan për lidhjet potenciale të presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë dhe pohimeve të tij se ishte përgjuar nga ish-shefi i shtetit Barack Obama, Snowden përmes Twitterit ka përmendur disa detaje, të cilat nuk kanë marrë shumë vëmendje në mediat amerikane, transmeton RT.

James Comey, shefi i FBI-së dhe Michael Rodgers, shef i NSA, kanë folur për rrjedhjen e informacioneve të besueshme në media.

“Alarm: Drejtori i NSA, i kujdesshëm me rastin e diskutimeve lidhur me atë se kush mundet të zbulojë identitetin e shtetasve amerikanë me rastin e raportimeve, por nuk flet lidhur me atë se kush mund të ketë qasje në koleksionin e të dhënave për shtetasit amerikanë”, ka shkruar Snowden.

“Sa ka komunikime në të cilat është të paktën një pjesëmarrës amerikan, të cilët janë në posedim të NSA? Ndaj kësaj çështjeje nuk është përgjigjur në Kongres sot”, ka shtuar ai.

Snowden, aktualisht jeton në Rusi, ku ka marrë azil të përkohshëm, pasi autoritetet amerikane e kërkojnë nën akuzat se ka shitur të dhëna sekrete shërbimeve speciale të vendeve tjera dhe për secilën nga tri pikat e akuzës mund të marrë deri në dhjetë burgim.

Reklamë
Reklamë

Këto janë pyetjet që bën FBI, për të kuptuar nëse ja apo jo terrorist

Për çdo përgjigje del një rezultat, që të udhëzon për të përcaktuar radikalizmin në një shkallë nga 1 deri te 100. Mbi bazën e të dhënave, hetimet pastaj marrin një kthesë të rëndësishme.

Periskopi.com Lajme

Siç bën të ditur gazeta e Gleen Greenwald, autor i “scoop”-it të “Datagate”-it, gjurmët përbëhen nga 48 pyetje dhe kjo është kryer në vitin 2015.

Disa pyetje janë më të sigurta se të tjerat. Pastaj ka disa të tjera që shkojnë deri në fund. Numri 20 për shembull, thotë: “Subjekti merr instruksione ose është nën drejtimin direkt të ekstremistëve të huaj?”. Një kuotë e pyetësorit, i dedikohet profilit psikologjik për të kuptuar nëse ekzistojnë ç’ekuilibra që mund të favorizojnë radikalizmin dhe kryerjen e akteve të dhunshme. Në veçanti kjo ndodh me ish-militantët “e heshtur”, siç nënvizon pyetja numër 10 dhe sjelljet më dyshuese, si mungesa e punës, ndryshimet e aspektit fizik (por nuk specifikohet se çfarë tipi).

Në pyetësor shmanget çdo referencë për besimin. Por është e qartë se si objektiv janë subjektet në rrezik rekrutimi nga ana e grupeve xhihadiste, të konsideruar nga analistët mes më të rrezikshmëve të momentit. Nëse edhe SHBA-të kanë parë rritjen e numrit të sulmeve të lidhura me xhihadizmin, sipas “The Intercept”, pyetësori gjithsesi zbulon një shtrembërim të formës dhe të thelbit të rëndësishëm.

“Edhe duke lënë mënjanë aspektin e të drejtave themelore, si liria e shprehjes, besimi te një model matematik ose te një algoritëm, përpilimi i një profili të tillë është i rrezikshëm”, – paralajmëron Karen Greenberg, drejtor i “Fordham Laë School’s Center on National Security”.

Në Europë, metodat e hetimit të FBI-së, kanë shkaktuar gjithnjë ndonjë dyshim. Federalët, tradicionalisht bëjnë punë nën rrogoz për të kapur terroristët. Që do të thotë se bëhet fjalë për infiltrimin e organizatave ekstremiste me agjentë të kamufluar, që ndikojnë në sjelljen e anëtarëve të tjerë të grupit. Por bëhet fjalë për një metodë që ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme.

Pavarësisht nga çështje të karakterit etik, ekziston pastaj një problem mes komunitetit mysliman. Pas tensionit gjatë fushatës elektorale dhe pas urdhrit të Trump kundër emigrantëve, frika e një pjese të analistëve, është që administrata e re amerikane, ka ndër mend të interpretojë anti-terrorizimin ekskluzivisht në kuptimin anti-islamist, duke injoruar për shembull luftën kundër ekstremizmit të djathtë. Një qëndrim që mund t’i shkaktojë dëme një vendi që deri në këto momente ka përjetuar një numër të ulët të radikalizmit xhihadist në krahasim me realitetet e tjera evropiane.

Reklamë
Reklamë

Edhe BFI e Maqedonisë kërkon nga Franca lirimin e Haradinajt

Duke marrë parasysh se Bashkësia Islame në Maqedoni është Institucion që gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë e angazhuar për paqe, mirëqenie dhe stabilitet gjithandej rajonit dhe më gjerë, aktin e arrestimit të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haredinaj, e konsideron si një provokim politik të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë me qëllim të shkaktimit të trazirave destabilizuese dhe të minimit të tërë atij projekti të bashkësisë ndërkombëtare për paqe dhe mirëqenie për Ballkanin, reagojnë nga BFI e Maqedonisë.

Periskopi.com Lajme

Ata shtojnë se “Ramush Haradinaj është një vlerë e pakontestueshme kombëtare, është një legjendë e gjallë e popullit shqiptar, i cili ka dhënë prova të fuqishme se është kundër të gjitha politikave dhe aksioneve okupatore të agresorit serb”.

“Duke u rreshtuar në krahun e shteteve të NATO-s, si komandant i UÇK-së, ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb me çka është arritur një paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë. Gjykata Ndërkombëtare, Tribunali i Hagës, i pranuar edhe nga Shteti mik i shqiptarëve, Franca, ka dëshmuar se Ramush Haradinaj ka zhvilluar luftë të drejtë, konform rregullave të luftës dhe është liruar duke u shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat politike serbe. Sëkëndejmi, habit fakti se si policia franceze ka zbatuar një akuzë politike serbe duke e arrestuar Ramush Haradinajn. Sot, për lirimin e tij dhe në shenjë solidariteti me pastërtinë luftarake të Haradinajt, anekënd botës po organizohen protesta gjithëpopullore. Bashkësia Islame e Maqedonisë, i përkrah fuqishëm këto protesta dhe kërkon nga organet gjegjëse franceze që urgjentisht t’i shpallin të pavlefshme akuzat politike serbe dhe ta lirojnë birin e kombit shqiptar, Ramush Haradinajn”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Reklamë
Reklamë

SHBA dhe FBI japin alarmin: Kujdes, Krishtlindja mund të jetë e përgjakshme

Autoritetet amerikane kanë tërhequr vëmendjen se gjatë festës së Krishtlindjeve mund të ketë sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë tyre.

Periskopi.com Lajme

Departamenti amerikan i shtetit ka tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme në Egjipt dhe Jordani, ku grupet ekstremiste islamike aktualisht i kanë ndërmarrë disa sulme vdekjeprurëse dhe se në shënjestër të militantëve në mënyrë specifike janë shtetasit e vendeve perëndimore, raporton REL.

Njëherësh, agjencia amerikane FBI u ka thënë autoriteteve për zbatim të ligjit dhe stetasve në gjithë vendin, se ata duhet të kenë kujdes të shtuar pasi simpatizuesit e Shtetit Islamik (IS), e kanë publikuar një listë me kishat e Shteteve të Bashkuara dhe kanë bërë thirrje për sulme kundër kishave dhe objekteve e hapësirave të tjera të “tubimeve për festa”.

Lista e kishave të Shteteve të Bashkuara ishte postuar në faqet e mediave sociale të militantëve, disa ditë pasi një simpatizues i grupit ekstremist, Shteti Islamik, me një kamion e sulmoi Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku la 12 viktima.

Reklamë
Reklamë

FBI mbështet pohimet e CIA-s se Rusia ndikoi që Trump të bëhej president

FBI ka mbështetur pikëpamjen e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë për të ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Periskopi.com Lajme

Kështu thanë  dy zyrtarë të lartë qeveritarë për Reuters të premten, transmeton lajmi.net.

FBI, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tani të gjithë janë dakord se Rusia ishte pas “hakimeve” kompjuterike në institucionet politike të SHBA-së gjatë zgjedhjeve, zyrtarët kanë thënë.

FBI kishte refuzuar fillimisht të mbështesë përfundimin e CIA-s që Rusia kishte ndërhyrë në mënyrë specifike për të ndihmuar Trumpin.

The Washington Post herët të premten njoftoi se drejtori i CIA-s John Brennan tha se kishte një konsensus në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

Reklamë
Reklamë

Obama sulmon FBI-në

Presidenti amerikan, Barack Obama, shënjestroi kreun e FBI-së, James Comey, për hetimin e ri të Byrosë mbi e-mailet e Hillary Clintonit.“Hetimet në Shtetet e Bashkuara”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, “nuk duhet të kryhen në bazë aludimesh”.

Periskopi.com Lajme

Ky ishte i pari koment publik i Obamës që kur Comey njoftoi të premten se organizmi që ai drejton kishte gjetur e-maile të reja të cilat do t’i kontrollojë. Presidenti nuk e përmendi drejtuesin e FBI-së me emër, por referimi ndaj tij ishte i qartë.

“U përpoqa shumë që mos duket se dua të ndërhyrj në këtë çështje, por mendoj se është normë këtu tek ne që kur çelen hetime, nuk kalojmë në veprime me informacion të paplotë, nuk funksionojmë në bazë rrjedhjesh të të dhënave. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren”, deklaroi Presidenti amerikan, transmeton TCh.

Obama kujtoi se kur çështja u hetua në detaje herën e fundit, përfundimi ishte se Clinton kishte bërë vërtet disa gabime, por asnjëri prej tyre nuk ishte i tillë që të kërkonte procedim penal. Demokratët e kanë kritikuar ashpër FBI-në për nxjerrjen e njoftimit 11 ditë përpara zgjedhjeve me argumentin se ky veprim ndërhynte në procesin politik.

Çështja e e-maile-ve doli në dritë për herë të parë marsin e 2015-s, kur u tha se Clinton kishte shkelur rregullat federale me përdorimin e serverit privat për komunikimin online në periudhën e viteve 2009-2013, kur shërbente si Sekretare Shteti.

Reklamë
Reklamë