E pabesueshme, ja sa pagoi Messi për një darkë

Periskopi.com Sporti

Tash e disa javë ka përfunduar edhe sezoni 2016/17 në ligat e mëdha evropiane dhe kështu lojtarët kanë disa ditë pushimi para.

Në mesin e tyre janë dhe yjet e Barcelonës të prirë nga Lionel Messi.

Themi kështu pasi argjentinasi është ai që paguan të gjitha.

Messi dhe e dashura Antonella Ruccuzzo, së bashku me çiftin Cesc Fabregas e Daniella Semaan dhe Luis Suarez e Sofia Balbi, darkuan së bashku në një restorant në Ibiza.

Për këtë takim ka filluar të flitet në gjithë botën, jo sepse janë takuar të lartpërmendurit, por se është publikuar fatura që Messi ka paguar në fund.

 Çmimi i saj në total është 37 mijë e 330 euro.

Ylli argjentinas në mesin e shumë gjërave ka paguar 621 euro për 27 pica, 784 euro për shtatë hamburger, 41 shishe shampanjë Dom Perignon në vlerë 24,600 euro.

Messi dhe Antonella do të martohen me 30 qershor 2017 në Rosario, Argjentinë. /Telegrafi

Reklamë
Reklamë

Dhëndrit të ministrit Hoxhaj, shteti ia paguan edhe sapunët (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thuhet se nuk i lë të heqin keq të afërmit e tij në misione diplomatike. Gazeta Fjala ka siguruar dëshmi se konsullit të Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morinës, përveç pagës i paguhen edhe shpenzimet e nevojave të luksit, si shampo për flokë, sapunë, e kremëra për trup.

Morina sipas dëshmisë së një burimi të Gazetës është dhëndër i ministrit Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, fatura e blerjeve në dyqanin “Risparmio Casa”, në Milano për nevoja personale, në vlerë prej 67.81 euro, mbanë vulën e Republikës së Kosovës, si dëshmi për aprovim të shpenzimeve.

Gazeta Fjala posedon dokumentin ku shihet se pagesa është bërë me 8 dhjetor të vitit të kaluar me kartelë në ora 17:24.

Bazuar në të dhënat e siguruara dyshohet se kjo pagesë është bërë nga Morina edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë akt ligjor apo nënligjor.

Por, duket se kjo nuk është diçka e re për diplomacinë kosovare.

“Sipas hulumtimeve atyre përpos pagave dhe beneficioneve të larta si shpenzimet e banesave, biletat e fluturimeve për pushime, sigurimet shëndetësore, mobilimet e banesave, shpenzimet e telefonave etj., u mbulohen edhe shpenzimet e nevojave dhe luksit ditor, si shampona flokësh, zbutës për larje rrobash, detergjent, body lotion, sapunë të ndryshëm etj”, i ka thënë Gazetës Fjala ky burim, duke treguar për privilegjet që gëzojnë të afërmit e ministrit Hoxhaj.

Ndryshe thotë se diplomatëve jo të afërm me kabinetin e të parit të MPJ-së nuk i aprovohen as shpenzimet e domosdoshme të parapara me ligj.

“Pavarësisht faktit se termi diplomat në një botë normale nënkupton ajkën e ajkës së një shoqërie, në Kosovë kjo çështje ka devalvuar deri në atë nivel, saqë diplomacinë tonë sot e përbëjnë të paaftit për të gjetur punë, abuzuesit me detyrën zyrtare dhe të dështuarit, mjafton të jesh familjar apo i afërt me ministrin Hoxhaj dhe kabinetin e tij”, thotë ky burim.

Gazeta Fjala, ka kërkuar që nga java e kaluar sqarime nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me lidhjen familjare të ministrit Hoxhaj me konsullin e Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morina, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Ky nuk është skandali i vetëm i MPJ-së

Kjo ministri është përballur edhe në të kaluarën me skandale të cilat u cilësuan si “zbehje të imazhit të përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Kosovës”.

Në vitin 2013, Urtak Hamiti, ishte shkarkuar nga posti i diplomatit në Kroaci pas skandalit diplomatik, i cili në gjendje të dehur është gjetur se kishte dëmtuar pronën e qytetarëve kroatë dhe veturën.

Enver Hoxhaj, që mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtme edhe më 2013, kishte marrë vendimin për suspendimin e tij. Vendimi e obligonte Hamitin që të kthehej në Kosovë dhe të punonte në një post më të ulët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po ashtu, vendimi i Hoxhajt i pamundësonte Urtak Hamitit që brenda dy vjetësh të angazhohej në poste diplomatike.

Hamiti, djali i nënkryetarit të LDK-së Sabri Hamitit ishte punësuar në ambasadën e Kosovës në Kroaci, në vitin 2010. Atë kohë, ministër i Punëve të Jashtme ishte Skënder Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Reklamë
Reklamë

ATK nuk i regjistron të dhënat në kohë reale, dyshohet për keqpërdorime nga kompanitë e mëdha!

Periskopi.com Lajme

Administrata Tatimore e Kosovës me sistemin aktual të marrjes së të dhënave nga ana e tatimpaguesve, nuk arrin që ato t’i bëjë në kohë reale.

Këtë gjë për Gazetën Blic e ka konfirmuar njëri nga zyrtarët e lartë të ATK-së.

Është pikërisht zëvendësdrejtori Hamdi Hoxha, ai i cili për Gazetën Blic e ka konfirmuar se ATK nuk arrin që të dhënat e tatimpaguesve t’i mbledh në kohë reale.

“Me sistemin aktual të Administratës Tatimore të Kosovës, të dhënat përcjellën pasi që tatim paguesi të shtyp “Z raportin” i cili nënkupton përmbledhjen ditore të të gjitha transaksioneve. Tatimpaguesi është i obliguar që së paku një herë në ditë të shtyp “z raportin” me përfundimin e orarit të punës dhe në atë moment na vijnë të dhënët neve në Administrat, e përderisa tatimpaguesi nuk e shtyp “Z raportin” ne nuk kemi të dhënat e tyre”, tha Hoxha për Gazetën Blic.

Burime të Gazetës Blic theksojnë se ky sistem aktual u mundëson kompanive të fuqishme që të manipulojnë me të dhënat e tyre, dhe kjo falë mundësisë që të fshihen, para se të shtypet “Z Raporti”.

Në anën tjetër, nga Shoqata e Naftëtarëve po kërkon që të ndërrohet ky sistem aktual.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani mbështet dhe përkrahë instalimin e softverëve me arka fiskale ku të dhënët regjistrohen në kohën reale ( ose në mënyrë automatike kur bëhet shitja të regjistrohet në ATK).

Ai ndër të tjera tha për Gazetën Blic se Shoqata  e Naftarëve asnjëherë nuk kemi qenë kundër rifiskalizimit ne kemi qenë të pajisur me arka fiskale që nga viti 2010.

“Këto arka kanë pasur çmimin 1000 € deri 1500 € dhe ne u detyruam të pajisemi me sistem të avancuar , në emër të avancimit çmimi ka qenë 18500 € me ngritjen e zërit  të shoqatës së naftarëve dhe hyrjes në treg operatorit të dytë, çmimi u ul dhe sillet rreth 4200 € kinse këto arka janë të avancuara me kontrollimin e sasisë cilësisë çdo shitje regjistrohet në mënyrë automatike në kohën reale në ATK”, tha ai.

Ai  thotë se ky ka qenë një manipulim i operatorit të arkave fiskale .

Reklamë
Reklamë

KEDS vazhdon jashtëligjshëm shpërndarjen e faturave

Në vitin 2013, KEDS u dënua me pesë mijë euro për arsye se shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike e bëri jashtëligjshëm.

Periskopi.com Lajme

Kjo nuk i mjaftoi KEDS-it, pasi edhe më tutje vazhdoi të shpërndajë faturat në mënyrën e vjetër, pa i futur në zarf, gjë që bie ndesh me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, raporton KTV.

Konsumatorët e KEDS-it ankohen se kushdo që dëshiron mund t’i shohë shpenzimet e energjisë të secilit konsumator, pasi punëtorët e KEDS-it vetëm i hedhin pranë dyerve.

Thonë se një gjë e tillë është e padrejtë, derisa akuzojnë këtë të fundit se përveç shtrenjtimit të rrymës dhe vjedhjes së konsumatorit nuk di të bëjë diçka tjetër. Duke qenë se KEDS nuk është kujdesur për mbrojtjen e të dhënave duke e shkelur ligjin, Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave ka bërë padi në adresë të tij.

Zyrtarë të KEDS-it thonë se janë duke e shikuar çdo mundësi për të ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së faturave.

Reklamë
Reklamë