Limaj tregon postin që dëshiron pas zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do ta ketë vendin meritor në qeverinë e ardhshme qe sipas tij do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

I pari i Nismës për Kosovën ka thënë se rastet e tij gjyqësore janë në përfundim e sipër duke shtuar de do të jetë pjesë e qeverisë.

Limaj në TV Dukagjini ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të ketë ç’kapje te shtetit dhe reforma fiskale.

Limaj poashtu ka thënë se AAK e Nisma nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tanishëm për asociacionin dhe demarkacionin

Në bazë të marrëveshjes mes PDK – AAK-NISMA, kësaj të fundit i takon posti i zv/kryeministrit.

Milaim Zeka përfundon në krahët e ‘kalit të Balit Fekë në Llaushë’

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka, i cili të enjten zyrtarizoi aderimin tek Nisma për Kosovën, në të kaluarën nuk kursente akuzat në drejtim të kryetarit të këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Në shkurt të vitit 2016, duke komentuar protestën e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, ai e cilësonte me ironi Limajn si partizan të anti-korrupsionit.

Thoshte se Fatmiri “me company” e ka shkatërruar pronën publike dhe se po blente gazetarë.

“Krejt në fund të prononcimeve, fjalën e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu për “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti çka me folë pos që e leshoi një grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushë, duke thëne që ‘ju te RTK se, keni problem me Derzhaven’!…Mirë e ka Fatmiri. RTK-në e ka si arat e babës. Saherë ka dashtë ka ardhë dhe vjen në RTK”, shkruante Zeka.

“Ama krejtë pronën publike e ka shkatërru bash Fatmiri me company.  Veç RTK-ja ka mbetë pa shkatërru përfundimisht. Shkatërrojeni edhe këtë. Të gjithë keni krijuar mediume private. Te gjithë keni ble e po bleni gazetarë. Veq përpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkatërru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veç përpara drejte shkatërrimit. Ju fytyre s’keni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frikoheni!”.

Fatmir Limaj “shpërthen” në Gjykatë (Video)

Periskopi.com Lajme

Seanca e sotme e gjykimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve, të akuzuar për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, ishte e tensionuar.

Kjo pasi që pala mbrojtëse, e sidomos i akuzuari Limaj, kërkonin vazhdimisht që të respektohej ligji.

Limaj po kërkonte përgjigje nga prokurori rreth raportit të ekspertëve për analizimin e SMS-ve dhe komunikimeve, të cilin raport ai e quajti “zemra e lëndës”. “Kjo është zemra e lëndës dhe të gjithë e dijmë këtë”, tha Limaj.

Prokurori Charles Hardaway bëri të ditur se ka kërkuar sqarime nga ish-prokurori i rastit por se nuk ka marrë përgjigje.

Si rezultat, Fatmir Limaj dhe të tjerët kërkuan që seanca të shtyhet me arsyetimin se nuk po u respektohen të drejtat e tyre në procedurë.

“Ne kërkojmë përgjigjen e pyetjeve të prokurorit. Ju zonja kryetare keni marrë vendim në seancën e kaluar. Pse herën e kalume e keni shty seancën e sot nuk po e shtyni? Për të njëjtën arsye e keni shty herën e kalume. Çfarë rrethana të reja ka me vazhdu sot?”, pyeti i akuzuari Limaj.

Limaj e quajti skandal rastin e tij. “Një ish-prokuror që më ka persekutu qe nëntë vjet nuk po e respekton Gjykatën. Më ka persekutu që 9 vjet, e ju po thuni ishalla mos po na përgjigjet”, theksoi ai.

Kërkesa e mbrojtjes dhe e të akuzuarve për shtyrje të seancës u refuzua nga gjyqtarja Maria Tuma.

Ajo mori vendim që të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarit Ali Aliu, me arsyetimin se prokurori nuk do të bazohet në dokumentacionin në fjalë.

Por, seanca u ndërpre pasi që dëshmitari Aliu kishte shkuar në Emergjencë për një rast familjar.

Në këtë proces, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Limaj i kundërpërgjigjet Mustafës (Video)

Periskopi.com Lajme

Lideri i Nisma’s Fatmir Limaj, në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, pas akuzave që ja ka bërë Isa Mustafa ai i është përgjigjur duke i thënë se këtë punë duhet me marr me gajret e dinjitet.

Limaj ka shtuar se pikërisht hqapi i tyre i fundit me dërgu Demarkacionin të hënën në Kuvend, është treguesi më i mirë, se këta, Qeveria, e kanë ba bërllog në të gjitha anët.

Ai ka thënë se kjo Qeveri duhet të rrëzohet.

Bëhet ‘i gjallë’ Isa Mustafa, flet për zgjedhjet dhe thumbon Fatmir Limajn

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeverinë që e udhëheq ai po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.

“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel diku keq në ligj që me korrupsion, me krim të organizuar dhe forma të tjera”, tha Mustafa për RTK-në.

Iniciativën për rrëzimin e Isa Mustafës nga pozita e kryeministrit e ka marrë Fatmir Limaj dhe partia e tij, Nisma për Kosovën.

Këtë deklaratë Mustafa tërthorazi e ka drejtuar në adresë të Limaj i cili ende është në proces gjyqësor të dyshuar për korrupsion derisa ishte ministër i ish MPTP-së.

Mocioni për votëbesimin e qeverisë do të hidhet në votim më 10 maj në Kuvendin e Kosovës.

Fillojnë premtimet, Limaj thotë se për çdo familje do të ketë nga një të punësuar

Periskopi.com Lajme

Nisma për Kosovën ka shënuar sot tre vjetorin e themelimit të degës së saj në Mitrovicë, me ç’rast kryetar i kësaj partie u zgjodhë Hysni Ahmeti.

Në këtë takim të pranishëm ishin, kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, deputetja Valdete Bajrami, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nisma-s.

Kryetari i Nisma-s për Kosovën Farmir Limaj, ka potencuar se Nisma do të jetë afër të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shtetin. Sipas tij, qytetarët në zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë këtij viti duhet të votojnë për ndryshime, duke ofruar opsione dhe mundësi tjera.

Ai theksoi se pa e pasur një kryetar të komunës, që ka dëshmuar se e donë dhe i shërben vendit, kurrë problemi i Mitrovicës nuk do të zgjidhet.

“Nisma për Kosovën është grupacion politik, që do të jetë afër të gjithë atyre që ju bëhet e padrejtë, që kanë nevojë për mbështetje, të pambrojturit, Nisma për Kosovën do të jetë afër të gjithë atyre që kanë nevojë për shtetin dhe për qytetarët. Ne do të jemi zëri i atyre, dora, veshi i tyre, dhe ata më nuk do të injorohen. Ne duhet të ngritemi në këmbë, që ta hjekim shtetin nga duart e këqija që ka ra. Me neve asnjë familje në Kosovë nuk do të mbetet pa një pagë, ose një anëtar të punësuar. Kanë premtuar 200 mijë vende të punës, sa njerëz janë punësuar në Kosovë, kanë premtuar fondin e punësimit prej 1 miliardë e gjysmë, ku është ai fond. Mu këtu në Mitrovicë çka s’kanë premtuar, zona tregtare, zona ekonomike, zona të lira, investime në bujqësi, shëndetësi më të mirë. Sot prindërit tanë i nxjerrim jashtë Kosovës për shërim, e shesin pasurinë e tyre për të shëruar të afërmit e vet. Kanë premtuar arsim më të mirë, kurrë në Kosovë arsimi me keq nuk ka qenë. E çka nuk kanë premtuar? Atëherë edhe ju mos me i votu më, me shku drejt ndryshimit me ofru opsione dhe mundësi tjera. Sado me qenë një njeri në Prishtinë, që e donë dhe i shërben vendit, pa e pas edhe kryetarin e komunës që ka dëshmuar se e donë dhe i shërben vendit, kurrë problemi i Mitrovicës nuk do të zgjidhet”, ka thënë Limaj.

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Nisma-s, Valdete Bajrami tha se Nisma ka arritur të bëhet pjesë e pothuajse secilës shtëpi në Mitrovicë dhe në mbarë vendin.

“Ne jemi zëri juaj në Kuvend. Shpresoj që për këto tre vite, ne kemi qëndruar fuqishëm në kundërshtimin e keqqeverisjes në nivel qendror. Nisma ka arritur të bëhet pjesë e secilës shtëpi në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe në gjithë Kosovën Nisma po korrë fitore”, tha Bajrami.

Në anën tjetër, kryetari i sapo zgjedhur i degës së Nisma-s për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti ka falënderuar gjithë strukturat për besimin e dhënë, ndërsa tha se do të punojë me plotë përgjegjësi në realizimin e sfidave të Nisma-s. Ai duke shpalosur në pika të shkurta programin e kësaj partie, potencoi se do të bëjë përpjekje për ndryshime të gjendjes aktuale në komunën e Mitrovicës.

“Një ndër detyrat thelbësore dhe prioritete për mua si kryetar komune, do të jetë ndryshimi i gjendjes aktuale në komunë. Ndryshime këto që do të bëhen në të mirë të qytetarëve, pa dallime partiake. Nuk do të jenë këto ndryshime në të mirë të partisë, por në të mirë të qytetarëve. Ky është edhe parimi themelor i Nisma-s për Kosovën”, tha ai, raporton KosovaPress.

Në fund të kësaj ceremonie, janë shpërndarë libreza për 25 anëtarë të rinj të kësaj partie në qytetin e Mitrovicës.

Limaj as nuk pranon të flet më për Hashim Thaçin, ka një arsye

Periskopi.com Lajme

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të shqiptarëve në rast se BE vazhdon për të mos pranuar Kosovën, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i ka quajtur shaka.

“S’merrem me deklaratat hajgare të Thaçit, sepse ai brenda dite 10 herë i ndërron deklaratat”, ka thënë  Limaj në Televizionin Rrokum.

Limaj ka thanë se BE nuk i merr seriozisht deklaratat e Thaçit, sepse nuk ka seriozitet në atë çka thotë.

“Ato deklarata janë mashtrim për qytetarët, si me rastin e ushtrisë”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, deklaratat dhe marrëveshjet e Thaçit i kanë dërgu vetëm dëme Kosovës.

 

 

 

 

 

Limaj tregon se kush e prishi projektin për ushtrinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja për mocion tashmë ka marrë formë konkrete si një angazhim i opozitës në Kosovë.

Kreu i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, në intervistën në RTK ka thënë se në dhjetor dhe janar ka pasur komunikime dhe ishin bërë plane që sivjet të kryhej çështja e ushtrisë. “Por z. Thaçi nga frika që po bëhemi të gjithë bashkë dul vet dhe e prishi krejt projektin. Ai dul vet dhe e pamë përfundimin e inisiativës”, ka thënë ai.

Limaj tha se ushtria ishte përgatitur të kryhej gjatë këtij viti dhe do të përmbyllet gjatë këtij viti. Ai ka thënë se asnjë komunitet në Kosovë nuk ka të drejtë dhe nuk mundet ta bllokojë krijimin e ushtrisë.

Komuniteti serb, sipas tij, e ka të drjetën e vetos dhe pa pëlqimin e tyre nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese në lidhje me të drejtat e tyre të rezervuara.

“Së pari duhet të shtjerren bisedat dhe nëse vijmë në një pikë ku serbët me direktiva të Beogradit nuk pranojnë dhe nuk kanë vullnet dhe tentojnë të bëhen bllokues atëherë është e drejta jonë me ecë dhe me ndryshu kushtetutën edhe pa pjesmarrjen e serbëve”, tha ai, duke shtuar se serbët nuk kanë instrumente bllokues për krijimin e ushtrisë.

“Projekti duhet të fillohet nga e para dhe Kosova jam i bindur se me qeverisjen e re do ta formojë për tre muaj ushtrinë”, tha ai.

Limaj tha se nuk ka asnjë dilemë që do të bëhet një freskim edhe pse ai thotë se as opozita nuk do të bëj mrekulli.

“Por, tani për tani ka vetëm një rrugë – zgjedhjet dhe fitorja e opozitës”, ka shtuar ai. Limaj ka thënë se Qeveria nuk ka asnjë rezultat.

Limaj tha se zgjedhjet e vitit 2010 janë fituar me premtimin e liberalizimit sikurse edhe zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014 janë fituar me të njejtin premtim.

“Përgjegjësinë për mos liberalizimin e vizave janë këta njerëz. Prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje. Sepse këta njerëz janë përgjegjës për gjitha këto”, tha ai.

Ai ka thënë se Kosova ka 90 deputetë dhe parlamenti është jo funksional.

I pyetur nga RTK se çfarë faji ka qeveria që parlamenti nuk është funksional ka thënë se Kryetari i Qeverisë është kryetar i një partie. Ajo që po them është se nuk ndodhë që një parlament me 90 vota dhe ministrat nuk janë kurrë në parlament.

“Është një sjellje poshtëruese dhe ofenduese ndaj parlamentit të Kosovës. Klima është mosbesuese mes vete dhe ta lë përshtypjen që në Kosovë janë 3 qeveri. Një që e drejton Kryeministri, një kryeparlamentari dhe një Lista Srpska”, ka thënë Limaj.

Limaj ka folur edhe për atë nëse ideja për mocionin e Qeverisë është frymëzuar nga PDK.

“Ideja është ekskluzivisht e jona dhe ka ardhur natyrshëm. Vetëm shikoni se çka po ndodh në Kosovë dhe e shihni nga ka buruar ideja”, ka thënë ai.

Sipas Limajt, zgjedhjet japin një mundësi për ta ndryshuar këtë qasje për të filluar një riatartim dhe marrje me problemet e mëdha.

“Kjo që po ndodhë sot nuk i jep vendit asnjë shancë sepse për tri vite po sillemi në kolaps”, thotë ai.

Duke folur për temat kryesore që janë hapur në mandatin e kësaj qeverie, Limaj ka thënë se edhe çështja e Asociacionit, Demarkacioni edhe Liberalizimi i vizave ishin hapur në mënyrë të gabuar.

“Ne vazhdon të na qeverisë një qeveri e cila ka shkelur 23 herë kushtetutën e Kosovës me një marrëveshje në Bruksel. Atëherë ka qenë dashtë të japë dorëheqje kjo qeveri”, ka thënë Limaj.

Por i pyetur se pse nuk kanë inicuar mocionin e mosbesimit në atë kohë, ai tha se kërkesa në atë kohë ka qenë objektivisht e pamundur me pasë sukses sepse opozita nuk ka pasur vota të mjaftueshme për ta proceduar në Kuvend. “Situata sot është pak më ndryshe”, ka thënë Limaj.

Ai thotë se ka pasur takime me kryetarin e VV-së Visar Ymerin dhe me drejtuesin e Alternativës, Ilir Deda si dhe me deputetë të partive minoritare jo serbe.

Takime në lidhje me mocionin për rrëzimin e qeverisë sipas Limajt, janë bërë edhe me deputetë individualisht.

“Edhe shefat e grupeve parlamentare të opozitës kanë pasur takime dhe janë në fazën e harmonizimit të tekstit që duhet të përcillet për mocion. Javët e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht dinamike në konsolidimin dhe realizimin e kërkesës për mocion”, ka thënë kryetari i Nisma për Kosovën në intervistën në RTK.

“Ideja është përpunuar dhe tash dalngadalë gjitha grupet parlamentare opozitare janë duke punuar në përgatitjen formale të kërkesës e cila është kërkesë e grupeve opozitare për mocionin e opozitës së bashkuar”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se ideja për mocion ka gjetur mbështetje dhe tash është faza e dytë në formalizimin e kërkesës së përbashkët, e që sipas tij kjo kërkesë do të ecë drejt Parlamentit të Kosovës.

Po ashtu, Limaj tha se kjo është një praktikë parlamentare dhe për këtë mocion janë pjekur kushtet për shumë arsye, e mbi të gjitha për faktin se Kosova është në krizë të thellë politike.

“Kemi një Qeveri që nuk ka mundur të adresoj zgjidhjen e problemeve që e kanë sjellë vendin në krizë”, ka thënë kryetari i Nismës për Kosovën.

Mustafa tash problemin e ka me Fatmir Limajn, i kundërpërgjigjet për mocionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur iniciativës së paralajmëruar nga Nisma për Kosovën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë.

Periskopi.com Lajme

Mustafa ka thënë se është punë e opozitës të kërkojë qoftë mocion mosbesimi, qoftë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se qeveria që ai udhëheq, do të vazhdojë me planin e saj që si synim, sipas tij, ka krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kurse, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Mustafa ka thënë se marrëveshja shumë shpejt do të procedohet në Kuvend, por pa përmendur datë, se kur mund të ndodhë kjo.

Zgjedhjet afër, Limaj kërkon mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Kreu i subjektit politik NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se a ardhur kohya për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Beson kjo është koha e fundit kur duhet filluar iniciaitvën parlamentare.

Periskopi.com Lajme

Thotë se Qeveria ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.

Limaj, siç raporton Periskopi, thotë se si pasojë e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike.

“Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar. Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale”, thotë ai.

E sipas Limajt, e tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët i ka, që disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu, siq thotë ai, ka edhe shumë nga deputetët të koalicionit që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës.

Vlerëson se mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jo funksionalitetin e këtij parlamenti.

“E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë ti hapim rrugë zgjedhjeve.  Unë në emër të NISMA-së thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon”, thotë Limaj./ Periksopi

 

Limaj: Qëndrimi i Thaçit për Ushtrinë, për të përmirësuar imazhin e tij

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, ka deklaruar se qëndrimi i presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri është vetëm për ndriçim të imazhit të tij.

Periskopi.com Lajme

Limaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se qëndrimi për Ushtrinë e Kosovës vjen sepse PDK ka frikën se do të humbë në zgjedhje për shkak të dështimeve nën udhëheqjen e saj.

Duke përmendur Demarkacionin, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Gjykatën Speciale, Limaj thotë se PDK ka kuptuar gabimet dhe me Ushtrinë po mundohet të fitojë sërish zgjedhjet.

“Zhvillimet e tanishme dhe ky sforcim çon mallin sikur ai rreziku që kishte PDK-ja nga humbjet e zgjedhjeve herën e shkuar. Kjo për mendimin tim është sepse imazhi i tyre është i keq. Të gjitha mospunët kanë kosto. Demarkacioni, Asociacioni dhe Gjykata Speciale nuk mund të fshihen. Kjo ka pasur ndikim dhe duhet të shpiket diçka për të ndriçuar imazhin. Njerëzit krijojnë telashet vet dhe pas një kohe bëhen zgjidhësit e telasheve”, ka thënë Limaj.

Ai thotë se është habitur me qëndrimin e Thaçit duke deklaruar se ish-kryeministri i vendit po ngjan në politikan që nuk ka qenë fare më parë në skenën politike.

“Ta len përshtypjen sikur të jetë lider që nuk ka qenë hiq në skenën politike në vend. Ka qenë kryeministër për tetë vite. Tendenca për të kap flamurin se unë e bëj këtë punë e ka vetëm një qëllim. Ta përmirësoj imazhin”, ka thënë ai.

Limaj po ashtu ka thënë se partia e tij nuk do t’i thotë jo votës për Ushtrinë, por se do të marrë parasysh edhe qëndrimet e partnerëve.

 

 

Limaj ia përmend disa gjëra Thaçit, Mustafës e Veselit

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ende ka mijëra të pagjetur derisa pushtetarët shkojnë dhe puthen në dialogun e Brukselit.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, këta pushtetar janë kthyer në kërcenin për vendin sepse fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre.

Në përvjetorin e tretë të themelimit të Nismës për Kosovën, Limaj tha para simpatizantëve se ata ishin nismëtar të bashkimit të opozitës, ishin ata që nuk lëshuan pe dhe se deputetët e Nismës në Kuvend nuk pranuan shantazheve e joshjes duke i qëndruar besnik parimeve të veta.

Fatmir Limaj ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Kadri Veselit, për të cilët ka thënë se e kanë venë në rrezik Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten.

Ka thënë se NISMA s’do të lejojë të bëhet pazare me Shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se Shteti aktualisht është pa udhëheqës.

“Kosova ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj.

Ish-Ministri i Transportit ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të mbahet mend për asnjë punë të mirë që e kanë bërë për Shtetin.

“Për Asociacionin, Gjykatën Speciale, Demarkacionin. Për këto gjëra do të mbahet mend kjo Qeveri”, ka shtuar ai.

“Fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre individual. Janë të gatshëm të bëjnë pazar me Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten”, ka shtuar ai.

Limaj shtoi se jo rastësisht kanë vënë slloganin “Ne mbajmë fjalën”, sepse ata mbajnë fjalën dhe nuk i thejnë parimet e tyre në dëm të Kosovës.

Njëri nga themeluesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka thënë që drejtuesit e kësaj partie kanë mbajt fjalën e dhënë dhe i qëndruan besnik Kosovës, përderisa uroi trevjetorin e partisë.

“Kosovës i duhen social-demokratët për t’u garantuar lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin. Ka shumë punë për t’u bërë, për të jetësuar me dinjitet atë që e krijuam me flijimin e shumë gjeneratave” ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Limaj: Po i shërbeve vendit, këta të çojnë në burg, ose të vrasin

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se “në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të çojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin”.

Periskopi.com Lajme

Ai këto komente i Limaj i bëri në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, ku tha se veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë.

“Veriu as nuk administrohet, as nuk qeveriset, ku si asnjëherë më parë Serbia është prezente, e organizuar. Njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, hesht. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”, transmeton KP.

Sipas tij, në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin.

“Kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë. Prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh laper e mashtrues për të ecur shpejt. Po i shërbeve vendit, këta ose të çojnë në burg, ose të çojnë në Shtime, ose të vrasin”, tha ai.

Ai ka folur edhe për kabinetin qeveritar.

“Ka ministra që kur të zgjohen në mëngjes, para se të shkoj në punë, dalin para pasqyrës dhe thotë: a thua njëmend jam ministër? Ee gruaja e tij i thotë: edhe unë po çuditem se nuk e di si të kanë marrë”, tha ai.

Shikoni si dukej Fatmir Limaj në vitin 1988 (Foto)

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një foto e rrallë, e pa parë deri në ditët e sotme, e kreut të Nismës për Kosovën, Fatmir Limajt.

Periskopi.com Showbiz

Kjo foto e Limajt tregon qartë se atij edhe si i ri nuk i ka munguar dashuria për atdheun, gjë e cila u dëshma edhe me luftën e fundit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Sipas burimeve të portalit malisheva.net kjo foto është bërë në vitet 1988-89, gjatë kohës kur Fatmir Limaj ishte nxënës i shkollës së mesme./ Magazina.al

limaj

Limajt i lexohet aktakuza për rastin Hoxha e Binishi, ai e quan të shpifur

Është mbajtur shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku Fatmir Limaj është paraqitur në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.

Periskopi.com Lajme

Prokurorja Drita Hajdari, ka lexuar aktakuzën kundër Limajt me anë të së cilës akuzohet se ka kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Limaj akuzohet për krime lufte që lidhen me vrasjen e dy civilëve të ndodhur më 2 tetor të vitit 1998 në Komunën e Malishevës. Në aktakuzë mes tjerash thuhet se Limaj gjatë luftës në Kosovë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant ushtarak i Brigadës 121 ka shkelur rëndë nenin 3 që është i përbashkët për 4 konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 në atë mënyrë që nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave për ta parandaluar apo ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë.

Sipas aktakuzës të lexuar nga prokurorja Hajdari, Limaj nuk u angazhua as për zbardhjen e këtyre dy vrasjeve.

“Në atë mënyrë që nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij, për të parandaluar apo për të ndaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës, nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, të cilët me arsyetim se janë bashkëpunëtorë të okupatorit, me datën 2 tetor 1998 janë marrë në fshatin Bellanicë, komuna e Malishevës, i cili fshat ishte në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 121. Dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari, në atë mënyrë që 4 pjesëtarë të UÇK-së, të maskuar dhe të armatosur deri tani të paidentifikuar, rreth orës 13:00 kanë ardhur në fshatin Bellanicë me veturën Golf (krem), pa targa, kanë hyr në shitoren Meti, ku ishte tani i ndjeri Selman Binishi. E kanë goditur me grusht në kokë, e kanë nxjerr nga shitorja dhe e kanë futur në bagazhin e veturës. Pastaj, kanë shkuar para xhamisë së fshatit dhe kanë kërkuar nga fshatarët, të cilët dolën nga xhamia, pas faljes së namazit që t’ua dorëzojnë imamin e xhamisë, Imer Hoxha. E duke menduar që vërtet do të shkojnë tek shtëpia e tij, në veturë kanë hyrë edhe Hajriz Hoxha. Personat e maskuar janë larguar në drejtim të daljes së fshatit, pasi që ndërkohë të cilët i treguan se personat e maskuar, i kanë detyruar që të zbresin nga vetura. Ata i takuan të pandehurit Fatmir Limaj dhe Skënder Hoti, që të dy të veshur me uniforma të UÇK-së. Të cilët ishin ndalur me veturë buzë rrugës”, tha Hajdari.

I akuzuari Fatmir Limaj tha se nuk ndihet fajtor për këtë akuzë ndërsa sipas tij kjo aktakuzë është tërësisht e shpifur, e motivuar, e stimuluar për qëllime, të cilat gjatë gjykimit do të dëshmohen.

Kryetari i Nismës shpreson se do të zbardhet mirë motivi i krejt kësaj maskarade që është bërë në këtë prokurori.

“Natyrisht, që nuk ka ndonjë arsye. Kjo aktakuzë tërësisht është e shpifur, e motivuar, e stimuluar… Shpresoj që të zbardhet mirë motivi i krejt kësaj maskarade që është bërë”, tha Limaj.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, kontestoi përgjegjësinë komanduese të Limajt në kohën kur kanë ndodhur këto vrasje në Malishevë.

“Aktakuza kundër Limajt nuk është e mbështetur në prova. Z. Limaj akuzohet për përgjegjësi komanduese, mirëpo në aktakuzë nuk janë dhënë arsye lidhur me asnjërën prej atyre karakteristikave, që e karakterizojnë përgjegjësinë komanduese siç është: kontrolli efektiv mbi një territor të caktuar, kontrolli efektiv mbi varësit e vet. Fakti që z. Limaj, nuk e ka ditë atë. Nuk ka qenë në përgjegjësi në asnjë mënyrë që z. Limaj të ndërmarrë masa për zbulimin eventual të kryesit, sepse kjo ka qenë përgjegjësi e Shtabit të Përgjithshëm. Ka qenë një komunikatë që Shtabi i Përgjithshëm, e ka marr përgjegjësinë për vrasjen e atyre personave. Tani komunikata a është e vërtetë apo jo, është çështje e Prokurorisë. Sidoqoftë, vet fakti se ajo komunikatë ka dal në media, tregon se në atë kohë ka qenë kompetencë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorisë Juridike apo Gjykatës Ushtarake, që të ndërmarrin masa për hetimin, zbulimin dhe gjykimin e personave të dyshuar… Unë besoj që aktakuzë do të hedhet poshtë, z.Limaj do të lirohet nga aktakuza sepse nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për këto vrasje të pretenduara”, tha avokati Rrecaj.

Aktakuza ndaj Fatmir Limajt është ngritur në tetor të vitit që shkoi nga Prokuroria Speciale. Përndryshe aktakuza ndaj Limajt për krime lufte u ngrit nga Prokuroria Speciale në tetor të 2016.

Limaj, shpifje akuzat të cilat janë bërë ndaj meje

Ka përfunduar shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku Fatmir Limaj është paraqitur në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.

Periskopi.com Lajme

Prokurorja Drita Hajdari, ka lexuar aktakuzën kundër Limajt të cilin e akuzon se ka kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Limaj akuzohet se nuk ka ndërmarr masat e nevojshme për të parandaluar ose zbuluar vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit, që kishin ndodhur me 2 tetor të vitit 1998, trupat e të cilëve janë gjetur në hyrje të fshatit Kravasari, njofton Klan Kosova.

Në aktakuzë thuhet se motivi i vrasjes së tyre ka qenë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë.

Për këto vepra Limaj akuzohet se ka shkelur rend Konventat e Gjenevës, njofton Klan Kosova

Por, vet Limaj është deklaruar i pafajshëm dhe këtë aktakuzë e ka quajtur të shpifur.

Limaj: Rasti Haradinaj pasqyron gjendjen e Kosovës si shtet

 Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ndalimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, është rrënim i dinjitetit dhe maltretim.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij, ky rast tregon më së miri gjendjen e Kosovës si shtet.

Limaj ka thënë në Klan Kosova se ekstradimi i Haradinajt në Serbi është i pamundshëm si ligjërisht, ashtu edhe politikisht.

“Esktradimi praktikisht është i pamundur, si në atë ligjor dhe politik. Me Konventën e Vjenës, nuk ka mundësi të ndodhë ekstradimi në shtetin e tretë, kjo ndodh në bazë të një marrëveshje mes shteteve”, ka thënë Limaj.

“Në aspektin ligjor është e pamundur, e poashtu edhe në atë politik, fletë-arresti dhe koha kur është lëshuar tregon mjaftueshëm, Haradinaj ishte në Hagë për këtë”, ka shtuar Limaj.

Ai ka thënë poashtu se Serbia me rastin Haradinaj ka dashur të tregojë për pozicionin politik por që sipas tij, ka diçka tjetër shqetësuese.

“Serbia do të na tregojë se është forcuar pozicioni politik, respektimi i fletë-arrestit nga shtetet tjera është shqetësuese dhe tregon pozicionin politik të Serbisë”, është shprehur Limaj.

Kreu i Nismës për Kosovën ka folur edhe për mundësinë se si mund të pastrohet lista e kërkimit të personave në INTERPOL.

“Kur është fjala te INTERPOL-i, heqja e këtyre listave mund të ndodhë vetëm në dy mënyra, e para është që bisedimet me Serbinë të jetë kusht dhe e dyta, përmes marrëveshjeve bilaterale me secilin shtet që na ka njohur”, ka thënë Limaj.

“Të qenit anëtar nuk nënkupton heqjen e fletë-arresteve. Kjo është çështje institucionale dhe këto institucione nuk kanë bërë asgjë në pesë vjet bisedime me Serbinë”, është shprehur kreu i Nismës.

Limaj kritikon ashpër institucionet e vendit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.

“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi”, tha ai, raporton KP.

Limaj tha se duke u nisur nga kjo, vihen në pikëpyetje tri çështje:

Integriteti i Shtetit të Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.

Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Limaj kërkon që të lëshohen fletarreste për Nikoliqin, Vuçiqin dhe Daçiqin

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuqiç, i cili kishte thënë se Serbia ka për t’i kërkuar zyrtarisht Francës për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë në Rrokum Roll se nuk është aspak i befasuar me këtë deklaratë të Vuqiç.

Periskopi.com Lajme

“Më habit që Prokuroria dhe vendi ynë nuk lëshojnë fletarrest për Vuqiçin dhe Daçiqin, sepse janë kreator të spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Limaj, duke sqaruar se po folim për një njeri që ka qenë në Prishtinë në Hotelin Grand, kur është bë zbrazja e Kosovës.

Limaj thotë se këta njerëz (Qeveria) e ka humb dinjitetin e shtetit dhe sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje.

Limaj ka kerkuar që të lëshohen fletarrestë edhe ndaj presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën.

Limaj pyet Thaçin: Për cilat vrasje të dëshmitarëve po flet, do marrësh përgjegjësi

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Franca ka obligim procedural me ndalu një person që është në listë e të kërkuarve.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, janë institucionet ato që duhet veprojnë për t;i pastruar ato lista.

“Gjykata Speciale është krijuar për shkak të materialeve të Serbisë. Këta njerëz, me akuza të Serbisë kanë shty parlamentin e një shteti sovran siç është Kosova më votu Gjykatën speciale, a nuk është hipokrizi? Lufta e UÇK është e pastër, le të merren me individ, UÇK-ja është  pastër si loti, më e pastra në botë, ka mujt me pas gabime, këtu s’ka dilema, por formacion më të pastër në rruzullin tokësor nuk ka pas të çfarëdo lloj lufte qoftë”, ka thënë ai nw Rrokum TV

Ai thotë se kjo gjykatë është produkt i një politike të mbrapsht dhe e lidhur me fatin individualë.

“Kush e ka akuzuar deri më sot Kosovë për vrasjen e dëshmitarëve, përveç Serbisë? Një njeri që i thotë vetes President e me akuzu vendin e vet kështu, duhet me dal e me dëshmu. Cilat janë ato që kanë ndodhur e ju nuk keni marr masa? Cilat? Në çfarë raste? Ku janë? Ndoshta ai di diçka që ne nuk e dimë. Duhet me marr përgjegjësi, është deklaratë akuzuese. Këto janë për me fsheh se si ka ardh Gjykata Speciale, asaj s’mundet me i iki askush. Specialja ka ardh si politik e mbrapsht dhe aventurë e atyre që kanë qeverisur vendin, do i shohin pasojat, ka me i ndjek turpi”, thotë Limaj./ Periskopi