kosov

Fatih Terim i habitur nga përformanca e këtij lojtari të Përfaqësues së Kosovës (Foto)

Kosova ka humbur me rezultat 2-0 ndaj Turqisë, mirëpo ka bërë një lojë tejet të bukur.

Periskopi.com Sporti

E futbollisti më i mirë në fushë për Kosovën, padyshim që ishte mesfushori Herolind Shala.

Djaloshi nga Drenasi nuk u ndal në asnjë moment duke vrapuar, duke kontrolluar lojën, ndërpreu aksione të shumta por edhe organizoi disa të tillë.

Paraqitja e tij e mrekullueshme ndaj Turqisë, padyshim që ra në sytë e trajnerit Fatih Terim.

‘Imperatori’, pas ndeshjes ka shkuar tek zhveshtorja e Kosovës dhe e ka nxjerrë jashtë futbollistin kosovar për ta përshëndetur atë dhe për ta përgëzuar për paraqitjen fantastike, përcjell Telegrafi.com

“Ishe më i miri në fushë sonte nga të dyja skuadrat. Ke shkëlqyer në mesfushë. Të kam përcjellë edhe në kampionatin turk me Kasimpasan dhe më pëlqen shumë si futbollist. Vazhdo kështu se do të arrish shumë në karrierë”, i tha Terim yllit kosovar Herolind Shalës.

Kujtojmë që Shala ka zhvilluar tri ndeshje me Kosovën dhe në të trija ato ka pasur paraqitje të mira.

Ai fillimisht u inkuadrua në lojë ndaj Kroacisë në pjesën e dytë për të ngjallur lojën, ndërsa ndaj Ukrainës dhe Turqisë ishte më i miri në fushë.

Kosova tani ka fituar një lojtar të mrekullueshëm në mesfushë i cili është i ri në moshë vetëm 24 vite dhe pritet të jetë lider i Përfaqësueses sonë për ndeshjet e radhës. /Periskopi.com

terim

 

terim

Trajneri i Turqisë me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim ka folur pas fitores ndaj Kosovës me rezultat 2:0.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë që kombëtarja e tij ishte e detyruar të fitonte.

Terim thotë se Kosova ka të ardhme të mirë.

“Ishim të detyruar të fitojmë. Kjo fitore na rehatoj dhe se kemi shumë ndeshja përpara. Çdo ndeshje duhet të përgatitemi. Kroacia është ekip më i përgatitur. Jemi munduar të shënojmë, por formacioni i ngjeshur i Kosovës na vështirësojë në pjesën e parë. Por, në pjesën e dytë realizuam gol pas ndryshimeve në pjesën e dytë”, tha Terim.

“Kosova do të luajë më të mirë në të ardhmen. Ne e kemi parë ndeshjen me Ukrainën dhe e kemi ditur se si luajnë. Në këto lloj ndeshje duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe hapësirë. Goli i hershëm na rehatoi dhe ne fituam tre pikë të rëndësishme”, shtoi Terim. /Periskopi.com

terim

Çka ndodh me trajnerin e Turqisë nëse fiton sot Kosova?

Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin Antalya Arena.

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.

Kjo ka bërë që të shtohet presioni në drejtim të trajnerit Fatih Terim, i cili do të shkarkohet nëse nuk merr tre pikë kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.

Madje, edhe nëse fiton kundër ‘Dardanëve’, Terimi për të mbetur trajner i kombëtares do të duhet t[ fitojë edhe në tre ndeshjet e radhës, ku Turqia do të takohet me Finlandën (vendas), Kosovën (mysafir) dhe Ukrainën (mysafir).

Ndryshe, raportohet se tashmë 63-vjeçari ka arritur një para-kontratë me skuadrën e Galatasarayt, ku pritet të merr drejtimin e gjigantit pas largimit prej kombëtares së futbollit të Turqisë.

terim

Trajneri i Turqisë e quan Kosovën shtet vëlla

Kosova do të luajë kundër Turqisë të shtunën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2018.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim ka folur rreth kësaj përballje, ku i ka uruar suksese Kosovës, të cilën e quan si shtet vëlla.

“Fuqia më e madhe përkrahëse për neve do të jenë tifozët dhe me përkrahjen e tyre do ta marrim edhe këtë lojë me seriozitet ndaj Kosovës. Ne përkrahjen do t’ua kthejmë me fitore”.

“Prej tash i falënderoj tifozët, kurse shtetit tonë vëlla, Kosovës, i uroj suksese”, ka deklaruar Fatih Terim. /Periskopi.com

turqia

Turqia befason për ndeshjen me Kosovën

Mediat në Turqi shkruajnë se Fatih Terim do të vijë edhe për ndeshjen me Kosovën me emra surprizë.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Turqisë për ndeshjen që  e zhvillon me Kosovën me 12 nëntor ka ftuar artilerinë e fortë.

Arda Turan, Burak Yılmaz, janë emrat që flitet se kanë marrë ftesë nga Kombëtarja.

Emre Çolak, Kerem Demirbay, Suat Serdar e Kubilay Kanatsızkuş mund të jenë emrat e rinj.

Kjo i bie që për herë të parë në këto eliminatore mund të ftohen shumë futbollit që nuk ishin më parë.