kosova6

Kosova ndryshon fanelat

Periskopi.com Sporti

Fanelat e Përfaqësueses së Kosovës në futboll janë komentuar pas ndeshjes ndaj Finlandës, si jo të duhura.

Uniformat e firmës spanjolle “Kelme”, ku fanellat ishin kryesisht të kaltra, kurse brekët të verdha u kritikuan shumë. Megjithëkëtë, Federata e Futbollit e Kosovës thotë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të, por tash me uniforma të reja, siç i quan ajo “unike”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka njoftuar të premten për gazetën Koha Ditore, se do të ketë ndryshime në dizajnin e ri. Madje, edhe në ngjyra. E kaltra dhe e bardha do të mbesin, kurse e verdha do të kthehet në ngjyrë ari.