Sërish dhunë familjare në Suharekë, konfiskohen armë

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 11:15 minuta, policia e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare.

Për shkak të lëndimeve, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërkaq, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit.

Gjatë intervistave është arritur deri tek informacioni se i dyshuari është në posedim të armëve.

Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake është informuar ekipi i de minimit të FSK-së dhe KFOR-it amerikan të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore; një minë tromblonike; 120 fishekë 7.9mm.

Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.

Katër familje rrezikohen nga shembja e ndërtesës 70-vjeçare

Katër familje kanë kërkuar ndihmën e Komunës së Skenderajt për shkak të rrezikut nga shembja e ndërtesës ku banojnë. Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, që është pronar i ndërtesës dhe lokacionit dhe Komuna e Skenderajt ende nuk janë marrë vesh për këmbim të pronës, e zvarritja mund të jetë fatale për banorët, raporton gazeta Fjala.

Periskopi.com Lajme

Rasti i Prizrenit mund të ndodhë në Skenderaj, pasi që një ndërtesë e vjetër mbi 70 vjeçare në qendër të qytetit, në të cilën jetojnë katër familje, mund të shembet dhe t’i zërë banorët.

Kjo ndërtesë qëmoti është konstatuar se nuk është për banim, por familjet e vendosura aty, duke mos pasur nga të shkojnë, kanë mbetur të jetojnë me gjithë frikën e përhershme se mund të pësojnë tragjikisht, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Fehmi Fazliu, një prej kryefamiljarëve të katër familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë, thotë se aktualisht vetëm ai dhe familja e tij ndodhen aty, sepse një ndërtues që ka ngritur një objekt të lartë banimi në afërsi, sipas tij, i ka larguar familjet nga aty dhe u ka siguruar strehim, nga frika se gjatë ndërtimit të objektit të tij, ndërtesa mund të shembej.